Ballkan

Patriotizmi nuk mjafton

I mandatuari pėr kryeministėr tė ri tė Serbisė, pėrveē se premton mė 25 prill njė qeveri me numrin mė tė vogėl tė ministrave nė histori, 19, flet pėr njė ekonomi tė re me reforma aspak sociale, qė janė tė domodoshme nė Serbinė e varfėr
Nga Agim Popoci
Pėr herė tė parė nė historinė e Serbisė, varfėria nuk mbulohet me patriotizėm, por kėrkohen reforma. Kjo pritet tė ndodhė me qeverinė e re dhe kandidatin pėr kryeministėr, i cili pritet qė me 25 prill tė marrė timonin e qeverisė. Ai i identifikon fajtorėt pėr Serbinė e varfėr, por kandidati pėr kryeministėr tė ri tė Serbisė, Aleksandar Vuēiē ėshtė i sigurt se mund ta shpėtojė Serbinė nga mė e keqja, falimenti. Paralajmėron ulje rrogash dhe pensionesh, dhe fton nė qeveri socialistėt e Ivica Daēiēit, SPS dhe pensionistėt e Milan Kėrkobabiēit, PSUP. Nga ky koalicion parazgjedhor nuk ndan Dragan Markoviēin me Serbinė e Bashkuar, dhe ėshtė i sinqertė: “I kam pyetur tė gjithė, dhe kam pyetur edhe Daēiēin, cila ėshtė alternativa e reformave tė vėshtira. Njerėzit nga SPS ishin korrektė dhe mė thanė se e kuptojnė situatėn nė tė cilėn ndodhet Serbia”, thekson Vuēiē, i cili pavarėsisht se i ka numrat, ka ftuar edhe hungarezėt e Ishtvan Pashtorit.

Duke filluar negociatat pėr krijimin e qeverisė, jo nga diplomacia dhe Kosova, por nga ekonomia, Vuēiē merr guximin tė paralajmėrojė uljen e rrogave dhe pensioneve; por edhe krerėve tė ndėrmarrjeve publike t’u bėjė me dije se jo mė kot e kanė monopolin nga shteti; dhe ky monopol nuk duhet tė pėrkthehet nė rrogat e tyre marramendėse por nė mbushjen e buxhetit tė shtetit. Dhe jo vetėm kaq! Ėshtė i vendosur dhe paralajmėron udhėheqje jopolitike tė ndėrmarrjeve publike, meqė sipas tij, sektori privat nuk do tė kurojė mė atė publik, dhe nuk do tė ketė mė anėtarė bordesh qė mė kot do tė marrin nga 300-500 euro.

Pėr tė gjitha kėto e pranon se ka dėshirė tė vazhdojė tė punojė me ekonomistin e njohur serb qė erdhi nga SHBA pėr t’u emėruar ministėr nė qeverinė e Serbisė, Lazar Kostiē. Pėrveēse njohės i financave, Kostiē qė tashmė dihet se do tė jetė sėrish ministėr, sipas Vuēiēit ėshtė njeri i reformave tė ashpra, pėr tė cilat kryeministri i ri ėshtė i gatshėm, por jo edhe 85 pėr qind e popullsisė. Ėshtė i zhgėnjyer nga ky rezultat i sondazhit qė sapo ka pėrfunduar, por nga 80 pėr qind sa ishin tė gatshėm pėr sakrificė nė emėr tė njė Serbie mė tė mirė, sot janė vetėm 15 pėr qind tė tillė. Por Vuēiē nuk do ta lejojė Serbinė tė falimentojė, i vetėdijshėm qė nė zgjedhjet e arrdhshme nuk do tė fitojė.



Sėrish me SPS-PSUP-JS

Kryetari i SNS, Aleksandar Vuēiē, edhe pse ka shumicėn pėr tė qeverisur me Serbinė, ėshtė i vendosur qė premtimet e tij elektorale, qė kryesisht janė ekonomike, t’i realizojė duke bashkėpunuar si me pakicėn hungareze ashtu edhe me koalicionin e qeverisė sė fundit, pėr tė cilin nuk kishte shumė vėrejtje. Tashmė i kujdesshėm, lojėn e negociatave pėr krijimin e qeverisė sė re e hapi me pakicėn hungareze, duke u takuar me liderin e SVM, Ishtvan Pastor. Mė shumė takim kortezie se sa negociata pėr qeverinė e re, ai u mbyll shumė shpejt me deklaratėn e kėtij tė fundit se hungarezėt e Vojvodinės janė tė gatshėm tė marrin pjesė nė qeveri pėr zgjidhur problemet e Serbisė. Kjo situatė mbylli kapitullin e historisė nėse do tė ishte mirė sikur shqiptarėt e Luginės sė Preshevės tė pėrfshiheshin nė qeveri, sepses do t’i ndihmonin Pastorit dhe Vuēiēit pėr tė zgjidhur problemet e Serbisė!

Rradha i vjen ēudisė mė tė madhe nė negociatat pėr krijimin e qeverisė sė re. Reforma tė mėdha nė ekonomi, ulje rrogash dhe pensionesh me koalicionin social SPS-PSUP-JS me Ivica Daēiēin nė krye. Komentet dhe analizat e fundit mbi reformat e pamundura qė premtoi Vuēiē, dhe nė qeveri parashikon edhe koalicionin SPS-PSUP-JS morėn fund. Lideri socialist nuk tha asgjė mė pak se ishte arritur njė nivel i madh dakordimi. “Mė sė shumti kemi folur rreth temave ekonomike, dhe jo posteve ministrore”, pėrfundoi Daēiē, ndėrsa kryeministri i ri edhe me kėtė rast ishte i qartė: “Dėshira ime nuk ėshtė tė ulen pensionet, por ekspertėt vlerėsojnė se kjo duhet tė bėhet. Nuk fle gjumė me netė tė tėra nė mėnyrė qė tė gjej njė zgjidhje alternative, por pres edhe nga tė tjerėt qė tė japin propozimet e tyre”. Dhe Vuēiē shton se programin e partisė sė tij ia ka prezantuar Daēiēit, nga i cili pret vetėm pėrgjigje pėr pjesėmarrje nė qeveri, sepse, siē tha, ai nuk mund tė krijojė qeverinė nga dikush qė nė kėtė situatė mund tė kėrkoj rritje rrogash nė sektorin publik.

Dhe, ende pa u takuar, pėr kėtė e paralajmėroi edhe liderin e NDS, Boris Tadiē, pėr tė cilin ekspertėt e zgjedhjeve kishin paralajmėruar njė koalicion tė fortė me Vuēiēin, pa Daēiēin dhe pensionistėt nėpėr kėmbė.



Beteja e fundit

I bindur se nuk do tė fitojė nė zgjedhjet e arrdhshme, Aleksandar Vuēiē ėshtė po aq i bindur se reformat e tij ekonomike janė tė domosdoshme pėr ta shpėtuar nga turpi i falimentit. Ndėrmarrjet publike nuk do t’i drejtojė mė politika! Kjo ėshtė e prerė pėr Vuēiēin, pavarėsisht se do t’i kushtojė nė votė dhe elektorat. Por, ėshtė e pakuptimtė qė tė vazhdojė plaēkitja e Serbisė, thekson ai; nuk ka mė dieta, anėtarė bordi qė marrin nga 300-500 euro dhe njė ngarkesė e pakuptimtė e sektorit publik qė shkon deri nė 800 milionė euro: “Ndėrmarrjet publike do tė drejtohen nga menaxherėt pavarėsisht se cilės parti i takojnė”, thekson Vuēiē i cili qetėson pensionistėt se pensionet nuk do tė ulen, por nuk do tė mungojė njė taksė solidariteti pėr rrogat nė sektorin publik: “Duhet tė ulim numrin e punėtorėve nė sektorin publik dhe tė forcojmė atė privat, nė mėnyrė qė tė kursejmė ato 800 milionė euro nė buxhet. Njėra nga masat ėshtė punėsimi agresiv, dhe nėse kemi mbėshtetjen e FMN-sė pėr kėto masa, ky do tė jetė njė sinjal i mirė pėr investitorėt e huaj”. Dhe, qė ta kuptojnė tė gjithė ata qė i kanė dhėnė votėn, Vuēiē sqaroi se nga viti 2007 deri nė vitin 2009 rrogat nė sektorin publik janė rritur 14% e pensionet 36%, edhe pse nuk kishte kurrfarė mbulese buxhetore; pėr pasojė Serbia ka pensionet mė tė mėdha nė rajon. Por, nga viti 2008, shteti serb u fut nė borxh me 7.5 miliardė vetėm pėr rroga dhe pensione. Dhe jo vetėm kaq!

Ato qė deri dje u folėn nėn zė, Vuēiē i tha edhe para publikut pėr Industrinė e Naftės sė Serbisė, NIS dhe pėrfitimet e shtetit rus nė kurriz tė kėsaj kompanie. “Kemi marrėdhėnie tė mira dhe miqėsore me Rusinė, dhe Serbia ėshtė e vetmja nė kėtė pjesė tė rajonit qė nuk ka votuar kundėr Rusisė nė OKB. Por kjo nuk do tė thotė se ne nuk kujdesemi pėr paret tona”, duke saktėsuar se nėse dikush fiton 380 milionė euro nė vit duke shfrytėzuar naftėn serbe, dhe 29% i takojnė NIS-it, tė gjitha paratė nuk mund tė shkojnė pėr zhvillim: “I leni ato pare nė Serbi, ose ja jepni Serbiagas-it qė t’i kthejė borxhet partnerit rus. Nuk jam futur nė bisedime por do tė futem. Kėshtu kam biseduar edhe me Catherine Ashton, kur i kam sqaruar qėndrimin e Rusisė rreth Krimesė. I thashė se Serbia ėshtė pjesė e Evropės, por nuk do tė shkatėrrojė marrėdhėniet me Rusinė dhe nuk do t’i vendosė Rusisė sanksione”, thekson Vuēiē duke shtuar se nuk ka tri lloj rrėfime: “Njė nė Uashington, njė nė Moskė njė nė Bruksel”.

Pėr shkatėrrimin e bankave fajėson manjatėt, tė cilėt sipas kanė organizuar edhe tifozėt e Partizanit dhe Zvezdės kundėr tij, ndėrsa sot, qė “as nuk fle gjumė”, Vuēiē thotė se ėshtė i gatshėm qė tė luftojė dhe ėshtė i kėnaqur qė Serbia ka njė plan ekonomik qė e bėn tė qartė se ku do tė jetė ky shtet pas katėr vitesh: “Jam i bindur se nė zgjedhjet e ardhshme do tė humbim, ashtu siē i humbi zgjedhjet Gerhard Shreder, i cili zbatoi reformat mė tė vėshtira nė Gjermani. Do tė shohim si do tė kalojė Kameron nė Britani, por mė e rėndėsishme ėshtė si do tė kalojė Serbia. Besoj se do tė jetė shtet mė i mirė…”.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket