Bota

Pas liretės, rubla

Pas marrjes sė kompanisė Saras tė Morattit dhe Erg tė Garrones, rusėt tashmė marrin edhe Pirrelin. Cari Vladimir Putin dhe njerėzit e tij janė duke blerė Evropėn. Pėrfshi edhe Italinė
Nga Maurizio Maggi, Luca Piana
E quajnė Darth Vader, si personazhi negativ i filmit “Lufta e Yjeve”, sepse pėrfaqėson forcėn qė Vladimir Putin po demonstron pėr tė ulur gjithė botėn nė kėmbėt e tij. Ata qė frekuentonin Moskėn pėrpara se tė rrėzohej muri i Berlinit, tregojnė se Igor Sechin, nė atė kohė nė shėrbim tė KGB-sė nė Afrikė, kishte njė gradė hierarkike shumė mė tė rėndėsishme se ajo e vetė presidentit aktual rus, asokohe nė Gjermaninė Lindore.

Vetėm hyrja nė politikė e Carit tė Kremlinit, nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, pėrmbysi hierarkitė. Putin komandon me grusht tė hekurt nė Rusi dhe rajonet pėrreth, duke nisur nga Krimea; Sechin, numri njė i gjigantit shtetėror tė naftės Rosneft, u vjen vėrdallė katėr anėve tė planetit duke blerė ē’tė mundė. Vetėm nė javėt e fundit kanė rėnė nė rrjetėn e tij divizioni i produkteve tė naftės i bankės sė biznesit Morgan Stanley, njė zonė e madhe eksplorimi pėr kėrkimin e hidrokarbureve nė pyjet e Amazonės, nė zonėn e lumit Solimoes, aeroporti i kryeqytetit kirgiz, Bishkek, dhe pėr ta mbyllur, njė nga pjesėt mė tė rėndėsishme tė industrisė italiane: Pirelli.

Tė hėnėn e 17 marsit, Sechin deklaroi se kishte disbursuar 500 milionė euro pėr t’u bėrė aksioneri mė i madh i kompanisė sė famshme tė gomave, duke kaluar kėshtu Marco Tronchetti Provera’n. Tashmė lista e shoqėrive italiane qė kanė njė farė peshe dhe qė kanė kaluar nė duart e rusėve po fillon tė bėhet shqetėsuese, edhe pse publiku i gjerė e lidh shtrirjen e oligarkėve rusė, me blerjen e vilave tė mėdha buzė liqeneve nė Costa Smeralda ose nė Versilia. Dhe ata qė luten qė tė vijė njė rus i pasur janė shpesh tifozėt e futbollit. Qė pėr skuadrėn e tyre tė zemrės, ėndėrrojnė miliardat e Roman Abramovich’it, qė e bėri madhėshtore Chelsea’n nė Londėr (dhe qė, nga ana tjetėr, ka blerė Vilėn Bober nė Desenzano dhe njė shtėpi tė dytė qė vlen 18 milionė nė Sabaudia), ose tė Dmitry Rybolovlev, qė zbuloi Monakon nė serinė B tė Francės dhe verėn e kaluar shpenzoi 60 milionė euro vetėm pėr kolumbianin Radamel Falcao.



Nga anėt tona, oligarkėt nuk kanė blerė ende asgjė kaq shumė tė bujshme mediatikisht, por presioni i tyre fillon tė ndihet. “Janė investitorė tė besueshėm industrialė, tė interesuar pas teknologjisė dhe punės sė kualifikuar, dy asete tė cilat nė Itali gjenden me shumicė”, shprehet eksperti i ekonomisė, Giulio Sapelli. “Ai i tyre ėshtė njė interes strategjik. Dhe unė besoj se janė potenciale interesantė dhe me interes. Nėse dikur italianėt thoshin, mamma mia po vijnė rusėt, unė do tė thosha: rrofshin rusėt”, e mbyll kėshtu me njė batutė profesori i Universitetit tė Milanos.

Fakti ėshtė se tashmė rusėt pėrshkojnė sistemin industrial dhe marrėdhėniet ekonomike nė tė gjithė Evropėn. Kanė kolonizuar Londrėn dhe shoqėritė e tyre figurojnė ndėr ato qė kanė mė shumė peshė nė bursat ndėrkombėtare, duket pėrfshirė Wall Street-in. Kėshtu, kur qeveria amerikane dhe Bashkimi Evropian bėnė listėn e emrave tė njerėzve tė Putinit, tė cilėve do t’u ndalohet qė tė fluturojnė jashtė, e shqyrtuan mirė qė pjesė e kėsaj liste tė jenė edhe oligarkėt qė drejtojnė levat e fuqisė ekonomike tė Kremlinit. Nė listėn e zezė tė Shtėpisė sė Bardhė, figurojnė figura tė rėndėsishme politike si Presidentja e Dhomės sė Lartė tė Parlamentit, Valentina Matvijenko, apo ish zėvendėskryeministri Dimitri Rogozin. Por asnjė nga menaxherėt dhe sipėrmarrėsit e mėdhenj qė nė kėto vitet e fundit, kanė blerė dhe shpenzuar shumė para pėr tė shtėnė nė dorė kompani tė fuqishme perėndimore.

Sechin, 53 vjeē, ėshtė njė ndėr mė aktivėt. Njė vit mė parė ai shpenzoi 274 milionė euro pėr tė hyrė nė Saras tė Moratti-t, duke marrė 21 pėr qind tė shoqėrisė qė menaxhon rafinerinė e naftės sė Sarroch-ut, nė Sardenjė, impiantin tė cilit familja milaneze i detyrohet pasurinė qė ka. Njė shumė e majme prej 178 milionėsh u shkoi vėllezėrve Angelo dhe Massimo dhe pjesa tjetėr aksionerėve tė tjerė tė shoqėrisė. Njė koincidencė: nė Bursė, aty ku Saras nuk ka shkėlqyer kurrė, nė shkurt tė kėtij viti emri i tij filloi tė ngjitej lart e mė lart, duke fituar 42 pėr qind brenda njė muaji. Maja mė e lartė arriti pikėrisht nė ditėt kur Putin vendosi qė trupat ruse tė hyjnė nė kufijtė e Ukrainės.

Se si ndėrthuret biznesi dhe politika, e konfirmon edhe ēėshtja e Mikhail Fridmanit, miliarderit tė lindur nė Ukrainė por me kombėsi ruse, njė prej mė besnikėve tė Putinit, edhe pse pėrfitimet e para i siguroi gjatė kohės sė Boris Jelcinit. Tė dielėn e 16 marsit, pikėrisht kur Krimea votonte pėr t’u shkėputur nga Kievi, me njė ēek prej 5.1 miliardė eurosh ai mori nė dorė aktivitetin e naftės tė RWE, operatori i dytė i gazit nė Gjermani. Njė ndėrhyrje e shpejtė, qė u kujtoi gjermanėve se si edhe ekonomia e tyre e pėrqėndruar mė shumė tek eksporti dhe e shtrirė nė tė gjithė Evropėn, sheh tek Rusia njė burim tė majmė tė ardhurash; pavarėsisht nga mosmarrėveshjet apo nga grindjet qė mund tė lindin, siē sillet nė vėmendje edhe aventura italiane e Fridmanit dhe e grupit tė tij Alfa, pronar i kolosit tė telefonisė VimpelCom, i kuotuar nė Nasdaq. Kjo ėshtė historia: Nė vitin 2011, pėr tė kapur kompaninė italiane Wind, Fridman i ofron 6.5 miliardė dollarė pronarit tė asaj kohe Naguib Sawiris, i cili e pranoi ofertėn me shumė kėnaqėsi. Ortakėt ndėrkombėtarė tė VimpelCom, duke nisur nga norvegjezi Telenor, nuk bien dakord duke e konsideruar ofertėn joreale dhe arrijnė qė tė bindin shumicėn e aksionerėve tė dalin kundėr. Njė barrikadė e pamjaftueshme: Alfa Group arriti tė sigurojė njė shumicė tė cilėsuar tė votave qė i duheshin. Rezultati: Nė tre vitet e fundit kur Nasdaq nuk ka ndaluar pėr asnjė ēast sė rrituri, aksionet e VimpelCom kanė humbur njė tė tretėn e vlerės sė tyre.

Nėse ka njė lėndė qė zbut zemrėn e rusėve ėshtė energjia. Dhe nė mėnyrė tė veēantė gazi, qė nėpėrmjet Ukrainės, i shton fuqitė e tij me centrale elektrike, kaloriferė dhe furnela nė shtėpitė italiane. Nė vitin 2012, e dhėna e fundit e disponueshme, Italia dukej mė shumė se kurrė njė shtet qė pėr tė jetuar nuk mund tė shkėputet nga tubi qė del nga Tarvisio, nė Friuli: 35 pėr qind e gazit tė importuar vjen prej andej dhe tregu i brendshėm varet 90 pėr qind nga furnizimi i jashtėm. Pra, Italia nuk mund tė shkėputet nga gazi i Moskės.



Shumė analistė, megjithatė, pretendojnė se situata nuk ėshtė kaq e pabalancuar. Kjo pėr disa arsye. Pika e parė: Moska ka nevojė pėr tė ardhurat fiskale dhe dividentėt qė garanton kolosi Gazprom, monopoli shtetėror qė drejtohet nga Alexey Miller, njė tjetėr tentakulė e Putinit. Sė dyti: Katėr tė pestat e eksporteve tė Rusisė varen nga hidrokarburet. Sė treti: Nė vitin 2013, pėr shkak tė krizės ekonomike dhe ditėt e pakta tė tė ftohtit tė madh, konsumi i metanit nė Itali u ul duke u kthyer nė nivelin qė ishte nė vitin 2002. Dhe siē tregon bilanci i kompanisė Eni pėr tremujorin e parė tė vitit 2013, kompania qė drejtohet nga Paolo Scaroni, ka rritur furnizimet e huaja vetėm nga Rusia (+69, 1 pėr qind), ndėrsa ka ulur ato nga Libia (-3.4 pėr qind), Norvegjia (-8.5 pėr qind) dhe Algjeria (-4.5 pėr qind). Tė bėsh pa furnizimet ruse tė paktėn pėr momentin, nuk do tė ishte e pamundur.

Problemet, sigurisht dalin kur bėhet fjalė pėr tė ardhmen. Dhe ato prekin edhe interesat e bosėve tė gazit qė lidhen me kompanitė italiane. Nė Rusi, Enel ka katėr centralė termo-elektrikė qė furnizohen nga Gazprom dhe po instalon njė rrjet nė njė provincė tė Belgrodit, pikėrisht nė kufijtė e Ukrainės. Ndėrsa Eni, pėrveēse disa marrėveshjesh me Rosneft pėr kėrkime nė detin Barenc dhe Detin e Zi (pėr tė cilat, Eni do tė financojė tė gjitha kostot e kėrkimit gjeologjik dhe do tė rimbursojė kostot historike), ėshtė aktualisht e angazhuar nė njė projekt shumė tė madh pėr njė burim gazi nė Detin e Zi, qė duhet tė lidhė Rusinė dhe Evropėn, pa kaluar nė Ukrainė. Nėse tensioni i ēmendur i nisur pėr aneksimin e Krimesė do tė vazhdojė tė rritet, mund tė ketė probleme. Operacioni qė kushton miliarda euro, duhet tė financohet plotėsisht nga bankat tė cilat ndoshta nuk do tė duan qė tė ekspozohen pėrballė fuqisė “putiniane”. Scaroni fillimisht ka qenė njė prej menaxherėve mė tė suksesshėm pėr menaxhimin e risqeve qė Evropa do tė pėsojė nė rast pėrshkallėzimit tė ngjarjeve.

Deri mė sot, kur oligarkėt zbarkuan nė Itali me portofolin plot, shitėsi nuk ka mundur tė qahet. Siē ėshtė rasti i Gjenovės. Kompania ERG e familjes Garrone, pronare tek Sampdoria, nga Lukoil e Moskės qė drejtohet nga Vagit Alekperov, (lindur nė Baku, Azerbajxhan), mes viteve 2008 dhe 2013 ka mundur tė arkėtojė jo pak por 2.6 miliardė euro pėr rafinerinė e Isab nė Priolo, nė provincėn e Sirakuzės. Njė shitje me kėste qė pėrfundoi 100 pėr qind nė fund tė vitit tė kaluar. Por nuk mbaron me kaq, duke qenė se dhe Isab Energy dhe Isab Energy Services, qė merren me energjinė e prodhuar nga mbetjet e rafinerive, do tė kalojnė brenda qershorit tek rusėt, tė cilėt janė tė gatshėm tė derdhin edhe 20 milionė tė tjerė. Vittorio Malacalza dhe fėmijėt e tij Davide dhe Mattia, tifozė tė Genoa-s dhe shpesh tė cilėsuar si potenciale tė firmės, kanė mundur tė marrin nė shtėpi mė shumė se njė miliardė euro, duke shitur njė uzinė pėr shkrirjen e ēelikut tek Rinat Ahmetov, ukrainas me zemėr ruse, qė nė Londėr zotėron njė nga shtėpitė mė tė kushtueshme tė tė gjithė Britanisė sė Madhe. Njė pallat me tre kate, me vlerė 136 milionė sterlina nė Hyde Park. Ishte avioni i tij me tė cilin kryeministri ukrainas Viktor Yanukovich, arriti tė largohet nė Moskė, nė kulmin e trazirave qė kėrkonin rrėzimin e tij dhe nė kohėn kur revolta po fitonte nė Kiev.

Oligarkėt e kanė pėr zemėr ta kenė njė avion. Pafundėsisht tė pasur dhe tė mbrojtur nga rrjeti dhe aleancat qė kanė ndėrtuar jashtė vendit, duket sikur janė kthyer tashmė nė njė fuēi hekuri. Por nėse gjėrat nuk do tė shkonin mirė, thonė nė Moskė, nė Vnukovo2, aeroportin privat tė kryeqytetit, ndodhet gjithmonė njė avion i gatshėm pėr t’u nisur. Duke u siguruar qė tė mos pėrfundojė si Dmitry Firtash, ukrainasi filo-rus nė raporte shumė tė ngushta me Gazprom, qė pak javė mė parė kishte blerė njė pjesė tė Bankės Intesa nė Kiev dhe qė nė fillim tė marsit u arrestua nė Vjenė, me njė mandat tė FBI-sė.



Nga l’Espresso



Bizneset fluturojnė

5.1 miliardė euro: i ka shpenzuar Mikhail Fridman pėr tė siguruar aktivitetet e naftės gjermane Rwe. Lajmi u dha nė 16 mars, ndėrsa Krimea po zhvillonte referendumin pėr tu shkėputur nga Kievi. Fridman kontrollon edhe CimpelCom, tė cilin e bleu pėr 6.5 miliardė dollarė kompanisė italiane Wind.



500 milionė euro: ėshtė shifra qė ėshtė vėnė nė pjatė nga kolosi Rosneft pėr tu bėrė aksionari kryesor i kompanisė Pirelli. Grupi drejtohet nga Igor Sechin, njė ish agjent i KGB-sė, i afėrt me Vladimir Putin. Vitin e kaluar ai bleu pėr 274 milionė euro, 20.99 pėr qind tė kompanisė Saras tė familjes Moratti.



15.02 miliardė metra kub: janė importet e gazit rus nga ana e kompanisė Eni pėr tremujorin e parė tė vitit 2013. Kompania qė drejtohet nga Paolo Scaroni ka rritur me 69.1 pėr qind prurjet nga Rusia, pėrballė njė importimi qė nė total ėshtė ulur me 1.6 pėr qind. Rėnia mė e madhe ishte nga prurjet e metanit algjerian (-43.5 pėr qind), qė pėr tremujorin e parė tė vitit 2012 ishin pothuajse tė njėjta me ato ruse.



9.2 miliardė euro: ėshtė deficiti tregtar i Italisė nė krahasim me Rusinė pėr vitin 2013. Nė vitin 2012, deficiti kishte ndaluar nė 1.2 miliardė. Vitin e kaluar, importet nga Rusia janė rritur me 9.5 pėr qind, eksportet 8.2 pėr qind.



Shmangni kėrcėnimin nga gazi



Intervistė me Nina Hrushevėn nga Claudio Salvalaggio



Nina Hrusheva jep mėsim pėr ēėshtjet ndėrkombėtare nė Universitetin New School, dhe ėshtė mbesa e Nikita Hrushovit, liderit sovjetik qė nė vitin 1954 ja dhuroi Krimenė Ukrainės.

-Sa ndikon varėsia energjisė sė Evropės nga Rusia nė reagimet e saj ndaj Kremlinit? Pėr momentin sanksionet duket se janė ulur.

Pesha ėshtė e rėndėsishme, por varėsia e Evropės nga energjia ruse nuk ėshtė kaq e madhe sa ka qenė pesė vite mė parė. Kush do qė tė jetė i varur nga njė vend qė pushton vende tė tjera? Edhe nėse Putin ka marrė Krimenė, do tė jetė ai humbėsi kryesor.

-Krimea nė kėtė mes humb apo fiton?

Krimea mund tė kthehet nė resortin luksoz dhe elegant qė ishte gjatė epokės sovjetike. Mund tė pėrfitojė nga pavarėsia, por ka nevojė pėr lider vizionar, jo pėr hajdutė tė korruptuar, siē edhe e pėrshkruajnė kryeministrin Aksionov.

-Pjesa tjetėr e Ukrainės a do tė qėndrojė e bashkuar?

Kėtė do tė na e thonė zgjedhjet e pritshme presidenciale qė do tė zhvillohen. Njė pjesė e zonės juglindore kanė frikė se industritė e tyre nuk janė tė gatshme tė konkurrojnė nė treg nėse Kievi afrohet me perėndimin. Pėr ta ėshtė mė e lehtė qė tė pėrshtaten nė tregun rus.

-Angela Merkel ka thėnė se Putin “jeton nė njė tjetėr realitet”. Nė cilin?

Nė atė tė fshatrave Potiomkin, tė krijuar pėr tė fshehur pisllėkun e jetės sė nėpunėsve. Duke tentuar tė krijojė kėshtu njė realitet mbi kėtė terren, Putin e imagjinon jetėn jo siē ėshtė por ashtu siē do ai qė tė jetė. Do qė tė tregojė se Rusia ėshtė rikthyer e fuqishme.

-A ėshtė opinioni publik me tė?

Ai gjen terren tė mirė nė njė histori si kjo. Tė qeverisur nga despotė pėr pjesėn mė tė madhe tė kohės, ne jemi mėsuar tashmė qė tė jetojmė nė njė histori jo reale se sa me realitetin.

-A po humb Rusia rrugėn drejt demokracisė?

E ka humbur kur Putini vendosi lidhjen me Medvedevin. Njė shenjė qė do tė thotė se nuk ka asgjė demokratike tek ky njeri, pasi ai do tė qėndrojė nė pushtet pėrgjithnjė.

-Pėrse gjyshi juaj ia dhuroi Krimenė, Ukrainės?

Kjo ishte njė tentativė pėr tė decentralizuar rendin autoritar stalinist, por me bindjen qė Ukraina dhe Rusia, sėbashku pjesė e Bashkimit Sovjetik, do tė ishin tė pandashme.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket