Albanicus Erectus

Gabo si Tokė e Premtuar

Nga Virgilius
Nuk ka pikė dyshimi se ngjarja mė e madhe e ditėve tė fundit ishte vdekja e Gabriel Garcia Marquezit, Gabos pėr miqtė e tė afėrmit. Kam pėrshtypjen qė Gabos nuk ėshtė se do t’i bėnin ndonjė pėrshtypje kushedi se ēfarė, pėr tė mos thėnė se do ta shtynte tė vinte buzėn nė gaz me ironi, ceremonitė zyrtare tė organizuara pėr nder tė tij nė dy vende njėherazi, Kolumbi, vendlindja e tij, dhe nė Meksikė, vendi i shndėrruar nė atdheun e tij tė dytė. Dhe ėshtė e kuptueshme, shkrimtarėt e mėdhenj nuk i marrin seriozisht politikanėt, sidomos atėherė kur rreken t’u lajkojnė sedrėn.

Kur Marquezi u shfaq pėr tė parėn here nė letrat shqipe, bėhet fjalė para viteve nėntėdhjetė, madje mund tė themi nė njė nga periudhat mė tė trishta tė diktaturės, na shembėlleu si njė vegim. Po, kishte diēka mistike nė fanepsjen e tij, krahasuar me prozaizmin dhe rutinėn e pėrhime tė jetės letrare – se mos vetėm asaj – nė vendin tonė. Tė neveritur deri ad nauseam prej fjalės realizėm, sigurisht, kur themi realizmi nėnkuptohej ai socialist, si nė atė poezinė e Majakovskit, befas zbuluam tė famshmin realize magjik, diēka qė i jepte njė tjetėr dimension jetės reale dhe bėnte tė shpalosej nė njė tjetėr dritė, Hirushja letėrsi. Ishim si ēifutėt qė shpėtuan prej tiranisė faraonike dhe po shihnim tė shfaqej nė horizont Toka e Premtuar. Shkurt e shkoqur, kishim zbuluar marifetin pėr t’i shpėtuar kurthit tė tė ashtuquajturit realizėm socialist. Mbaj mend qė “Njėqind vjet vetmi”, njė botim i Ndėrmarrjes Botuese “Rilindja” tė Kosovės - pėrkthimi i Shvarcit do tė dilte mė vonė – qarkullonte si letėrsi klandestine dorė mė dorė dhe pėrpihej me ashk, si gjithēka e ndaluar me ferman ose jo prej Hidrės sė censurės sė aparatit burokratik qė merrej me letėrsinė dhe artet.

E megjithatė, unė do tė dėshiroja tė kujtoja me ėndje dhe mall njė tjetėr vepėr tė Marquezit, e cila, edhe pse e lexuam shumė vonė, pas rėnies sė diktaturės, shenjoi kujtimet tona, ashtu siē dikur ngjarja e rrėfyer nė tė, kishte pasė shėnjuar jetėt tona. E kam fjalėn pėr romanin “Kujtim kurvash tė trishta” qė na rikujtuan, dhe s’kishte sesi, kurvat e rinisė sonė, tė cilat, duke perifrazuar njė varg tė realizmit socialist, qenė ato “tė thjeshtat deri nė madhėshti”. Po, gjithsesi, kjo ėshtė njė temė mė vete.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket