Kozmikomiket

Djali ynė nė dorė tė fqinjit

Ilia ėshtė njė nga tė shumtit qė lindin e rriten kėtej nė kushtet e njė arsimimi tė vobektė dhe pa asnjė tė ardhme, e qė mė pas katapultohen tek fqinjėt si tė ishte problem i tyri. Edhe kur janė tė lindur andej, ata mbartin problemet e familjeve shqiptare ku janė lindur e rritur.
Nga Koloreto Cukali
Sa mė shumė qė dalin nė sipėrfaqe detaje nga jeta e Ilia Karelit, aq mė shumė ai person fillon e merr para nesh trajta njerėzore. Nė fillimi ishte shqiptari kriminel qė vrau njė polic. Pastaj ishte shqiptari qė nuk e lanė tė takonte nėnėn, pastaj doli letra e tij, dhe shpėrpjestimi i ndėshkimit me krimet qė kishte bėrė, pastaj detajet fatale, torturat si tė Gestapos. Ai qė ishte njė kriminel, nė fund, nuk paskėsh qenė tjetėr veē njė nga djemtė tanė nė tokėn e fqinjit, qė na vjen qė andej nė kuti.

Fati tragjik i Karelit, ėshtė momenti i katharsisit, pėr tė parė brenda nesh dhe brenda tyre.



Njė djalė si mijėra tė tjerė

Ngjarja e Ilias nuk lė mė asnjė pikė dyshimi pėr situatėn ku ndodhen disa mijėra shqiptarė nė burgjet greke. Nėse njė person i vėnė nė fokus rastėsisht mund tė jetė i keq-gjykuar e keqtrajtuar, kushdo mund tė jetė. Secili nga ata mijėra mund tė ketė marrė njė dėnim tė shpėrpjesėtuar me krimin, secilit prej tyre mund tė mos i jetė dhėnė asnjė shans tė rindėrtojė njė jetė. Secili prej tyre, mund tė jetė hipur pa dashjen e tij nė njė tren qė shkon vetėm nė njė drejtim, qė nuk ndalon nė asnjė stacion. Janė mijėra jetė njerėzore tė ēuara dėm, dhe ndaj tė cilėve shoqėria mund tė jetė nė borxh. Ky ėshtė sė pari problem i shoqėrisė greke. Njė shoqėri perėndimore e cila mburret edhe si djep i demokracisė, nuk mund tė sillet me ata mijėra shqiptarė si me qenie tė dorės sė dytė.

Por ky ėshtė po aq shumė dhe njė problem shqiptar. Nė kėtė rast, Shqipėria ėshtė njė prind i papėrgjegjshėm, praktikisht inekzistent. Shqipėria vetėm prodhon kriminelė, sa rriten i hedh matanė, dhe nuk i quan mė pėr tė vetėt.



Djali pa prind

Shqipėria ka njė ambasadė dhe madje dhe konsullatė nė Greqi. Unė nuk e di se ēfarė bėjnė atje. Por njė gjė ėshtė e dukshme, ata nuk kanė ndihmuar apo nė ndikuar nė pėrmirėsimin e jetės sė kėtyre mijėra Iliave qė vuajnė nė burgjet greke. Do tė thonė s’ka fonde. S’ka fonde? Mund t’i vėnė drynin Ambasadės e tė kthehen. Por deri mė sot, sado ankohen, nuk kam dėgjuar pėr njė Ambasador qė tė japė dorėheqjen sepse nuk i kanė mundėsuar fonde apo mjete pėr tė bėrė punėn e vet. Thjesht, asnjė prej tyre nuk e lidh punėn me fatin e shqiptarėve si Ilia.

Funksioni kryesor i Shqipėrisė do duhej tė ishte si pikė tokėzimi pėr qindra mijėra emigrantė, tė larguar pikėrisht se kjo tokė e ka tė pamundur t’i mbajė. Historia e secilit nga ata tė burgosur do duhej tė ishte njė dosje nė atė Ambasadė apo konsullatė. Me pėrjashtim tė Avokatit ė Popullit, nuk u ndje njeri, pėrveē njė deklarate tė vakėt tė shtetit. Por, ambasada e konsullata janė vetėm njė nga format qė shteti shqiptar ka nė dispozicion pėr t’u kujdesur pėr shtetasit e vet. Greqia nuk ėshtė nė fund tė botės. Ėshtė fqinji ynė i drejtpėrdrejtė, me tė cilin na lidhin mijėra fije. Por fqinji, sillet si i fortė. Fqinjit, i dukemi mė tė dobėt, dhe na fyen e na godet sa herė kalojmė para derės sė tij.



Njė fqinj, me duar me gjak

Historia e Ilias ėshtė vetėm njė nga historitė e tmerrit qė dalin nga burgjet greke. Nuk ėshtė se papritur, disa gardianėve grekė u iku truri dhe vendosėn tė luajnė lodra prej Gestapoje me njė kriminel. Qė nga periudhat e hershme tė fshesave greke, sistematikisht, nė mėnyrė institucionale ose brenda suazave tė institucioneve, grekėt i kanė trajtuar nė mėnyrė ēnjerėzore ata me gjak, pasaportė apo gjuhė shqiptare. Shteti shqiptar nuk arriti kurrė tė gjejė ekuilibrat politikė, mekanizmat ndėrkombėtarė e kombėtarė pėr tė mbrojtur qytetarėt e vet nga dhimbja. Nuk ėshtė punė dijeje e as punė fondesh e strukturash. Thjesht, shteti ynė funksionon si njė anije pirate qė e merr mė i forti pėr njė periudhė kohe dhe e pėrplas sa andej-kėtej. NUk ka asnjė strategji, as moral, as vizion e as dhimbsuri.

Shqipėria ėshtė njė mjet qė vlen vetėm pėr pasionin pėr pushtet tė mė tė fortėve, ndaj dhe nuk ka ndėrtuar asnjė mekanizėm pėr t’u mbrojtur nga fqinji ynė me duart me gjak. Fundja, kėtu brenda, ka njerėz qė u kanė bėrė e bėjnė shqiptarėve mė shumė se ē’u bėn “greku” shqiptarėve nėpėr burgje.



Midis shqiptarit e grekut

Mė kujtohen ca raporte tashmė tė varrosura qė tregonin se si u trajtuan tė arrestuarit e 21 janarit. Vetė 21 janari ishte njė burg grek, ngjarjet e tė cilit i patėm para sysh, por qė edhe sot, shumė preferojnė versionin all-pirat tė asaj historie. Mediat tona me korrespondentė vetėm nė bllok nuk na kanė sjell dot historitė e Iliave, aq mė pak tė arrijnė t’i kthejnė nė ēėshtje kombėtare, dhe ajo histori nuk do kish ardhur kurrė po tė mos ishte pėr mediat greke. Matanė, tek fqinji ynė me duart me gjak, ka media qė luftojnė pėr tė vėrtetėn. Ndėrsa shkruaja artikullin, kanė dalė lajmet pėr arrestimin e disa prej pėrgjegjėsve dhe vėnien nė kėrkim tė tė tjerėve. Pra, shteti me duart e pėrlyera, paska media qė arrijnė tė bėjnė presion, dhe struktura qė vihen nė funksion tė drejtėsisė.

Ndėrsa epilogu i vėrtetė i 21 janarit ėshtė njė ditėlindje e kohėve tė fundit nė Gjirin e Lalzit me 600 tė ftuar. Nuk do habitesha qė pėr Ilia Karelin tė vendoset drejtėsia, gjė qė nuk e pres pėr 4 tė vrarėt e 21 janarit. Dhe nė fund tė fundit, Ilia Kareli ishte njė kriminel.



Njė djalė kriminel

Ilia ėshtė njė nga tė shumtit qė lindin e rriten kėtej nė kushtet e njė arsimimi tė vobektė dhe pa asnjė tė ardhme, e qė mė pas katapultohen tek fqinjėt si tė ishte problem i tyri. Edhe kur janė tė lindur andej, ata mbartin problemet e familjeve shqiptare ku janė lindur e rritur. Shoqėria jonė duhet tė heqė dorė nga lėnia e kopilit nė derė tė tjetėrkujt. Kėta kriminelė janė shqiptarė, mbartin njė problem shqiptar me vete, dhe janė pjesė e secilit prej nesh. Dhe nuk mund tė maskohemi pas shprehjes “nuk ka pyll pa derra”. Ata janė derrat tanė, dhe nėse janė derra, janė sepse kjo shoqėri pjell asish. Kareli ka vrarė njė polic, dhe kjo nuk ėshtė gjė e vogėl. Kėtej nga ne qarkullojnė plot lajmet pėr tė vrarėt nė pėrleshje me policinė, qė shpesh janė ekzekutime nga ana e policėve pėr kriminelė qė kanė vrarė policė.

Bashkėvuajtėsit shqiptarė tė Karelit, janė tė tėrė brenda pėr krime qė shkojnė nga vjedhjet me dhunė, te plagosjet, vrasjet e kanosjet. Dėnimet, mund tė jenė tė ekzagjeruara. Por krimet kanė ndodhur. Dhe janė krime shqiptarėsh. Ne duhet tė mbajmė pėrgjegjėsi pėr ta, dhe ne duhet tė ulim kokėn tė turpėruar para krimeve tė tyre. Por, mbi tė gjitha, duhet tė kėrkojmė njė zgjidhje.



Qė Ilia Kareli tė mund tė kish jetuar

Njė nga nevojat mė urgjente qė soli nė vėmendje rasti “Kareli” ėshtė nevoja pėr tė ditur. Ne duhet tė dimė ē’ndodh nė burgjet greke, kush ėshtė brenda dhe pėr se vuan dėnimin. Unė jam i bindur qė tė gjithė ata kanė ankesa, shumica ankohen pėr gjykim tė padrejtė e dėnime tė rėnduara. Shteti shqiptar e ka pėr detyrė t’u krijojė mundėsitė e asistencėn qė ata tė mund tė verifikohen ligjėrisht.

Paratė e derdhura pėr gjasme pensionistėt grekė tė lindur e rritur nė Himarė e Breg mund tė ishin pėrdorur nė mėnyrė mė efiēente duke ndėrtuar struktura qė tė mund t’i sillnin tė burgosurit tanė nė burgjet tona. Siē e thashė, ata janė sė pari problem shqiptar. Por, janė dhe njė problem europian. Ata gjenden tė burgosur brenda kufijve tė Europės sė Bashkuar, dhe pėr mė tepėr trajtohen si shtazė. Dikush duhet t’i tregojė Europės qė brenda kufijve tė saj ka tė burgosur qė vriten me metodat e Gestapos, dhe kėtė gjė duhet ta bėjė shteti shqiptar. Por mbi tė gjitha, duhet asistencė europiane pėr tė adresuar problemin e tyre, qoftė ky dhe njė burg tjetėr, por nė tokė shqiptare.

Dhe, e kotė tė thuhet, por mėnyra mė e mirė pėr tė reduktuar numrin e Iliave ėshtė t’u krijohet mundėsia pėr shkollim, pėr tė bėrė njė jetė normale e pėr tė pasur shanse normale pėr t’u realizuar. Them e kotė, sepse kėto shanse nuk po u jepen mė as atyre qė kanė pasur njė start mė tė favorshėm nė shoqėrinė shqiptare, se shokėt e Ilias.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket