Bar West

Suksesi i lindjeve

Bėri bujė njė prej edicioneve tė emisionit tė pasdites nė TCH kėtė javė. Nė fokus ishte njoftimi mė i fundit i Instat-it, se tremujorin e fundit tė 2013-ės, pikėrisht me ardhjen e qeverisė sė re, pėrqindja e lindjeve tek popullsia ishte rritur. “Ja pra, dhe njė tjetėr lajm i mirė qė koinēidon me qeverisjen e re”, tha drejtuesja e emisionit dhe hapi debatin me tė ftuarit. Filip Ēakulit i ra nė vesh ky detaj, ndaj nuk iu durua. “Nuk e di vallahi”, tha Filipi nė njė rreth tė ngushtė, “por nė kohėn time, fėmijėt qė lindnin nė nėntor, gatuheshin qė mė shkurt. Pra, suksesi nė fakt ėshtė i qeverisė sė Doktorit, jo i Edit”.



Rradhat 1

Vendi i ambasadorit shqiptar nė Arabinė Saudite ende ka mbetur bosh. Mėsohet se lista e kandidaturave ėshtė aq e gjatė, sa qeverinė e ka zėnė hall i madh kujt t’ja ndreqė e kujt t’ja prishė. Arsyen pėrse ka kaq shumė interes pėr ambasadėn e Riadit, e zbuloi njė ditė avokat Ngjela. “Ėshtė post pėllumbash”, tha avokati, “sepse sauditėt kanė njė politikė interesante pėr ambasadorėt e huaj: Nėse nė oborrin e njė ambasade zbulohet naftė, atė ka tė drejtė ta shfrytėzojė vetė ambasadori!”



Rradhat 2

Ėshtė pėrhapur lajmi se vendi i njė sekretareje tė njė ministri tė rėndėsishėm ėshtė vakant. Militantėt e interesuar kanė vrapuar tė rreshtojnė kapicėn e dosjeve me cv tek selia e Partisė Socialiste, aq sa togu i letrave pothuaj ka bllokuar derėn kryesore. Mirėpo rezultoi se sekretarja nuk ishte larguar aspak nga puna. E vėrteta ishte ndryshe: Vajza e shkretė, ngaqė e kishte sefte, ja bėnte kafenė kaq tė keqe ministrit, sa ai vendosi ta trajnojė pėr njė muaj nė selinė qėndrore tė njė firme tė madhe tė kafes nė Itali. Kur as ky trajnim nuk piu ujė, sekretarja u dėrgua tė marrė pėrvojė sesi mblidhet kafeja arabike me oazet e shkretėtirės, dhe ajo kolumbiane nė plantacionet e Medelinit. Tek ky destinacion i fundit, vajza ka mėsuar aq shumė sa ngurron tė kthehet.



Sezoni i Plakave

Ka qenė njė dhuratė nga Perėndia dimri i zgjatur i prillit pėr qeverinė. Basenet e hidrocentraleve kanė filluar tė mbushen, ndėrsa fermerėt uronin Mond Panaritin pėr kėtė ndihmė qė i dha bujqėsisė. Megjithatė, nėpėr mjedise zyrtarėsh e politikanėsh, ka mbetur nė ajėr pikėpyetja: Si ka mundėsi qė sezoni i “Plakave” qė zgjat zakonisht 3-4 ditė, kėsaj rradhė nuk ka tė mbaruar? Pėrgjigjen e ka gjetur ish ministri i Financave Ridvan Bode. “Sigurisht qė do zgjasin Plakat”, tha Bode, “sepse qeveria ka rritur moshėn e pensionit!”



Tė deklarosh ėndrrat

Marifeti i deklarimit tė pasurisė nga zyrtarėt e rinj qė plotėsojnė formularin pėr herė tė parė, u keqkuptua nga shtypi dhe opinioni publik. Fakti qė ofiqarėt rioshė deklaronin se kishin shumė para kesh nė shtėpi, kur nė fakt mbanin vetėm qindarka, u komentua si truk pėr tė justifikuar paratė e paligjshme qė do fitonin gjatė detyrės. “Ky ėshtė budallallėk”, tha njė djalosh qė kishte filluar punė drejtor, “a nuk i mburreshim ne njėri-tjetrit nė fakultet se kishim tre dashnore, kur nė fakt nuk kishim asnjė? Thjesht ėndėrronim me sy hapur. Kėshtu dhe puna e parave imagjinare. Pse por zotėri, qenka gabim tė deklarosh ėndrrat?”


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket