Sport

Peshėngritja platonike

I duam, i presim me lule dhe mburremi me ta... kur na sjellin medalje. Por pėrpjekjet qė fshihen pas kėtyre medaljeve tė Qerimajt &Co, i dinė shumė pak vetė. Njė sport qė mbahen me paratė e dashamirėsve, dhe shpėrblimet qė gjithnjė mungojnė
Nga Bledar Kuka
Nuk ishte e lehtė pėr Erkand Qerimajn, Daniel Godellin, Ervis Tabakun dhe Romela Begajn qė tė pėrgatiteshin pėr Kampionatin Europian tė kėtij prilli. E paqartė plotėsisht ishte nėse do tė niseshin apo jo pėr nė Izrael. Qė nga shtatori i 2012-ės, ende mbetej e pashlyer plotėsisht gjoba prej 50.000 dollarėsh amerikanė, pėrgjigja e Federatės Ndėrkombėtare tė Peshėngritjes pėr Federatėn tonė, pas breshėrisė sė rasteve tė dopingut.

Rastet e Shqiponja Brahjes, Ilir Sulit, Erkand Qerimajt dhe Hysen Pulakut bėnė qė drejt Tiranės tė mos vinin gjoba tė vogla, tė rėndomta prej 5 apo 10.000 dollarėsh, por njė dėnim ekipor dhe si Federatė. Prej atyre 50.000 dollarėve, nga Federata thuhej se kishin mbetur 25.000, pra saktėsisht gjysma, ndėrsa problemet e disa pagesave pėr kampionatin europian tė mbajtur nė Tiranė ishin mbyllur mė nė fund, falė edhe ndihmės sė qeverisė shqiptare. Veēse, nga ministra Nikolla dhe drejtori i sportit, Gjonaj, drejtuesve tė shtangės iu bė e qartė qė as tė mos prisnin ndihmė financiare pėr dopingun. Ata qė gabojnė le tė paguajnė, theksoi Ministria e Arsimit dhe e Sportit.

Ky moment, i kapėrcyer, nuk ėshtė prekur thuajse fare ndėrsa vazhdon festa (disi e pėrmbajtur) pėr titullin kampion tė Europės nga Erkand Qerimaj, dhe pėr medaljen e argjendit nga Daniel Godelli. Ēfarė ndodhi ato ditėt e fundit, ndėrsa presioni mbi Federatėn rritej dhe po ashtu mbi sportistėt qė djersėn e kishin derdhur, por nuk dinin nėse do t’i merrnin frytet e saj?



Janė disa njerėz qė kanė luajtur rol vendimtar nė kėtė histori. Njėri prej tyre ėshtė njė shqiptar qė jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, i njohur i vjetėr i sportit dhe i shtangės. Ai quhet Erlin Nikolla, ish-peshėngritės i shquar i Shqipėrisė nė vitet 80-tė dhe prej shumė vitesh pėrtej oqeanit. Njeriu qė pėr shumė vite mbajti rekordin e peshės sė ngritur nga njė peshėngritės i yni (210 kg) dhuroi 10.000 dollarė, pra gati gjysmėn e shumės qė njihej si detyrim, ndėrsa pati edhe dhurues tė tjerė.

Vetė Erlini nuk ka kėrkuar qė tė bėhet e njohur kjo gjė, gjithsesi nuk do tė ishte as e drejtė dhe as e moralshme qė publiku shqiptar tė mos e dinte se e vėrteta ka edhe mė shumė sesa vetė gara dhe konferencat e festimet pas saj. Ėshtė diēka si historia e “heronjve tė heshtur”, siē thuhej dikur, apo qė i pėrafrohet disi fjalisė sė famshme tė Uinston Ēėrēillit kur pėrfundoi Beteja e Britanisė, nė 1940-1941, ndaj Luftvafes gjermane: Nuk ka ndodhur ndonjėherė nė historinė njerėzore qė kaq shumė njerėz t’i detyrohen fare pak vetėve. Ēėrēilli e kishte fjalėn pėr pilotėt e RAF-it qė e fituan atė betejė dhe shpėtuan Britaninė e Madhe. Njė nga “pilotėt” shqiptarė ishte edhe Theodhor Masllavica, madje njeriu qė e nisi historinė e dhurimeve, i cili besohet se ka dhėnė nja 1 mijė apo 2 mijė euro. Jo aq sa Lini, por ama bėhet fjalė pėr njė personazh qė ka dhuruar vazhdimisht e vazhdimisht pėr shtangėn.

Sė fundi ėshtė edhe njė djalė tiranas, i quajtur Nand Halili, njeri i afėrt me presidentin e Tiranės, Refik Halili. Edhe ai nuk ka dashur tė vėrė megafonin pėr kontributin e tij, por le ta dimė se bėhet fjalė jo pėr pak, por pėr 10 apo 15.000 dollarė. Erlin Nikolla, kampion i Ballkanit nė 1988, ndiente njė lloj brenge qė pasi Erkand Qerimaj doli pozitiv pėr doping pas kampionatit europian tė 2012-ės tė Turqisė, turne ku ai fitoi titullin e madh europian. Nikolla furnizonte Qerimajn me vitaminat dhe ēdo lloj medikamenti tė lejuar nga WADA, diēka qė ndodhte prej shumė vitesh duke mos ngjarė asgjė e keqe. Qė nga ajo kohė, Nikolla, herė pas here, ndihmonte Erkandin me pagesa mujore prej 500 dollarėsh (ndonėse me disa ndėrprerje), duke e quajtur veten fajtor, ndonėse vetė peshėngritėsi dhe trajneri i tij, Zef Kovaēi, ia kishin bėrė tė qartė se gjithēka kishte qenė njė ngatėrresė, njė rastėsi fatkeqe. Nuk dihet qartė nėse ishte kėrkesė e Federatės Shqiptare tė Peshėngritjes apo thjesht njė dėshirė e Erlinit, por e vėrteta ėshtė se ish-kampioni dhuroi jo pak, por 10.000 dollarė.

Kjo, bashkė me kontributin e bamirėsve tė tjerė, bėri tė mundur qė Qerimaj dhe Godelli tė zhvillonin ndoshta garėn mė tė paharruar tė peshėngritėsve shqiptarė nė arenėn ndėrkombėtare, konkurrim qė solli 6 medalje, prej tė cilave 2 tė arta, 3 argjendi dhe njė bronzi. Qerimaj mori tė artėn nė shtytje dhe nė dygarėsh si dhe bronzin nė shkėputje, ndėrsa Godelli fitoi tri medalje argjendi.

Ishte njė kurorėzim i njė procesi tė gjatė pėrgatitės, sa nė Tiranė, sa nė Greqi (Daniel Godelli) e sa nė Shkodėr (Erkandi nė 3 javėt e fundit) dhe kurorėzim i asaj qė bėnė trajnerėt e tyre, Zef Kovaēi pėr Erkandin dhe Sokol Bishanaku pėr Danielin. Kovaēi thotė se ishte i bindur pėr medaljen e artė, ose tė paktėn qė do tė luftonte pėr vendin e parė. Kjo bindje ishte qė nė Tiranė, pėrpara hipjes nė avion, por nė Izrael diēka ndryshoi. Atje ishte kampioni i madh, armeni Tigran Petrosian, kampion i botės, dy herė kampion i Europės dhe medalisti mė i ri olimpik pėr vendin e tij.



Bashkėmoshatar i Erkandit, Tigrani respektoi parashikimin nė shkėputje (fitoi me 157 kg), por jo nė shtytje dhe dygarėsh. Madje, Zef Kovaēi tregon se nėse nuk do tė kishte ndodhur njė shtyrje e garės nė shkėputje, ndėrsa Qerimaj ishte me duart nė shtangė, sportisti i tij do tė ishte duke folur sot pėr 3 medalje tė arta. Sipas trajnerit tė tij, Qerimaj do t’i ngrinte pa problem 158 kg, por shtyrja e garės bėri qė atij t’i shkonte kot nxemja dhe tė ftohej disi.

Nė njė moment, madje, peshėngritėsi shkodran pati njė acarim me njė pjesėtar tė delegacionit shqiptar, qė ishte i pakėnaqur me situatėn qė u krijua. Duhet tė jesh i lumtur me medaljen e bronzit, i tha Erkandi atij, nėse nuk mė lė tė qetė, jam gati tė tėrhiqem nga gara. Pėr fat, ai nuk u tėrhoq, ndonėse edhe shtytja pati tė papriturat e saj. Trajneri Kovaēi kishte llogaritur ta mbyllte stilin me dy prova, nė vend tė tri, por pasi Erkandi ngriti 188 kg nė tentativėn e parė, u vendos tė pritej. U bė disa herė “pas”, por tė dy ata u shtangėn kur Daniel Godelli ngriti 192 kg dhe pas tij, edhe rusi Razmik Unanian.

Reagimi ishte i shpejtė dhe falė formės shumė tė mirė, Erkandi ngriti radhazi 193 dhe 194 kg, duke siguruar fillimisht medaljen e argjendit dhe pastaj atė tė bronzit. Sėrish, u desh edhe fati pasi rezultati i barabartė i dy shqiptarėve, nga 349 kg nė dygarėsh, bėri qė gjithēka ta vendoste pesha trupore. Me vetėm 20 gram, Erkandi doli kampion i Europės. Ai peshonte 76 kg e 680 gram, ndėrsa Danieli ishte 76 kg e 700 gram. Dilet edhe kėshtu i pari nė kontinent.

Gjithsesi, pavarėsisht se kemi fituar medalje si rrallė herė, realiteti nuk ėshtė aq i bukur. Dy vjet mė parė, nė Kampionatin Europian nė Turqi, Shqipėria mori pjesė me 12 peshėngritės, ndaj vetėm 4 sportistėve qė mundėm tė ēonim kėtė herė. Njė vit mė vonė, pra vjet, edhe pse turneu kontinental u zhvillua nė Tiranė, sėrish ekipi u kontraktua, duke zbritur nė 10 vetė. Kemi zbritur nė nivelin e viteve 2010 e 2011, kohė pėrpara stuhisė, pra pėrpara sesa dopingu tė na godiste. Nga ekipi kombėtar i vitit 2009, me 8 peshėngritės nė kampionatin europian, ka mbetur fare pak gjė. Ai ekip ishte vėrtet premtues. Siljan Cenaj ndoshta nuk ishte maksimumi i mundshėm nė peshėn deri 62 kg, por Briken Calja e Daniel Godelli ishin fare tė rinj nė peshėn deri 69, me Godellin mė tė riun nė moshė vetėm 17 vjeē.

Erkand Qerimaj doli nėnkampion i Europės nė peshėn e tij, deri 77 kg, , ndėrsa 20-vjeēari Ervis Tabaku ishte i gjashti deri nė 85 kg, me njė Endri Haxhihyseni qė pati probleme edhe me federatėn dhe qė doli i 12-ti. Taulant Ēerepi ishte njė shpresė nė peshėn deri 94 kg duke dalė i 9-ti, ndėrsa ishte 22 vjeē. Pėr femra, Romela Begaj, ende e re vetėm 23 vjeēe, mori medaljen e bronzit nė dygarėsh duke dalė kampione e Europės nė stilin e saj tė preferuar tė shkėputjes, stil ku e ndihmonte e kaluara e saj si gjimnaste nė cirk.



Veēse ka njė rrezik tepėr tė madh, tė cilin ne e njohim, dopingu. Mė shumė edhe se infrastruktura e keqe dhe emri i keq qė i ka dalė shtangės pikėrisht pėr shkak tė dopingut. Gjobat mund tė jenė shumė mė tė mėdha sesa 50.000 dollarėt qė na vunė nė kurriz nė vitin 2012.

Kur Greqia ra pre e skandalit pėrpara Lojrave Olimpike tė Pekinit nė 2008, plot 11 sportistė u pezulluan, bashkė me ta trajneri Hristos Jakovu, ndėrsa gjoba ishte 450.000 dollarė. Ende sot e kėsaj dite kanė mbetur “disa bishta” prej dhjetėra mijė dollarėsh pėr t’u paguar. Grekėt, dikur tė lavdishėm, morėn pjesė nė Pekin 2008 vetėm me 4 peshėngritės, ndėrsa nė 2009-ė, pra njė vit mė vonė, edhe 3 sportistė tė tjerė u dėnuan po pėr doping.

Skandali mund tė sjellė shuarjen e peshėngritjes greke, thoshte nė 2008-ėn Vasilis Galupis, komentator sportiv dhe specialist i dopingut, asnjė medalje dhe asnjė sukses nė tė ardhmen do tė thotė qė ky sport tė dalė nga zemrat dhe mendjet e njerėzve. Nė atė periudhė fatkeqėsie, gjoba nė pjesėn mė tė madhe u pagua nga kompania e madhe telefonike, Cosmote, dhe kjo e shpėtoi Greqinė nga njė pezullim edhe mė i gjatė.

Bullgaria u detyrua nė 2008 tė tėrhiqte tė gjithė skuadrėn olimpike me 11 sportistė. Federata bullgare u gjobit me 465 000 dollarė, ndėrsa ra nė fakteqėsi pasi ndėrhyri edhe qeveria duke i hequr licencėn pėr tė pėrfaqėsuar Bullgarinė nė kėtė sport nė arenėn ndėrkombėtare. Qeveria bullgare akuzoi Federatėn se kishte shkelur rregullat dhe kishte njollosur prestigjin e njė vendi qė ka numrin mė tė madh tė medaljeve tė shtangės nė arenėn ndėrkombėtare pas ish-Bashkimit Sovjetik. Madje, qeveria bėri edhe njė akuzė qė nė Shqipėri duhet lexuar me vėmendje: menaxhim tė keq tė fondeve. Nuk dihet se ēfarė mund tė ndodhė nė Shqipėri, nėse qeveria flet dhe vepron seriozisht nė kėtė drejtim.

Peshėngritja bashkė me ēiklizmin janė sportet me mė shumė doping, pasi bėhet fjalė pėr sporte bazikė ku forca ndikon shumė, mė shumė edhe sesa teknika. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė kjo i ndodh njė sporti klasik, njė sporti qė ka qenė qysh nė lojrat e para olimpike nė 1896 nė Athinė.

Kazakistani u dėnua me 500 000 dollarė gjobė nė 15 nėntor 2013 pėr problemet me dopingun. Federata Botėrore e Peshėngritjes dėnoi 9 peshėngritės kazakė mes tė cilėve kampionia e Azisė, Aleksanda Aborneva, kampioni i Azisė, Aleksandr Zaiēikov.

Kazakistani nuk mori dot pjesė nė kampionatin europian, pikėrisht nė kėtė kampionat ku Erkand Qerimaj doli kampion. Disa vite mė parė, India u pėrjashtua dy herė nga aktivitetet ndėrkombėtare pėr shkak tė dopingut. India nuk deshi tė paguante njė gjobė prej 50.000 dollarėsh, ndėrsa Irani ra dakord tė paguante 400.000 dollarė, duke ndihmuar qė Hosein Rezazadeh tė fitonte medalje ari, ndėrsa kishte dalė dy herė kampion olimpik.



Kėto janė goditjet e dopingut dhe nėse nė Shqipėri do tė ketė skandal tjetėr, do tė jetė e vėshtirė qė tė gjenden sėrish Erlind Nikollėt, Theodhor Masllavicėt dhe Nand Halilėt.

Nuk do tė shpėtojmė edhe nėse veprojmė si gjykata greke qė tani sė fundmi shpalli tė pafajshėm pikėrisht peshėngritėsit dhe trajnerin Jakovu tė dėnuar nė vitin 2008. Ajo gjykatė arriti deri aty sa tė shpallė tė pafajshėm sprintierėt Kostas Kenteris dhe Katerina Thanu qė u dėnuan nė Lojrat Olimpike 2004 nė Athinė pasi nuk u paraqitėn nė njė test antidoping. Atletėt deklaruan se kishin pasur njė aksident me motoēikletė qė i kishte penguar tė shkonin nė test. Ne nuk kemi as fuqinė e Greqisė dhe gjykatave shqiptare aq u bėn tė paktėn pėr tė larė imazhin kombėtar pėr konsum tė brendshėm. Pėr kėtė, do tė duhet tė paguhen shumė para nėn dorė.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket