Dossier

Au revoir Albanie!

Lufta e Madhe sapo kish mbaruar. Marcel Bolotte, me shėrbim nė ushtrinė franceze, mban shėnime dhe bėn fotografi shqiptare, tė cilat na vijnė mbresėlėnėse njė shekull mė vonė
Nga Luan Rama
Marcel Bolotte ishte njė nga ata francezė, i cili fill me shpėrthimin e Luftės sė Parė Botėrore, qė mė 6 gusht 1914, u angazhua nė ushtrinė franceze dhe nga Parisi ku jetonte, ai u nis drejt frontit tė Lindjes, nė luftė me ushtrinė gjermane qė po hynte nė kufijtė e Francės. Ai atėherė shėrbente nė fushėn e mjekėsisė dhe nė ushtri shėrbeu me ambulancat mjekėsore dhe ato alpine. Duke qenė gjithnjė me tė vrarėt e tė plagosurit, tė cilėt i tėrhiqnin me shpejtėsi nga transhetė e luftės mes gjėmimeve dhe predhave, ai ishte njė nga ata qė vdekjen e pa me mijėra herė. Mori pjesė nė betejat e ndryshme, gjer dhe nė atė tė Argonne-s e mė pas, kur ushtarin Bolotte e angazhuan nė “Ushtrinė e Lindjes” tė komanduar nga gjenerali francez Sarrail, e cila vepronte nė Ballkan. Ai shumė shpejt u dėrgua nė frontin shqiptaro-maqedonas mė 25 shtator 1916, nga ku, veē kujtimeve pėr luftėn, solli dhe shumė fotografi. Por mjaft interesante janė shėnimet e tij nė ditarin e luftės dhe pėrshkrimet mbi qytetin e Shkodrės dhe banorėt e saj, kohė kur ai ndaloi nė kėtė qytet tė veriut shqiptar pėr njė periudhė tė shkurtėr. Ja ēfarė shkruan ndėr tė tjera ai:



“2 maj 1919

Amnistia!… Kjo fjalė mė parė do tė thoshte fundi i mėrzisė dhe fillimi i njė epoke gėzimi, por realiteti ėshtė pak mė ndryshe. Popujt nuk janė tė kėnaqur dhe njerėzit janė shumė tė zhgėnjyer… Kthehem nė Follorinė me njė mori pushkatarėsh dhe tre oficerė. Kalojmė nga Korēa, pastaj nga Saranda, Tivari dhe nė fund tė nėntorit nė Shkodėr ku batalioni mbėrriti duke kapėrcyer malet. Shkodra ėshtė njė qytet i vogėl dhe i zakonshėm nė pamjen e vet arkitektonike, njė qytet i varfėr, i trishtė, me lagjet e heshtura myslimane, tė rrethuara, me rrugica gjarpėruese dhe tė shkurtra, por shumė piktoreske me banorėt e saj, me kostumet e tyre dhe natyrėn qė i rrethon. Shpesh bėj tė njėjtėn shėtitje: Ngjitemi nė monopate qė ndėrpriten nga uji e balta, nė brinjė tė njė kodrine qė zotėron qytetin. Poshtė kodrės ėshtė njė xhami e vogėl me varrezėn e saj, ku varret janė tė mbuluara nga irisė qė lėshojnė njė aromė tė kėndshme e qetėsuese. Kodrina ėshtė e mbuluar nga lulet dhe irisėt e bukur, tė cilat te ne i mbjellin nėpėr oborre. Kur u ngjitėm atje nė majė mes luleve, zbuluam njė peizazh tė mrekullueshėm: Qytetin me ēatitė me tjegulla, mbytur nga gjelbėrimi i kopshteve, pasi shtėpitė pothuaj tė gjitha kanė oborre tė mbjella, pėrveē atyre nė rrugėn qėndrore, ose rruga “ndėrkombėtare”. Liqeni duket herė ngjyrė gri e herė nė njė ngjyrė blu, dhe ashtu si dhe detet, ka stuhitė e tij. Pėrreth qytetit, i cili duket si i vendosur nė njė gropė, ngrihen malet e lartė. Tutje Mali i Zi, malet e Shqipėrisė, derdhja e Bunės nė liqenin midis Taraboshit dhe qytetit tė vjetėr. Ėshtė diēka pėr t’u kundruar. Shqiptarėt kanė diēka interesante: Kostumin e tyre. Malėsorė me njė xhaketė tė shkurtėr, me pantallona tė gjera me njė cohė tė bardhė, me shirit tė zi dhe njė brez pak a shumė me lara; qytetarė me brekushe tė fryra, xhaketa zuavėsh (ushtarė afrikanė), kapa tė sheshta me xhufka qė u varen, gra myslimane tė mbuluara me cohė tė zezė, gra katolike tė veshura ēuditėrisht me pantallona tė zeza (32 metra rreth e qark), me njė jelek tė qepur pas trupit, me qėndisma tė kuqe e tė zeza, me shami qėndisur me dantellė mbi kokė dhe kur ėshtė kohė e bukur, me njė kapuēon tė kuq tė stilit mesjetar; gra tė zakonshme tė veshura me atė qė ne e quajmė “cohė dysheku” pėr shkak tė vijave tė kuqe nė sfond tė bardhė e nė mėnyrė uniforme. Njė copė katrore e kėsaj lloj cohe ėshtė e palosur mbi kokė e qė shpesh s’tė lė tė shohėsh gjė veē ndonjė syri, madje dhe te katoliket (nė meshėn pėr Pashkė shumė gra janė tė veshura kėshtu). Natyrisht sheh dhe burra me xhaketė e gra tė veshura me kostum, tė cilėt do ishte mė mirė tė mbanin veshjen tradicionale ”.



Marcel Bolotte qė i ka shkruar kėto rreshta nė ditarin e tij, nuk ėshtė njė gazetar lufte apo fotograf profesionist si ata qė regjistrojnė imazhet e luftės, tė angazhuar nga komanda e pėrgjithshme ushtarake. Fotografia ishte njė nga pasionet e tij. Nė Maqedoni, Greqi e Shqipėri, fotografitė e tij janė tė shumta: Rreth pesėdhjetė syresh kanė mundur tė mbėrrijnė deri nė ditėt tona, ndėrkohė qė shumė tė tjera kanė humbur. Nė ēdo etapė ushtarake qė bėnte, ai nxirrte aparatin e tij tė vogėl dhe fotografonte, por jo vetėm shokėt e tij tė regjimentit ose tė kompanisė, por dhe vendet ku fushonin, fshatrat, peizazhet, fshatarėt dhe fėmijėt e tyre, banesat popullore, duke fiksuar njėkohėsisht dhe atė ēka shprehnin ato fytyra nė kontaktin me ushtarėt francezė. Nė njė nga fotografitė, ai ėshtė fotografuar duke mbajtur njė fėmijė nė krahė pranė fshatarėve tė asaj shtėpie tė thjeshtė qė janė prindėrit e tij. Ē’kujtim i bukur!...

“7 maj.

… Lietnanti Bergeret i shtatmadhorisė sė kolonelit Bardi de Fourtou, vjen nga Franca me njė ngarkesė me rroba e veshje qė tregtarėt vendas i kishin kėrkuar qė t’i blinte pėr nevojat e tyre, nė Francė. Imagjinoni se ē’do tė fitojė Bergeret!... Pas shumė ditėsh me shi, kemi njė ditė plot diell dhe njė qiell blu. Ē’lumturi! Ėshtė magjia e Orientit qė fillon. Qyteti i varfėr duket i pastėr, plot gėzim, dhe leckat e tyre bėhen diēka piktoreske, me ato veshje plot ngjyra qė tė tėrheqin shikimin. Janė tė shumėllojshme. Disa prej tyre janė vajza tė mbuluara me shami tė zezė ose blu; tė tjera, tė fshehura nėn shamitė e tyre me shirita tė kuqe. Njoha njė vajzė dhjetė vjeēare, motrėn e njė shqiptari, tė cilin e kam mjekuar. Po ecte me njė shami tė bardhė mbi kokė, ashtu zbathur, me pantallonat me pala dhe tė ngushtuara poshtė, duke pėrkundur trupin nė mėnyrė harmonike, por qė tashmė kishte diēka prej njė gruaje qė do tė ishte pas katėr vjetėsh. Me njė gjest koketėrie, ajo e mbante dorėn mbi kokė pėr tė krruar padyshim ndonjė parazit qė endej aty. E megjithatė ajo rregullonte flokėt qė kjo tė mos kuptohej. Kėndej kalojnė lypėsa me veshje nga mė tė ndryshmet, hoxhallarė me pamje tė rėndė, me veshjen e tyre dhe ēallmėn tė bardhė. I dua tė gjithė kėta njerėz, pasi kur i njeh, e kupton se nė thellėsi tė tyre, karakteristika e vėrtetė ėshtė zgjuarsia pėr t’ia hedhur tjetrit. Por diēka e tillė kaq fatale ėshtė bėrė karakteristikė e tyre kryesore. E them kėtė duke e krahasuar me temperamentin tonė francez ose me idealin qė ne kemi pėr kėtė lloj tipari. Ndėrsa kjo gjė kėtu ėshtė njė lloj kėnaqėsie, njė lloj arti pėr t’ia hedhur tjetrit, duke ju gėnjyer me kėnaqėsi. Shpikin histori njėra pas tjetrės thjesht pėr kėnaqėsi: Ata interesohen se ē’bėn fqinji, futen nė punėt e tjetrit, kėrkojnė ta ndihmojnė ose t’i krijojnė probleme, sipas rastit.

29 qershor,

Lė Shkodrėn pėr tė shkuar me ushtrinė tonė nė Hungari, i shoqėruar nga Musa Juka, doktor Basi dhe Fahriu. Kalojmė liqenin. Rieka. Me veturė nga Rieka nė Cetinje (Podgorica). Fle atje nė legatėn franceze”.



Pas udhėtimit drejt Hungarisė, muaj mė vonė, Bolotte rikthehet pėrsėri drejt Shqipėrisė... Janė po ato vende qė ka shkelur mė parė por me njė dritė tjetėr. Aty ndjek nga afėr jetėn e pėrditshme tė qytetarėve, proēesionet fetare, dhe njė jetė zakonore qė ėshtė e panjohur pėr tė. Me Shqipėrinė lidhen shumė kujtime si dhe imazhe qė i ka fotografuar, veē tė tjerash dhe manastire e kisha tė shkatėrruara si kisha e Bistricės apo kisha e Velushinės pjesėrisht e shkatėrruar, pamje tė ngjashme me ato qė pėrshkruan ai kur ishte nė Neuvilly tė Francės, dhe ku mes rrėnojave dhe xhamave tė thyera tė kishės sė qytetit, tė kubesė sė hapur nga bombat dhe objektet e tjera tė shkatėrruara, ai kishte shkruar se “ishte i habitshėm kontrasti i kėsaj paqeje tė shenjtė dhe shkatėrrimit brėnda kishės, atje mes fytyrave tė vetė shenjtėve”. “Njė luftė e tmerrshme, mizore. Po familjet e shkatėrruara kush do t’i rikrijojė?...” Kėto rreshta, me siguri qė ushtarit Bolotte i kanė kujtuar ato ēaste kur fotogafonte kishat dhe manastiret shqiptare, tė rrafshuara krejtėsisht nga bombardimet, siē ishin dhe ato tė Voskopojės.

Tashmė Bolotte ėshtė nė Shkodėr. Janė muajt e parė tė lirisė, tė fundit tė luftės. Dhe kjo ndihet nė pėrshkrimet e tij nė atė ditar lufte, i cili do tė mbijetonte dhe ne do tė lexonim pas njė shekulli rreshta qė kanė brenda jo vetėm simpatinė pėr kėtė qytet dhe banorėt e tij, por dhe atė dritė tė gėzuar qė kishte pushtuar shpirtin e kėtij qyteti. E megjithatė, shpesh kujtimet e ēojnė dhe tek e dashura e tij Suzanė, qė e ka lėnė nė Francėn e largėt e qė kohė mė parė i kishte dėrguar njė fotografi veshur si infermiere... Por lufta tashmė kishte mbaruar.

“20 nėntor 1919,

Sot pasdite isha nė port pėr tė parė urėn e Bunės qė sapo ėshtė prishur ngaqė s’ishin kujdesur pėr tė. Bėnte njė diell i bukur, disi i zbehtė pėr njerėzit kėtu, por megjithatė i ngrohtė dhe qė i jep gjithēkaje njė lloj sharmi. E ēuditshme kėtu kjo lloj magjie e dritės. Nė Francė, njė diell i bukur do tė thotė ngrohtėsi, gėzim, ndėrsa kėtu ėshtė diēka mė shumė. Ėshtė njė transformim i plotė i njerėzve dhe i sendeve, njė lloj shkopi magjik qė e gjallėron dhe njė lypės tė mjerė, duke ia hequr pamjen e pistė dhe duke e kthyer atė nė njė qenie piktoreske, ėshtė drita qė i transformon kasollet e varfra nė njė grumbull shtėpish tė bukura dhe shumėngjyrėshe, qė u jep njė lloj poezie xhamive dhe minareve tė tyre tek zgjasin nė qiell ato silueta tė pastra e elegante. Njė ndryshim i mahnitshėm dhe i menjėhershėm, njė ngazėllim i papritur. Porti dhe pazari nė veēanti janė vende tepėr tė ēuditshme: Rrugėt e tij tė ngushta shtruar keq me gurė e plot baltė, sapo bie shiu, shndėrrohen nė kanale ku shėtitet me barka si nė Venecie, por nė njė Venecie tė mjerė, me ciganė, me rrugė tė zbukuruara nga dyqane tė mėdha e tė vogla, ku shiten lloj-lloj gjėrash dhe ku ushtrohen shumė lloj zanatesh, pra produkte dhe mjeshtri tė vogla nė raport me industrinė rudimentare tė vendit. Sė pari dallohen kinkaleritė dhe dyqanet ku gjen ushqime si kafe, makarona, etj., e gjer tek shkrepset e madje dhe rroba tė vjetra tė qėndisura, ose lėkura dhelprash. Ka gjithashtu dyqane ku shiten kinkaleri, enė, gjithēka qė ka nevojė shtėpia, deri tek gjėrat qė u duhen grave… Ja dhe dyqanxhinjtė e armėve, edhe pse janė armė primitive dhe qė mund tė pėrdoren si objekte zbukurimi. Kushdo mund t’i shohė atje tek i punojnė: Janė armėt e malsorėve, ku riparojnė ēarkun e pushkėve, etj. Dyqanet janė plot e pėrplot. Edhe pse mbajtja e armėve ėshtė e ndaluar nė Shkodėr, sapo kapėrcen derėn, ēdo fshatar qė kalon ėshtė i pajisur me armė. Edhe tregtarėt e lėkurave janė tė shumtė. Ata punojnė aty pas xhamave, nė kėndet e tyre tė punės. Pėr pushkėt duhen rripa, pėr fishekėt duhen breza lėkure dhe ata i punojnė me lėkurė deleje nė ngjyra tė kuqe, tė zeza ose tė bardha. Por nėse ana piktoreske e armėve tė vjetra si pushkėt damaskine, pisqollat e vjetra zbukuruar me argjend dhe me krenore, me futjen e armėve moderne ka rėnė, interesi pėr t’i zbukuruar armėt ka mbetur njė lloj koketėrie edhe sot. Pak nga pak, armėt e vjetra po bien nė duart e antikuarėve dhe ky ėshtė njė treg kryesisht pėr tė huajt. Ato janė nėpėr qytet por edhe nė pazar. Rrallė gjen nėpėr dyqane tė tjera pisqolla tė zbukuruara me ēark tė punuar nė argjend… Ja dhe dyqanet e bizhuterive ku malsorėt blejnė gjerdanė pėr veten e tyre, blejnė unaza, varėse grash, byzylykė, etj. Janė bizhuteri tė vjetra, tė njė kohe primitive, ku punimi nė filigran ėshtė parėsor. Sigurisht, malėsoret nuk e kanė koketėrinė e matur. Megjithatė, duhet pranuar se nė ngjyrat e tyre plot shkėlqim, e kuqja purpur e pėrparseve tė tyre ose e shalleve, e verdha e jeshilja, pėrzihen sipas fantazisė dhe bujarisė sė meshkujve, tė vetmit qė u japin atyre mundėsinė tė zbukurohen. Janė gjerdanė tė bėrė nga medalje, ose monedha tė bashkuara nė formė gjerdani, duke mbajtur si medalion ndonjė pllakė tė punuar… janė kryqe tė mėdhenj metali, unaza argjendi, ku vendi i unazės, nė tė cilin vendoset guri, e kalon diametrin e gishtit; vathė, qė punimi dhe madhėsia e tyre, u ngjan ornamenteve tė tjera. Pra, baza e kėtyre zbukurimeve primitive janė monedhat si dhe stringla tė tjera prej xhami. Veē tė tjerash, nė Shkodėr, veēanėrisht nė familjet myslimane, gjenden shumė gurė tė ēmuar dhe sidomos perla, shpesh me lara e zakonisht tė qepura nė kostumet e tyre, ose nė shamitė e kokės. Pėr tė parė pazarin, duhet tė shkosh ditėn e pazarit dhe kur bėn kohė e bukur. Dhe atėherė, mbi diellin qė bie drejtpėrdrejt, duke shpalosur bukur nuancat e dritės sė tij, ėshtė diēka e kėndshme tė shėtisėsh nė ato rrugė plot njerėz, ku janė grumbulluar lloj-lloj objektesh heteroklite. Te tregtarėt e stofrave dhe tė qėndismave, gjenden gjėra tė bukura, por jo nė sasi tė madhe, pasi vendi ėshtė i varfėr dhe aty nuk ka ulje ēmimesh si nė pazaret e qyteteve turke. Megjithatė mund tė gjesh stofra tė bukura, tė cilat i tėrheqin amatorėt. Sė pari janė veshjet e qėndisura, korsetė dhe xhaketat e grave katolike, me sfond tė kuq, qėndisur nė tė zezė ose nė sfond tė zi me fill ngjyrė ari (kėto janė mė tė vjetra si punime dhe mė tė bukura). Ka gjithashtu jastėkė, qilima, coha me vija nė tė kuqe qė s’kanė ndonjė interes tė madh; ka dantella mjaft fine tė punuara me grep nė Shkodėr; ka tyle tė qėndisura me mėndafsh tė bardhė qė gratė katolike i vendosin mbi kokė, tė cilat u bien mbi supe; ka coha tė holla tė qėndisura nė mėndafsh ngjyrė ari, tė cilat gratė e fshatit i mbajnė si shami koke ditėn e festave; janė aty qilima tė vegjėl mėndafshi qėndisur me lule nė ngjyrė argjendi ose ari dhe sė fundi qilima shqiptarė, shumica tė punuara nė Gjakovė me cohė tė kuqe, me fill dhe vizatime shumngjyrėshe. Si nė gjithė Orientin, edhe kėtu, pas njė pazari tė zgjatur, arrijmė ta ulim ēmimin fillestar, veēanėrisht me fshatarėt qė e njohin jo si duhet vlerėn e parasė, meqė ka lloj-lloj monedhash, ku variacionet e kėmbimit e komplikojnė shumė pėrcaktimin e vlerės sė vėrtetė…”

Pas njė qėndrimi tė shkurtėr nė Shkodėr, ku ishte dhe komisioni ushtarak aleat me zotin De Fourtou, Marcel Bolotte do tė nisej drejt Francės… Franca e plagosur rėndė priste bijtė e saj tė ktheheshin nga lufta. Ēmimi i asaj lufte ishte i rėndė dhe i tmerrshėm nė jetė njerėzish. Ashtu si Marcel Bolotte, edhe Alfred Micard, i cili po kthehej nga fronti shqiptar drejt Francės, gjatė luftės mbante njė aparat dhe jo rrallė ai fotografonte imazhet e kėsaj lufte, imazhet e Shėnapremtes dhe thepisjeve tė Devollit, peizazhet e vendeve ku kishin luftuar kundėr auustriakėve, bullgarėve, trupave tė elites gjermane apo “saksonėt” siē i quanin shpesh ato, si dhe turqve qė ishn aleatėt e tyre. Por kryesisht ishin imazhet qė lidheshin me shqiptarėt, grekėt e maqedonasit, tė cilėt i pikėtakoi midis atyre gjėmimeve. Tashmė ai kthehej bashkė me aparatin e tij, fotografitė dhe shėnimet mbi mbi jetėn e transheve dhe miqėsinė qė ndau me popujt e kėsaj zone. Ato fotografi ishin gjėja mė e ēmuar qė sillte nga llogoret e asaj lufte, pasi nė to ishin imazhet e pashlyera tė njerėzve qė pikėtakoi dhe tė atyre qė nuk u kthyen mė. Ka kaluar pothuaj njė shekull nga ajo “Luftė e Madhe”, siē quhej atėherė, luftė qė i shkaktoi Evropės dhe ushtrive tė tjera tė botės miliona tė vrarė e tė zhdukur, por kėto shėnime dhe kėto fotografi dėshmi tė gjalla tė njė tragjedie qė s’duhet tė ndodhė mė…



Luan Rama


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket