Kozmikomiket

A, si abuzimi

Tek ne nuk ka frikė nga ligji, por nga individi qė mund tė ketė nė dorė ligjin nė njė moment tė caktuar, pėr ta pėrdorur kundėr teje. Nėse je nė rregull me individėt qė e kanė kėtė pushtet, je i ēliruar nga frika e ndėshkimit
Nga Koloreto Cukali
Para disa ditėsh, njė grup njerėzish protestuan te rruga e Kavajės nė lidhje me vrasjen e Ilia Karelit. Policia i shpėrndau me njė dhunė tė shpėrpjesėtuar (mbase duke testuar shkopinjtė e rinj tė gomės, ardhur nga Turqia, ndoshta me CV tė pasur nė sheshin Taksim). Njė gazetari iu fshinė pamjet nga celulari, dhe madje ky edhe u dhunua. Episodi thuajse nuk u dha nė media, subjekte e individė rendėn pėr tė marrė lavdinė (e njė akti pa shumė lavdi, gjithsesi), ndėrsa thuhet se vetė drejtori i policisė i kėrkoi falje gazetarit. Kjo ngjarje, vlen sidomos pėr tė parė shtresat e abuzimit nė shoqėrinė, institucionet e individėt.



Hallkat e abuzimit, nė 1 episod tė vetėm

Abuzimi mė i dukshėm ėshtė ai i policisė, qė duket sikur kėrkon tė testojė mbi njerėz tė gjallė aftėsitė e veta reaguese. Grupimi, shumica qejflinj Facebooku nuk kishte ndėrmend as tė shkulte pllakat e rrugės sė Kavajės e as tė kryente akte vandalizmi. Shkopinjtė e shqelmat mbi Facebookistat, janė shumė cinikė kur tė jepen nga njė polici e paaftė pėr tė vėnė rendin e pėr tė luftuar hashashin e tritolin. Por, jetojmė nė njė shtet abuziv, njė shoqėri abuzive, me rekord tė frikshėm abuzimi ndaj protestave (21 janari, qershia mbi tortė), ndaj kush dhe ku mund tė ankohet ndaj abuzimit tė shkopinjve tė gomės? Djegia e njė flamuri grek, qė ėshtė njė tjetėr lloj abuzimi, abuzimi me urrejtjen. Abuzimi i turmės sė verbėr qė ka dalė nė atė shesh e motivuar keq. Ēėshtja Kareli nuk ka tė bėjė me nacionalizmin, ka tė bėjė me shpėrdorimin e detyrės, me ksenofobinė dhe me paaftėsinė e shtetit shqiptar pėr tė dėgjuar hallet e shqiptarėve nė njė vend fqinj. Abuzimi tjetėr ishte me median, njėkohėsisht me individin dhe me lirinė e informimit. Policė qė tė fshijnė pamjet e gazetarit nga celulari? Nuk ka asgjė mė shumė nė vendet gjysmė-diktatoriale. Kėsaj i shtohej edhe abuzimi i vetė mediave me mosdhėnien e lajmit. Ndėrsa nuk ngurrojnė pėr tė mbushur lajmet tė bėjnė live lidhje nga Vlora pėr 1 orė rresht, vetėm pėr njė ceremoni emėrimi prefekteje, asnjė prej tyre nuk ka mundėsi jo pėr lidhje live, por as pėr kronikė. Kjo tregon qė media pėrfundimisht ėshtė palė me mė tė fortin, nė abuzim tė misionit tė vet, dhe tė publikut prej tė cilit gjallon. Abuzimi tjetėr ėshtė i atyre qė tentuan ta kthejnė nė kapital politik njė shfryrje pasionesh kaotike. Ky ėshtė abuzim nė rradhė tė parė me ata pjesėmarrės qė dolėn aty jo pėr t’u pėrdorur si kapital, por thjesht nga ndjeshmėria ndaj njė historie njerėzore, si ajo e Karelit. Vetė ngjarja e Karelit, ėshtė njė tjetėr vargan abuzimesh, qė kur ishte jashtė e deri nė momentin e fundit, ēka tregon qė abuzimi, ėshtė marrėdhėnia bazė nė shoqėrinė tonė tė sotme.



Frazat e abuzuara

Ēdo gjė tek ne abuzohet. Deri edhe te komunikimi. Njė i arrestuar pėr rekrutimet nė Siri nxitoi tė thoshte qė ky ishte njė arrestim politik(!?). Frazat “sulm politik” ose “akt i motivuar politikisht” pėrdoren aq rėndom, nga kushdo qė kapet gafil e nuk ka asnjė argument pėr tė dhėnė. Abuzimi me kėtė argument nuk ka bėrė gjė tjetėr veēse tė sfumojė edhe rastet kur akuzat vėrtet mund tė jenė motivuar politikisht. Por pėrveē raportit me institucionet, abuzimi ka ngėrthyer prej kohėsh tė gjitha format e marrėdhėnieve civile.



2 gra nė dritare

Rasti mė tragji-komik i raportuar nė media sė fundmi, ėshtė ai i dy vajzave tė mbetura tė izoluara nė katin e 4-ėrt, sepse nuk kanė me se zbresin. Shkalla ėshtė “privatizuar” prej kohėsh, qė kur pronari i pallatit ia shiti katin e parė dikujt. Ky dikush ka vendosur t’i ndėrrojė destinacionin, duke e detyruar njė familje tė ndėrtojė shkallė emergjence nga jashtė pallatit pėr tė dalė nga banesa. Nuk besoj se ka forma mė tė pastra se kjo tė abuzimit mes qytetarėve. Kushdo qė e ka njė mundėsi abuzimi, e pėrdor, ti vrit veten po deshe. Tashmė shkallėt e emergjencės, tė konsideruara abuzive nga INUK janė shembur, dhe vajzave ua ēojnė ushqimin me litar.



Klasifikimi i abuzimeve

Abuzimi ėshtė kthyer nė formėn parėsore tė marrėdhėnieve njerėzore, qoftė nė punė (sa vetė abuzohen, shantazhohen, vihen tė punojnė nė kundėrshtim me kontratėn e kodin, e nuk kanė asnjė rrugėdalje veē tė pranojnė tė ngordhin urie), qoftė nė familje (burrat pijanecė, gratė e fėmijėt e dhunuar, vajzat e konsideruara si tė dorės sė dytė, pleqtė e zhvatur e tė pėrzėnė nga shtėpitė) nė rrugė (dhunė verbale, shkelje tė hapėsirave, dėmtim prone, grushte e dhunė) nė komunitet (hapėsirė pėr t’u mbushur vetė me historitė e komshinjve tuaj) apo abuzim me postin e detyrėn (hapni njė gazetė tė rastėsishme). Po si kemi mbėrritur deri kėtu?



2 kushtet abuzive

Nuk dua tė besoj se ėshtė varfėria qė na bėn abuzivė. Jam i prirur tė besoj qė janė 2 shfaqje tė karakterit e formimit njerėzor: Injoranca dhe arroganca, baza mbi tė cilėn kemi ndėrtuar shoqėrinė tonė abuzive. Zakonisht kėto shkojnė bashkė, dhe nuk para pyesin pėr gjendje sociale e ekonomike. Pėrkundrazi, arroganca ėshtė njė shfaqje ekskluzive e tė kamurve tė rinj. Por, jashtė karakterit njerėzor, dy mėnyrat e vetme pėr ta mbajtur nė kontroll abuzimin e njeriut mbi njeriun - sepse kėtu reduktohen tė gjitha marrėdhėniet abuzive, qoftė dhe ato ku merr pjesė shteti - janė kultura civile dhe frika.



Kultura qytetare, si abuzim i pa-aplikuar

Kultura civile, ėshtė termi i parė qė mė vjen ndėrmend pėr tė pėrshkruar atė vetėdije qytetare nė lidhje me raportet dhe shmangien e abuzimit. Ne kemi trashėguar njė koncept qė vlerėsonte individin qė ndėrton raporte tė shėndetshme me qytetin dhe individėt e tjerė, duke e quajtur thjesht “njeri me kulturė“. Mund tė quhej dhe edukatė qytetare. Nė tė vėrtetė ėshtė vetėdije qytetare. Njeriu qė e ka nė dorė tė kryejė njė akt abuzimi, por nuk e bėn, sepse ėshtė nė gjendje tė vlerėsojė qė kjo dėmton shoqėrinė, dhe nė kthim edhe vetė atė nė plan afatgjatė. Ndaj jam i prirur ta shoh mė tepėr se si kulturė, njė mospėrdorim i mjetit abuziv. Ėshtė mė tepėr logjikė se frikė. Frika, do tė ishte mjeti tjetėr efikas i shmangies sė abuzimit.



Frika, si mundėsi por dhe si frikė

Njė shoqėri e suksesshme i ka ndėrtuar mjetet e veta tė frikės, qė nga kuadri ligjor, tek zbatimi rigoroz i tij, raporti i ndėshkimeve me shkeljet, e deri te ndėshkimi moral i njė shoqėrie qė tė bėn tė ndjehesh keq, nėse je njė abuzues. Nė shoqėrinė tonė frika, ėshtė mjeti i vetėm kontrollues i abuzimit, por, qė nuk ėshtė ndėrtuar si njė marrėdhėnie e qytetarit me sistemin, por e qytetarėve mes vetes. E vetmja mėnyrė, pėr shembull, pėr tė garantuar qė tė tė lėnė shkallėn e lirė kur ti ke apartament nė kat tė katėrt, ėshtė t’u fusėsh frikėn abuzuesve. Tek ne nuk ka frikė nga ligji, por nga individi qė mund tė ketė nė dorė ligjin nė njė moment tė caktuar, pėr ta pėrdorur kundėr teje. Nėse je nė rregull me individėt qė e kanė kėtė pushtet, je i ēliruar nga frika e ndėshkimit, dhe mund tė abuzosh sa tė duash.

Ok, kėto dihen sepse jetojmė nė kėtė realitet abuziv pėrditė. Lexuesit, si gjithmonė, do tė kėrkojnė zgjidhje. (Edhe pse, kur vjen puna te votimet, ti mund t’ua tregosh tė gjitha zgjidhjet, por kjo s’do tė thotė qė vota e tyre do ndjekė logjikėn e zgjidhjeve). Zgjidhja, vjen vetiu.



Abuzimi, si fund ose fillim

Abuzimi, nė thelb do tė thotė pėrfitim. Pėrfitim nga prona qė s’tė takon, nga koha, paratė, hapėsira, idetė, nderi, puna, qė nuk janė tė tuat por tė dikujt tjetėr. Ti e ke mundėsinė ta zesh nė mėnyrė abuzive atė qė s’tė takon e tė pėrfitosh nga pushteti i pėrkohshėm i dhunės, i pozitės, i njohjeve a i parave. Por, gjėrat janė tė fundme. Pronat, tokat, paratė, hapėsirat, do tė vijė njė moment qė do shterrojnė, e s’do ketė mė ēfarė tė abuzohet. Ky ėshtė momenti ku kanibalėt nisin tė hanė njėri-tjetrin. Po zgjidhja, do pyesni ju?

Zgjidhja ėshtė te ky paragrafi i fundit, vetėm se duhet ta thoni ju e jo unė. Ėshtė fjalia e parė qė tė vjen nė mend, pasi ke mbaruar sė lexuari.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket