Ballkan

Kur vlen e pavlefshmja

VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit maksimalizoi votat nė zgjedhjet presidenciale, por nuk kaloi dot 25% tė votuesve. Shqiptarėt nuk e pėrdorėn votėn e tyre as pėr ta shpallur tė pavlefshėm procesin. Ēfarė kėrkojnė ata nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 27 Prillit?
Nga Agim Popoci
Kandidati i Nikolla Gruevskit ose thėnė zyrtarisht VMRO-DPMNE-sė, Gjorgje Ivanov konsiderohej nė njėfarė mėnyre pretendenti kryesor pėr president tė Maqedonisė, por askush nuk e ka parashikuar qė vota e tij mund tė dyfishohej nė krahasim me garėn presidenciale tė vitit 2009. Pėrveēse turp pėr Maqedoninė, 447.813 votat e fituara tė Ivanovit nė vitin 2013 nė krahasim me 285.842 sa kishte nė 2009-ėn, janė edhe turp pėr shqiptarėt. Ndėrsa ata vazhdojnė garėn e tyre pėr pėrfaqėsim nė Parlamentin e Maqedonisė, nė shtetin i cili do tė kryesohet nga njeriu qė nuk gėzon mbėshtetjen as tė 20% tė qytetarėve me tė drejtė vote, duke pretenduar se mund t’i kthejė dinjitetin shqiptarėve nė kėtė shtet tė pakuptimtė qė aksidentalisht e krijoi Javier Solana dhe BE, dhe qė nga viti 2001 nuk po i gjendet dot kallauzi pėr t’u integruar nė Bashkimin Evropian dhe NATO.



Dinjiteti shqiptar

Raundi i parė i zgjedhjeve presidenciale konfirmoi forcėn e ultra-nacionalistit maqedon Nikolla Gruevski, nė kėtė shtet prej kartoni qė pėr mė shumė se 20 vjet nuk arriti as tė pagėzohet me emėr, por ngeli si krijesė qė i iku Millosheviēit nga kthetrat, i shpėtoi ushtrisė shqiptare UĒK me ndihmėn e Solanės dhe Brukselit zyrtar, dhe hasi nė gozhdė nė pragun e selisė sė NATO-s, ku pėrveē se si FYROM, nuk arriti tė lėvizė mė.

Po ēfarė po ndodh me shqiptarėt dhe Gruevskin, qė futen nė zgjedhje me teori tė ēuditshme, dhe ndėrsa VMRO-DPMNE maksimalizon votėn edhe nė zgjedhjet presidenciale, shqiptarėt merren me teori qė nė gjeopolitikė dhe diplomaci nuk i gjen asgjėkundi. Kėshtu Gruevski, pėrkundėr performancės idiote tė presidentit Gjorgje Ivanov, arrin qė nga 285.842 vota prej 808.976 qytetarėve me tė drejtė vote qė kishin marrė pjesė nė zgjedhjet e vitit 2009, tė mbledhė nė vitin 2013, 447.813 vota nga gjithsej 843.686 votues sa ishin nisur drejtė kutive tė votimit. Nga ana tjetėr, shqiptarėt qė nė vitin 2009 kishin marrė 207.874, nuk tentuan as rrisin vlerėn e kėsaj vote nė tregun politik tė Maqedonisė pėr zgjedhjet e vitit 2013, por marrin 38.938 vota ose 2.19% dhe e quajnė sukses thirrjen pėr bojkot.

Kush humbi dhe kush fitoi me kėtė kalkulim politik, nuk e merr vesh njeri nė Maqedoni, madje as atėherė kur u bė e ditur se janė 23 mijė vota tė pavlefshme dhe u alarmuan partitė politike maqedone, duke aluduar nė mashtrimet e partisė-pushtet qė sajon gjėra tė tilla. E partitė shqiptare vazhdojnė lojėn duke bėrė fushatė pėr zgjedhjet parlamentare tė 27 Prillit, a thua se asgjė nuk ka ndodhur nė kėtė treg tė ēuditshėm politik, ose njėrin nga kampionet mė tė ēudtishme tė diplomacisė evropiane nė Ballkan, qė ata tė cilėt jetojnė e quajnė me mburrje Maqedoni e qė nė fakt nuk ėshtė asgjė mė shumė se FYROM. Lideri i PDSH-sė, Menduh Thaēi nė tubimin e zhvilluar nė Sllatinė ftoi shqiptarėt qė masivisht t’i japin votėn PDSH-sė si shpresė tė rikthimit tė dinjitetit tė shqiptarėve nė Maqedoni. “Unė ju ftoj qė tė dilni masivisht mė 27 prill dhe tė votoni lirshėm duke mos iu frikėsuar BDI-sė”, tha Thaēi duke shtuar se mė 27 prill do tė ketė rezultat tjetėr dhe do tė jetė njė sfidė fitoreje. Ndėrsa kryetari i BDI-sė, nė Zhelinė tha se ndihet krenar qė oferta e BDI-sė u kuptua dhe u vlerėsua drejt nga shqiptarėt. “Ne jemi nė kėtė shtet, por duhet pranuar se jetojmė nė dy shoqėri tė ndara. Neve si BDI kjo ndarje na pengon. Ne duam qė ky vend tė jetė i gjithėve dhe me kėtė duam qė tė gjithė tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr proceset. A besojmė ne qė njė ditė do tė realizohet kjo ide? Po, tė jeni tė sigurtė pasi ajo ėshtė ide qė tė avancon dhe jo qė tė kthen pas. Dialogu dhe komunikimi ėshtė shtylla e demokracisė pėr tė funksionuar njė shtet i mirėfilltė. Ne jemi tė dialogut dhe tė kompromisit e tė pajtimit. Nuk e di pse frikėsohen nga ne”, tha Ahmeti.



Mungesa e respektit

Shumė aktorė politikė, vendorė dhe ndėrkombėtarė fajėsojnė sot Gruveskin dhe maqedonėt pėr mungesėn e respektit ndaj shqiptarėve, por pas dėshtimit tronditės nė raundin e parė tė zgjedhjeve presidenciale, ēfarė kėrkojnė shqiptarėt nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 27 Prillit nė Maqedoni?! Nėse partitė politike shqiptare do tė kėnaqen me ca poste ministrore, truproje dhe ca makina luksoze, atėherė edhe pėr kėtė duhet tė qartėsohet elektorati i tyre. Ndryshe pjesėmarrja nė qeverinė e Gruevskit (i cili nuk pyet njeri dhe zgjedh nė postet mė tė larta shtetėrore, ata qė dėshiron dhe jo ata qė i dikton realiteti politik), ėshtė e pakuptimtė.

A ka rrugėzgjidhje?! Pėr kėtė nuk nevojitet ndonjė mrekulli, por realiteti nė terren, numri i votave shqiptare dhe maksimalizimi i madhėsisė dhe forcės sė tyre. Nėse shqiptarėt ndėr vite nuk e kuptuan se njėri nga postet e larta shtetėrore, president, kryeparlamentar ose kryeministėr u takon, atėherė ėshtė koha qė Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE ta kuptojnė se nuk mund ta injorojnė 25% tė popullsisė. Nėse kjo bie nė vesh tė shurdhėr, atėherė kalkulimi i votės shqiptare nė Maqedoni, duhet tė bėhet shumė hollė dhe shumė urgjent, njė orė e mė parė. Nėse Gruevski vėrtetė ėshtė i bindur se mund ta bėjė Maqedoninė edhe pa i pėrfillur shqiptarėt, atėherė trupa elektorale shqiptare duhet t’i dėshmojė kėtij antishqiptari se ēfarė lejon dhe prodhon demokracia.

Sot vota shqiptare nė Maqedoni duhet tė kushtėzohet vetėm me tė drejtat e tyre, qė qartėsisht dhe me modesti ekstreme janė pėrkufizuar dhe sigluar nė Marrėveshjen e Ohrit. Nėse Gruevski i konsideron ato si njė luks nė njė shtet demokratik, atėherė atij dhe VMRO-sė duhet t’i bėhet me dije se nė shtetin e ardhshėm maqedon, nė njėrin nga kėto tri poste, president, kryeparlamentar ose kryeministėr, nė mėnyrė taksative drejtuesi duhet tė jetė shqiptar. Kėtė pėrkufizim Gruevski mund ta refuzojė, siē e refuzon anėtarėsimin nė NATO, me “luftėn pėr emėr” qė bėn me Greqinė, por siē dėshton me anėtarėsimin nė Aleancėn Veriatlantike, ai do tė dėshtojė edhe nė ēdo hap tė zhvillimit tė kėtij vendi qė thotė se e ka aq shumė pėr zemėr dhe e quan Maqedoni.

Nėse njėri ndėr presidentėt me performancėn mė tė dobėt, Gjorgje Ivanov arrin qė si kandidat i Gruevskit, nga 285.842 vota tė marr 447.813 tė tilla nė vitin 2013, partitė politike shqiptare nga 207.874 vota sa kishin sė bashku nė zgjedhjet presidenciale nė vitin 2009, duhet tė mobilizohen dhe maksimalizojnė votėn e tyre nė raundin e dytė presidencial, ose t’i mbledhin tė paktėn po aq sa kishin nė zgjedhjet e kaluara, dhe nė kutitė e votimit kėto vota tė pėrfundojnė si vota tė pavlefshme.

Nuk dihet se si do ta quajė lideri i VMRO-DPMNE kėtė kalkulim politik tė votės shqiptare, por, shqiptarėt, tė qartė duhet mė nė fund ta sqarojnė kėtė njeri qė nė mėnyrė ekstreme po tallet me tė drejtėn shqiptare dhe njerėzore, se kjo nuk ėshtė asgjė mė shumė dhe as mė pak se sa njė pėrgjigje ndaj arrogancės dhe antishqiptarizmės qė prodhon politike e VMRO-sė ndėr vite, dhe qė nė gjithė rajonin e Evropės Juglindore ka vetėm njė mik: Serbinė!

Dhe nė fund fare, 200 mijė votat e pavlefshme shqiptare nė raundin e dytė pėr zgjedhjet presidenciale nė Maqedoni do tė ishin edhe njė pėrgjigje pėr tė gjithė sigluesit e Marrėveshjes sė Ohrit, qė mbyllin sytė dhe bėjnė tė paditurin, si pėr bllokimin e procesit tė euro-integrimeve nga ana e Gruevskit ashtu edhe vuajtjeve dhe keqtrajtimin shqiptar nė Maqedoni. Ndryshe, pse shqiptarėt duhet tė dalin nė raundin e dytė tė zgjedhjeve presidenciale ose zgjedhjet e pėrgjithshme qė do tė zhvillohen mė 27 Prill? Vetėm pėr tė konfirmuar kandidatin e Gruveskit dhe si zakonisht pėr tė pritur se me cilėn nga partitė shqiptare do tė bėjė ai koalicion, nė mėnyrė qė tė vazhdojė me ndėrtimin e pėrmendoreve sllavo-maqedone?




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket