Personazh

Malet e thesarit

Tartufi njė kulturė pak e njohur nė Shqipėri. Informacionet e para pėr kėrpudhėn e ēmuar, kėrkimet e gabuara dhe zbulimi nė Divjakė. Pasioni i njė gjuetari dhe tregu i munguar shqiptar. Pėrpjekjet pėr ngritjen e njė biznesi dhe mungesa e legjislacionit
Nga Alida Cenaj
Siē thuhet, me kėtė punė bėhesh i pasur. Pėr tartufin ekzistojnė kaq shumė legjenda sa tė dėgjosh histori me kėrkues tė zhardhokut tė ēmuar, me siguri pret qė fundi tė jetė i lumtur. Nga ata me bereqet e para. Por Ylli Ristani tund kokėn pėr njė "jo" kategorike. Thuhet dhe pėrflitet ėshtė e vėrtetė, por tė paktėn nė Shqipėri zor se gjuetia e tartufit i jep fund problemeve ekonomike. Madje pėr 57 vjeēarin, njė nga tė paktėt, por edhe mė tė njohurit e kėtij "sporti", tartufi mė shumė i ka kushtuar sesa i ka sjellė fitime. Betohet se ėshtė e vėrtetė, sidomos po t'i nisė llogaritė qė nga mesvitet '90-tė kur dėgjoi pėr herė tė parė fjalėn tartuf dhe mori informacionin se mund tė gjendej edhe nė Shqipėri. Nė atė kohė nisi gjuetia e tartufit, e ndjellė nga njė letėr. Asokohe pakkush ose, mė mirė, askush nuk e dinte ekzistencėn e tartufit nė Shqipėri. Pėrveē Yllit, tė cilit i mbėrriti njė letėr nga i kunati. Ky i fundit, i ikur qė herėt nga vendlindja, kuzhinier me emėr e famė pėrtej detit, i shkruante gjerė e gjatė pėr llojin e kėrpudhės sė ēmuar. Informacione, detaje, ēmime dhe mbi tė gjitha sekretin e madh: Tartufi gjendej nė Shqipėri. Mjaftonte ta kėrkonte me kujdes, tė zbulonte hartėn ku ishte mė shumė i pėrqėndruar dhe e siguronte se mund tė niste kėshtu njė punė tė mbarė e me bereqet. Nga eksperienca i kunati e dinte se njė pjatė e gatuar me salcė tartufi kėrkohej dhe paguhej mirė, e dinte gjithashte se restorantet e fisme e ofronin edhe tė freskėt, por kundrejt faturash tė kripura; bėhej fjalė pėr njė kėrpudhė dhe Shqipėria si vend mesdhetar ishte e bekuar nga Zoti: e kishte me bollėk. Vetėm se, ndoshta prej entuziazmit, edhe i kunati i gjuetarit nuk e dinte se informacionet i kishte jo tė gjitha tė sakta e mbi tė gjitha jo edhe aq orientuese pėr pritėsin e letrės, i apasionuar pas gjuetisė dhe sporteve. Italianėt e kishin specialitet, por informacionin pėr tė nuk e shisnin kollaj.

Ylli Ristani kthehet mendueshėm pas nė ato vite. Edhe pse pas kaq shumė kohėsh, hidhėrohet akoma kur kujton gjithė ata muaj tė tėrė kėrkimesh pėr tė gjetur diēka qė jo vetėm nuk e njihte mirė ēfarė ishte, por edhe e ngatėrroi aq shpesh, sa ndonjėherė mendonte se ky do tė ishte njė mundim i kotė. Pendohej e mė pas i rikthehej maleve. Herė gjente zhardhokė qė i dukeshin si tartuf e herė kthehej nė shtėpi duarbosh. “Veēse duhet tė jesh pak “psikopat” tė merresh me kėtė punė, me beso. Jo kushdo mund ta bėjė. Do shumė pasion, kėmbėngulje, durim, do forcė fizike”. Nuk duket t’i mungojnė asnjėra prej kėtyre gjuetarit tė tartufit. Ylli ėshtė 57 vjeē, por asgjė nuk tė bėn ta besosh kėtė. Fizik atleti, i apasionuar pas gjuetisė (pasion i trashėguar nga i ati), ish notar me emėr, ai duket se i plotėson pėr bukuri kriteret pėr t’iu ngjitur majave, siē tregon, nė kėrkim tė kėrpudhės sė ēmuar. Pėr ditė tė tėra, pėrgjatė gjithė vitit. Nėpėr lartėsi e male ku kėrkimi nuk ėshtė edhe aq shėtitje nė ajėr tė pastėr. Noti i ka dhėnė fizikun, ndėrsa pasioni pėr gjuetinė, durimin. "Ndaj dhe nuk hoqa dorė. Mė ndodhte tė kthehesha duarbosh ose edhe plot. Por kur vija nė shtėpi e kuptoja se nė fakt nuk kisha gjetur asgjė. Se kisha mbledhur plot kėrpudha, por asnjėra prej tyre nuk ishte tartuf. Ka zgjatur shumė muaj ky stėrmundim". Tregon, me tė birin nė krah, i cili e mbėshtet herė me ndonjė saktėsim pėr kohėn e kėrkimeve tė para, e herė pėr llojet mė tė preferuara tė tartufit. Sepse nė fakt, ky i fundit ėshtė edhe specialitetit i tij. Enea, ndryshe nga sa mund ta mendosh kur i takon pėr herė tė parė, nuk ėshtė pjesė e ekspeditave tė gjata dhe tė mundimshme tė Yllit. I ati ka vendosur kėshtu. Prej njė meraku prindėror qė i biri tė mos rrezikojė, por edhe pak pėr ēėshtje vullneti, Enea ėshtė zgjedhur pėr punėt e menaxhimit. Pėr gjueti Ylli del me tė vėllanė, Panajotin, ose nipin. Dhe shumė mė shpesh vetėm. Sepse nga vitet kur tartufi nuk njihej, ose nga ajo letra e famshme e kunatit ka kaluar shumė kohė. Pėr hir tė njė tjetėr rastėsie, Ylli jo vetėm qė u bė njė njohės i shkėlqyer i kėrpudhės, por ėshtė edhe njė prej shumė pak shqiptarėve qė e gjejnė e qė sot mundohen tė sigurojnė njė treg pėr tartufin shqiptar.



“Letra shėrbeu si pikėnisje, por mė shumė u dezinformova prej saj sepse edhe im kunat nuk i dinte tė gjitha sekretet. Askush nuk ia tregonte as atij. Nga ana tjetėr italianėt kanė kėrkuar shumė kohė para nesh tartuf nė Shqipėri. E njohin mirė dhe ia dinė vlerat. Nėn petkun e gjuetarėve kanė kėrkuar pėr shumė vite, dhe si tė tillė sigurisht qė nuk jepnin informacion tė saktė”, thotė Ylli. Ndaj dhe ai, nė fillim, i orientuar gabim, i hyri qorrazi kėsaj pune. Filloi kėrkime dhe gjente zhardhokė qė as i afroheshin atij tė vėrtetit. Mblidhte dhe zhgėnjehej, pėr shumė e shumė muaj, gati-gati vite. Dhe pikėrisht kur mendoi tė hiqte dorė, rastėsia e pėrballi me njė italian nga Umbria. “Ishte grumbullues qė furnizonte restorantet me tartuf”. Ai ia tregoi sekretet ose mė saktė informacionin se ē’pamje kishte e si gjendej tartufi. Ai i solli edhe dy kokrra me tė cilat Ylli mėsoi qenin, i cili ėshtė gjuetari i vėrtetė i kėrpudhės sė njohur.

“Ekzistojnė rreth 50-60 lloje tartufi”, shpjegon ai, “por jo tė gjithė janė tė konsumueshėm. Tė tillė janė vetėm 9 lloje, katėr nga tė cilėt janė mė tė dėgjuarit”. Ose mė tė kėrkuarit nė treg. Bėhet fjalė pėr tartufin e zi (Melanosporum Vitt.), i quajtur ndryshe ari i zi, i cili gjendet nė periudhėn dhjetor-mars; ėshtė tartufi i bardhė (Magnatum Pico), mė i shtrenjti nga tė gjitha llojet (ēmimi i tij mund tė arrijė edhe nė 7000 euro kilogrami), ai pėr tė cilin qarkullojnė shumė legjenda shitjesh me vlera stratosferike. Tartufi i bardhė gjendet nė periudhėn shtator-dhjetor. “Por vitet e fundit ka pasur rėnie tė ēmimit edhe pėr tartufin e bardhė”, vazhdon tė shpjegojė Ylli. Ēmimi varion nga madhėsia e kokrrės.

Pikėrisht kėtu hyjnė nė lojė ato qė tregohen pėr shifra shumė tė mėdha shitjesh. "Kokrra mė e veēantė e shitur deri mė sot nė njė ankand ka kapur vlerėn e 330 mijė dollarėve. Por duhet tė kuptohemi, kėto nuk janė ngjarje qė ndodhin ēdo ditė, ky ka qenė vetėm njė rast dhe ėshtė blerė nga njė koleksionist. Njerėzit duke dėgjuar histori tė tilla mendojnė se me tartufin bėhet nami, se fitimi ėshtė i jashtėzakonshėm, se kėrkimi dhe shitja e tij tė bėn tė pasur”. Kur nė fakt, sipas Yllit, nuk ėshtė kėshtu. Sepse jo gjithmonė tė ndodh tė gjesh njė kokėrr gjigande e cila pėrfundon nė ankand. Pėrkundrazi. Kėrkimi ėshtė stėrmundim mė vete, po aq sa gjetja e tregut tė shitjes sė tartufit. Tė paktėn nė njė vend si Shqipėria, ku shumica e restoranteve qė e pėrdorin, preferojnė ta blejnė tė konservuar nga supermarketi.

“Ndėrkaq ka edhe dy lloje tė tjera tartufi qė pėrdoren, mė pak se dy tė parėt, ai qė quhet Bianchetto ose tartufi i marsit (Borchii Vitt.), dhe i ziu i verės (Aestivum Vitt)”, shton Ylli.

Sa pėr vendet ku gjendet, edhe kjo ėshtė peripeci mė vete. Sepse harta ėshtė aq e gjerė dhe zonat kaq tė pėrhapura sa ka raste kur duhen ditė tė tėra pėr pėr zbuluar nga dheu disa kokrra tė vogla, qė nė pamje tė parė vėshtirė tė ta mbushin mendjen se kushtojnė aq shumė.

Ndaj dhe rutina e Yllit ėshtė zgjimi nė orėt e para tė mėngjesit dhe nisja pėr rrugė, para se dita tė gdhijė. Shoqėrues ka vetėm qenin, Keti, (jo edhe aq miqėsor me vizitorėt), atij tė cilit i takon edhe merita e zbulimit tė zardhokėve, tė cilit i pėlqen tė rritet nėpėr rrėnjėt e pemėve. Nuhatja e qenit (stėrvitja e tij ėshtė art mė vete) e drejton aty ku mund tė ketė tartuf, zakonisht nė rrėnjėt e pemėve tė larta. Jo mė kot specialisti e quan tartufin njė parazit qė ushqehet nga rrėnjėt e pemėve. Pastaj harta e udhėtimit dhe kėrkimit, vėshtirė tė jetė e pėrqėndruar nė njė zonė tė vetme. Ylli ka kėrkuar kudo, ka bredhur shkrepa e male, nė veri e nė jug. Shtrirja gjeografike ia ka lejuar kėtė luks Shqipėrisė. Fjala vjen tartufi i bardhė, ai mė i ēmuari gjendet nė njė lartėsi qė varion nga 100 nė 700 metra lartėsi nga niveli i detit. Njė zonė e gjerė kėrkimi, e cila mund tė jetė kudo. Pėr ta gjetur duhet pak fat dhe shumė durim. Tartufi i zi, ai i periudhės dhjetor-mars preferon tė jetojė nė lartėsi nga 100-1000 metėr nga niveli i detit dhe ēmimi i tij varion nga 3000-4000 euro kilogrami. Por zakonisht tregu i gjendet pėr rreth 1600 euro. “Ndryshe nga tartufi i bardhė, i ziu preferon terrenin e thatė gėlqeror, gurishtor dhe diellor”, thotė Ylli.

Pastaj nė radhė vjen Bianchetto i cili shitet pėr 300-400 euro kilogrami dhe qė gjendet nėpėr pyje, poshtė lisave, pishave, lajthive apo dushqeve. Tartufi i zi i verės ėshtė mė i liri nga tė katėr llojet qė kėrkohen mė shumė dhe gjendet nė tė njėjtat lartėsi e kushte si ari i zi.



“Por duhet tė kuptoni se nuk ėshtė kaq e thjeshtė tė gjendet e nuk mund tė mbledhėsh kurrė as sasi tė mėdha sa tė justifikosh legjendat qė thuhen. Ndodh tė kėrkosh pėr ditė e javė tė tėra e tė mos gjesh asnjė kokėrr”, tregon Ylli. Por ndodh ta gjesh edhe aty ku ndoshta nuk e pret. Siē ka ndodhur me tė ditėn kur gjeti kokrrėn e parė, nė Divjakė. “Ishte njė emocion i jashtėzakonshėm. Ishin kokrra tė mbetura pas gjuetisė sė italianėve, i llojit Bianchetto, rreth 300 gramė”, thotė duke shtuar se pikėrisht kėtu nis faza e dytė e mundimeve pėr tartufin. Gjetja ėshtė e para, ndėrsa ruatja e dyta. Sepse si ēdo lloj zhardhoku, edhe tartufi nuk jeton mė shumė se dy javė. Praktika e zakonshme e Yllit ėshtė qė pasi e gjen e mbėshtjell me letėr thithėse dhe pasi e pastron me ujė e furēė e lė tė mbėshtjellė (e ndėrron disa herė letrėn) nėpėr kavanozė. Me kėtė rast mund tė shijohet edhe aroma, pėr tė cilin tartufi ėshtė kaq i famshėm (secili prej llojeve ka aromėn dhe veēantinė e tij ushqyese).

“Kėtu nis njė tjetėr problem nė fakt”, thotė Ylli. “Sepse nėse italianėt e kanė trashėguar traditėn e gjetjes dhe pėrdorimit tė tartufit ne e kemi nisur nga fillimi. Na ka ndodhur shumė shpesh tė na kalben edhe ata zhardhokė qė gjeja, pa mundur as t’i pėrdorim e as t’i shesim”. Sigurisht me kalimin e kohės Ylli filloi t’i mėsonte edhe sekretet, siē ėshtė konservimi pas 12 ose 15 ditėsh, aq sa tartufi mund tė jetojė nė gjendje natyrale. Mėsoi se tartufi qė gjente me aq mundim mund tė konservohej edhe nė oriz, nė vaj, nė akull ose nė qese pa ajėr (sotto vuoto) dhe nė njė rast akoma mė tė mirė, tė konsumohej nė shtėpi, pse jo edhe ēdo ditė.

"Ajo qė di tė tė them me siguri ėshtė se kjo punė me ka kushtuar shumė. Kam shpenzuar tepėr pėrgjatė kėtyre viteve dhe ėshtė vetėm pasioni ai qė mė shtyn e qė nuk mė lejon tė heq dorė”, thotė Ylli. Ėshtė edhe shija e mirė nė tė ngrėnė e tartufit. Familja e tij tanimė e ka traditė: Tė paktėn ēdo darkė njė copėz e vogėl buke e thekur e lyer me tartuf, nuk ka tė paguar pėr shijen dhe shėndetin.

Vetėm njė gjė nuk po shkon siē duhet pas kaq shumė vitesh kėrkimit tė tartufit: Tregu. Italianėt e kanė traditė dhe jo mė kot, tė maskuar ose jo, kanė kėrkuar nėpėr pyjet tona. Pėrtej detit, dhe jo vetėm, tartufit ia dinė vlerat ndaj dhe e paguajnė kaq shumė. Por nuk vlen pėr fare kjo pėr Shqipėrinė. Sepse kėtu edhe ata restorante qė mund ta shėrbejnė preferojnė ta blejnė tė konservuar nėpėr supermarkete. Pėr mungesė kulture pėrdorimi, ose pėr efekt ēmimi, Ylli deri tani mė shumė e ka shijuar nė shtėpi kėrpudhėn e ēmuar sesa ka fituar para (e aq mė pak bėrė i pasur) prej saj.

“Le tė themi qė ka filluar tė lėvizė diēka, por sigurisht qė kėtu nuk ka interes pėr tartufin siē mund tė ketė nė Itali pėr shembull. Restorantet ende nuk ia dinė vlerėn pėrdorimit tė tartufit tė freskėt, ndaj mė shumė ka interes individual pėr tė: Njerėz qė e kėrkojnė tė konsumojnė njė salcė me tė paktėn 40-50 pėr qind tartuf”. Dhe meqė tregun nuk ka fuqi ta ndryshojė Ylli dhe Enea kanė gjetur njė tjetėr formulė. Gjithnjė prej orientimeve tė kunatit e prodhojnė vetė salcėn me tartuf tė freskėt. E paketojnė nė kavanozė tė vegjėl dhe, siē thotė Ylli, kushdo qė e provon njė herė e kėrkon pėrsėri. Sa pa hiē, tregtia mė shumė e reklamuar nė rrjetet sociale, ėshtė e kėnaqshme. "Kemi faqen tonė nė Facebook, Tartuf Albania-Tiranė", thotė Enea, duke saktėsuar se kjo ėshtė fusha e tij e veprimit. "Ka funksionuar sado qė kjo punė kėshtu as qė krahasohet me tregtinė e vėrtetė". E cila zor se do tė shohė kohė tė mira pėr aq kohė sa edhe ligjet nuk parashikojnė ngritjen e strukturave specifike sa i takon tartufit. Puna dhe praktika e ka drejtuar Yllin edhe nė kėrkim tė njė licence dhe ngritjes sė njė pune e biznesi tė mirėfilltė, por meqė ka mungesa ligjore, pyetje pa pėrgjigje e tė tjera andralla, deri tani nuk ia ka dalė. “Por shpresoj se njė ditė do tė zgjidhen me ligj kėto probleme", thotė Ylli, pa dashur t'i hyjė edhe mė thellė kėsaj pune. Fundja edhe sikur tė kishte ligje, tregu ende nuk i ka vendosur rregullat e veta. Sepse pėr tartufin flitet, por nė Shqipėri ende askush nuk e ka marrė seriozisht. Prandaj, deri kur tė ndodhė kjo, Ylli Ristani do tė vazhdojė tė zgjohet shumė herėt nė mėngjes e bashkė me Ketin t’i ngjitet maleve. Krejt i vetėm do tė gėrmojė nėpėr rrėnjė pemėsh tė larta me shpresėn se do tė zbulojė tartuf. Dhe me ėndrrėn se ndoshta kėshtu do tė nisė edhe tradita e e gjetjes sė tij. Pėrderisa tė huajt e kanė shijuar para nesh, vazhdojnė ta kėrkojnė dhe japin shumė para pėr tė, me shumė gjasė, tartufit do t'i vijė dita edhe nė Shqipėri.



Me "qumėsht" tartufi

Keti nuk ėshtė shumė miqėsor me tė tjerėt. I bindet vetėm tė zotit e nėse gabimisht i hyn nė territorin e vet, nuk ėshtė pėr fare njė qenush i butė dhe i ėmbėl. Ama nėse Ylli i vė para hundės njė copėz tė vogėl tartufi, ndryshon menjėherė, tund bishtin dhe kėrkon nėpėr rrėnjė pemėsh aq me shpejtėsi sa ėshtė shumė e vėshtirė ta ndjekėsh. "Sepse ėshtė stėrvitur pėr kėtė punė", thotė Ylli ndėrsa mundohet ta qetėsojė. Nė fakt njė herė e njė kohė fronin e nuhatėsit tė tartufit e mbante derri, por sot pėr gjuetinė e tij, mė shumė pėrdoret qeni. Mund tė jetė i racės labrador, qen gjahu ose ēfarėdo tjetėr, boll tė jetė i mėsuar qė nė lindje. "Pėr ta bėrė njė gjuetar tė mirė tė tartufit qeni mėsohet me erėn e tij qė nė ditėt e para tė lindjes", thotė Ylli. "Kur pi qumėshtin e nėnės e vėmė tė nuhasė aromėn e tartufit, ose kur ka vetėm pak orė qė ka lindur, i hedh pluhur tartufi nė njė rrjetė, tė cilėn ia mbėshtjellim rreth hundės. Kėshtu kėlyshi ushqehet duke thithur edhe aromėn e tartufit nė tė njėjtėn kohė". Dhe pastaj kur rritet sa Keti, mund tė quhet i specializuar ose gjuetari i vėrtetė i tartufit.



Rekordet

Ēmimi rekord i paguar pėr njė zhardhok tė vetėm tė bardhė, ėshtė paguar nė dhjetor tė vitit 2007, kur Stanley Ho pagoi 330 mijė dollarė pėr njė mostėr qė peshonte 1.5 kilogramė, e zbuluar nga Luciano Savini dhe qeni i tij Rokso. Gjithashtu nė njė tjetėr rast, njė tjetėr tartuf i madh u gjend nė afėrsi tė Pizės dhe u shit nė njė ankand tė mbajtur nė tė njėjtėn kohė nė Macau, Hong Kong dhe Firence. Blerėsi ishte sėrish Ho, i cili pagoi 330 mijė dollarė pėr tartufin qė peshonte rreth 1 kilogram. Ngjarja mban datėn 27 nėntor 2010.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket