Bar West

Njė e folur nė sfond

Analisti pėr pak president Artan Hoxha, ėshtė bėrė i pazėvendėsueshėm nė emisionin e Blend Fevziut. Hoxha, qė shquhet pėr njė gurmaz tė pashtershėm, flet vazhdimisht edhe kur nuk ja kėrkojnė fjalėn, edhe kur ja drejtojnė, edhe kur flasin tė tjerėt, aleatė dhe kundėrshtarė; madje vazhdon edhe kur ka reklama. Fevzo ka zbuluar njė mrekulli tė regjisė: Sa herė flet Tani, teknikėt ja ulin disi zėrin mikrofonit tė tij, dhe teleshikuesit janė mėsuar tė dėgjojnė tė ftuarit, shoqėruar me njė mėrmėrimė tė vazhdueshme nė sfond, si muzikė pėr veshėt. Aq normale ėshtė bėrė kjo zhurmė, saqė Fevzon e ka zėnė belaja: Sa herė qė nuk fton Hoxhėn, i bie audienca!



Florinjtė e Mokrės

Deklarata e Ben Imamit se ushtria merret me tregti droge, hapi njė investigim tė thellė. Nuk u zbuluan ushtarėt trafikantė, por diēka tjetėr: Qė Imami kur ishte ministėr, me besim tė thellė tek rrėfenjat popullore, bleu me fondet e ministrisė njė aparaturė tė shtrenjtė, pėr tė kėrkuar flori nė Mokėr. Kur pa qė ushtarėt qė dėrgoi nuk gjetėn gjė, Imami bleu njė tjetėr aparaturė tė shtrenjtė, pėr tė pėrgjuar socialistėt. “Po ē’ne opozita me thesaret e Mokrės, zoti shef?”, e pyetėn vartėsit. “Duhen pėrgjuar”, ua ktheu Imami, “se mos kanė gjetur gjė ata kur ishin nė pushtet, dhe lodhemi kot”. Njėri nga oficerėt bėri gabimin fatal dhe e pyeti: “Nuk ishte mė mirė t’i pėrgjonim nė fillim, pastaj tė kėrkonim florinj?” Muajin tjetėr, ish oficeri filloi punė nė tregun kinez tė Medresesė.



Trazimet e Kananajt

Juristi opinionist aktivist Andi Kananaj, kohėt e fundit ka shqetėsuar shoqėrinė dhe familjen, sepse ėshtė bėrė njė karakter shumė i paqėndrueshėm. Gjithēka filloi kur Kananaj ishte duke parė njė puntatė Top Chef-i nė TCH. Sė pari i tėrhoqi vėmendjen muzika dramatike, ankthi qė pėrcillte, stresi i pėrēuar qė i kujtonte filmin “Njėsit Guerril”… dhe menjėherė mė pas, Andi sheh njė djalosh paqėsor qė po skuqte speca. “Ptu lanet, se mė trembe”, i bėrtiti Kananaj televizorit dhe i hoqi sytė andej. Por atė ēast, ja ngriu gjakun ulėrima e njė shefi drejtuar njė konkurrenti: “Pse e ke nxjerrė majdanozin ēerek ore pėrpara, pseeee?” Nga ajo ditė, pėr t’u qetėsuar Kananaj sheh vetėm filma horror tė viteve 80-tė.



Mul Nokia

Pas ekspozimit diabolik qė ai i bėri live nė mbledhje komisioni sms-sė sė Saimir Tahirit, tė gjithė deputetėt pa pėrjashtim kahu politik, kanė filluar tė fikin celularėt sa herė dyshojnė se pranė tyre do afrohet Flamur Noka. As qė bėhet fjalė pra, tė ēojnė mesazhe, tė kontrollojnė fejsbukun etj. Muli ėshtė i vetmi nė korridoret e parlamentit qė vjen vėrdallė me celular nė dorė. U thotė kolegėve, “ku je mo, tė bėra zile, pse e ke fikur?” Pėrgjigjen e guximshme, mė nė fund ja dha kurajozi Gent Strazimiri: “Kur tė kam ty, s’kam nevojė pėr celular. Ti je Flamur Nokia mor burrė!”



Rruga bie nga Lezha

Jozefina Topallin e vuri pėrpara deputetja e re demokrate e Lezhės. Vajza lezhjane, nė njė mbledhje partie me pak fjalė ja numėroi Jozit tė gjitha: I tha ish kryetares sė Kuvendit se kishte lakra nė kokė, shfaqte mbeturina mikro-proletare, kishte lejuar dy vija nė parti dhe mbi tė gjitha, ende nuk ja kishte dorėzuar dhjetėshen Lulit. Tė njohurit e Jozefinės u ēuditėn me heshtjen e saj. “Si moj Jozefinė, e lejove atė bibėn tė ēaprashiste?” Topalli u pėrgjigj: “Nuk baja dot sherr. Sa herė duhet me shku nė Shkodėr, rruga kalon nga Lezha”.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket