Dossier

Mund tė evitohej

Pėr shumė historianė, Lufta e Parė Botėrore nuk u shkaktua nga forca tė pakontrollueshme apo faktorė qė dolėn duarsh. Konflikti i pėrgjakshėm ishte frut i gabimeve tė rėnda nė vlerėsim, dhe i “faktorit njerėzor”
Nga Isabella Cioni
Nė fillimin e verės sė 1914-ės, Europa ishte ndoshta vendi mė ideal pėr tė lindur dhe jetuar. Nė qendrėn e botės, paqja mė e gjatė qė njihej nė shekuj (lufta e fundit nė territorin e saj ishte ajo franko-prusiane nė 1870-ėn, pastaj dy konflikte tė shkurtra ballkanike) kishte mundėsuar njė zhvillim tė paparė ekonomik, dhe mandej kishte hapur rrugėn, edhe pse mes tensioneve tė forta, pėr pėrparime tė rėndėsishme shoqėrore.



Tė shtėna fatale

Por ja qė mė 28 qershor tė atij viti, tė shtėnat qė vranė nė Sarajevė arkidukėn Franc Ferdinand tė Austro-Hungarisė dhe bashkėshorten e tij Sofia, ndezėn njė zinxhir vendimesh dhe ngjarjesh qė nė harkun e pak ditėve, e zhytėn Europėn nė ēmendurinė tragjike tė Luftės sė Parė Botėrore. Njė dramė qė ndryshoi pėr gjithmonė fytyrėn dhe tė ardhmen e Perėndimit, jo vetėm pėr numrin e viktimave dhe egėrsinė me tė cilėn u zhvillua, por edhe pėr pasojat qė rrodhėn nė vitet pasuese: Shkėrrmoqja e perandorive europiane dhe humbja e supremacisė ekonomike, qė i kaloi Shteteve tė Bashkuara, lindja e ideologjive totalitare dhe Lufta e Dytė Botėrore.

A mund tė ishte shmangur katastrofa? Mbase po, thonė shumė studiues. Atėherė kush e ka fajin? Kush apo ēfarė e provokoi realisht konfliktin, apo mė saktė: Kush e kishte mundėsinė pėr ta ndaluar, dhe nuk e bėri? Edhe sot, nė njė distancė njė shekullore nga ajo verė, ēėshtja mbetet e hapur.

“Kėrkimi i fajtorėve nisi qė nė muajt e parė tė luftės, qė shumė shpejt shpalosi ashpėrsinė e vet”, shkruan Margaret MekMilan, historiane e universitetit tė Oksfordit, nė librin “1914- Si u shua drita nė botėn e sė djeshmes”. “Ēdo vend futi nė punė propagandėn pėr tė shkarkuar fajet tek tjetri. Tė djathtat akuzuan tė majtat, hebrenjtė apo tė dy bashkė. Tė majtat fajėsuan kapitalizmin, industrinė ushtarake, ‘tregtarėt e vdekjes’”. Nė pėrfundim tė luftės, pėrgjegjėsitė mė tė mėdha iu veshėn gjermanėve, e mbi tė gjithė perandorit Vilhelm II. Por vetėm pak vite mė vonė, u afirmua bindja se, siē thoshte Dejvid Llojd Xhorxh, kryeministri anglez i kohės, “kombet ishin zvarritur me vetėdije drejt buzės sė kazanit pėrvėlues, pa treguar asnjė grimė frike apo pėrgjegjėsie”; thėnė ndryshe, lufta ishte faj i tė gjithėve. Apo mė mirė, i askujt.



Kush e donte luftėn

“Nga ajo kohė e nė vazhdim, nė mėnyrė gati periodike, historianėt kanė dhėnė shpjegime tė ndryshme pėr plasjen e Luftės sė Madhe”, thotė Xhan-Enriko Ruskoni, historian, politolog dhe autor i disa volumeve mbi temėn, “pėr shumė vite u vu theksi tek arsyet ekonomike dhe tek vullneti i perandorive kapitaliste pėr tė afirmuar supremacinė e tyre pėrmes kolonive. Pastaj u dhanė edhe shpjegime historike e shoqėrore, si zhvillimi i ideve nacionaliste, gjithnjė e mė agresive, tė mbėshtetura edhe nga baza “shkencore” e darvinizmit social, teoria sipas tė cilės vetėm kombet e forta kishin tė drejtė tė mbijetonin. E mbi tė gjitha, ishte fakti qė, nė planin ushtarak, lufta kishte vite qė po pėrgatitej: Planet strategjike ishin pėrvijuar deri nė detajet mė tė vogla dhe gara e armatimit, sidomos gjermane dhe angleze, i kishte mbushur arsenalet europiane”.

Mungonte pra, vetėm shkėndija qė do ta shpėrthente kėtė barut. Ē’ėshtė mė e keqja, ato qė ishin shkruar nė planet ushtarake (ato gjermane, psh, mbushnin 80 arka me dokumente), qenė produkt i viteve tė tėra pune tė strategėve ushtarakė, por shumica dėrrmuese e atyre materialeve nuk njiheshin nga monarkėt dhe politikanėt, tė cilėt mjaftoheshin me miratimin, dhe as nga diplomatėt. Ja pėrse kur Gjermania besnike e planeve tė saj, hyri nė Belgjikėn qė ishte deklaruar neutrale, sipas idesė sė ushtarakėve tė vet pėr ta pėrshkuar pa shkrepur mbase asnjė pushkė, e pėr tė goditur pastaj Francėn, shkaktoi njė katastrofė qė e bindi Anglinė, deri atėherė e lėkundur, tė hynte menjėherė nė luftė.



Ēėshtje karakteri

“Megjithatė, nė analizė tė fundit”, shkruan MekMilan, “nė verėn e 1914-ės pushteti dhe autoriteti i vendimmarrjes, pra pėr tė thėnė po apo jo (pėr mobilizimin e ushtrive, pėr kompromisin, apo vėnien nė jetė tė planeve militare tė shtatmadhorive), ishte pėrqėndruar nė njė grup shumė tė ngushtė gjeneralėsh, monarkėsh e politikanėsh”. Kėsisoj, sipas studiueses, nė rrjetin e gjerė dhe tė komplikuar nė forcave qė ēuan Europėn drejt tragjedisė, duhet konsideruar edhe “faktori njerėzor”. Ndonjė shembull? Kancelari gjerman Teobald fon Bethaman kishte humbur pak kohė mė parė bashkėshorten qė e adhuronte. “Nuk pėrjashtohet qė ky detaj tė ketė ndikuar nė fatalizmin me tė cilin Gjermania dukej se shikonte shpėrthimin e luftės”, shkruan MekMilan, “ndėrsa cari rus Nikolla II ishte i dobėt. Dikush tjetėr, nė vend tij ndoshta do kishte mundur t’i frenonte gjeneralėt qė kėrkonin mobilizimin e menjėhershėm ushtarak. Shefi i shtatmadhorisė austro-hungareze, Franc Konrad fon Hotzendorf, ato javė ishte nė kėrkim tė lavdisė, sepse po i kėrkonte dorėn njė gruaje tė sapodivorcuar”. Edhe vetė Vilhelmi II, qė nuk shkėlqente nė koherencė dhe inteligjencė diplomatike, persekutohej nga ideja se mund tė quanin burracak: Pak vite mė herėt, pas krizės sė Agadirit, monarku gjerman ishte mbiquajtur “i turpshmi”: Njė fyerje kjo pėr njė burrė qė, siē tha Uinston Ēėrēill, “dėshironte tė krahasohej me Frederikun e Madh tė Prusisė”.



Nė pushime

“Ajo qė ėshtė e sigurtė, ėshtė se Lufta e Madhe rezultoi njė traumė pėr tė gjitha kombet e pėrfshira nė tė. Njė pėrplasje motivesh racionale qė u pėrkthye nė humbjen mė katastrofike tė kontrollit”, thotė Ruskoni. “Padyshim edhe gabimet individuale peshojnė nė atė tė ndodhi. Nė llogari tė fundit, mes atentatit tė Sarajevės dhe pushtimit tė Serbisė nga Austro-Hungaria, akti i parė efektiv i luftės, kaloi njė muaj, kohė gjatė tė cilės tė gjitha diplomacisė europiane u thirrėn tė kryenin rolin e tyre tė zjarrfikėsit, siē kishte ndodhur gjithmonė dhe me sukses, nė krizat e kaluara ndėrkombėtare”.

Ja qė kėtė herė diēka ngeci, sidomos nė nivel komunikimi. Sapo kishte filluar sezoni veror, dhe monarkė e politikanė ishin gati tė gjithė “jashtė selive”. Ministri i Jashtėm britanik Eduard Grei, qė prej vitesh punonte pėr tė evituar luftėn, kishte dalė pėr tė vėzhguar zogjtė, sporti i tij i preferuar. Nga ana tjetėr qeveria britanike ishte impenjuar me Irlandėn qė po rrezikonte luftėn civile. Presidenti francez Rajmond Puankare ndodhej pėr vizitė zyrtare nė Rusi. Ndėrsa Vilhelmi II, kajzeri gjerman, nga Norvegjia ku ndodhej me jahtin e tij, u dėrgoi austriakėve njė mesazh qė shkonte shumė pėrtej objektivave tė tij: Shkruante se Vjena kishte mbėshtetjen gjermane “pėr tė pushtuar pėrkohėsisht Serbinė”, dhe sa tė kthehej ai nė Berlin, do merrej vetė me zgjidhjen e krizės. “Kjo strategji mund tė funksiononte mirė shekullin e kaluar”, thotė Ruskoni, “kur Napoleoni, vetėm duke hyrė nė Vjenė, arriti njė fitore qė nuk kish nevojė pėr viktima tė tjera dhe shkatėrrime”. Por austro-hungarezėt, qė nuk ditėn apo nuk deshėn ta kapnin kuptimin e termit “tė pėrkohshėm”, mė 29 korrik bombarduan Beogradin. Nga ana tjetėr, atentatori serb (Gavrilo Princip) i cili vrau Franc Ferdinandin, me kėtė gjest eliminoi, pėr ironi tė fatit, edh mbėshtetėsin mė tė madh tė paqes nė oborrin e kajzerit Franc Jozef. Rrjedhimisht, me njė efekt tragjik domino, mė 30 korrik Rusia vendosi mobilizimin e pėrgjithshėm pėr luftė, e pasuar nga Franca mė 31 korrik, mė 1 gusht nga Gjermania dhe mė 4 gusht, pas pushtimit tė Belgjikės, edhe nga Britania. Nė datėn 12 gusht, vendet e tė dyja aleancave europiane ishin rreshtuar secila nė krahun e vet, me pėrjashtim tė Italisė qė hyri nė konflikt vetėm njė vit mė vonė.



Imagjinatė e dobėt

Europianėt ishin tė bindur se lufta qė shpėrtheu nė gusht, do tė mbaronte brenda Krishtlindjeve. Por nuk ndodhi kėshtu. “Ai i kajzerit Vilhelm II ishte vetėm i pari prej shumė gabimeve nė vlerėsimin e situatės. Njė prej mė tė rėndave ishte mosmarrja nė konsideratė e fuqisė shkatėrruese tė armėve tė reja nė dispozicion, duke nisur nga mitralozat”, thotė Ruskoni, “askush nuk i kishte parė efektet e kėsaj arme nė betejė dhe askush nuk ishte i pėrgatitur pėr spektaklin makabėr tė dhjetra burrave tė shfarosur nė pak sekonda. Strategjitė ushtarake tė njė epoke tjetėr, si ajo e dėrgimit nė sulm nė mėnyrė tė pėrsėritur, tė qindra ushtarėve, rezultuan njė idiotėsi e madhe, por pėr shkak tė paaftėsisė nė ndryshimin e planeve tė caktuara mė parė, kėto tė fundit u zbatuan gjithsesi”, vazhdon ai. Vėrtet, nė kohė tė tjera, Lufta e Parė do kish mbaruar me betejėn e madhe tė Marnės, mes shtatorit dhe tetorit 1914: Francezėt i ndėshkuan gjermanėt pėr arrogancėn e shfaqur, dhe kėtu mund tė ishte firmosur armėpushimi dhe tė gjithė tė ktheheshin nė shtėpi. Por nė atė betejė, nuk kishte asgjė tė ngjashme me tė shkuarėn, dhe nė vetėm tre muaj u shfarosėn mbi 500 mijė njerėz.

Nuk kishte mė kthim prapa. Opinioni publik, pėr herė tė parė nė konfliktet e mėdha, i ekzaltuar nga vitet e propagandės nacionaliste, ngrinte zėrin pėr hakmarrje ndaj tė vrarėve tė vet. Si rezultat, katėr vjet mė pas bota numėronte 17 milionė tė vrarė, mbi 20 milionė tė plagosur e invalidė, shumė mė tepėr tė traumatizuar. Gabime, padyshim pati jo pak. Ato mė tė rėndat? Sipas MekMilanit, “nėse sot do tė donim tė tregonim me gisht shkaqet qė e ēuan Europėn nė luftė, dy nga akuzat mė tė rėnda do ishin kėto: Aftėsi mediokre parashikimi, duke mos ditur dot si tė nuhasin pasojat shkatėrrimtare tė njė konflikti nė shkallė tė tillė; dhe guximi i munguar pėr tė bėrė tė gjitha pėrpjekjet kundėr kujtdo qė donte medoemos luftėn”. Vendimi pėr tė shmangur luftėn, thotė historiania, ėshtė gjithmonė dhe nė ēdo rast i mundur.



Nga Focus



Luftė kudo

Lufta e Madhe, i pari konflikt me pėrmasa ndėrkontinentale, pėrfshiu 28 vende. U luftua nė Europė, nė trevat e perandorisė otomane, nė kolonitė gjermane tė Azisė dhe nėpėr tė gjitha detet.

-U kundėrvunė dy blloqe tė mėdha kombesh. Nga njėra anė ishte Aleanca Tripalėshe (Antanta) dhe aleatėt e tyre: Britania, Franca, Rusia, Belgjika, Italia, Shtetet e Bashkuara, Serbia, Rumania, Japonia, Kanadaja, Australia, Afrika e Jugut, Kina. Nga ana tjetėr ishte Boshti Qėndror dhe aleatėt e tij: Gjermania, Austro-Hugnaria, Perandoria otomane, Bullgaria.

-Filloi mė 28 korrik 1914 me deklarimin e luftės sė Austro-Hungarisė ndaj Serbisė, dhe pėrfundoi mė 11 nėntor 1918.

-Italia hyri nė luftė pėrkrah Antantės nė vitin 1915. Angazhimi italian nė frontet e Trentinos, Izoncios dhe Piaves ishte kyē pėr mposhtjen e fuqive tė Boshtit.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket