Kulture

Fuqia e realitetit

Historitė e gjashtė personazheve realė tė rrėfyer nga letėrsia. Dramat e Edi Luarasit, Maja Luarasit e Maks Velos, kujtimet e fėmijėrisė sė Margarita Kristidhit dhe dashuritė e Kel Kodhelit e Anida Takes tė treguara nga Arta Marku. Por jo si gazetare...
Nga Alida Cenaj
Nuk ka nevojė tė rrėmosh shumė nėpėr fantazi pėr tė prodhuar njė vepėr tė mirė letrare. Aq mė pak kur autori ėshtė gazetar dhe historitė, nga ato qė qėndrojnė mbi trillimin mirėfilli, i ndesh ēdo ditė. Arta Marku tė paktėn, gazetare e kulturės qė nė vitin 1993 e pėrkthyese, vėshtirė tė kishte gjetur subjekte mė tė mira pėr tregimet e veta sesa historitė e vėrteta njerėzore tė disa personazheve tė njohur pėr tė gjithė. Nuk u ka ndryshuar as emrat e as fatet. Vetėm sa i ka lėmuar me artin e bukur tė tė shkruarit dramėm e Edi Luarasit, Maks Velos e Maja Luarasit, historinė dėshmi tė Margarita Kristidhit dhe dashuritė e bukura tė Kel Kodhelit e Anida Takes. Pėr tė dhėnė nė fund gjashtė tregime tė pėrmbledhura nė titullin “Kthinat e kujtesės”, botim i Ombra GVG. Njė rrugėtim ndėr vite tė largėta kur presioni mbi aktoren e bukur Luarasi pėr t’u divorcuar nga burri pas dėnimit tė tij, pėrcjell trille dhe tė vėrteta; kur Maks Velo rrėmonte tė gjente nė bodrumin e shtėpisė mbetjet e fajeve kurrė tė kryera ose merakun e pashuar tė Kel Kodhelit pėr tė dashurėn e bukur romane. Pėrjetime tė rrėfyera prej vetė atyre e mė pas tė pėrthyera sipas ndjesive tė gazetares. Me kėto gjashte tregime ėshtė prezantuar pėr herė tė parė Arta Marku, kėsaj radhe si shkrimtare. Njė rrugėtim nė kohė, ku edhe ata qė i dinė e i njohin mirė personazhet nė fjalė, vėshtirė ta ndjanė trillin nga realiteti, tė kuptojnė se ku mbaron gazetaria e ku fillon letėrsia, e tė ngecen mes shijes sė mirė tė njė vepre tė shkruar bukur, me dėshirėn pėr tė lexuar akoma mė shumė, edhe pasi tregimet mbarojnė. Ndoshta sepse, siē thotė Marku nė kėtė intervistė pėr Klan, “ngjarjet tė cilave iu referova e kishin fuqinė brenda”. Fuqi brengash, dhimbjesh, tė vėrtetash e pasionesh. Tė mbėrthyera nė kthinat e njė kujtese qė qoftė edhe kėshtu, e ndalur nė detajet mė tė imėta, pėrcjellin, njėsoj sa ndodhitė e vėrteta, shumė emocion.



-Libri i parė dhe guxoni me tregime. Pse histori reale dhe personazhe realė dhe jo disa tregime letrare me personazhe tė trilluar?

Sepse shpesh realiteti ia kalon trillimit. E sa herė ėshtė kėshtu, si material letėrsie ai vjen i gatshėm. Mė vjen nė mendje Varlam Salamovi. Libri i tij “Tregimet e Kolimės” - ku bėhet fjalė pėr mbijetesėn nė gulag, mes kėnetave dhe akujve ku vera ishte vetėm njė muaj dhe dimrit tė tejzgjatur temperaturat shkonin deri nė 60 gradė nėn zero - ishte rrėfim pėr realitetin. Diku ai ka thėnė se trillimi ishte i panevojshėm, pikėrisht sepse realiteti qė kishte pėr tė rrėfyer ishte mė i fuqishėm se ēdo lloj trillimi. Padyshim, ai ka rrėfyer ngjarje tė jashtėzakonshme, vėshtirė tė krahasueshme, dhe nuk kam aspak qėllim tė bėj njė krahasim historish apo subjektesh. Unė nuk kam shkruar pėr gulagėt e ish Bashkimit Sovjetik e as pėr ngjarje me fuqinė e tyre. E megjithatė dua tė them se ngjarjet tė cilave iu referova e kishin fuqinė brenda. Ishin disa histori reale tė personazheve realė, qė mund tė qėndrojnė mbi trillimin e mirėfilltė. Tė tilla i kam perceptuar sapo kam rėnė nė kontakt me to.

-Janė tė gjitha histori relativisht tė njohura pėr lexuesin, ėshtė shkruar pėr ta. Ku mbaron e vėrteta e ku fillon fiksioni nė kėto tregime?

Ēdo shkrim ka vulėn e autorit tė shkrimit. Sėrish dua tė bėj njė krahasim duke pasur parasysh gjithnjė faktin se ēdo krahasim ēalon. Ėshtė shkruar pėr kampet naziste tė pėrqėndrimit porse Imre Kertesz e mori Nobelin pėr librin e mrekullueshėm tė jetės sė vet nė ato kampe “Romani i njė tė pafati”, nė vitin 2002, teksa historitė e asaj kohe e atyre vendeve ishin mėse tė njohura. Ėshtė shkruar pėr kampet e Spaēit, tė Qafė Barit e kampet tė tjera nė Shqipėri, por librat e Visar Zhitit “Rrugėt e Ferrit” dhe “Ferri ėshtė i ēarė” janė njė shenjė e rėndėsishme nė bibliotekat e librit shqip. Ka shkruar Maks Velo letėrsi tė mirėfilltė dhe libra autobiografikė pėr jetėn e tij si i dėnuar, porse tregimi “Piktura e djegur” nė librin “Kthinat e kujtesės”, besoj se ėshtė nė njė kėndvėshtrim tjetėr. Dua tė them me kėtė se ēdo shkrim ėshtė i ndryshėm nga tjetri edhe kur argumenti pėr tė cilin shkruhet ėshtė i njėjti. Unė vetė kam shkruar pėr kėta personazhe edhe artikujt e gazetės a tė revistės, edhe tregimet. Por besoj se janė dy raste qė nuk pėrjashtojnė njėri- tjetrin, aq mė pak e konsumojnė. Sa pėr tė vėrtetėn dhe trillimin, ato janė tė gėrshetuara. Mes tė tjerash, edhe ky gėrshetim e bėn tė ndryshme pėrmbajtjen e librit nga artikujt e botuar nė njė tė pėrditshme a tė pėrmuajshme.

-Besoj se personazhet duhet tė ta kenė marrė librin ndėrkohė. Cili ka qenė reagimi i tyre pėr historitė e vetė jetės sė tyre, subjekte tė njė krijimi letrar?

Qysh nė fillim, kam bėrė njė zgjedhje, ndoshta, tė ndryshme nga e zakonshmja. Mė sė shumti, kur shkruhen histori reale apo njerėz realė shndėrrohen nė personazhe librash, ende pa filluar libri bie nė sy shėnimi: ēdo pėrkim me realitetin ėshtė i rastit. Ndėrsa pėrkimet e mia nuk janė aspak tė rastit. Madje personazhet e librit identifikohen qysh nė krye tė herės. E megjithatė ato tregime nuk janė shkruar pėr personazhet, edhe pse zgjedhja ime paraprake pėr t’i identifikuar ata nėnkupton njė vlerėsim dhe konsideratė tė padiskutueshme ndaj njerėzve dhe jetėve tė tyre tė cilave u jam referuar. Ēfarė ka rėndėsi ėshtė reagimi i lexuesit, tek aftėsia e tė cilit pėr tė dalė mbi kureshtjen pėr tė mėsuar diēka apo shumėēka pėr njė person publik apo njė tjetėr, besoj. E kam fjalėn pėr lexuesin qė krijon me librin njė marrėdhėnie tė pavarur nga njohja paraprake me personazhin, tė pavarur nga dėshira pėr njohur personazhin pėr tė cilin shkruhet, apo jetėn tė cilės mund t’i jetė referuar kryekreje gjithsecila pjesėz letrare... Tek e fundit jetėt e kėtyre 6 personazheve realė pėrkojnė nė shumė pika me jetė njerėzish anonimė qė, sikurse tė njohurit, kanė jetuar nė tė njėjtin vend, nė tė njėjtėn kohė, kanė qenė pjesė e tė njėjtit realitet apo mendėsi. Sa njerėz qė nuk i njohim, kanė kaluar nėpėr kalvaret e dėnimeve; e kanė parė vetėn nė prag tė dyerve tė burgut; janė pėrpjekur tė fshehin “gjurmė” komprometuese; u janė kėrkuar divorce tė padėshiruara prej atyre vetė... sa njerėz kanė histori dashurish tė jashtėzakonshme edhe pse protagonistėt ne nuk i njohim... Tregimet janė pėr tė gjithė ata. Libri nuk ėshtė biografi, por letėrsi pėr tė cilėn mė kanė shėrbyer disa tė dhėna biografike.

-Ka plot raste nė botė qė gazetarė, me emėr ose jo janė shndėrruar nė shkrimtarė, edhe best seller. Sa ėshtė gazetaria njė lėmė qė mund tė prodhojė shkrimtarė tė mirė?

Gazetaria ėshtė njė lėmė qė mund tė prodhojė shkrimtarė. Mjaft tė kthejmė sytė nė njė tė ardhme tė largėt apo tė afėrt pėr ta vėrtetuar kėtė. Sepse gazetaria ofron njė lėndė tė parė tė jashtėzakonshme, qė mund tė pėrpunohet dhe tė shndėrrohet nė letėrsi. Dhe kėtu nuk e kam fjalėn vetėm pėr gazetarė qė i drejtohen nė njė ēast a tjetėr letėrsisė, pėr t’i shndėrruar subjektet e shkrimeve tyre, por edhe pėr jogazetarė tė cilėt jo rrallė ka ndodhur t’i referohen shtypit prej nga kanė nxjerrė fara qė mė pas janė ngjizur e kanė bėrė vepra letrare.

-Dhe kur njė gazetar mund tė jetė gati pėr tė shkruar njė roman ose tregime?

Sigurisht qė nuk ka receta. Ka njė kohė kur ėshtė gati lėnda qė ofron gazetaria pėr t’u shndėrruar nė letėrsi. Ka njė kohė vetjake tė njeriut qė vendos ta bėjė kėtė kapėrcim. Ka njė kohė tė ngacmimit tė brendshėm qė e ēon dikė drejt mendimit pėr tė shkuar diēka nė njė formė apo nė njė tjetėr.

-Keni zgjedhur simbolikėn pėr kopertinėn e librit, njė varėse rrobash, njė kėmishė e djegur nga hekuri nė njė cep. A ka njė domethėnie tė veēantė?

Kopertina, njė ide shumė interesante e botuesit, i cili ėshtė edhe realizuesi, vizualisht ka dashur tė luajė me dy simbole. E shkuara dhe gjurmėt e saj: Nė krye tė kopertinės qėndron njė varėse e zbrazur, te zbrazėtia e sė cilės qėndron domethėnia. Aty janė tė gjitha veshjet e varura njėra pas tjetrės e kohė pas kohe, e qė janė hequr mė pas pėr tė mbetur veēse virtualisht. I takojnė tė shkuarės. Varėsja e vjetėr, nga ato qė nuk i gjen mė nė shtėpitė tona, ėshtė zgjedhur qėllimisht pėr tė treguar shtresėzimet e kohėve. Pastaj ėshtė kėmisha me njollėn e hekurit, qė nuk ėshtė e varur nė varėse, por qėndron e shkėputur prej saj. Ajo tjetėrēka simbolizon. Tregimi i parė i renditur nė libėr fillon pikėrisht me njė skenė tė tillė: Protagonistja hekuros dhe rroba digjet. Por kėmisha me njollėn e hekurit nuk ėshtė njė ilustrim kaq i drejtpėrdrejtė dhe i thjeshtė. Njolla e hekurit, ėshtė njė shenjė, nga ato qė mbeten pėrgjithmonė, e pashlyeshme. Ėshtė si tė thuash, njė moment i tė shkuarės, i ngulitur si njė tatuazh qė nuk e heq dot mė nga lėkura. E kėshtu janė edhe ato stacione tė jetės sė tė gjithė personazheve tė tregimeve tė mia tė cilat e theksoj, duan tė pėrgjithėsojnė mė shumė sesa tė tregojnė pėr individė tė caktuar. Me dy fjalė: luhet me tė shkuarėn qė nuk ėshtė mė dhe gjurmėt e pashlyeshme tė mbetura prej saj.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket