Albanicus Erectus

Roli si macho man

Nga Virgilius
Nė njė shkrim qė shėmbėllen mė shumė me njė ese sesa me njė opinion, tė botuar para pak ditėsh nė tė pėrditshmen spanjolle El Pais, gazetari i njohur Javier Cercas merr e shtjellon njė ēėshtje qė, kohėt e fundit, ka shqetėsuar politologė dhe studiues tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi lidhur me njė sėrė dukurish qė lidhen me demokracinė, autoritarizmin dhe populizmin nė rritje qė vihet re nė vende dhe te politikanė tė ndryshėm. Lista me emra tė pėrveēėm kishte pėr tė qenė disi e gjatė, ndaj po e anashkalojmė pėr t’u ndalur te thelbi i fenomenit. Sa herė qė ndodhemi para konflikteve tė pėrmasave relativisht tė mėdha dhe dilemash ekzistencialiste, jemi tė prirur tė shtrojmė pyetjen: Janė njerėzit e mėdhenj qė e bėjnė historinė apo ėshtė historia ajo qė bėn njerėzit e mėdhenj? Ē’ėshtė e vėrteta, pyetja e mėsipėrme vjen era anakronizėm ditėt e sotme, duke qenė se njė koncept i tillė na kthen pas nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, kur romantikėt besonin se ishin njerėzit e mėdhenj ata qė e bėnin historinė, koncept ky qė do tė hidhej mė pas poshtė prej marksizmit, i cili ua njihte rolin historik tė ndryshimit masave punonjėse.

Sot e gjithė ditėn flitet shumė, veēmasi nė shtypin perėndimor, rreth rolit tė Putinit lidhur me ngjarjet e fundit nė Ukrainė dhe aneksimin e Krimesė prej Rusisė. Jo rrallė dėgjon tė ngrihet pyetja: A ėshtė e lidhur kriza nė Ukrainė me personalitetin e Putinit? Dhe nė kėtė pikė, duket sikur na vjen nė ndihmė Frederick Forsythe, njė shkrimtar pjellor romanesh me intriga ndėrkombėtare, i cili ėshtė shprehur pėr presidentin rus: “Njė mesoburrė qė i vjen pėr osh tė fotografohet majė kalit me pushkė nė dorė dhe lakuriq nga mesi e lart, nuk ka pikė dyshimi qė ka njė problem tė madh”. Dhe do tė shtonim ne, zor se mund ta pėrfytyrosh njė udhėheqės perėndimor, Obamėn fjala vjen, duke pozuar e bėrė foto tė atilla prej machoje ende adoleshent. Gjithsesi, njė gjė ėshtė e vėrtetė, sa mė pak demokratik tė jetė njė vend aq mė fort ndikon nė jetėn politike e sociale personaliteti i udhėheqėsit tė tij, si dhe e kundėrta, sa mė tė forta tė jenė institucionet demokratike tė njė vendi aq mė pak i dukshėm dhe i ndjeshėm ėshtė roli i individit e i klasės drejtuese politike nė tė. Dhe ne shqiptarėt qė kemi provuar nė kurriz si diktaturėn ashtu edhe autoritarizmin, kemi ēfarė tė themi pėr kėtė gjė.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket