Personazh

Shqiptaret e tjera

Fama nga revista erotike mė e famshme nė botė. Modelet shqiptare nė sete tė nxehta fotografish dhe vėmendja e shtypit. Reagimet e familjarėve dhe fansėve dhe njė histori qė nis nė vitin 1979 e vazhdon deri nė shkurtin e 2014-ės
Vendi mė pjellor duket se ėshtė Gjermania. Tė paktėn dy vitet e fundit lajmet kanė ardhur qė andej dhe sado qė terreni nuk ėshtė edhe aq i pashkelur, pak edhe pėr meritė tė teknologjisė, bujėn e kanė pasur tė madhe. Sepse “Playboy” ėshtė ende tabu kėndej dhe fotot provokuese me emra vajzash shqiptare natyrshėm tėrheqin vėmendjen. Zėnė faqet e tabloidėve dhe shpesh (pėr hir tė tė njėjtave tabu), nė fotot e publikuara, hiret e zbuluara femėrore janė kamufluar. Por kėto janė llojet e tjera tė shqiptareve tė famshme. Tė mėsuar deri tani tė flasim pėr sportistė tė suksesshėm, artistė qė kėndojnė nė skena tė mėdha botėrore, pėr modele qė reklamojnė marka tė njohura e aktorė qė prej fatit dhe talentit interpretojnė nė perėndim dhe jo vetėm, kur vjen puna pėr modele qė pozojnė nudo, qoftė edhe pėr njė revistė si Playboy, edhe komentet bėhen gati-gati nėn zė. Ose marrin pjesėn e tyre tė pėrfoljes, pro dhe kundėr. Ama, pavarėsisht se gjysmė ose mė pak shqiptare lajmi mbetet po ai: linjat perfekte dhe ndjellėse tė faqeve dhe kopertinave erotike janė edhe Made in Albania. Prandaj mė shumė se pėr revistėn vetė, tė paktėn kėtė vitin e fundit, ėshtė shkruar pėr shqiptaret qė kanė pozuar pėr tė. Fjala vjen, deri korrikun e kaluar vėshtirė qė dikush nga kėtej kufirit tė kishte edhe minimumin e informacionit pėr njė modele qė quhej Iris Shala. Jeton nė Graz tė Austrisė, por ėshtė nga Prishtina, mbesa e aktorit dhe regjisorit kosovar, Abdurrahim Shala. Fillimet e veta i ka pasur nė Teatrin e Operas sė Grazit. Ka studiuar baletin klasik e atė modern e kohė mė vonė, pasi ishte rritur e mėsuar siē duhet gjuhėn gjermane ka interpretuar edhe nė njė telenovelė gjermane, “Anna und die Liebe”. Ėshtė marrė edhe me modelim, ka konkuruar nė “Austria Next Top Model”, konkurs falė tė cilit ka mbėrritur deri nė Nju Jork. Irisi ėshtė njė prej bukurosheve shqiptare qė ka vizituar edhe studion e Fadil Berishės, fort i njohur nė rrethet shqiptare tė personazheve tė spektaklit, aq sa njė set i realizuar prej tij, kėtej kufirit mund tė pėrbėjė lajm. Por jo Irisi. Pėrpara se tė vihej re kėtu e zbuluan nė Gjermani. Kur edicioni gjerman i Playboy-t doli me fotot e Irisit (korrik 2013), ajo pushtoi faqet e tė gjitha gazetave edhe nė Tiranė. Irisi mund tė mos konkuronte modelet mbi 170 centimetėr, siē pat thėnė nė njė prej intervistave tė pakta dhėnė pėr shtypin shqiptar, mund tė mos ishte pra lloji mė i preferuar pėr modelet e pasarelave, ama pėr fotomodele nuk kishte tė sharė. Njė femėr seksi, tipare medhetare, njė zbulim, siē u pėrfol edhe nga mediat e huaja.

“Eksperienca me revistėn Playboy ishte shumė e vlefshme dhe mė bėri tė qartė se me ēfarė serioziteti punohet nė atė revistė. Ata mė zgjodhėn mua pėrmes menaxherit tim dhe gjatė realizimit tė fotove ėshtė punuar me shumė seriozitet. Revista i respektoi tė gjitha dėshirat e mia, aq sa, ndėrsa unė i shikoj sot fotot e mia tė publikuara, mund tė rikonfirmoj se jam shumė e kėnaqur, ndihem mirė kur i shoh, pa e provuar ndjesinė e cėnimit tė sferės time private”. Pak si shumė e guximshme pėr njė shqiptare kjo punė? “Nė tė vėrtetė unė vij nga njė familje konservatore dhe kuptohet se kjo qė kam arritur nė fushėn e modės, nuk ka pasur pėrkrahjen e plotė tė familjes, ka thėnė 23 vjeēarja. “Por unė e doja dhe me kokėfortėsinė time ia dola tė jem aty ku jam tani”. Nuk e ka pėrkrahur ndoshta familja, por pjesa tjetėr, ajo e shqiptarėve qė pėr herė tė parė e njohėn Irisin nga Playboy, me siguri qė po. Tė paktėn vetė modelje ka thėnė se ka mbetur e mahnitur nga komentet pozitive qė ka marrė nga shqiptarėt.



Dhe me sa duket Irisi pati kėmbėn e mbarė sepse brenda pak muajsh njė tjetėr set i nxehtė fotografik mbėrriti nga Gjermania. Kėsaj here ishte njė 19 vjeēare, bionde, me origjinė shqiptare dhe quhej Delfina Aziri. Botuesit e edicionit gjerman tė Playboy dhe organizatorėt e “Miss Playmate” vunė gishtin mbi “bionden e hatashme” pėr numrin e muajit shkurt tė kėtij viti. Ndryshe nga Irisi, Delfina ėshtė nė fazat e parė, mė shumė ėndėrrimtare, tė modelingut. Ama ėshtė e guximshme dhe pa drojėn e si e kush do t’i komentonte fotot e nxehta tė realizuara nė Greqi. “Ddua t’i bėj tė nxehta kėto pushime dimėrore”, ka thėnė Delfina pas publikimit tė fotove. “Kush nuk do t’i donte si dhurotė kėto foto”. Modelja ka lindur nė Munchengladbach tė Gjermanisė dhe ėshtė gjysmė shqiptare. Dalja e parė televizive ka qenė nė emisionin e Hju Hefnerit, themeluesit tė Playboy ku pat deklaruar: “Jam shumė krenare pėr trupin tim dhe nuk kam asnjė hezitim pėr ta treguar. Kam nevojė tė kem pranė vetes njė njeri tė bukur, aventurier, sportiv e spontan, tė shkathėt dhe tė dobishėm. Do ta bėja tė ēmendej pas meje”. Sipas asaj qė shkruhej nė revistėn erotike, Delfina ėshtė shitėse e drogave adrenaline dhe e dhėnė pas sporteve ekstreme. Ėshtė e dhėnė edhe pas modelingut, por e ka edhe njė plan B nė xhep nė rast se nuk i ecėn nė kėtė drejtim. “Do tė rinis studimin”, ka thėnė pas publikimit tė revistės. “Jam e dyzuar mes pedagogjisė ose menaxhimit”.

Ndėrsa lajmi i fundit nga Sara Lleshi, qė mban statusin e tė parės shqiptare qė ka pozuar pėr Playboy, ka qenė pėr transferimin, bashkė me bashkėshortin nė Lima tė Perusė. Sara ishte emėr i pėrfolur nė Shkup, me njė baba katolik nga Prizreni dhe nėnė maqedonase. Ėshtė e njohur si modele dhe mė shumė si “Miss Maqedonia 2004”, por boom-in e shėnoi pikėrisht me revistėn erotike. Ka studiuar nė Tetovė pėr frėngjisht dhe aktualisht impenjimi i vetėm ėshtė jeta bashkėshortore nė Peru ku ėshtė transferuar i shoqi, Tom Vilis, njė diplomat amerikan, i njohur edhe pėr impenjimet e tij nė fushėn e biznesit. Sara ėshtė njė prej modeleve qė i thonė shqiptare, megjithėse nuk flet asnjė fjalė shqip. “Por jam krenare qė prejardhja ime ėshtė shqiptare”, ka thėnė nė njė nga prooncimet e pakta. Pas publikimit tė fotove tė saj nė Playboy, Sara ka qenė edhe e ftuar speciale nė vilėn luksoze tė Hju Hefnerit, nė Los Anxheles. Gjė qė, njėsoj si fotot, nuk i shpėtoi vėmendjes sė shtypit, kėtej dhe andej Atlantikut.

Shqiptare i kanė thėnė edhe Darija Milanoviēit kur pozoi nudo ekskluzivisht pėr revistėn famėmadhe. Pavarėsisht se e lindur e rritur nė Rovinje tė Kroacisė, me njė baba me origjinė shqiptare, edhe Daria ka hyrė nė listėn e modeleve tė famshme “albanian” qė kanė pozuar pėr edicionin kroat tė Playboy-t. Pas shumė tentativash nė tregun ballkanas dhe atė evropian tė modelingut, Darija famėn e arriti pas provoi kėtė eksperiencė, pas sė cilės filluan tė shkruanin edhe pėr tė. Njėsoj si dhe pėr tė tjerat, mediat nė vendin e tyre shkruan vetėm pas publikimit tė fotove tė nxehta.



E para ishte Loreta

Dekada mė parė, nė emisionin e drejtuar nga Paola Perego dhe Biagio Izzo, nė Rai Uno, dy konkurente vip shėnuan rikthimin nė ekran: Antonella Clerici dhe Loretta Goggi. E dyta, pavarėsisht emrit, ishte aktorja dhe kėngėtarja fort e njohur pėrtej detit, me origjinė shqiptare (Laureta Goxhi). Dy vajzat konkuruan me njėra-tjetrėn dhe Loretta, si fituese e sfidės pėrfitoi njė set fotografik pėr revistėn Playboy – asokohe mė pak e guiximshme sesa sot. Ishte viti 1979. Loretta ende dhe sot ėshtė njė personazh i njohur nė Itali. Ajo regjistroi kėngėn e saj tė parė nė vitet ’60-tė. Ka interpretuar nė disa filma tė realizuar nga RAI dhe nė vitin 1965, pasi numėronte mbi 30 role iu kthye televizionit si prezantuese e emisionit “Takim” me Lucio Battisti. Pipo Baudo, pasi zbuloi aftėsitė e saj tė shkėlqyera si prezantuese, gjatė njė emisioni radiofonik, e zgjodhi si partnere tė tij nė edicionin 1972-73 tė Canzonissima. Me 1976 kthehet nė RAI me spektaklin “Nga ēasti i parė qė tė pashė” me Massimo Ranierin. Nė 1981 merr pjesė nė festivalin e Sanremos me kėngėn e saj mė tė njohur “Maledeta Primavera”, ku u rendit e dyta. Pas viteve ‘90 Goxhi ka punuar pėr Mediaset. Nė pranverėn e vitit 2012 ėshtė pjesė e jurisė nė programin muzikor Tale e Quale Show nė Rai.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket