Ballkan

Njė vit ujdi

Marrėveshja e 19 Prillit 2013, Thaēi-Ashton-Daēiē, nga serbėt do tė kujtohet si ujdia qė parandaloi konfliktin e armatosur ndėrsa pėr palėn shqiptarėt si marrėveshje qė integroi veriun e Kosovės. Po cili ėshtė realiteti nė terren?!
Nga Agim Popoci
Dhjetė raunde bisedimesh, pėr tė arritur deri tek marrėveshja Thaēi-Daēiē mė 19 Prill 2013, me ndėrmjetėsimin e Pėrfaqėsueses sė lartė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri pranė Bashkimit Evropian, Catherine Ashton u quajt historike. Do tė kalojnė edhe 13 raunde tė tjera bisedimesh deri mė 31 Mars 2014, por palėt do tė vazhdojnė tė qėndrojnė larg njėra-tjetrės, ēdo kompromis do ta quajnė madhor dhe tė dėmshėm pėr interesat e tyre, dhe ēdo tė pikė tė parealizueshme nė realitet, do ta konsiderojnė njė vit mė pas si tė realizuar - pėrkatėsisht tė papėrfillur.

Pėr palėn shqiptare, pjesėmarrėse nė negociata, kjo ėshtė njė marrėveshje e suksesshme e cila ka mbyllur kapitullin e pėrgjakur ndėrmjet dy popujve dhe ka hapur kapitullin e paqes dhe tė fqinjėsisė sė mirė; ndėrsa serbėt e konsiderojnė tė suksesshme sepse sipas tyre kjo ėshtė marrėveshje qė parandaloi konfliktin e armatosur. Se me kė do tė luftonin serbėt, kėtė nuk e kuptoi njeri, por si krahu i djathtė i Daēiēit dhe Vuēiēit, ashtu edhe ai i majtė, janė tė lumturuar vetėm pėr kėtė fakt. Ndėrkohė ata tė Thaēit, nuk dihet pse por janė tė bindur se Kosova tashmė ėshtė shtet funksional, dhe se sovraniteti i shtetit tė Kosovės tashmė shtrohet edhe nė pjesėn veriore tė vendit.

Nga ana tjetėr, edhe pse nėpėr veriun e Kosovės vazhdojnė tė shėtisin strukturat paralele tė sigurisė, ish-kryetari paralel i veriut tė Mitrovicės, qė fitoi zgjedhjet por qė nuk pranoi tė betohet me ligjet e Kosovės, Kėrstimir Pantiē e pranon me dhimbje se kėto struktura janė shuar. Madje Pantiē shkon edhe mė larg duke theksuar se “mirė qė janė shuar, ndryshe ato do tė shuheshin me dhunė, dhe nuk do tė mungonin viktima nė njerėz”. Po cila ėshtė situata nė terren, kujt i nėnshtrohen sot kryetarėt e komunave tė zgjedhura me ligjet e Kosovės por jo edhe me pėrfaqėsuesit e kėtij ligji. Dhe pse nuk u themelua Asociacioni i komunave serbe, i cili edhe pse ishte ideuar pėr integrimin e komunave serbe, rezultati i tij final do tė jetė ē’integrimi i tė gjitha atyre komunave serbe nė jug tė Kosovės qė me kohė i pranuan strukturat kosovare.



Marrėveshja qė hapi portėn e BE-sė

“Pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes, Kosova ėshtė shtet funksional dhe me kufij tė sigurt nė tėrė territorin e saj. Po ashtu, fillimi i zbatimit tė Marrėveshjes ėshtė njė e arritur nė vijim dhe ėshtė duke dhėnė rezultate tė prekshme. Mbajtja e zgjedhjeve lokale, tė parat me ligjet e Kosovės nė tėrė territorin, zhbėrja e strukturave ilegale tė sigurisė dhe integrimi i tyre nė institucionet e Kosovės janė ndėr treguesit e qartė tė suksesit tė kėsaj Marrėveshjeje”. Kėshtu vlerėson njė vit pas firmosjes sė kėsaj marrėveshje, njėri nga firmėtarėt, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi. Ky mund tė ketė qenė edhe qėllimi i kėsaj marrėveshje ose siē e thotė zėvendėsja e Thaēit dhe kryenegociatorja e Kosovės nė dialogun teknik, se marrėveshja nė fushėn e sigurisė ka pasur rezultate konkrete dhe tė zbatuara nė praktikė. “Ėshtė bėrė shuarja e strukturave ilegale nė veri dhe ēėshtjet e policisė, pra shpėrbėrja e strukturave tė MUP-it. Kjo marrėveshje ka ndikuar nė normalizimin e marrėdhėnieve nė mes dy vendeve dhe praktikisht Serbia ka njohur pavarėsinė e Kosovės nė tė gjitha fushat ku janė arritur marrėveshje”. Por i kėtij mendimi nuk ėshtė opozita kosovare, ndėrsa situata nė terren na dėshmon se kemi tė bėjmė vetėm me njė spektakėl mediatik i cili prodhoi zgjedhje qė u quajtėn kosovare, njė kryetar serb tė komunės Mitrovicė veri qė nuk pranoi tė betohet me ligjet e Kosovės, dhe ca pjesėtarė tė strukturave paralele qė veshėn uniformėn e policisė sė Kosovės. Sepse sot atje vazhdon tė ketė “mbrojtje civile”, kryetar tė qarkut tė komanduar nga Beogradi dhe kontroll doganor shumė mė kompleks se sa ishte para firmosjes sė kėsaj marrėveshje. Dhe, ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, rikthim tė vrullshėm tė Partisė Socialiste tė Millosheviēit, nė jetėn politike nė veri.

Por nė Beograd nuk e vrasin mendjen kaq shumė. Ata vazhduan rrugėn e integrimeve pėrmes veriut tė Kosovės, dhe janė tė bindur se kjo marrėveshje ndaloi konfliktin e armatosur dhe se gjithēka po shkon sipas parashikimeve. Sot, njė vit pas firmosjes sė saj, analisti serb Dushan Janjiē vlerėson se askush nuk e priste se do tė arrihet njė sukses i tillė nė negociata: “Problemi i Beogradit dhe Prishtinės ėshtė transferuar nė arenėn diplomatike dhe ėshtė margjinalizuar mundėsia e konflikteve tė armatosura, edhe pse nuk janė pėrjashtuar incidentet e sigurisė tė karakterit lokal. Marrėveshja ėshtė e lidhur me sigurinė e Serbisė, ku Kosova nuk ėshtė mė problem shpėrthyes”. Ndėrkohė analisti Dragomir Angjelkoviē thekson se efektet e marrėveshjes sė Brukselit do tė pasojnė. “Na presin shum kurthe dhe mashtrime nė vazhdim tė negociatave, pasi qė pala tjetėr negociuese di tė bėhet shumė jokorrekte nė pėrpjekje qė pėrmbajtjen e dokumentave ta ndryshoj me ndihmėn e fuqive perėndimore. Ne e kemi pėr detyrė tė vazhdojmė dhe mbrojmė interesat tona, si dhe interesat e serbėve nė Kosovė”.

Por njeriu qė veriun e bėn tė tensionuar dhe e paqėton sa herė i duhet Beogradit zyrtar, Ministri nė ikje pėr Kosovėn, Aleksandar Vulin, ėshtė i bindur se qeveria dhe serbėt e Kosovės kanė respektuar gjithēka qė ėshtė parashikuar me mmarėrveshjen e Brukselit: “Pa mbėshtetjen e qeverisė dhe serbėve tė Kosovės, marrėveshja e Brukselit do tė ishte letėr e vdekur, ndėrsa procesi i eurointegrimeve ndoshta do tė ndalonte pėrjetėsisht”. Edhe pse nė diplomaci nuk ka pėrjetėsisht (por Vulin e gjen nė terrenin e Kosovės), si Beogradi ashtu edhe Prishtina zyrtare janė tė bindur se kanė mbrojtur interesat shtetėrore, duhet pranuar qė nė kėtė katrahurė Serbia ka pėrfituar nga integrimi evropian, dhe Kosova i ka bėrė njė shėrbim absolut kėtij integrimi evropian tė shtetit serb.



Ē’integrimi i serbėve tė jugut

Atje ku kryeministri kosovar dhe ekipi i tij mendojnė se kanė shtrirė sovranitetin, nė veri tė Kosovės, edhe sot vepron “mbrojtja civile”, kryetari i qarkut vazhdon tė bėjė ligjin, kontrabanda tė kontrollohet nga partia nė pushtet, dhe konsolidimi i Partisė Socialiste tė Millosheviēit tė konsiderohet si sukses personal i Daēiēit. Njėkohėsisht njeriu qė fitoi nė zgjedhjet e para lokale edhe me serbėt e veriut, por qė nuk pranoi tė betohet me ligjet e Kosovės, Kėrstimir Pantiē do tė bėjė njė digresion duke pranuar se strukturat paralele janė shuar ndryshe ato do tė shuheshin me dhunė, por nė fakt, nė veri tė Kosovės, asgjė kosovare nuk funksionon.

Nga doli Pantiē, tė gjithė u habitėn, e ndėrlidhėn me njėvjetorin e marrėveshjes sė Brukselit, por situata ishte shumė mė e rėndė se obstruksioni qė mund t’i bėhet marrėveshjes Thaēi-Daēiē. Serbėt mund tė kenė arsye qė sot ta quajnė dėshtim tė marrėveshjes, mosformimin e Asociacionit tė komunave me shumicė serbe, por njė sukses i madh i zgjedhjeve lokale tė Kosovės ishte ē’integrimi i serbėve tė jugut tė Kosovės nga strukturat kosovare. Pavarėsisht se gjithēka ndėrlidhej me Asociacionin qė parashikonte marrėveshja e Brukselit, shqiptarėt sot janė tė kėnaqur qė ende nuk ka Asociacion, ndėrsa serbėt lirshėm mund tė thuhet se me shumė sukses mund tė jenė shumė tė lumtur qė shkėputėn nga kthetrat kosovare, serbėt mė luajalė tė Prishtinės zyrtare, ata qė nga dita e parė e ēlirimit, nuk kishin nevojė pėr presion tė Beogradit qė tė pajisen me dokumentat kosovare dhe tė zbatojnė ligjet e shtetit mė tė ri nė Evropė. Pėr tė gjitha kėto arsye, Ministri serb pėr Kosovėn, Vulin, me plot tė drejtė thotė se e rėndėsishme ėshtė qė sot serbėt nuk janė pa pushtet nė Kosovė: “Serbėt kanė kryetarė legalė tė zgjedhur. Kanė edhe komunikimin i cili ende nuk ėshtė formalizuar por qė ekziston. Dhe natyrisht e kanė Beogradin e tyre, i cili ėshtė aty qė t’i mbrojė, t’i ndihmojė dhe t’i financojė, pėr tė mbrojtur atė pėr tė cilėn kemi luftuar”.

Plani i Vulinit e tashmė edhe i Vuēiēit, ėshtė qė Asociacioni tė lidhė 10 komuna me shumicė serbe nė jug tė Kosovės, ku komuna mė e madhe me shumicė serbe ėshtė Graēanica me rreth 20 mijė banorė. Pėr ata serbė qė nuk iu bindėn kėsaj marrėveshjeje dhe aktivitetit qeveritar nė jug tė Kosovės, u aktivizua Komisioni hetimor qė kishte kohė qė punonte pranė Parlamentit tė Serbisė, dhe po hetonte mbi shpenzimet buxhetore serbe nė Kosovė. Shpėrdorimi ishte shqetėsues, dhe 2.8 miliardė euro tė investuara nė periudhėn e pasluftės nga shteti serb, nuk ishin arsyetuar dot. Pėr tė mos dalė shumė nga kontrolli i Beogradit, por pėr t’u ē’integruar suksesshėm nga sistemi i Kosovės, pushteti i ri serb aktivizoi njeriun mė tė besueshėm ndėr serbė, qė e dėshmoi se fiton zgjedhjet dhe nuk i nėnshtrohet ligjeve tė Kosovės, Kėrstimir Pantiē. Duke e pranuar shpėrdorimin qė ka ndodhur (por jo pėrgjegjėsinė si pjesė e kėsaj skeme), ai kaloi nė tjetėr plan, njėvjetorin e marrėveshjes sė Brukselit: “Bashkėsia ndėrkombėtare mund tė thotė sesi ndėrmjetėsimi i saj ishte i suksesshėm dhe vendimtar, dhe shqiptarėt qė e kanė kopsitur shtetėsinė e tyre. Por, gjendja reale ėshtė e tillė qė askush nuk ka arsye tė jetė i kėnaqur. Nuk ka mė institucione tė shtetit serb nė territorin e Kosovės, dhe tek popullsia kjo nxit frikėn se njė ditė do tė detyrohen, pėr shkaqe praktike, tė pranojnė pavarėsinė e Kosovės, pavarėsisht se Beogradi nuk do ta pranojė”.




Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket