Lart e Poshte

Dashamir Shehi

Ndėr personazhet e sė djathtės dhe mendjet me tė kthjellėta tė politikės, kryetari i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar ka deklaruar se kalimi nė protesta nga ana e opozitės si pasojė e miratimit tė njėanshėm tė reformės territoriale, nuk do tė ishte njė lėvizje produktive. “Nė kėtė rast protesta nuk ėshtė se ndihmon ndonjė gjė tė madhe. Nėse reforma shėrben si sebep pėr protesta, unė them se nuk ka ndonjė vlerė tė madhe”, ėshtė shprehur Shehi pėr gazetėn Mapo. Sipas tij ka ardhur koha pėr njė reformė territoriale, e cila duhet qė tė realizohet e tillė qė t’i rezistojė kohės. Dhe pėr kėtė padyshim kėrkohet njė bashkėpunim e konsensus maksimal.





Poshtė

Arben Imami

Nga salla e Kuvendit javėn e kaluar, ish ministri i Mbrojtjes hodhi njė akuzė (ushtria ėshtė e pėrfshirė nė trafik droge) qė vėrtet e trazoi opinionin dhe politikėn pėr ditė tė tėra, por zhvillimet nuk shkuan nė drejtimin qė do kish preferuar Imami. Opozita e mbėshteti kėtė deklaratė, bazuar nė njė raport sekret tė shėrbimit tė ushtrisė qė i kish kaluar mė pas SHISH, e qė “ēuditėrisht” ra nė dorė nė PD-sė. Por ky raport, i paverifikuar, bėnte fjalė pėr ca zėra qė kishin dalė qė nė kohėn kur ministėr i Mbrojtjes ishte pikėrisht… Imami. I cili pėr mė tepėr, rezulton ta ketė larguar nga detyra, zyrtarin qė bėri njoftimin e parė nė vjeshtėn e 2012-ės.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket