Bota

Ana e errėt e njė bjondeje

Vajza brune me baba armen, u shndėrrua nė njė ikonė bjonde. Me gjuhė tė nėnės rusishten, Julia Timoshenko e mėsoi gjuhėn ukrainase nė moshėn 30 vjeēare. Duke nisur nga poshtė, pėrmes operacionesh financiare tė dyshimta u bė oligarke. Dhe pavarėsisht se njėrin gjysh e ka hebre, nuk ngurroi tė bėjė aleanca me ultra-antisemitėt
Nga Sandro Teti
Julia Timoshenko, “Pasionarja” ukrainase e revolucionit tė portokallinjtė tė vitit 2004, ėshtė rikthyer nė skenėn kryesore, mė luftarake se kurrė. Nė 25 marsin e shkuar, u shfaq nė youtube njė pėrgjim telefonik ku ajo deklaronte se do tė donte “t’ja fuste me plumb kokės” presidentit rus Vladimir Putin, dhe se tė gjithė rusėt duheshin vrarė me kallashnikov. Dy ditė mė pas, ajo shpalli kandidaturėn pėr zgjedhjet presidenciale tė 25 majit.

Kryeministre nė vitin 2007, nėn presidencėn e Viktor Jushēenkos, ajo kandidoi edhe nė zgjedhjet presidenciale tė 2010-ės. Por pasi u mposht me rezultat tė ngushtė nga presidenti tashmė i rrėzuar Viktor Janukoviē, Timoshenko u burgos nė vitin 2011 me akuzėn e shpėrdorimit tė fondeve publike, ēka u konfirmua nga tė gjitha shkallėt e gjykimit. Motivi: Kishte firmosur drejtpėrdrejt me Vladimir Putinin dhe kolosin moskovit Gazprom, njė kontratė skllavėruese pėr furnizimin me gaz rus tė vendit tė saj, duke e dėmtuar rėndė. Por tani qė rivali i saj ėshtė pėrmbysur nga protestat e sheshit Maidan dhe u arratis nė Rusi, Julia ėshtė e lirė dhe krimi pėr tė cilin ishte akuzuar, ėshtė depenalizuar nga parlamenti. Dhe ajo po luan kartat e saj tė fundit pėr tė arritur hakmarrjen e shumėpritur kundėr tė gjithė atyre qė e penguan tė bėhej presidente, duke ja bllokuar ngritjen e pandalshme drejt pushtetit.

Me fillimet e veta nė Ukrainėn e rrėnuar dhe varfėruar tė kohės sė perestrojkės gorbaēoviane, deri nė lukset mė tė shfrenuara, ngritja e “princeshės sė gazit” u ushqye nga njė pasuri personale qė nuk ėshtė mundur tė pėrcaktohet saktėsisht, por qė rrotullohet nė shifrat nga 1.5, deri nė 11 miliardė dollarė.



Fitorja, megjithatė, nuk do tė jetė e lehtė. Hijet e sė kaluarės sė saj dhe kujtimi i keq qė la puna e saj si kryeministre, do tė jenė pengesa tė vėshtira pėr t’u kapėrcyer. Rruga drejt kolltukut presidencial ėshtė plot pengesa e tė pėrpjeta. Para sė gjithash, sondazhet i japin njė pėlqim popullor pak mė shumė se 8%. Pėr tė mposhtur kandidatin favorit Petr Poroshenko, “manjati i ēokollatės”, ndoshta nuk do tė mjaftojnė karizma e saj e jashtėzakonshme, vendosmėria e madhe dhe mungesa e famshme e skrupujve, aftėsia e saj pėr shkatėrrimin e kundėrshtarėve dhe as burimet gjigande ekonomike qė zotėron. Nga rajonet e Ukrainės lindore (basen tradicional votash pėr Partinė e Rajoneve tė ish presidentit tė rrėzuar Janukoviē), Julia mund tė marrė njė pėrqindje qesharake votash. Nė Dnjepropetrovsk, Donetsk dhe Harkov vazhdojnė protestat dhe trazirat qė kėrkojnė referendum pėr aneksim nga Federata Ruse, si nė rastin e Krimesė.

Nė kompleks, zgjedhėsit ukrainas pavarėsisht kahut politik, duan fytyra tė reja dhe nuk shohin tek Julia udhėheqėsen europeiste dhe armikun e korrupsionit tė cilin kėrkojnė. Pėr tė rinjtė e Euromaidan-it, qė nė kohėn e revolucionit tė 2004-ės ishin 7-13 vjeēarė, Timoshenko nuk ka qenė kurrė frymėzimi dhe flamuri i tyre: Ata nuk festuan pėr lirimin e saj dhe parrullat e tyre pėrqėndroheshin nė tema krejt tė tjera. Madje kur u shfaq nė publik menjėherė pas daljes nga burgu, ulur nė karrigen me rrota pėr shkak tė problemeve nė shpinė, dikush poshtė tribunės nuk ngurroi edhe ta fishkėllejė, dhe t’i kėrkojė “tė mbajė mend mirė se kush e bėri kėtė revolucion”, duke e ftuar nė thelb, tė mos marrė merita qė nuk i takojnė. Elektorati mė pak i ri, kujton nga ana tjetėr pėrplasjet e saj me aleatin e fillimeve dhe udhėheqėsin e vėrtetė tė revolucionit portokalli, presidentin Viktor Jushēenko, me tė cilin shkoi deri aty sa kėmbeu publikisht fyerje dhe akuza pėr korrupsion, duke zėnė ligsht tė gjithė ata qė dhjetė vite mė parė kishin parė tek ata tė dy, shpresa tė mėdha pėr tė ardhmen e vendit.

Votat e rusishtfolėsve, sido qė tė jetė ajo nuk do t’i ketė, dhe kėtė e di mirė. Shpresat i ka vėnė tek votat e nacionalistėve rusofobė tė rajoneve perėndimore. Nė Lviv dhe Galici, ende festohet dhe kujtohet nacionalisti Stepan Bandera, njė figurė jashtėzakonisht kontroverse qė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore u shpall fajtor pėr krime kundėr njerėzimit, pasi mori pjesė nė shfarosjen e hebrenjve, tė pakicės polake dhe partizanėve. Por edhe nė mjediset e ekstremit tė djathtė, Julia konsiderohet njė fustan i vjetėruar, paēka se ka pėrfshirė nė koalicionin e saj, Blloku Julia Timoshenko, edhe lėvizjet anti-semite e ksenofobe. Njė syresh, edhe pse jo pjesėtar i Bllokut tė saj, ėshtė lėvizja Pravy Sektor (Sektori i Djathtė) qė rrėmbeu armėt nė sheshin Maidan, duke qenė instrumental nė dėbimin e Janukoviēit.

Sapo u shndėrrua nė parti, Pravy Sektor tashmė po i sjell jo pak kokėēarje presidentit nė detyrė Aleksander Turēinov, por edhe kryeministrit Arsenij Jatsenjuk (pa pėrjashtuar edhe vetė Julian), pėr shkak tė episodeve tė rėnda tė dhunės qė mbushin lajmet e kronikės. Njė shembull pėr tė gjithė, ishte sulmi ndaj parlamentit 27 marsin e kaluar, kur militantėt e lėvizjes kėrkuan largimin e ministrit tė Brendshėm, i akuzuar se ishte pėrgjegjės pėr vdekjen e njė udhėheqėsi famėkeq tė tyre, Oleksandr Muziēko. Tani Pravy Sektor rrezikon tė lihet mėnjanė sepse po e vė nė pozitė tejet tė vėshtirė pushtetin e ri pėrballė Europės dhe Shteteve tė Bashkuara. Megjithatė, drejtuesi i saj Dmitri Jarosh vendosi tė shpallė synimin pėr t’u kandiduar nė zgjedhjet presidenciale tė 25 majit.

Edhe Uashingtoni po shfaq gjithnjė e mė tepėr dyshime nėse Julia Timoshenko ėshtė personi i pėrshtatshėm pėr tė marrė nė dorė frenat e Ukrainės sė re europeiste post-Janukoviē. Nė njė artikull tė 19 marsit, Nju Jork Tajms shkruan se ajo “ėshtė njė simbol i sė kaluarės sė ndotur, tė korruptuar dhe oligarkike tė Ukrainės, mė shumė sesa i tė ardhmes sė mundshme tė vendit. Edhe heroinė, edhe keqbėrėse, ajo ėshtė njėherėsh arkitekte dhe viktimė e politikės sė kalbur tė vendit”.



Historia e Julia Timoshenkos zė fill nė Ukrainėn post-sovjetike tė viteve 90-tė, njė vend i hallakatur dhe fushėbetejė pėrplasjesh me grupeve tė paskrupullta kriminale. Kjo vajza e re brune me origjinė armene, punoi drejt njė metamorfoze tė pabesueshme. Mėsoi gjuhėn ukrainase brenda pak muajsh (qė nuk e kishte ushtruar kurrė deri nė moshėn 30 vjeēare, duke qenė rusishtfolėse nga nėna). U shndėrrua nė njė bjonde tipike tė traditės ukrainase, duke zgjedhur pėr model flokėsh kurorėn e komplikuar tė gėrshetave, modelin tradicional tė fshatarkave tė 1800-ės.

Nė vijim, ajo diti ta shfrytėzojė mė sė miri ortakėrinė ekonomiko-sentimentale me kryeministrin ukrainas tė kohės, Pavel Lazarenko, i cili nė gusht 2006 u dėnua me dhjetė vjet burg nė SHBA, me akuzėn e pastrimit tė parave, pikėrisht kur shkoi pėr tė kėrkuar azil politik. Pėrmes veprimtarisė ndėrmjetėsuese pėr importin e gazit rus, e pandalshmja Julia akumuloi pasuri tė pallogaritshme dhe nė shumicėn e tyre, tė paligjshme, qė i fshehu nėpėr rrjetėn e parajsave fiskale, mbuluar nė llogari qė ende nuk kanė identifikuar tė gjitha. Hyrja e saj nė politikė ndodhi kur arriti tė fitojė mbėshtetjen (paēka se njėri gjysh i saj ishte hebre, Abram Kapitel’man) tė nacionaistėve tė ekstremit tė djathtė nė Ukrainėn perėndimore. Revolucioni i portokallinjtė ishte rasti i artė, qė ajo e shfrytėzoi deri nė fund, duke nxitur sheshet, pushtuar zemrat e protestuesve dhe mbėshtetur Viktor Jushēenkon, i cili pasi u bė president i vendit, e emėroi atė kryeministre.

Njė pjesė e madhe e ukrainasve bie dakord se ky sukses dhe ky pushtet i madh, i ra nė kokė gruas sė fuqishme. Gjatė mandatit tė saj, shtypi publikoi me frekuencė gjithnjė e mė tė shpeshtė artikuj e fotografi mbi jetėn e oligarkes sė krimbur nė para, tė zhytur nė luksin mė tė shfrenuar. Shpaloste pa teklif objekte tė ēmuara si ēantat e modės sė lartė, marka ndėrkombėtare si Louis Vuitton qė varionin nga modeli Manhattan Pm, tek Le Talentueux. Ky luks kontrastonte thekshėm me kushtet e rrėnuara tė jetesės sė popullatės sė thjeshtė, qė ende luftonte pėr tė marrė veten nga rrėnimi ekonomik pas shkėrrmoqjes sė Bashkimit Sovjetik. Atė periudhė, GDP-ja pėr frymė nuk arrinte as 2 mijė euro pėr frymė.

Nė vitin 2007, gazeta Ukrainskaja Pravda shkruante se vila ku u vendos Julia Timoshenko, mund tė vlente mes 2.8 dhe 3 milionė eurove. “Ku e gjeti gjithė kėtė pasuri?”, pyesnin gazetarėt. E sigurtė ėshtė se kur njerėzit panė fotot dhe videot e rezidencės sė presidentit tė rrėzuar Janukoviē, jo pak prej tyre i krahasuan me jetesėn e Julias; dhe e quajtėn modest presidentin.



Revista Panorama



Parė nga Kremlini

Sido qė tė mendojė Angela Merkel, Putin nuk e ka “humbur kontaktin me realitetin”. Mund tė ketė motive tė pakuptueshme pėr ne, por ama ka njė logjikė tė vetėn. Ai nuk shqetėsohet vetėm pėr gazsjellėsin Druzhba, qė pėrshkon Ukrainėn, apo pėr pikat strategjike ushtarake ruse nė Krime. Sepse bota qė sheh kėndvėshtrimi moskovit ėshtė e ndryshme. Rreth 75% e rusėve qė janė krenarė pėr Putinin dhe 63% qė ndihen pjesė e njė superfuqie, nuk motivohen vetėm nga nacionalizmi apo nostalgjia. Tė lidhur me Kievin me njėmijė vite histori, shumė rusė e mendojnė atė qė Putin i tha nė vitin 2008 presidentit Xhorxh W.Bush: “Duhet ta kuptosh qė Ukraina as qė nuk ėshtė shtet”. Duke aneksuar Krimenė, Kremlini ka luajtur njė bast tė rrezikshėm: I shtoi vetes probleme nė planin afatmesėm (aneksimi do t’i kushtojė Rusisė, qė endet nė kufijtė e reēesionit, rreth 3.5 miliardė euro nė vit) por edhe rreziqe imediate (Gjatė procesit tė aneksimit, titujt e Gazpromit nė bursė humbėn 10 miliardė euro brneda njė dite). Por nga ana tjetėr, me kėtė qė bėri, Vladimir Putin tregoi se vija e tij e kuqe nuk mund tė kalohet kaq kollaj dhe pa pasoja.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket