Bota

Manuali i luftėtarėve tė importuar

Edhe pse rebelėt e huaj nė luftėn civile tė Sirisė duken njė fenomen i ri, ai pėrsėritet prej tė paktėn dy shekujsh. Si rekrutohen, ē’motive kanė, ē’ndodh me ta pas pėrfundimit tė konfliktit. Cila taktika duhen ndjekur pėr t’i riintegruar
Nga David Malet
Pėr shumė vėzhgues, ata rreth 11 mijė luftėtarė tė huaj qė janė derdhur drejt Sirisė gjatė kėsaj lufte civile, janė shenja shqetėsuese tė njė tendence nė rritje drejt konflikteve transnacionale. Dhe nė njė kuptim, kanė tė drejtė. Qė prej vitit 2001, gati 20 mijė rebelė “tė jashtėm”, shumica xhihadistė, kanė shkuar nėpėr zonat e luftės, nga Afganistani nė Irak e Nigeri, pėr t’iu bashkuar grupeve kryengritėse lokale ose pėr tė themeluar baza tė Al Kaedės dhe organizatave tė tjera islamike. Nė dekadėn e fundit, qeveritė kanė harxhuar me qindra miliardė dollarė nė pėrpjekje pėr tė frenuar rradhėt e luftėtarėve, dhe qindra milionė tė tjera pėr t’i riintegruar ata pas kthimit nė atdhe.

Por nė njė kėndvėshtrim tjetėr, vėzhguesit e kanė gabim. Luftėtarėt e huaj vėrtet mund tė duken si tipar i luftrave tė shekullit tė 21-tė, por nė fakt kjo dukuri nuk ka asgjė tė re. Gjatė dy shekujve tė shkuar, mė shumė se 70 kryengritje lokale janė shndėrruar me sukses nė pėrplasje ndėrkombėtare; ka patur luftėtarė tė huaj nė tė paktėn njė prej pesė luftrave civile moderne. Lista pėrfshin Lord Bajronin dhe Komitetin e tij Filhelenik tė Londrės qė ndihmoi grekėt nė luftėn e tyre pėr pavarėsi nga Perandoria Osmane nė vitet 1820, vullnetarėt e hurit e litarit qė u bashkuan me ushtrinė e Sam Houston-it nė luftėn teksane pėr pavarėsi mė 1836-ėn, koalicionin e majtistėve tė drejtuar nga Internacionalja Komuniste qė mbėshtetėn krahun republikan nė luftėn civile spanjolle 1936-39, apo grupet paraushtarake hebreje qė luftuan nė luftėn izraelite pėr pavarėsi nė 1948-ėn.

Ashtu si nė dekadat e kaluara, luftėtarėt e huaj janė pėrfshirė edhe nė konfliktet mė tė freskėta anembanė botės. Gjithkush e njeh praninė e tyre nė Lindjen e Mesme, por ka edhe raste tė tjera. Nė fund tė viteve 1990-tė, shqiptaro-amerikanėt luftuan pėrpkrah Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Pak vite mė pas, anėtarė tė Ushtrisė Republikane Irlandeze u larguan nga Kolumbia, ku qenė arrestuar nėn akuzėn e stėrvitjes sė rebelėve tė FARK-ut. Dhe sot, disa mijėra luftėtarė tė huaj, tė kategorizuar nė atė qė OKB e quajti “diaspora e rebelėve”, janė pėrhapur pėrgjatė rajonit afrikan tė Liqeneve tė Mėdha, disa tė lidhur me Ushtrinė e Rezistencės sė Zotit, tė tjerė me grupet rebele ruandeze.

Edhe pse rebelimet transnacionale pėrfshijnė grupe tejet tė ndryshme nė shumė zona dhe epoka konfliktesh, ata gjithsesi kanė shumė gjėra tė pėrbashkėta. Fjala vjen, forca tė kėsaj natyre dalin shpesh fituese: Rebelimet transnacionale i kanė fituar gati gjysmat e luftrave civile ku janė pėrfshirė, pothuajse dyfishi i pėrqindjes sė suksesit tė kryengritjeve nė total. Disa kryeministra izraelitė kanė pranuar se fitorja e Izraelit nė 1948-ėn u mbėshtet fort nė pėrvojėn e veteranėve tė Luftės sė Dytė qė ndihmuan shtetin e vogėl kundėr ushtrive arabe. Nė konflikte tė tjera gjatė historisė, luftėtarė tė shquar tė huaj ishin faktor kyē ose nė forcimin e rebelimeve, ose nė shtimin e kostos pėr shtypjen e tyre: Markezi Lafajet, gjenerali francez qė ndihmoi rebelėt amerikanė gjatė Luftės Revolucionare; gjenerali italian Xhuzepe Garibaldi, qė mbėshteti kryengritjen republikane braziliane nė vitet 1830; dhe Abu Musab al Zarkavi qė ngriti Al Kaedėn nė Irak nėn pushtimin amerikan. Karakteristikat e rekrutimit pėr kėta luftėtarė kaq tė ndryshėm e tė largėt me njėri-tjetrin, janė ēuditėrisht tė ngjashme dhe pėr shkak tė kėsaj, tė gjithė kanė thembrėn e tyre tė Akilit.



Motivi i rekrutimit

Grupet kryengritėse, nga ushtria teksane e 1836-ės tek degėt e Al Kaedės nė Sirinė e sotme, pėr tė rekrutuar luftėtarė tė rinj shfrytėzojnė mė shumė dėshpėrimin, sesa optimizmin. Pėrgjithėsisht, ata u thonė rekrutėve se po humbasin nė luftėn pėr mbijetesė dhe se ėshtė nė lojė ekzistenca e tyre. Mbase nuk duket teknikė bindėse, sidomos pėr luftėtarė qė nėse pranojnė, duhet tė thyejnė disa ligje dhe tė marrin armėt nė njė territor tė panjohur. Por funksionon. Sepse kėto grupe e bindin individin se ai apo ajo janė pjesė e njė komuniteti tė rrezikuar dhe janė tė obliguar ta mbrojnė. Strategjia funksionon edhe mė mirė me rekrutėt e huaj qė ndajnė ideologjinė dhe bindjet fetare tė grupit, por qė ndryshe nga luftėtarėt vendas, nuk kanė familjarė e tė afėrm nė vijėn e parė tė zjarrit.

Por rekrutuesit mund tė afrojnė gjithashtu edhe vullnetarė qė kanė lidhje tė dobėt, apo qė janė thjesht simpatizues tė grupeve tė saktuara. Zakonisht kjo kategori bindet lehtė, pėr shkak tė lidhjeve tė dobėta me identitetin kombėtar dhe vendin e vet, sidomos kur bėhet fjalė pėr ardhacakė tė paasimiluar, grupe tė shtypura politikisht apo nė nevoja tė mėdha ekonomike. Ėshtė tipike qė shumė rebelime transnacionale, kanė preferuar tė sjellin kėta ushtarė tė huaj kudo shtrohet nevoja, sesa tė rrezikojnė nė fushėbetejė anėtarėt e vet tė sprovuar. Kjo strategji duket se funksionon nė konfliktet ideologjike, por ėshtė mė e zorshme tė aplikohet nga grupet rebele etnike. Nė fakt, akoma dhe rebelimet mė tė suksesshme etno-nacionaliste kanė tentuar tė mos i pėrdorin luftėtarėt e huaj. Tigrat tamilė nė Srilanka dhe Partia e Punėtorėve tė Kurdistanit nė Turqi, kanė arritur me sukses tė mbledhin mbėshtetje financiare tė huaj, por duket se nuk kanė kėrkuar mė shumė se kaq. Ata importuan armė, jo njerėz, mbase duke e ditur se kauza e tyre nuk do bėhet kurrė e besueshme si njė rrezik pėr ekzistencėn, nėse do kėrkonin ndihmė trupash nga diaspora.

Nė rastet kur luftėtarėt e huaj janė rekrutuar me sukses mbi kėto premisa, si nė Afganistan dhe Irak, propaganda prodhon problemet e veta. Nė kėto konflikte, tė huajt qė shtyhen nga besimi se po luftojnė njė pėrplasje pėr jetė a vdekje deri nė fund, veprojnė mė egėrsisht se rebelėt vendas – qoftė edhe kur janė duke fituar. Nuk ėshtė rastėsi qė shumica e misioneve vetėvrasėse nė Afganistan e Irak janė zbatuar nga luftėtarė tė huaj dhe jo militantėt lokalė. Kur luftojnė pėr njė ideal abstrakt, pa patur shqetėsime konkrete pėr raprezalje ndaj familjeve tė tyre, luftėtarėt e huaj nuk tregojnė shumė mėshirė. Disa grupe rebele, si Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit, ISIS, apo Jabhat al Nusra nė Siri, e kanė shfrytėzuar kėtė dinamikė duke pėrdorur rebelė tė huaj pėr tė shėnjestruar civilė, aty ku luftėtarėt e tyre vendas nuk donin.

Dallimet dhe diferencat mes rebelėve vendas dhe atyre tė huaj, mund tė sjellin mosmarrėveshje mes tyre. Dekada e kaluar na ofron evidenca tė shumta se angazhimi i luftėtarėve tė huaj ka patur edhe disavantazhe, pėrveē pėrfitimeve. Nė Irak, kulmi i njė dhune sektare tė ndėrmarrė nga grupe rebele alkaediste tė dominuara nga tė huajt, bėri qė kryengritėsit lokalė sunitė tė kthehen kundėr tyre dhe tė grupohen nė tė ashtuquajturėn Lėvizja e Zgjimit, pėrkrah forcave tė koalicionit. Nė Afganistan, njė grup vendasish nė qytetin Gizab, qė donin tė dėbonin talebanėt nga provinca e tyre, u bashkuan me ushtarėt amerikanė, qė i quanin kėta “Djemtė e Mirė tė Gizabit”. Nė luftėn civile somaleze, udhėheqja lokale e grupit islamik Al Shabab u kundėrvu ndaj xhihadistėve perėndimorė me akuzėn se dėshtuan tė mbrojnė interesat e rebelėve, duke favorizuar pikėpamjet tejet agresive tė Al Kaedės. Sė fundi, nė Siri, ISIS dhe Al Nusra i kanė kushtuar po aq energji luftės ndaj kryengritėsve tė Ushtrisė sė Lirė Siriane dhe njėra-tjetrės, sa ndaj regjimit tė Bashar Al Asadit.

Besnikėria ėshtė problem mė vete. Edhe pse disa rekrutė tė huaj i mbeten besnikė kauzės sė tyre gjatė gjithė jetės, histori tė pashmangshme luftėtarėsh tė larguar, ua bėjnė tė vėshtirė udhėheqėsve tė shtrėngojnė rradhėt e mbėshtetėsve tė tyre. Rėndom, pas njė vale tė parė entuziazmi, vala e vullnetarėve nė rebelimet transnacionale zbehet, sa mė shumė shtohet pesimizmi dhe morali i ulėt, dhe dėmet e mėdha ndaj civilėve. Ndodh qė pas betejave madhore apo njė fitoreje finale, entuziazmi rritet sėrish dhe luftėtarė tė “ftohur” afrohen pėr tė kėrkuar pjesė tė plaēkės sė fitores. Nė Afganistanin e viteve 80-tė, pėr shembull, Osama Bin Laden nuk ka patur kurrė me vete mė shumė se rreth 200 vullnetarė kundėr trupave sovjetike, por pasi Ushtria e Kuqe u largua, rradhėt e tij u bėnė mbi 10 mijė. Historikisht, shumica e luftėtarėve tė huaj nuk kanė qėndruar, edhe atėherė kur grupet etnike apo nacionale kanė fituar sovranitetin, si me revolucionin e Teksasit, ku shumė meksikanė dhe emigrant europianė u rreshtuan nė ushtrinė teksane. Kur ish luftėtarėt janė kthyer nė shtėpi, shėrbimet inteligjente i kanė mbajtur nėn vėzhgim. Nė luftėn civile spanjolle, veteranėt e brigadės “Abraham Linkoln” - formacioni i rreth 3 mijė vullnetarėve amerikanė qė luftuan pėr republikanėt – ishin tė vetmit amerikanė me pėrvojė luftarake para se tė fillonte Lufta e Dytė Botėrore. Por ata u ndaluan nga mobilizimi nė ushtrinė e SHBA-sė. Gjithsesi, nė shumicėn e rasteve luftėtarėve tė huaj iu dha amnisti nga qeveritė e tyre. Pjesa dėrrmuese e tyre iu rikthye jetės civile, edhe kur mbetėn aktivė nė politikėn radikale, atė sektare apo nė komunitetet e diasporės.



Tė pakthyerit

Rreth 25 vjet mė parė, u bė mė e vėshtirė pėr luftėtarėt e huaj tė riktheheshin nė shtėpi, pasi muxhahedinėt arabė qė luftuan kundėr pushtimit sovjetik nė Afganistan, themeluan Al Kaedėn. Edhe pse luftėtarėt ndiheshin plot besim se kishin mposhtur Ushtrinė e Kuqe dhe pėrshpejtuan rėnien e njė superfuqie, ata e dinin se qeveritė e tyre arabe, qė i shikonin si kėrcėnim pėr vendin, nuk do t’i lejonin tė riktheheshin. Si rezultat, kėto grupime u bėnė vėrtet luftėtarė pa shtet dhe rebelė transnacionalė, qė pėrdorėn rrjetet e tyre pėr tė lėvizur nėpėr zona konflikti, nga Bosnjė nė Filipine. Edhe apeli I tyre mori ngjyrim global, duke folur pėr gjithė komunitetin mysliman qė duhej tė luftonte pėr mbijetesė kundėr doniminimit perėndimor. Kėsisoj, ata ja dolėn tė kornizonin ēdo konflikt tė mėpasėm ku morėn pjesė, si njė front i njė lufte mė tė madhe.

Siria e ka ndryshuar disi kėtė narrativė tė xhihadit, nga linja e njohur e mbrojtjes sė myslimanėve ndaj fuqive perėndimore, tek ajo e shpėtimit tė vėllezėrve sunitė nga regjimi alavit i Asadit, qė mbėshtetet nga shiitėt e hezbollahut dhe Iranit. Luftėtarėt e huaj qė iu bashkuan katrahurės sė Damaskut rreth njė vit pas fillimit tė kryengritjes, kishin pėrvojė tė mėparshmeme kėtė lloj lufte sektare nga Iraku; ata menjėherė futėn nė zbatim taktika brutale, pėrfshirė prerje kokash dhe atentate kamikaze. Nė pėrgjigje, rreth 5 mijė luftėtarė tė Hezbollahut, plus militantėve tė tjerė tė huaj shiitė, rrėmbyen armėt nė mbėshtetje tė ushtrisė siriane.

Pėr faktin se Siria paraqet tipikisht llojin e njė territori tė paqeverisur qė josh luftėtarėt e huaj, dhe sepse shumė pak prej luftėtarėve tė huaj aty do tė mirėpriteshin nga qeveritė e tyre nėse e braktisnin fushė-betejėn, shumica e tyre kanė shumė pak arsye pėr t’u larguar. Pėr tė kuptuar se ēfarė vjen mė pas nė Siri, e shkuara duket se ėshtė parashikuesja mė e mirė e tė ardhmes, pėrderisa me ndėrgjegje grupet militante transnacionale, kopjojnė njėra-tjetrėn. Sado e ēuditshme tė duket, rebelėt transnacionalė tė Teksasit mė 1836-ėn, lufta civile spanjollė njė shekull mė pas dhe lufta izraelite e pavarėsisė mė 1958-ėn, kanė frymėzuar zhvillimin e muxhahedinėve tė viteve 80-tė nė Afganistan, prej nga rrjedhin tė gjitha grupet xhihadiste tė ditėve tona.

Komuniteti ndėrkombėtar i ka mbėshtetur shumė rrallė luftėtarėt e huaj si fenomen, pasi ata kėrcėnojnė sovranitetin individual tė shteteve dhe autoritetin e shtetėsisė e shėrbimit ushtarak kombėtar. Shtetet kanė kryer marrėveshje formale paqeje, ku si parakusht pėr bisedime ėshtė vėnė dėbimi I luftėtarėve tė huaj, sin ė Spanjė nė vitet 30-tė, apo nė Bosnjė e Pakistan nė vitet 90-tė. Por me daljen e Al Kaedės dhe rimishėrimit tė saj tė fundit nė Siri, luftėtarėt e huaj ka mė pak gjasa tė sporsorizohen nga shtetet, siē ka ndodhur nė tė kaluarėn; e rrjedhimisht, ėshtė mė e vėshtirė t’I largosh ata pėrmes negociatash. Ēdo pėrpjekje tjetėr ndėrkombėtare pėr tė bllokuar rrjedhėn e luftėtarėve tė huaj drejt Sirisė, ka gjasė do tė jetė e kotė por edhe kundėrproduktive. Kufijtė nuk mund tė vulosen, dhe lėvizja e amėve nuk kontrollohet dot nė njė vend ku grupe tė ndryshme – qeveria, ushtria e Lirė Siriane, islamikėt raikalė dhe rebelėt kurdė – pretendojnė kontrollin e zonave tė ndryshme kufitare dhe rajoneve tė vendit. me tė njėjtėn logjikė, ndalimi I militantėve tė kthehen nė atdheun e tyre kur lufta tė mbarojė, do tė ishte njė gabim strategjik. Qeveritė shqetėsohen me tė drejtė pėr radikalizimin, por luftėtarėt qė kthehen nė shtėpi, me gjasė do tė sjellin me vete edhe rrėfimet e zhgėnjimit, ēka efektivisht do tė minonte ēdo program rekrutimi. Ashtu si me vetė makthin sirian, reagimi mė i mirė i qeverive, qytetarė tė tė cilave kanė shkuar nė luftė, ėshtė izolimi i kujdesshėm. Si shumė luftėtarė tė jashtėm pėrpara tyre, at vullnetarė tė Sirisė ndodhen aty pėr tė bėrė atė ēka e perceptojnė si luftė mbrojtėse. Prandaj duhen futur nė punė mėsimet nga e kaluara, sidomos duke u pėrpjekur tė pakėsojmė ndjesinė se njė grup specifik etnik ose sektar ndodhet nėn kėrcėnim tė drejtpėrdrejtė. Kjo do ishte rruga mė e mirė pėr thyer qerthullin e rekrutimit.



Nga Foreign Affairs


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket