Dritare

Estetika e preshit

Ka pasur edhe mė parė simbole tė ndryshme adoptuar nga udhėheqės, udhėheqės shpirtėrorė, rebelė apo qeverisės…mė i shpeshtė ndoshta, ėshtė karafili. Shumėkujt mund ti kujtohet Revolucioni luzitan i karafilave. Duket se vendit tonė mė mirė i pėrshtaten simbole si preshi
Nga Andi Qinami
Shkruhej para disa ditėsh se dikush ishte ngritur pėr tė rrėzuar shtatoren e Ahmet Zogut, (akoma pėr disa, i vetėshpalluri) mbretit tė shqiptarėve, duke marrė pėrsipėr pa tė keq autorėsinė e veprimit, e dikush tjetėr u kishte kujtuar ndėrgjegjeve, se ekzistenca e disa forcave tė caktuara politike duhet tė ndalohet me ligj.

Mė erdhi ndėrmend menjėherė se si nja dy muaj mė parė po i njėjti monument, ishte stolisur me njė tufėz preshi (perime qė, nė sajė tė aromės sė saj tė veēantė, gjen pėrdorim rėndom nė kuzhinėn e thjeshtė dhe popullore por edhe nė gastronominė mė tė rafinuar). Gjesti nuk ishte tamam njė homazh ndaj figurės sė Zogut, imazhi i tė cilit mė ėshtė ngulitur fort mirė, sidomos nė njė foto nga e kaluara nė tė cilėn ndesha teksa hulumtoja nė rrjet. Komplet doppio petto pa kohė, kravatė fantazi dhe njė pochette mė tė gėzueshme, e gjitha nėn njė kapele panama. Nuk po ndalemi kėtė herė mbi zonjėn fisnike nė krah.

Kjo figurė komplekse, qė aq mirė njihte Shqipėrinė dhe shqiptarėt, qoftė edhe vetėm pėr stilin me tė cilin u preokupua tė paraqiste regjencėn shqiptare nė mė shumė se njė rast, meriton tė njihet mė gjerė e mė mirė sidomos nga ata qė dėgjojnė vetėm njė daulle, dhe e njohin vetėm si arrivist, rregullues tė interesave vetjake mbi ato kombėtare (kush ėshtė pa mėkat le tė gjuajė gurin e parė) e tė tjera si kėto. Mė vonė do tė mund tė gjykohet mė objektivisht. Sepse... si Orėell kujton, “Kush kontrollon tė shkuarėn, kontrollon tė ardhmen...”, dhe ne historinė, akoma s’po mėsojmė ta shkruajmė drejt.

Sado qė kopjimi i “atyre andej” pa kriter e pėrshtatje nuk ėshtė mė e mira pėr t’u bėrė, diēka pėr tė na mėsuar, ndoshta mė shumė se ne tė tjerėve, politikės, ky regjent i sė kaluarės ka lėnė patjetėr. Mė duket se pavarėsisht mospėrputhjes sė kohėrave dhe modave respektive, pak nga aktorėt e skenės politike tė vendit janė paraqitur ndonjėherė tė denjė pėr tė konkurruar me kėtė figurė elegante. Megjithė qė tė ardhurat nė kohėt tona (ato tė deklaruara) tė shtetarėve, siē dimė, kufizojnė nė tė shprehurit e vetes apo thjesht qasjen e dėshiruar pėrmes tė dukurit. Nė fakt as vetėm elegancės as vetėm karizmės, nuk i duhet dhėnė rėndėsi e tepruar. Ėshtė cilėsia e tė qeverisurit dhe cilėsia e tė vėnit nė dukje tė gabimeve nė qeverisje nga ana tjetėr, ajo ēfarė pėrbėn substancėn.

Ka pastaj, ka pasur dhe do ketė, shpėrthime ekstravagance si ajo e tė zinjve qė Konica (tjetėr bon viveur e dandy, ambasador i vetė Zogut tė Parė, veprimet e tė cilit shpesh nuk aprovonte), pėrshkruan nė pėrrallat e tij nga Zululandi, Ndėrsa sqimė prej njė elegance tė kthjellėt ishte ajo qė karakterizonte tė sjellurit e Ahmet Zogut.

Po po, njė qasje e tillė me Perėndimin pėrēonte mesazhin e saj dhe sillte rezultate tė caktuara, sado e pazakontė mund t’i dukej kujtdo meqė tejet i varfėr e i mjeruar ishte vendi atėherė. Qė hershėm, eksluzivisht nė terma elegance, ky regjent dukej se s’kish mė ē’tė mėsonte nga shtetarė apo regjentė perėndimorė tė kohės. Edhe kaq vlen pėr t’u admiruar.

Por eleganca nė fund tė fundit “...ėshtė ajo cilėsi e sjelljes qė transformon sasinė maksimale tė tė qenit, nė tė dukur”. Mjafton tė sillen ndėrmend tė pushtetshėm, si Lord Brummell, John Kennedy, Giovanni Agnelli apo ndonjė tjetėr, dhe kuptohet mirė pėr ē’flasim.

Rezultonin po ashtu shumė mė shumė sqimatarė, dinjitarėt shqiptarė, nga ata qė bėnin hajėr nėn administratėn e sulltanit e deri tek qeveria e fundit kuislinge. Pa i mohuar totalisht, janė pėr t’u konsideruar stiloze dhe modele tė caktuara si psh. prerja ushtarake - kohė e lirė e xhaketės alla Mao apo alla Chavez e Fidel – vetė i biri i mbretit Zog, ėshtė shfaqur disa herė me tė tilla veshje - qė po ashtu i dhanė elemente tė caktuara dukjes nė Evropėn e viteve gjashtėdhjetė e mė pas.

Tek ne, fill pas luftės vazhdoi tė ruhej njė masė eleganca alla russa, tė paktėn pėr sa i pėrket uniformave tė ushtarakėve tė lartė, deri para divorcit me Moskėn. Gjithsesi mes gjindjes (pėr ta thėnė me Kasoruhon) ėshtė dalluar qė herėt tendenca e joshjes e pėrkushtimit ndaj tė bukurės nė tė dukur. Njė shumė i pushtetshėm si Disraeli, qė herėt observon mbi shijen estetike tė shqiptarėve, “popull qė dashuron kostumet”. Tė vetmit shembuj elegance, nė regjimin totalitar tė sė kaluarės, mund tė vinin vetėm ngadonjė filofrėng brenda byrosė politike qė mund tė kthehej disi nė diktues tendencash, por gjithsesi pėr njė rreth tė ngushtė.

Duke iu rikthyer edhe njėherė bimės-perime nė kėmbėt e shtatores kėtij dedikuar, nė bulevardin me tė njėjtin emėr, ngjall gjithsesi kuriozitet ky symbol pranė njė burri shteti.

Ka pasur edhe mė parė simbole tė ndryshme adoptuar nga udhėheqės, udhėheqės shpirtėrorė, rebelė apo qeverisės…mė i shpeshtė ndoshta, ėshtė karafili. Shumėkujt mund ti kujtohet Revolucioni luzitan i karafilave. Duket se vendit tonė mė mirė i pėrshtaten simbole si preshi.

Mos ndoshta mbrapa fshihet njė lėvizje e sapolindur qė ka bėrė pėr vete kėtė simbol? Apo ėshtė ndėrkohė duke ndodhur revolucioni i preshit, dhe ne thjesht nuk e kemi vėnė re?


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket