Bar West

Vetėvrasje me TT

Humbja e gjermanėve tė Bajernit nga Real Madridi nė futboll, i ka dhėnė jetė njė barcolete sportadashėsish shqiptarė. Kuptohet, fjala ėshtė pėr rromuze tifozėsh tė Realit, kundėr atyre tė bavarezėve. “Qė kur mori Pep Guardiolėn pėr trajner”, thanė madrilenėt e Tiranės, “Bajerni kreu vetėvrasje. Pse? Sepse tiki-taka lodruese e Barcelonės nuk mund tė aplikohet tek gjermanėt e sertė dhe seriozė. Kėshtu qė Bajernit, nė vend tė tiki-takės i mbeti vetėm TT-ja!”



1/Dosja kundėr Veliajt

Incidenti i Erion Veliajt tek panairi i Punės, me njė ish punonjėse demokrate tė administratės, nuk kaloi pa zhurmė. Por mė e madhja akoma nuk ka ardhur: Zyra e agitpropit nė PD ėshtė duke pėrgatitur dosjen penale kundėr Erionit, me njė akuzė shumė tė rėndė. Specialistėt po dėgjojnė e ridėgjojnė dialogun me shumė kujdes. Aty pikaset ministri qė i thotė demokrates, “Hej kinge, do punė ti?” Pastaj dėgjohet prapė Veliaj qė vazhdon: “Hajde futemi kėtu brenda (nė panair) tė njė gjej punė me njėmijė euro”. Demokratėt janė tė bindur: “I kemi tė gjitha faktet qė flasin pėr ngacmim seksual!”



2/Sekreti i panairit tė punės

Njė socialist i njohur qė shkruan nė kohėn e lirė, e qė ėshtė shprehur kritik ndaj drejtuesve tė lartė tė partisė, zbuloi kėto ditė pėrse kryeministri Rama i ka aq qejf panairet e punės. “Nė fakt, panairet e punės nuk i ka shpikur Edi, Por Fatos Nano. Tosi e organizoi panairin e parė, dhe Rama pati aq shumė shans, sa gjeti punė me tė parėn si ministėr. Jo vetėm kaq, por la pa punė edhe vetė Nanon!”, tha socialisti nė njė rreth tė besuar, ku e dinte qė nuk dilte llaf. Rama qė e mori vesh pas dhjetė minutash, deklaroi publikisht: “Panairi ėshtė hapur akoma, mor burrė. Le tė vijė Nano tė kėrkojė punė po deshi”.





Sekreti i paqes

Duarshtrėngimi spektakolar mes ministres sė Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe shefit tė SHISH-it Visho Ajazi, nga ca gojė tė liga u pėrfol si ndėrrim kahu nga ana e shefit tė shėrbimit sekret. “Ėshtė punė e mbaruar”, thonė konspiracionistėt, “Vishua ėshtė bėrė Vishnje, me ngjyrėn e rilindjes”. Por historia ėshtė pak mė ndryshe. Ata tė dy i mblodhi bashkė ambasadori amerikan Aleksandėr Arvizu. Ai iu drejtua Mimit: “Moj vajzė, moj. Ke dosje sekrete dhe akuza kundėr Vishos ti?” Ėhė, bėri me kokė ministrja. Pastaj Arvizu u kthye nga Ajazi. “More djalė i mbarė. Ke tė dhėna konfidenciale pėr pėrfshirjen e ushtrisė nė punė tė zeza ti?” “Po, si tė them…”, bėri tė flasė Vishoja. “Shumė mirė”, ja preu Arvizu, “m’i thoni mua gjithė ēfarė kini pėr njėri-tjetrin, dhe mbyllet kjo punė!”



Rritja ekonomike

Parametrat financiarė tė vendit kanė ndryshuar nė kah pozitiv. Sipas njė studimi tė Bankės Botėrore, ėshtė shtuar ndjeshėm shitja e mjeteve shkollore, kryesisht e fletoreve me shumė fletė dhe blloqeve tė trashė. Mekanizmin e tregoi njė shitės me pakicė nė Paskuqan. “Kam hequr dorė nga fletoret e holla”, tha shitėsi, “tani lista e borxhlinjve ėshtė shtuar aq shumė, saqė ndėrroj fletore ēdo javė. Por kam njė problem: Mua shitėsi i kancelerisė m’i kėrkon paratė nė dorė!”



Kundėr gjykatėsit poet

Gjykatėsit shqiptarė e kanė marrė inat shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, qė kur mori nė mbrojtje gjyqtarin-poet tė Pogradecit tek emisioni i Land Qafokut, pas arrestimit pėr korrupsion. Njė gjykatės i vjetėr i telefonoi Ismailit me shumė respekt: “Zoti Kadare, i kam lexuar veprat tuaja qė i vogėl. Por nuk bėtė mirė qė mbrojtėt gjykatėsin Pojanaku”. “Po mirė mo evlat”, ja ktheu Kadare, “ju pse doni medoemos ta fusni nė burg? Nuk e gjykoni dot nga shtėpia dhe pastaj dėnojeni po bėri faj?” “Po si mos ta fusėsh nė burg maskarain?”, tha gjykatėsi, “nuk e pe sa poshtė na e uli pazarin?”


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket