Sport

Trukimin e sotėm mos e lėr pėr nesėr

Sponsorėt e ēdo lloji, rrallė, tepėr rrallė, arrijnė deri aty sa tė humbasin paratė e tyre pėr futbollin. Pas ēdo investimi ka njė plan biznesi, qoftė kur donatori ka ndonjė baxho nė fshat, shet rroba tė pėrdorura apo quhet Mercedes Benz. Ai qė humbet, ėshtė tifozi. Dhe sporti
Nga Bledar Kuka
Pasditen e 5 prillit, disa qindra tifozė vendosėn njė standard tė ri nė futbollin shqiptar. Ata dolėn kundėr klubit tė tyre, kundėr lojtarėve tė zemrės, pėr shkak se dyshonin, madje ishin tė bindur, se ata po ia linin ndeshjen qėllimisht kundėrshtarit. Tifozėt ishin korēarė dhe skuadra e tyre ishte Skėnderbeu, qė humbi tė shtunėn, mė 5 prill, 2-3 pėrballė Tiranės, qė po lufton pėr mbijetesė nė Superligė. Shpėrthimi i tifozėve edhe ishte, edhe nuk ishte i pritshėm, tė paktėn pėr mėnyrėn sesi erdhi. Me dhjetėra flakadanė u hodhėn nė fushėn e bukur, thirrjet oshėtuan, tymueset u bėnė zot, ndėrsa ndeshja u ndėrpre pėr disa minuta. “E shitėt”, ishte refreni.

Pak ditė mė parė, kampionėt u mundėn 0-1 nė Shkodėr ndaj Vllaznisė, njė tjetėr skuadre qė rrezikon tė bjerė nga kategoria, ndonėse nė atė rast tifozėt nuk mundėn tė kuptonin apo tė dyshonin sa duhet se ekipi i tyre toleroi. Nė tė vėrtetė, ishte njė gabim i gjyqtarit qė solli golin vendas nė minutėn e parafundit. Pėr t’i bėrė gjėrat edhe mė tė rėnda, erdhi humbja me Flamurtarin nė gjysmėfinalen e Kupės sė Shqipėrisė (si rrjedhojė, eleminimi), madje brenda nė Korēė, ndaj njė ekipi qė cilėsohet shumė mė i dobėt sesa Skėnderbeu.

Ne nuk do tė bėhemi si Dinamo, theksoi pėrpara se tė niste ky tur i tmerrshėm, presidenti Ardian Takaj, njė njeri tė cilit shpenzimet dhe futbolli duket se i kanė ardhur nė majė tė hundės dhe nuk po lė rast pa deklaruar se do tė ikė nė fund tė sezonit. Sa pėr rikujtesė, bėhet fjalė pėr atė Dinamo qė humbi shtatė ndeshje radhazi, dhe 8 nga 10 takime qė nga momenti qė u shpall matematikisht kampion.

Natyrisht, Skėnderbeu nuk u bė si ajo Dinamo qė, pėr fatin e keq tė tifozėve tė saj, do tė mbetet pėr njė kohė tė gjatė, ndoshta pėrherė, si etaloni i mashtrimit, por shija e keqe ėshtė tepėr e fortė pėr tė mos u ndjerė. E keqja mė e madhe ishte se, menjėherė pas kryengritjes sė tifozėve, presidenti Takaj, por edhe tė tjerė “bosė” nė Korēė, sulmuan popullin e tyre.

Kulmi u arrit kur ish-presidenti Zeqo kritikoi tifozėt se gabuan shumė rėndė, se u hodhėn kundėr atyre qė kanė investuar kaq shumė te klubi i futbollit, por nė fund u bė zemėrgjerė duke thėnė se presidenca edhe mund t’i falte tifozėt nėse kėta do tė kėrkonin ndjesė.

Dikur, ish-trajneri i madh i Liverpulit, Bill Shenkli, deklaronte se futbolli ishte njė trinitet i shenjtė qė pėrbėhej nga tifozėt, lojtarėt dhe trajnerėt. Po presidentėt, u pyet Shenkli legjendar, dhe ai nuk e vonoi pėrgjigjen: Ata janė vetėm pėr tė firmosur ēeqet. Presidentėt dhe sponsorėt e ēdo lloji, rrallė, tepėr rrallė, arrijnė deri aty sa tė humbasin paratė e tyre pėr futbollin. Pas ēdo investimi, zakonisht ka njė plan biznesi, qoftė edhe nėse donatori ka ndonjė baxho nė fshat, shet rroba tė pėrdorura apo quhet Mercedes Benz.

Tė vetmit qė, thuajse nė 100 pėr qind tė rasteve, dalin vetėm me humbje materiale, janė tifozėt. Ata shpenzojnė para, kohė, energji dhe shėndet, ndėrsa nė kthim nuk e kanė tė garantuar kėnaqėsinė. Kjo, jo vetėm sepse skuadra e tyre e zemrės nuk fiton dot gjithnjė, apo sepse shumica e skuadrave fitojnė mė pak se gjysmėn e ndeshjeve, por edhe sepse me emrin e ekipeve bėhen lloj-lloj lojrash.

Nė Shqipėri, po se po. Pėr kėtė jemi tė sigurt, edhe pse do tė ishte tepėr e vėshtirė ta mbronim me prova tė qarta dhe tė pakundėrshtueshme atė qė ėshtė mė shumė se njė dyshim. Vetė atmosfera e helmuar qė rrethon kampionatet tona, tė paktėn qė pas 1991-it kur na u hoq zgjedha dhe na u lejua tė bėnim shumė lloj gjėrash, qė nga mė tė mirat e deri tek mė tė zezat, e tregon qartė kėtė.



Nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit (FSHF) vazhdimisht kanė menduar disa formula magjike sesi mund tė shmanget ky degjenerim i lojės mė popullore, por nė mungesė tė fuqisė, imagjinatės, mbėshtetjes dhe asaj doze normale idealizmi qė duhet ta ketė gjithkush, gjithnjė ėshtė bėrė vetėm njė gjė: Ndryshimi i formulės sė kampionatit.

Shqipėria ka, pa asnjė dyshim, turneun elitar mė tė ēoroditur nė botė nė kėtė aspekt. Kampionati njė vit bėhet me 14 skuadra, njė herė me 16, dikur zbret tek 12 ekipet dhe jo rrallė tek numri 10. Ndryshimet kanė qenė thuajse tė pėrvitshme, duke ia kaluar reformave tė kodeve elektorale apo tė ligjeve tė ndryshme.

Natyra thuajse e veēantė e shoqėrisė sonė lejon e quan normale disa gjėra qė nė Perėndim as qė mund tė mendohen. Tolerimi dhe trukimi, me interes tė drejtpėrdrejtė financiar, apo me pėrfitime-tangent, bėhen nė njė formė tė tillė qė ia humb ēdo lloj bukurie sportit. Ndodh qė vetė tė zotėt e punės e thonė hapur atė qė bėjnė apo qė lojtarėt nė fushė arrijnė deri aty sa as gėzohen kur shėnojnė dhe as hidhėrohen kur pėsojnė gol.

Pasoja ėshtė largimi i tifozėve. Ėshtė tepėr e vėshtirė tė gjesh njė statistikė tė qartė sesa fitojnė klubet tona nga biletat e shitura. Shpesh, ndodh qė ka tifozė nė stadium edhe kur dyshohet apo besohet se ndeshja ėshtė e trukuar dhe kjo ngjan kur ekipi i zemrės do tė dalė fitues nga ky trukim. Nė kėtė rast, tifozėt shkojnė pėr tė asistuar tė paktėn nė njė fitore, qė mund tė shoqėrohet me njė titull, kupė, kualifikim pėr nė Europė apo mbijetesė.

Veēse, nė raste tė tilla, zakonisht klubet tona hapin dyert e stadiumeve qė tifozėt tė hyjnė falas ose i shesin biletat me ēmime simbolike, deri nė 100 lekė tė reja. Pėrfundimi ėshtė i qartė: Tifozėt nuk kanė ndėrmend tė prekin xhepin pėr ndeshje qė nuk quhen ndeshje apo, siē e quajnė gjermanėt “luajmė, por luajmė nė mėnyrė false”. Pėrfundimi tjetėr ėshtė qė klubet nuk mund tė pėrfitojnė gjė nga njė stadium i mbushur plot nė kėtė mėnyrė.

Ēėshtja tjetėr ėshtė ajo e basteve sportive. Kjo, sepse ėshtė njė rrugė e dy punė kur njė president e fikson njė ndeshje duke i bėrė nder dikujt, dhe nxjerr prej saj pėrfitime duke luajtur nė skedinė. Fatkeqėsisht, ne shqiptarėt kemi qenė kaq shumė tė izoluar (dhe mbetemi ende), po ashtu edhe tė pashkolluar, saqė nuk dalim dot nga gjendja e gropės, pra nga njė gjendje kur syri ynė nuk sheh dot larg. Kjo, jo vetėm bėn qė tė luajmė pafund me skedina, por edhe qė nė mendjen tonė tė dekompozojmė gjithēka, edhe futbollin mė spektakolar tė Barcelonės apo mė sublim tė Bajernit.

Kjo ėshtė normale, pasi gjithkush e sheh botėn sipas ngjyrės sė syzeve tė veta. Njeriu nuk arrin tė kuptojė se me ēfarė ngjyrash i duket bota, p.sh. insekteve. Po ashtu, ėshtė e famshme fjalia e njė gazetari gjerman tė “Sueddeutsche Zeitung”-ut tė Mynihut qė raportonte qė nga Milano pėr skandalin e “Tangentopolit” nė Itali, nė nisje tė viteve 90-tė. Problemi im, thoshte gjermani, nuk ėshtė lodhja nga puna, por fakti qė lexuesit e mi nuk i besojnė ato qė shkruaj unė, pasi as nuk mund tė mendojnė se njerėzit mund tė bėjnė gjėra tė tilla. Kraksi dhe tė tjerėt i bėnin gjėra tė tilla nė Itali, por bavarezėt e Mynihut, jo!



Sipas mentalitetit tė tifozit shqiptar apo njeriut shqiptar tė skedinave, ndryshimi mes njė humbjeje tė dyshuar tė Skėnderbeut me barazimin 2-2 aq shumė tė mallkuar tė Suedisė me Danimarkėn nė Euro 2004, ėshtė se Skėnderbeu apo ekipet tona nuk dinė ta veshin poshtėrsinė me kostum tė bukur, ndėrsa nordikėt po. Ėshtė e kotė t’u thuash kėtyre tanėve se nordikėt ndryshojnė nė radhė tė parė si njerėz nga shumė tė tjerė, pėr faktin se nuk vjedhin (korrupsioni atje ėshtė nė nivele minimale), nuk shkelin rregullat e komunitetit, punojnė fort dhe natyrisht shpėrblehen shumė mirė, kanė aq ndėrgjegje sa tė mos lejojnė tė shitet naftė me squfur, aq kulturė sa tė pėrdorin biēikletėn sa mė shpesh dhe makinat sa mė rrallė, qė biznesmeni nordik nuk fiton 1 milionė euro sot me njė pallat, por 1 milionė euro mot me njė kompleks sportiv apo kulturor.

Natyrisht, trukimi nė sport nuk ėshtė shpikje shqiptare. Madje, gazeta britanike “The Guardian” shkruan se diēka e tillė ekziston nė gjenet e njė pjese tė njerėzve, njė pjese tė sportistėve. Ajo jep shembuj tė yjeve tė mėdhenj si bilardistit (snooker) Stefėn Li (Stephen Lee) apo tė lojtarit tė boulingut (bowling), indianit Shantha Streesanth. Sipas studimeve nė Britaninė e Madhe, njeriu qė merr rreziqe nė sy ka shanse mė tė mėdha tė jetė i suksesshėm, tė paktėn kjo vlen nė fushėn sportive. Po ashtu, studiuesi britanik Xhon Kouts (John Coats) lidh nivelin e rrezikimit me nivelin e testosteronit.

Kouts, njeri i bursės sė Uoll Stritit, shkruan se “shoh njerėz qė bėhen si tė ēmendur kur arrijnė sukses pas suksesi nė tregtinė e bursės”. Ai shton se tė tillė bėhen edhe sportistėt kur kanė sukses (nė fushė, ose nė baste) dhe harrojnė rrezikun. Kjo ėshtė njė sjellje tipike mashkullore qė, nėn nxitjen hormonale rrezikojnė deri edhe jetėn. Natyrisht, edhe sportistėt, trajnerėt apo drejtuesit e sportit nė Shqipėri janė gjithashtu burra dhe nxiten nga e njėjta sjellje. Ata i hyjnė me shumė emocion njė rruge qė, tė paktėn, nuk quhet aq kriminale sa shumė gjėra tė tjera. Madje, nėse janė nė botėn e gangove, pjesa e basteve sportive mund tė quhet mė e pafajshmja dhe e kulturuara e jetės sė tyre.

Problemi i madh ėshtė se futbolli shqiptar ende nuk merret seriozisht pasi nuk ėshtė serioz. Ai nuk ėshtė biznes, nuk ėshtė njė sistem qė tė sjellė pėrfitime, nuk ka hallkat e veta qė nga prodhimi i lojtarėve dhe i trajnerėve, ngritja e infrastrukturės sė duhur pėr tė krijuar spektaklin mbi tė dhe ėshtė pikėrisht spektakli bashkė me infrastrukturėn qė krijojnė produktin qė i shitet konsumatorit, nėpėrmjet shikimit direkt apo nėpėrmjet televizionit dhe qė krijon miliona nga tė gjitha anėt, pikėrisht sepse ėshtė njė spektakėl i ndjekur.

“Mendo gjėra tė mėdha” (Think Big) ėshtė njė shprehje e Perėndimit. Mendo pėrfitimin (Think Profit) thoshte Stiv Xhobs kur u kthye sėrish tek Apple nė 1997. Do tė duhet njė rrugė e gjatė qė njerėzit e pėrfshirė nė futbollin e Shqipėrisė tė arrijnė tė mendojnė kėshtu. Do tė duhet qė njerėzit ta kuptojnė ndjekjen e njė ndeshjeje futbolli jo si njė mėnyrė pėr kryengritje apo pėr tė sharė tė tjerėt pa u hyrė gjemb nė kėmbė, por si mėnyrė jetese ku fitohet kėnaqėsi duke paguar nė mėnyrė tė arsyeshme. Do tė duhet qė ne tė kėnaqemi ndryshe, qė tė kėnaqemi nga gjėra tė tjera.



Atėherė kur shoqėria shqiptare, qė ende i ka kėpucėt me baltėn e fshatrave nga ka ardhur, tė nisė ta kėrkojė kėtė gjė, do tė jetė shumė e lehtė qė tė lobohet nė parlament dhe qeveri pėr ligje qė e bėjnė me pėrfitim investimin nė sport dhe po ashtu do tė dalin me dhjetėra e qindra sipėrmarrės qė do tė hedhin paratė, sipas njė llogaritjeje tė saktė, ndonėse emocionale, pėr tė ndėrtuar sportin nė Shqipėri. Pėr tė arritur sa mė shpejt deri atje duhet tė ndihmojė televizioni dhe media nė pėrgjithėsi. Jo mė kot filozofi i shquar gjerman, Jyrgen Habermas, thekson nė mėnyrė kritike se kapitalistėt kanė ndėrtuar njė sferė tė mediave dhe tė artit pėr t’i dhėnė mendimeve tė shoqėrisė formėn qė duan dhe qė u intereson. Le ta pėrdorim maksimėn e Habermasit pėr qėllimin tonė: Tė ndėrtohet sfera e mediave nė mėnyrė tė tillė qė tė krijohet tek ne kultura e sportivitetit.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket