Kuriozitete

Tė tretėsh emocionet

Barku dhe psikika janė tė lidhura ngushtė: Ajo qė i ndodh secilės, ndikon menjėherė edhe tek tjetra. Por kush duhet t’i marrė vendimet? Rezulton se shpesh, kur vendos stomaku ėshtė mė mirė
Nga Margherita Zannoni
Tė thanė njė frazė qė “nuk e kapėrdive dot”? Para se tė shkosh nė zyrėn e shefit ke njė siklet nė stomak? Vendimet mė tė mira i merr barku dhe jo truri? Nė kėto mėnyra tė thėni, fshihet njė urtėsi e lashtė dhe njė ndjesi e pėrbashkėt qė ligjet e mjekėsisė psikosomatike po i studiojnė prej kohėsh. Dhe nuk ėshtė sekret se tani, edhe bota e kėrkimeve shkencore nuk rrudh mė buzėt ndaj kėsaj teorie. Janė disa studime serioze qė kanė dėshmuar se “truri ynė i dytė” ndodhet pikėrisht aty, tek barku. I gatshėm pėr tė lėshuar sinjale, tė menaxhojė e tresė emocione, e madje t’ja dėrgojė trurit, tė nuhasė atė ēka duam vėrtet dhe tė kushtėzojė sjelljen tonė. Ėshtė njė raport bashkėpunimi, qė gjithsesi ngre akoma pyetje pa pėrgjigje. Para sė gjithash: Po sikur tė jetė stomaku ai qė ndikon gjendjet tona emocionale, dhe jo e anasjellta?



Emocione fizike

Le t’ja nisim nga manifestimet fizike tė emocioneve. Fjala vjen, “fluturat nė stomak”. Kjo ndjesi i detyrohet rėnies sė fluksit tė gjakut tė aparatit tretės drejt muskujve, njė reagim qė e pėrgatit organizmin pėr t’u pėrballur me njė stres emotiv. Qoftė ai pozitiv apo negativ, dinamika ėshtė gjithmonė e njėjtė: Adrenalina shtohet, zemra dhe frymėmarrja pėrshpejtohen, ndėrkohė qė ngadalėsimi i prodhimit tė lėngjeve tė stomakut e ēon procesin e tretjes nė ndalim. Po tė mos i kishim kėto pėrjetime fizike, nuk do tė ndjeheshim aspak tė emocionuar. Majkėll D. Gershon, biolog qelizor nė Columbia University, ka studiuar pėr kohė tė gjatė raportin mes barkut dhe mendjes, duke formuluar madje edhe teorinė e “trurit tė dytė”: “Aparati ynė i rėndomtė tretės, ėshtė nė fakt mė intelektual se truri dhe mund tė ketė njė kapacitet emocional mė tė madh”. Sepse nga njėra anė i ndjen gjendjet tona mendore, e nga tjetra arrin edhe t’i kushtėzojė ato. “Personat qė ndjekin ndjesitė e barkut tė tyre, kanė njė siguri tė brendshme se zgjedhja qė kanė bėrė ėshtė ajo e sakta, pavarėsisht nga ēdo vlerėsim racional”, thotė Erman Majer, neurobiolog i universitetit tė Kalifornisė. Ėshtė ajo qė ne e quajmė intuitė, njė aftėsi qė bazohet nė mekanizma tė nėn-ndėrgjegjes dhe nė pėrvojat e kaluara. Nėse, pėr shembull, kemi bėrė mirė qė nuk i besuam dikujt pasi pėrjetuam disa ndjesi tė pakuptueshme, do tė jemi njėsoj skeptikė nė rastet e ngjashme, kur stomaku tė na dėrgojė tė njėjtat sinjale. “Nga ana tjetėr, disa studime tregojnė se ndjenjat negative si zemėrimi, frika, depresioni, ndjesia e pafuqisė dhe armiqėsisė lidhen me reagime tė ndryshme gastro-intestinale qė nė pjesė tė madhe, i dėrgojnė informacion trurit nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme”, konkludon Majer.

Me pak fjalė, shkencėtarėt po shfrytėzojnė tė gjitha armėt qė kanė nė dispozicion pėr tė arritur tė kuptojnė mekanizmat e intuitės dhe vendimeve “irracionale” qė marrim. Mund tė zbulojmė se matrica biologjike e subkoshiencės sonė, fshihet pikėrisht nė bark.



Tension…i barkut

Le tė kthehemi tek faktet dhe tek ato qė dimė. Tė flasim pėr fjalėn e stėrpėrdorur, stres, qė luan kaq shumė rol nė problemet e lidhura me aparatin tretės.

Stresi bėhet problem kur ėshtė shumė intensiv dhe i zgjatur nė kohė. Ndodh, fjala vjen, kur pėrjetohet njė eksperiencė qė kėrkon sforcime mė tė mėdha nga kapaciteti ynė, apo qė e perceptojmė si kėrcėnim. Siē shpjegon Xhovani Andrea Fava, docent i psikofiziologjisė klinike nė Universitetin e Bolonjės: “Ngjarje tė vogla tė ditės, sidomos ato nė sfondin e mjedisit tė punės ku flitet pėr probleme me kolegėt apo shefat, mund ta tejkalojnė ngarkesėn subjektive tė stresit qė njė person mendon se mund tė pėrballojė”. Dhe atėherė barku dėrgon sinjalet e alarmit: “Aktiviteti fiziologjik nuk mund tė kthehet nė nivelet e mėparshme dhe ai qė vuan mė shumė ėshtė sistemi gastro-enderik”. Shqetėsimet mė tė zakonshme qė mund tė rrjedhin nga kjo, janė irritimi i kolonės (dhimbje qė lidhet me diarrenė apo kapsllėkun), dispepsia funksionale (dhimbje e stomakut, rėndesė, fryrje apo ndjesi tė vjelli). Edhe pse nuk ekziston ndonjė shpjegim i saktėsuar i mekanizmave fiziologjikė qė hyjnė nė lojė nė kėso rastesh, ėshtė vėrtetuar se kėto pėrjetime lidhen shpesh me stresin, ankthin dhe depresionin. Janė situata qė tė gjithė i njohim, por qė jo gjithnjė arrijmė t’i pėrballojmė dhe mposhtim. Dhe nėse nuk gjejnė njė valvulė shkarkimi, kėto ndjesi na kthehen kundėr. “Ėshtė pikėrisht kjo qė u ndodh personave tė mbyllur, qė nuk ndajnė me tė tjerėt pėrjetimet e veta. Janė mė tė prirur pėr tė akumuluar tensionet, dhe pėr tė vuajtur pasoja edhe nė nivelin fizik”, shpjegon Fava.



Korrieri ėshtė ushqimi

Sipas Gershonit, rrjeti nervor i barkut tonė ėshtė i krahasueshėm me njė tru tė dytė, qė komunikon me “shefin” e vet. Njė dialog ky, qė kryhet pėrmes sistemit nervor autonom me gjuhėn e biokimisė. “Sasia e mesazheve qė barku i dėrgon trurit qėndror, ėshtė baraz me 90% tė kėmbimit total mes dy palėve”, thotė Gershon. Pėr shembull, studime tė kryera mbi kafshė kanė saktėsuar se nė kushtet e stresit, stomaku e shton prodhimin e grelinės, njė hormon qė pėrveēse stimulon urinė, redukton ankthin dhe depresionin. Grelina shkakton lėshimin e dopaminės nė tru, si nė mėnyrė direkte duke aktivizuar neuronet e qarqeve cerebrale tė kėnaqėsisė dhe plotėsimit; ashtu dhe nė mėnyrė indirekte, duke dėrguar sinjale pėrmes nervit X qė lidh aparatin tretės me trurin, me rezultat vendosjen e njė gjendjeje tė mirėqenies dhe qetėsimit. Por njėherėsh, na detyron tė kėrkojmė ngushėllim tek ushqimi.

Nėn stres, shumė njerėz ndryshojnė sjelljen e tyre ushqimore. Rreth 40% e tyre hanė mė shumė, 40% tė tjerė hanė mė pak. Por pavarėsisht nga kjo, pjesa dėrrmuese e individėve shton sasinė e atyre ushqimeve qė janė oreksndjellėse. Efektet janė tė qarta: Nėn stres, njeriu tenton tė shėndoshet. Kjo, sepse ushqimi nuk kėnaq vetėm urinė, por plotėson edhe nevojat psikologjike: Dikush ha pėr t’u qetėsuar, njė tjetėr pėr tė ngritur moralin, apo pėr tė stimuluar qendrat cerebrale tė kėnaqėsisė. Pra, asgjė e re?

Nė fakt, ka diēka tė re: Lukas Van Udenhove, gastroenderolog nė universitetin e Luvenit nė Belgjikė, ka zbuluar se tek humori nuk ndikon vetėm akti i tė ngrėnit nė vetvete. Tė njėjtin efekt shkakton edhe futja e ushqimit direkt nė aparatin tretės. Pėrmes njė sonde, ai injektoi njė solucion yndyrnash nė stomakėt e njė grupi vullnetarėsh, dhe pastaj tentoi tė kushtėzojė gjendjen e tyre shpirtėrore me muzikė dhe imazhe tė trishtueshme. Ata qė i kishin metabolizuar yndyrnat, u trishtuan shumė mė pak sesa subjektet qė nė vend tė yndyrnave, kishin marrė njė tretėsirė kripėrash. “Pėr herė tė parė demonstruam se ushqimi mund tė ndikojė nė reagimin cerebral ndaj emocioneve negative, nė mėnyrė krejt tė pandėrgjegjshme, mesa duket pėrmes aktivizimit tė nervit X me ndihmėn e kolecistokininės”, komenton Van Udenhove.

Nė fakt kolecistokinina ėshtė “hormoni i ngopjes”: Ai sekretohet nga duodeni pas njė vakti, sidomos kur yndyrnat janė proteinike. “Gjithēka qė hamė ndikon nė tru pėrmes boshtit nervor tru-stomak. Pėr shembull, ka patur raste personash depresivė pas njė diete tė varfėr me triptofan dhe acid folik, elemente qė ndihmojnė nė formimin e serotoninės, molekula e humorit tė mirė”, shpjegon Masimo Biondi, docent i psikiatrisė nė La Sapienza. Edhe omega 3 ka njė efekt antidepresiv: Popullatat bregdetare qė konsumojnė shumė peshk, kanė njė pėrqindje mė tė ulėt vetėvrasjesh. Ndėrkohė qė tė mbushėsh barkun me ėmbėlsira dhe fast food pėr tė ngritur moralin, tė ēon nė efektin e kundėrt, sepse yndyrnat e hidrogjenizuara shtojnė depresionin.



Buzėqesh me kos

Edhe bakteret intestinale duket se kanė njė rol tė dorės sė parė pėr shėndetin tonė psikik (dhe fizik padyshim). Nė maj 2000, nė Uolkerton tė Ontarios, rrjeti ujėsjellės bashkiak u infektua nga E.coli dhe campylobacter. Njė epidemi dizanterie bakteriale pllakosi mbi gjysmėn e banorėve nė zonės. Dy vjet mė pas, njė grup studiuesish kanadezė filloi tė vėzhgojė popullatėn: Ai qė kishte pasur asokohe shqetėsime gastrointestinale vuante mė shumė se tė tjerėt nga ankthi dhe depresioni. Studiuesit morėn parasysh edhe kėtė mundėsi: Po sikur fajin ta kishin bakteret? “Ka njė lidhje shumė tė ngushtė mes gastro-enderologjisė dhe gjendjeve psikiatrike”, shpjegon Stefėn Kollins nga universiteti McMaster (Kanada), i cili nė njė prej studimeve tė tij ka demonstruar se bakteret mund tė ndikojnė madje edhe tek personaliteti. Ai e kolonizoi aparatin tretės tė minjve, me baktere tė prejardhura nga minj tė tjerė me prirje tė ndryshme nga ata. Minjtė e “urtė” u bėnė mė tė guximshėm, ata mė agresivė u bėnė pasivė dhe tė tėrhequr. Tė njėjtin konkluzion nxorri njė eksperiment i universitetit tė Korkut, Irlandė: Minjtė e ushqyer me lactobacillus, njė bakter qė gjendet rėndom tek kosi, e ruanin mė shumė guximin se tė tjerėt, pėrballė ushtrimeve tė vėshtira. Shpjegimi: Bakterėt tretės ndikojnė nė prodhimin e neurotransmetuesve si serotonina, si nė stomak, ashtu dhe nė tru. Ja pėrse ndryshimi i florės intestinale mund ta modifikojė sjelljen tonė. Edhe tė dhėnat e para mbi njerėzit, thonė se probiotikėt mund ta pėrmirėsojnė humorin. Por studimet nė kėtė fushė janė ende nė fillim dhe jemi shumė larg pohimit se ngrėnia e njė tipi tė caktuar kosi, na qetėson mė shumė. Por mundėsia qė nga barku ynė tė varet cilėsia e qenies dhe sjelljes sonė, ofron njė fushė shumė interesante studimi. Deri aty sa shprehja, “ishte njė vendim qė e mori stomaku, jo unė”, mund tė bėhet njė justifikim shumė i vlefshėm.



Nga Focus



Gjykatėsi i uritur…

Nėse keni nė horizont njė provim, apo njė intervistė pune, bėni mirė tė shpresoni qė njeriu pėrballė tė ketė ngrėnė mirė. Njė studim i udhėhequr nga Jonathan Levav nga Columbia University ka analizuar mbi njėmijė vendime gjykatėsish, qė duhej tė vendosnin pėr lirinė me kusht tė tė burgosurve pėr sjellje tė mirė. Vendimet “pozitive” arrinin nė 65% pas ngrėnies sė drekės ose konsumimit tė “zemrės” paradite, pėr tė zbritur nė gati 0% tė vendimeve pozitive pėrpara ushqimit. Rezultati duket se konfirmon thėnien amerikane: Drejtėsia ėshtė ajo ēka gjykatėsi ka ngrėnė pėr mėngjes. Nė realitet, me stomakun plot njeriu ėshtė mė i predispozuar ndaj tjetrit.









Rastėsisht, njė ish kolonel i Zogut bėhet dėshmitar i paktit mes njw gjenerali anglez dhe Enver Hoxhės nė njė banesė tė Tiranės. Sekreti qė ai tregoi nė burg, pak para vdekjes, erdhi deri nė ditėt tona.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket