Sport

Taksisti kampion

Jeta ėshtė treguar me tė, edhe e ashpėr edhe e butė. Tre herė kampioni kombėtar i ēiklizmit, rrėfen peripecitė dhe ulje-ngritjet e jetės dhe sportit. Njė vėshtrim, 60 vjet mė pas
Nga Bledar Kuka
Ēiklizmin e nisi vonė, nė 1970 kur ishte 16 vjeē. Nuk di tė thotė pėrse. Nė shtėpi, ndėrsa ishte fėmijė dhe nė adoleshencė tė hershme, kishte makinė, diēka e rrallė pėr atė kohė. Agron Tafilica, fitues i tre Rretheve Ēiklistikė, kampionati kombėtar, pati njė fėmijėri tė bukur. Lejohej tė kishe makinė nė Shqipėrinė deri nė gjysmėn e dytė tė viteve 60-tė, kur Goni pak mė shumė se fėmijė e merrte veturėn Skoda tė tė jatit nėpėr rrugėt e Shkodrės, qytetit tė tij tė origjinės.

Kishin edhe njė motor italian, Xhilera. Por, nė veten e tij pasioni pėr biēikletėn ekzistonte. Ai nuk e dinte, por dalėngadalė ajo ndjenjė e shtyu tė kėrkonte qė tė aktivizohej nė ēiklizėm. Nė shtėpinė e tij nė hyrje tė rrugės “Hoxha Tahsim”, pranė Sheshit “Avni Rustemi”, kishte fqinj Ref Kėrēikun. Atij i mori njė biēikletė gjermane, Mifa, me tė cilėn nisi tė aktivizohej tek Dinamo me trajnerin Eqerem Shaba, por edhe me trajnerin tjetėr, Mustafa “Taf” Ēela. Nė itinerarin e parė stėrvitor mban mend se kishte nė krah Luan Bandėn dhe njė djalė tjetėr, tė quajtur Kadri. Mė pas, biēikleta Mifa u zėvendėsua nga mjetet profesioniste Velamos dhe Favorit. Veēse, Goni kishte njė problem jo tė vogėl. Baba Hamza nuk donte qė ai tė merrej me ēiklizėm. Sherr i madh nė shtėpi dhe njė herė i jati ia mori biēikletėn Mifa dhe ia dėrgoi nė shtėpi trajnerit Eqerem Shaba.



Agroni qesh kur e kujton, ndėrsa me babėn ėshtė ndarė qė nė vitin 1981 kur ai vdiq, pas njė dėmtimi tė papritur nė punė. Kam qenė shumė i sertė, thotė, nga inati shkova dhe preva me sėpatė hardhitė e babės. Ai e dinte se i jati nuk kishte ēfarė t’i bėnte. Sherri ndodhte, por Agron Tafilica ishte njė djalė rruge. Nuk e kishte aspak problem tė ikte nga shtėpia dhe tė flinte diku, nė ndonjė cep, ku ta zinte nata. Nė raste tė tilla prindėrit detyrohen tė zbuten. Me kalimin e kohės, babė Hamza nisi tė ndryshonte dhe kur i biri filloi tė fitonte, gjė qė ndodhi tepėr shpejt, ai dilte nė pėrfundim tė etapave pėr ta pritur. Ndodhte qė e priste nė Tiranė, por edhe nė Shkodėr, aty ku kishin njerėzit e tyre.

Dinamo e asaj kohe ishte njė ekip i fortė. Sali Hima kishte qenė kampion i Shqipėrisė nė 1967 dhe 1968, menjėherė pasi kishte pėrfunduar epoka e Bilal Agalliut. Nė skuadėr ishin edhe Myslim Katragjoni, Miltiadh Lulo, Shyqyri Dervishi. Adoleshenti 16-vjeēar u bashkua me atė Dinamo duke mbajtur tė veshura njė palė kėpucė atletike. Pavarėsisht, se familja e Gonit nuk mund tė quhej e varfėr, sėrish gjėra tė veēanta nė atė Shqipėri vėshtirė tė gjeje. Vetėm 18 vjeē ishte nė gjendje tė hynte nė gara me tė rriturit, madje talenti dhe karakteri e bėnė qė tė shkėlqente menjėherė, si meteor. Jo mė kot, Rrethin e parė Ēiklistik e fitoi njė vit mė pas, nė 1973, ndėrsa ishte 19 vjeē. Nė atė moshė Agron Tafilica u shpall kampion i Shqipėrisė. Ritmin e lartė e mbajti edhe mė pas. Nė 1974 dhe 1975 erdhėn dy tituj tė tjerė, tė cilėt pėr habi nuk u ndoqėn nga tė tjerė. Tri herė tė tjera, ai doli fitues si ekip: 1973, 1975, 1976.

Nuk ishte e lehtė tė dilje kampion i vendit nė ēiklizėm. Vetėm dy njerėz ia kishin dalė tė fitonin gjatė. Fadil Murriqi i Vllaznisė, katėr herė me radhė nė vitet 50-tė dhe i madhi Bilal Agalliu, plot 11 herė, ndėr tė cilėt 10 radhazi, qė nga viti 1954 deri nė 1965. Pasi Agron Tafilica kaloi kulmin, do tė vinte edhe njė ēiklist tjetėr, gjithnjė flasim para vitit 1990, qė do tė dominonte. Ky do tė ishte i ndjeri dhe i madhi tjetėr, Agim Tafili, njeriu qė fitoi edhe ai titullin e parė nė moshėn 19-vjeēare dhe qė vazhdoi pėr tė qenė katėr herė radhazi i pari. Nė total, shkodrani i paharruar nga Bėrdica, fitoi gjashtė tituj, duke qenė i dyti mė i madhi pas Agalliut.

Nė kėtė kuptim, tre titujt e Tafilicės janė diēka e madhe, e rrallė. Ai fitoi edhe Gara tė Kufirit, gara tė Gazetės Sporti Popullor, kupa tė policisė…



Nė 1973 ishte nė Kinė ku arriti bashkė me ekipin tė fitonte lehtė ndaj kinezėve. Ndaj bullgarėve mban mend se e pati shumė mė tė vėshtirė. Herė fitonte, por herė ata i shkėputeshin. Agron Tafilica, megjithė biografinė, arriti tė shkojė edhe nė kampionatin botėror nė Holandė nė vitin 1979. Biografia ishte si shumė shqiptarė tė tjerė. Njė djalė xhaxhai, Qemal Tafilica, ish-basketbollist i Vllaznisė, ishte arratisur nė 1954, duke lėnė njė njollė qė nuk u zhduk kurrė. Nuk ėshtė se ajo njollė e la pa sport, apo e pengoi qė tė dilte tė paktėn dy herė jashtė vendit, por gjithsesi pengesė ishte.

Si shumė shqiptarė tė tjerė, nė njė krah biografia ishte e keqe dhe nė krahun tjetėr, e mirė. Njė djalė i tij i tezes, Enver Halili, ishte sekretar i partisė nė rrethin e Vlorės, por Agroni nuk kujton tė jetė ndihmuar ndonjėherė. E vetmja ndihmė, nėse mund tė quhet, ishte qė Goni mburrej dhe “fryhej” ndonjėherė me faktin qė ishte kushėri i tij.

Sportin e la nė 1981, kur ishte vetėm 27 vjeē. Natyrė e vėshtirė, tip “i prapė”, u mėrzit qė nuk i dhanė punėn qė dėshironte. Sot, pasi kanė kaluar 33 vjet, nuk ka asnjė pendesė qė veproi ashtu. Bėra atė qė ndjeva dhe bėra mirė, thotė, mė shumė jam kėnaqur si gjyqtar. Qė nga viti 1981 e deri mė sot, vazhdon si gjyqtar, duke ndjekur garat e ēiklizmit, fillimisht me motor dhe mė pas me makinė. Kėnaqėsia ėshtė mė e madhe, natyrėn e ndjen, merret me atė qė ka pasion, ndėrsa betohet se drejtėsia ka qenė tipari i tij i pėrhershėm. Asnjė gotė raki, asnjė familjarizim me ēiklistė apo drejtues skuadrash. Asnjė ndihmė pėr ēiklistėt pėr t’i tėrhequr me makinė qė tė pėrfundonin garėn mė shpejt. Tė fitojė kush e meriton. Problemi i vetėm pėr tė ėshtė se pagesa qė i jepet si gjyqtar ėshtė tepėr e vogėl, vetėm 100.000 lekė tė vjetra. Nė dhjetė ditė nėpėr Shqipėri, ato lekė mezi dalin pėr t’i pasur pėr vete, ndėrsa Goni thotė se pas njė pune duhet tė ēosh ca lekė nė shtėpi.

Kjo ēėshtja e punės dhe e lekėve ishte diēka qė e mundoi qė herėt. Ai ishte si njė djalė i bėrė burrė para kohe. Nė atė mėnyrė arriti fitoret e mėdha. Ende nuk kishte bėrė ushtrinė kur u shpall kampion i vendit. Shėrbimin ushtarak e kaloi nė polici, mė pas nė zjarrfikėse dhe pastaj sėrish nė polici. E ftuan tė vishej polic, por nuk ishte ajo dėshira e Agronit. Nuk pretendoi shkollė, por kishte pasion edhe punėn, pėrveē ēiklizmit. Dua tė bėhem mekanik, motorist, shprehu ai dėshirėn, tek parku i Ministrisė sė Brendshme. Kjo nuk arriti tė ndodhte. Vite me radhė punoi nė Ndėrmarrjen e Ndėrtimeve Ushtarake, ku lodhej, por edhe pėrfitonte nga sporti, nga 5-orėshi dhe nga njohjet qė kishte. Nė 1981, e pa veten pa rrugėdalje pėrsa i pėrket tė ardhmes. Mekanik nuk ia doli tė bėhej dhe, i mėrzitur, i dha duart sportit. Kjo ndodhi pas njė rrėzimi nė Durrės, ku preku pa dashje krahun e njė polici dhe ra pėrtokė nė finishin e njė etape. Nuk dėmtua shumė, ndonėse plaga nė kofshė i zuri qelb derisa mbėrriti nė Shkodėr.

Atje, shkoi trajneri Eqerem Shaba dhe bėri dorėzimet. Njė vendim i prerė, ndonėse ēiklizmin e donte shumė. Ai shkoi punėtor i thjeshtė nė fonderinė e Uzinės Traktori, mė pas Kombinati i Autotraktorėve nė Tiranė. Nga 1981 deri nė 1992 vazhdoi aty, nė kushte aspak tė lehta, derisa me rastin e ndryshimit tė sistemit dhe tė formave tė pronėsisė mbi ekonominė, njė drejtor i tha se nuk mund tė kishte vend aty pėr Agron Tafilicėn.

Nisėn bredhjet pėr tė gjetur identitetin e ri, nė njė Shqipėri qė ende nuk e kishte gjetur identitetin e saj. E pa veten nė timonin e njė furgoni tė njė shoku tė tij, duke tregtuar Koka-kola nė rrugėn Tiranė-Korēė e kthim. Mė pas, njė xhaxha i bleu njė makinė nė Zvicėr dhe ai vazhdoi tė punonte, por sėrish nuk ishte i kėnaqur. Mė tej bleu makinė tė vetėn, punoi me materiale ndėrtimi, ndėrsa mė nė fund e ka mbledhur mendjen tė jetė taksist.



Siē punoi dhe bėri sport herėt, por ashtu zgjidhi edhe ēėshtjen e familjes. U njoh herėt me atė qė sot e ka grua, Fitneten. Nė fillim dashuria, ndėrsa siē ishte koha, trajnerit Eqerem Shaba nuk i vinte mirė kur i thoshin qė e kishin parė Gonin me njė bionde. Nisnin pyetjet: Ke qenė nė filan vend? Jo, nuk kam qenė, pėrgjigjej Tafilica. Goni thotė se trajneri ia mbajti inatin, madje kur erdhi koha e ushtrisė ia qethi kokėn zero (tullė), ndėrsa mund ta kishte kursyer. Nga dashuria me bionden, u krijua familja e Agron Tafilicės. Martesa erdhi nė moshėn 21-vjeēare, nė 1975, diēka qė sot nuk mund tė imagjinohet, por qė nuk ishte krejt jo normale nė Shqipėrinė e fillim viteve 70-tė. Sot, Goni qesh dhe thotė se “na u duk se do tė mbeteshim pa grua”. Pas martesės erdhėn edhe dy fėmijėt, njė djalė e njė vajzė.

Para gati 20 ditėsh Agron Tafili mbushi 60 vjeē. Shkodran me origjinė dhe i lindur e rritur nė Tiranė, ai vazhdon tė punojė si taksist, me bazė pranė shtėpisė sė tij, nė rrugėn “Mine Peza”, jo shumė larg qendrės sė kryeqytetit. Ajo shtėpi ka historinė e saj. Nė vitet 1977-1979, djali i bėrė kryefamiljar para kohe, vendosi tė kishte shtėpinė e tij. Duke qenė ende ēiklist i shkėlqyer, ai shkonte ēdo ditė, sapo linte punėn nė orėn 12:00, duke ndėrtuar pallatin e shtėpisė sė tij me kontribut vullnetar. Nė 1979 gjithēka pėrfundoi dhe ai mori ēelėsat, ndėrsa shkoi nė Holandė nė kampionatin botėror tė ēiklizmit.

Edhe punėtor tek Ndėrtimet Ushtarake, edhe kontribut vullnetar pėr banesė, edhe ēiklist, edhe kryefamiljar. Ndoshta, tė gjitha kėto e lodhėn derisa e la sportin, pa u ndjerė i shpėrblyer. Nuk i hynin nė sy 130 lekė tė vjetra nė ditė qė kishte trajtim, ndėrsa ishin 250 lekė nė 3 vitet qė doli kampion. Nuk ishin aq pak, por ai donte mė shumė njė identitet, njė vend pune qė t’i pėlqente sesa disa lekė mė shumė nė moshėn e rinisė dhe ēiklizmit.

Jeta ėshtė treguar edhe e mirė, edhe e keqe me tė. Ka vuajtur nė shumė mėnyra, ndėrsa periudhėn mė tė artė mban mend fėmijėrinė nė fillim tė viteve 60-tė, kur babai ende kishte makinėn e tij Skoda. Njė aksident me motor e rėndoi jo pak disa vite mė parė, por tashmė gjithēka ka kaluar. Agron Tafilica ėshtė padyshim nė atė pjesėn shumė tė mirė tė sportit, shumė njerėzore dhe tė ndershme. I kujton dhe i takon me shumė mall shokėt e dikurshėm, jo vetėm nė Tiranė, ndėrsa pavarėsisht pakėnaqėsive pėr pagesėn e vogėl, nuk dėshiron tė herė dorė kurrė nga ndjekja nga prapa e garave tė sotme tė ēiklizmit. Ai nuk mundet qė tė dalė nga vetja. Kurrsesi, tani nė moshėn 60-vjeēare.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket