Kulture

Nafora e socializmit

Koleksioni i Maks Velos mbi jetėn socialiste nė pllakate ka marrė formėn e njė hulumtimi me 1026 ilustrime tė viteve 1950-1990. Ėshtė njė ese pėr aplikimin e thirrjes sė Partisė nga pullat postare te parrullat nė tribuna
Nga Elsa Demo, Gent Shkullaku
Maks Velo ėshtė koleksionist i rrallė. Arti i tij nė jetėn e tij tė gjatė ka pasur natyrėn e koleksionit ku aplikimi i fjalės, imazhit, madje dhe i aksionit tė tij publik, gjeneron ekzemplarė tė shprehjes artistike. Maks Velo ka njė libėr ku koleksioni i jetės dhe i artit tė tij janė njė: “Kohė antishenjė” (Onufri, 2000). Libri mė i mirė qė ai ka shkruar, ndėr ata me poezi, tregime, ese, publicistikė. Aty koleksionohen kujtime, dokumente, personazhe realė, vepra tė shpėtuara e tė asgjėsuara para arrestimit dhe dėnimit tė tij nė Spaē mė 1978. Aty ai ka treguar pėr koleksionin mė naiv nė botė, ashikėt, te format kockore tė tė cilėve do tė gjente vite mė vonė njė sintezė rrėfimi pėr temėn e dėnimit politik, torturės, vuajtjes.

Te “Kohė antishenjė” gjen se dhe nė tė rritur ai ėshtė koleksionuesi naiv pėr dashurinė e painteres me tė cilėn i vė mėnjanė disa sende me vlerė arti po edhe politike.

Kėshtu ndodhi qė koleksionoi “me koshiencė” skulptura popullore nė dru qė u pėrkisnin “mjeshtėrve tė fundit” artizanė. Ky koleksion iu sekuestrua dhe iu zhduk nga Sigurimi. Kėshtu ndodhi qė koleksionoi vizatime, gravura, pllakate tė aplikuara nė pulla postare, shkrepėse, deri te parrullat nė tribuna e spartakiada. Ėshtė gjuha autoritare, mendimi skematik i pushtetit tė Enver Hoxhės qė u jepet masave si besimtarėve nafora pėr kungimin e shenjtė (Velo preferon tė heqė paralele midis fesė dhe ideologjisė sė aplikuar nga Hoxha). Nėpėrmjet tyre Veloja mendon tė ketė arritur te njė pasqyrė e jetės iluzive socialiste.

Ėshtė momenti qė koleksioni i tij i pllakateve tė dalė si njė libėr ese me 1026 ilustrime. Projekti ka gjetur mbėshtetjen e Ministrisė sė Kulturės, e ndoshta nė vjeshtė hidhet nė qarkullim.



Lėmin e parė shtetit

Kjo thirrje e Partisė pėr fshatarin shqiptar ėshtė zgjedhur nga Velo si njė nga parrullat mė tė hershme, e vitit 1953, e qė lidhet qartė me njė aksion politik, kolektivizimin. “Unė nuk merrem shumė me efektin, gjithsesi tė jashtėzakonshėm, qė kishin tek njerėzit thirrjet dhe direktivat e Partisė. Por duke mos pasur kontakt me imazh tė tjetėr lloji, atėherė mbėrrijmė tek ai njeriu me pamje tė zbrazur qė gjejmė nė fotografitė e asaj kohe. Njė njeri qė ishte i lumtur tė sakrifikohej. Te fotoja me sloganin “Lėmin e parė shtetit”, ai ēifti i fshatarėve nė Shijak duket i pavendosur pėr t’ia dorėzuar drithin shtetit. Mirėpo ja qė e sakrifikojnė thesin”.

Velo ka marrė nė konsideratė vizatime, gravura, pllakate, gjini tė grafikės, qė e kanė parė dritėn e botimit, qė kanė komunikuar me njerėzit. Ka lėnė jashtė kopertinat e librave dhe karikaturėn.

Si burim kanė shėrbyer gazetat, revistat “Ylli” apo “Shqiptarja e re”, pullat postare, kutitė e shkrepėseve, fotografitė nga ekspozitat e pllakatit, nga paradat dhe tribunat e udhėheqjes, nga spartakiadat. “Shiko fotot e paradave tė 1 Majit… Shiko si bėhet njeriu njėsh me sfondin, me dekorin dhe krijon skena artificiale”.

Nga njė krahasim kopertinash tė revistave “Nėntori” mund tė shohėsh se si ėshtė ngjitja dhe rėnia politike e vendit. Pėr shembull, nė njė numėr tė vitit 1988, eleminohen parrullat e zjarrta pėr jetėn e re dhe ngelen vetėm simbolet e shtrembėra tė librit, penės, lirės…

Pasi ka reshtur tani ecejaken nga njėri cep nė tjetrin i shtėpisė-studio duke marrė e dhėnė nėpėr dosje e rafte, Maks Velo thotė se po tė na e skiconte natyrėn e kėtij lloj arti, do kishte pėr ta karakterizuar kėshtu: “Skema tė gatshme, kompozime me elemente agresive e tė ashpra, figura me lėvizje thirrėse. Qė tė gjitha krijonin njė gjendje alarmi, ankthi dhe dorėzimi total nė asgjėnė e premtuar. Socializmi ishte njė mirazh qė nuk u arrit kurrė. E vetmja reale ishte tabloja e lumtur qė krijonte arti. Grafika kėtu zinte rol parėsor, sepse e ndiqte njeriun ngado: nė muret e mencave, nė parrullat e lagjeve, nė kolonat e fabrikave, nė tribunat e 1 Majit, me manifestimet e spartakiadės. Pastaj nė faqet e gazetave e tė revistave tė ilustruara. Ky art nuk duhet harruar. Ėshtė dokument figurativ autentik pėr politikėn qė ndoqi Partia dhe Enver Hoxha. Aty jepet realiteti fals. Njė epokė tėrėsisht e veēantė qė nuk pėrsėritet mė.”

Dhe nė fakt ai art mori fund bashkė me epokėn.

Autori i kėsaj eseje hulumtuese me titull “Grafika e realizmit socialist” nisi t’i zgjedhė e grumbullojė kėto imazhe qė prej vitit 1992. I mblidhte dhe i klasifikonte nė dosje. I donte meqenėse i kishte jetuar e pėrjetuar realitetet qė kėto parrulla e pllakate ia mbivendosnin mballomė jetės sė vėrtetė. I donte dhe i shante njėherėsh. Pastaj dalėngadalė mendja i shkoi pėr tė bėrė librin me 580 vizatime, 118 pllakate, 228 gravura nga 144 autorė.





Territore tė imazhit

Po ta mendojmė Shqipėrinė si njė territor imazhi, nė sytė e Velos ajo do ndahej nė 3 qarqe tė mėdha qė pėrkojnė ose jo me njė hartė tė hamendėsuar tė veriut katolik, Shqipėrisė sė mesme myslimane dhe jugut ortodoks. Nė kėto ndarje dallojnė disa shkolla figurative. Piktura, njė nga kėto, gjithnjė sipas pikėpamjeve qė hidhen te “Grafika e realizmit socialist”, e kishte qendrėn nė Tiranė.

Por dallojnė veēanėrisht Shkolla e Vlorės e pėrfaqėsuar me Skėnder Kamberin, Agron Dinen, Rakip Shabanin etj., dhe Shkolla e Shkodrės me Danish Jukniun, Franc Ashikun, Ismail Lulanin, Zef Shoshin… E Vlorės ėshtė shumė agresive nė ngjyrė, nė temė, nė angazhim. Shkolla e Shkodrės ėshtė e butė, mė metafizike. Por Velo veēon njė pol tė tretė tė grafikės, qė ėshtė Korēa, me grafistė mjaft tė mirė si Safo Marko, Pandi Mele, Anastas Kostandini, Roland Karanxha.

Nė origjinė tė krijimit tė kėtij territori imazhi (origjina e Velos ėshtė po Korēa) ai shikon skulptorėt. “Katėr autorėt mė tė rėndėsishėm janė nga Pėrmeti: Odhise Paskali, Janaq Paēo, Andrea Mano, Andrea Nikolla”, thotė ai. “Manastiret dhe pazaret, mjaft tė pranishme nė kėto zona, krijojnė terren pėr gdhendjen e drurit dhe tė gurit. Grafika, gravura qė ėshtė njė gjė ndėrmjet artit dhe artizanatit, ndėrmjet vizatimit, skulpturės dhe gdhendjes kanė nė kėto zona njė vatėr. Kur mendoj pėr kėtė pol tė grafikės nuk mund tė lė pa pėrmendur faktin qė shtypshkronja e parė ka qenė nė Voskopojė dhe era dhe ngjyra e zezė e grafikės ka ardhur prej kėtej”.

Nga kėta tė polit korēar, Pandi Melen e veēon pėr profesionalizmin, saktėsinė. “Ja, po ta shohėsh kėtė kompozim, pavarėsisht se ėshtė njėsoj si pllakatet e Bashkimin Sovjetik, ėshtė shumė e gjetur vėnia e parrullave, sfondi. Pandi Mele i nisi studimet nė ish-Bashkimin Sovjetik dhe pėr shkak tė ndėrprerjes sė marrėdhėnieve, i pėrfundoi nė Tiranė.

Pėr mendimin tim Safo Marko, edhe pse autodidakte, qėndron mbi gjithė tė tjerėt. Kishte studiuar vetėm nė Institutin Femėror “Nana Mbretneshė” me profesore vizatimi Kristina Koljakėn. Mirėpo me eksperiencėn qė fiton dhe dėshirėn qė ka, Safoja e pėrmirėson shumė grafikėn dhe pllakatin. Ėshtė e jashtėzakonshme. Nė total ajo zė vend kryesor edhe pėr prodhimtarinė. Ajo ka punuar tėrė jetėn me kėtė gjini”.

Velo mendon se krijimtaria e Safo Markos meriton njė libėr mė vete. Nė punėn e saj zėnė vend tė veēantė kopertinat dhe ilustrimet e librave pėr fėmijė. Madje pėr kopertinė tė esesė ai ka zgjedhur njė pllakat tė Safo Markos. “Ėshtė shumė i realizuar. Ėshtė njė pllakat qė sintetizon tėrė Lindjen. Pėr mua, ky kontrasti i grupit tė fėmijėve me kėtė ashpėrsinė e sfondit socialist, e garancisė qė jepte socializmi pėr jetėn e njerėzve, ėshtė i jashtėzakonshėm. Ėshtė pllakati mė i arrirė nė 40 vjet. Kėtė do ta vė nė kopertinė. Safo Marko pėrveē aftėsisė pėr tė ndėrthurur elementet e vizatimit, gravurės dhe pllakatit, shfaq fantazi pjellore nė periudhėn artistike midis viteve 1955-’75 kur nuk lejohej qė tė operoje me shumė elemente. Ishte grafiste e lindur”.

Nė vitet ’80 Velo evidenton hyrjen e grafistėve tė rinj qė lėnė gjurmė si Vlash Prifti e Musa Qarri, tė cilėt e modernizojnė grafikėn, me njolla bardhė e zi, me konstruksione mė tė lira. “Do pėrmendja edhe Agim Fajėn qė hyn ndėr autorėt kryesorė, Lumturi Dhramin qė kishte studiuar nė Poloni dhe qė mbetet tek ajo influenca polake”.

Por nė esenė e Velos pėrmendet dhe emri i njė njeriu qė nuk ka asnjė punė! Fadil Pėllumbi. Ai kishte studiuar nė Romė nė vite ‘30. Ishte pėrgjegjės i Ndėrmarrjes sė Dekorit tė qytetit tė Tiranės me varėsi nga Seksioni i Kulturės nė Komitetin Ekzekutiv. “Bashkė me Rrok Dabėrdakun qė punonte pėr afishet e Teatrit Popullor, dhe qė i kam njohur personalisht, pėr mua ata janė themelues tė parrullave”.

Duke hamendėsuar njė ekspozitė gjigante tė pllakatit politik me pjesėmarrjen e vendeve tė Lindjes Komuniste, Maks Velo i shikon pllakatet tona shumė tė ngurta, tepėr skematike, tė ndėrtuara gjithnjė mbi bazėn e parrullės. “Shiko kėtė pllakat tė Franc Ashikut. Figura e Enver Hoxhės pranė PPSH-sė dhe pastaj masat qė vijnė nė fund si njė tufė milingonash…Polonia pėrfaqėsohej nė nivel botėror nė atė kohė me pllakatistėt e saj mė tė mirė Jan Lenica dhe Tomashevski. Tomashevski ka udhėtuar nė Shqipėri nė vitin 1956 dhe kam qenė me tė nė Shkodėr… Dua tė them qė kjo ngurtėsi e autorėve shqiptarė nė aplikimin e “artit tė Partisė”, do tė duket qartė nė kėtė album grafik. Pllakatet kanė njė strukturė kompozicionale vertikale. Duart tė ngritura lart me flamurė, kazma pushkė, flakadanė, portrete tė udhėheqėsve, oxhaqe fabrikash qė lartėsohen nė qiell, konstruksione metalike vertikale, diga hidrocentralesh. Vertikaliteti grafikisht shpreh nė kėto pllakate urdhėrin pėr bindje. Ishim i njėjti njeri i shumėzuar nė numėr”.

“Grafika e realizmit socialist” po merr formėn e njė dokumenti qė tregon se si artistėt ishin tė detyruar tė krijonin njė lumturi iluzive. Duke i pranėvėnė njė pllakati me sloganin “Ne ēajmė bllokadėn”, njė fotografi bardhė e zi ku duken njerėz nė radhė pėr ushqime, komenti bėhet i tepėrt.

Nė koleksionet e Velos ka dhe njė pllakat pėr qejfin e tij. Nė njė copė karton ai ka vendosur tri portrete tė Musolinit, Hitlerit, Enver Hoxhės me pėrshėndetjet tipike tė liderėve diktatorė. Pranė tyre dhe njė foto e fėmijėrisė sė Velos. Ėshtė nė Korēė, nė vitin 1940, bashkė me tė vėllain, me dorėn e nderur nė pėrshėndetjen fashiste. “E kam nė materialet e gjyqit”, thotė duke qeshur me lot. Fotografia mban shėnimin e hetuesisė, pas ekspertizės sė krimit tė Velos pėr agjitacion e propagandė kundėr diktaturės sė proletariatit: “Ka dalė me pėrshėndetje tė ardhjes sė Italisė fashiste. Veshur me uniformėn e atyre sė bashku me vėllain e tij”.



Kungimi ideologjik

Maks Velo ndjen nevojėn ta thėrrasė simbolikėn e krishterė jo vetėm kur krijon. Kujtojmė serinė e litografive pėr Golgotėn e tij komuniste. Ai e pėrdor kėtė simbolikė edhe kur pėrpiqet tė lexojė ideologjinė nė imazhe tė realizmit socialist. Mund ta gjesh kėtė leximin dhe interpretimin e tij nė “Ese pėr diktaturėn komuniste”, libėr i pasur me aforizma pėr jetėn socialiste, mund ta gjesh nė shkrimet dhe analizat pėr skulpturėn e realizmit socialist, pėr veprat monumentale dhe arkitektonike.

“Grafika ėshtė njė anė tjetėr e jetės socialiste nė imazh”, thotė ai. “Grafika paravendoste konceptet bazė tė imazhit edhe pėr artet e tjera, teatrin, kinemanė. Ajo krijoi skemat standarte edhe pėr monedhat, pullat postare. Piktorėt kishin humbur ndjeshmėrinė dhe individualitetin, sepse ēdo eksperiment dhe kėrkim dėnohej. Armata e piktorėve prodhonte ekspozita tė njėllojta, bile tė njėllojta nė gjithė Kampin Komunist”.

Kėsaj radhe, ka njė qėndrim disi mė tė zbutur Maks Velo pėr autorėt e kėtij arti. Ai ėshtė treguar gjithnjė i ashpėr e i pakursyer ndaj mungesės sė koherencės sė artistėve shqiptarė me karrierė nė dy epoka. Ai ka kritikuar qėndrimin mohues qė kėta artistė kanė shfaqur kundėr veprave tė tyre. Siē ndodhi para disa vitesh me daljen kundėr ekspozimit nė parkun e Galerisė Kombėtare tė Arteve tė skulpturave tė realizmit socialist. “Pra kanė turp nga puna e tyre. Kur realisht ata nuk janė fajtorė”, thotė Velo. “Sigurisht qė kjo histori ka fajtorėt e vet. Ata qė i kanė shėrbyer drejtpėrdrejt Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve pėr t’i mbajtur artistėt brenda skemės. Unė nuk quaj fajtorė ata njerėz qė kanė punuar dhe nuk mund t’ua injorosh tėrė atė punė”.

Prurja pėr herė tė parė nė njė album e 1026 ilustrimeve, ka vlerė dokumentuese e cila hap mė pas shtigje pėr interpretime tė tjera, ndoshta krejt tė ndryshme nga kėto tė autorit. “Unė pashė qė askush s’po merrej me kėtė punė dhe kishte rrezik tė zhdukeshin kėto gjėra. Tani ke edhe njė distancė kohe pėr t’i parė nė mėnyrė realiste. Sigurisht pėr mua grafika, pllakati, ėshtė diēka bazike. Piktura krijonte mė tepėr atmosferėn e njė koncerti. Por baza e socializmit ėshtė shprehur kėtu: te transformimi i thirrjes sė Partisė nė grafikė, nė pllakat. Te ky album ti e sheh tė qartė kėtė gjė. Grafika e ka edhe avantazhin qė duke qenė bardhė e zi, tė jep mundėsinė t’i botosh tė gjitha motivet qė kanė funksionuar gjatė atyre viteve”.

Janė motive qė sipas njė pėrfytyrimi paralel religjioz tė Maks Velos, bartin forcėn qė ka nafora te besimtari. “Nafora e socializmit ishte grafika, me gjithė dimensionin e saj naiv. Po nė fakt i tėrė socializmi naiv ishte. Po tė mendosh qė ai sistem do t’i bėnte tė gjithė njerėzit e lumtur, ishte naiviteti mė i madh qė ka ekzistuar ndonjėherė nė botė. Ai lloj naiviteti do tė transformohej me naivitet grafik”.

Ja dhe njė shembull i fundit. Nė koleksionin e “naforave tė socializmit” Velo ka pėrfshirė si njė nga figuracionet e para pllakatin “Votoni pėr Frontin” i vitit 1954. “Kur mė dėnuan dhe mė quajtėn armik tė popullit”, kujton sėrish me njė tė qeshur me lot Maks Velo, “i thosha hetuesit qė unė s’jam armik. Unė s’kam votuar ndonjėherė kundėr. Pėr Partinė kam votuar, pėr ju kam votuar. Vėrtet si i gjithė populli unė votova pėr ta dhe ata mė futėn nė burg”.






Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket