Albanicus Erectus

Rikthim tek Gavrilloja

Nga Virgilius
Emir Kusturica, regjisori i njohur boshnjak, ka vendosur ta rishkruajė historinė ose, pėr tė qenė mė tė saktė, ta ribėjė historinė. Bėhet fjalė pėr ngjarjen qė shkaktoi Luftėn e Parė Botėrore, vrasjen e arqidukės Franz Ferdinand prej Gavrilo Principit me shokė, pjesėtarė tė organizatės Bosnja e Re. Sipas Kusturicės, plumbi qė vrau tiranin nuk u shkreh nė trojet e monarkisė Austro-Hungareze, ndaj dhe pėr kėtė arsye pjesėtarėt e organizatės nacionaliste nuk mund tė akuzoheshin dhe dėnoheshin pėr tradhti tė lartė kundrejt Perandorisė. Kėtė deklaratė Kusturica dhe njė grup bashkėpunėtorėsh e bėnė nė Andricgrad – me qė ra fjala ky ėshtė njė qytet i krijuar prej Kusturicės nė Republika Srpska tė Bosnjės, ku ēdo vit zhvillohet njė festival ndėrkombėtar filmi dhe veprimtari tė tjera – ku paraqitėn botimin e dytė tė Vėllimit tė Botimeve Historike, i cili pėrmban transkriptin e gjyqit tė pjesėtarėve tė Bosnjės sė Re dhe fjalėn e avokatit Rudolf Zistler gjatė procesit gjyqėsor nė favor tė tė akuzuarve, njė dokument i papublikuar mė parė. Mbrojtja e avokatit Zistler ngrihej mbi faktin se Bosnja asaj kohe formalisht ishte pjesė e Perandorisė Austro-Hungareze, ndėrkohė qė sovraniteti i pėrkiste Portės sė Lartė. Aneksimi i vendit nuk u ratifikua kurrė as nga parlamenti austriak, as nga ai hungarez, ēka do tė thotė se pėrfshirja e territoreve boshnjake dhe shndėrrimi i tyre pjesė e Monarkisė nuk u sanksionua ligjėrisht. Me kėtė rast, Kusturica shpalli hapjen e fushatės pėr mbledhjen e firmave nė tė gjithė Bosnje-Hercegovinėn pėr rishikimin e gjyqit qė dėnoi njerėzit e akuzuar pėr vrasjen e Franz Ferdinandit bashkė me tė shoqen. Mė pas nėnshkrimet e mbledhura do t’i dorėzohen njė gjykate nė Sarajevė, e cila, mbasi t’i shqyrtojė duhet tė marrė vendimin pėr tė rihapur ēėshtjen.

Revizionimi i historisė ėshtė njė fenomen i njohur nė qarqet akademike, sidomos pas periudhės sė Luftės sė Dytė. Ēėshtja ėshtė se ky proces nuk mund tė jetė i besueshėm kur ndėrmerret si nga politikanėt, pėr t’u shėrbyer interesave tė ngushta tė politikės sė ditės, ashtu edhe nė rastin e njė artisti si Kusturica, i shtyrė nga ndjenjat e njė nacionalizmi anakronik, veēmasi nė njė vend si Bosnja, e cila nuk ka reshtur sė lėpiri e shėruari ende plagėt e luftės sė fundit, ndaj dhe tė ekzumosh nga varri e tė ringjallėsh fantazmat e sė kaluarės zor se i shėrben drejtėsisė.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket