Sport

Racizmi 2.0

Basketbollistėt e NBA-sė reaguan kur racizmi i Stėrlingut mori njė fytyrė, atė tė Mexhik Xhonsonit, pra duke u treguar se secili prej tyre mund tė ishte aty, nė vend tė ish-yllit tė Lejkėrsave. Kjo ėshtė njė nga arsyet kryesore se pėrse racizmi i pronarit tė Klipersave ia kishte hedhur paq deri tani
Nga Bledar Kuka
Nė 25 prill, njė publik amerikan i tronditur dėgjonte njė regjistrim zanor tė njė bisede mes dy personave. Publikuar nga faqja e njohur (website) TMZ, ajo nxorri nė dritė bindjet raciste tė njėrit prej pronarėve mė tė rėndėsishėm tė klubeve tė basketbollit profesionist amerikan. Donald Stėrling, akioneri kryesor i Los Anxhelos Klipersave, i kėrkonte tė dashurės sė tij, V. Stiviano, qė tė mos shoqėrohej me zezakė dhe tė mos i sillte ata nė ndeshjet e ekipit tė tij. Biseda ishte e shtatorit tė vitit tė kaluar dhe shkaku i zemėrimit tė Stėrlingut ishte njė foto e postuar nė Instagram nga ana e tė dashurės sė tij, ku ajo ishte bashkė me ish-yllin e koshit, Mexhik Xhonson. Pak ditė pas shpėrthimit tė “bombės”, Xhejzėn Reid (Jason Reid), njė analist nė gazetėn Uashington Post shkroi se lojtarėt e NBA-sė janė fajtorė pėr kėtė gjendje, pasi nuk kanė protestuar mė parė pėr pikėpamjet e Donald Stėrlingut.



Nė vitin 2002, Stėrling dha njė dėshmi nė njė gjyq banese ku u shpreh se afroamerikanėt mbajnė erė dhe nuk janė tė pastėr. Ish-komisioneri i NBA-sė, Dejvid Stern, nuk ka reaguar ndonjėherė, ndonėse njihej sjellja e Stėrlingut dhe mendimet e tij. Faji ėshtė pra, edhe i drejtuesve dhe pronarėve tė NBA-sė qė gjėrat kanė mbėrritur deri kėtu, kėshtu shprehet Reid. Rasti, sipas tij, ėshtė i veēantė dhe lojtarėt e NBA-sė reaguan sepse Stėrlingu sulmoi njė nga tė vetėt, pra vuri nė shėnjestėr Mexhik Xhonsonin.

Pronari i Klipersave i tha tė dashurės sė tij se nuk donte ta shihte nė shoqėri me njerėz tė minoriteteve, sidomos me zezakė, duke i pėrmendur njė foto tė sajėn me Mexhik Xhonsonin. Pesė herė kampioni i NBA-sė vlerėsohet si njė mbret nė basketbollin amerikan dhe ėshtė njė ikonė e sportit botėror. Jo vetėm kaq, por Xhonsoni ėshtė i shquar edhe pėr atė qė ka bėrė pėrtej karrierės si basketbollist. Ai ėshtė njė sipėrmarrės i suksesshėm, aksioner i klubit tė MJB-sė (ligės profesioniste tė bejsbollit), Los Anxhelos Doxhers. Xhonson gėzon respekt nė elitat e fuqishme tė sportit dhe tė biznesit amerikan.

E vėrteta, sipas Reidit, ėshtė se lojtarėt e NBA-sė, shumica e tė cilėve zezakė, janė tė paguar nė standarde tė jashtėzakonshme nė krahasim me nivelin mesatar qoftė edhe nė Shtetet e Bashkuara. Ata nuk janė thuajse aspak tė lidhur me ata njerėz, me tė njėjtėn ngjyrė si ata, tė cilėt vazhdimisht kanė qenė nė tehun e pėrbuzjes sė Stėrlingut.

Basketbollistėt e NBA-sė reaguan kur racizmi i Stėrlingut mori njė fytyrė, atė tė Mexhik Xhonsonit, pra duke u treguar se secili prej tyre mund tė ishte aty, nė vend tė ish-yllit tė Lejkėrsave. Kjo ėshtė njė nga arsyet kryesore se pėrse racizmi i pronarit tė Klipersave ia kishte hedhur paq deri tani. Analisti amerikan nuk i kritikon yjet zezakė tė NBA-sė, ai vlerėson fare thjesht se ata janė njerėz si gjithė tė tjerėt, me tė mirat dhe tė metat e njeriut. Gjithsesi, ėshtė e rėndėsishme qė ata kanė zbritur nė fushėn e betejės. Kjo sepse forca e tyre bėri qė NBA-ja ta pėrjashtojė pėrjetė Stėrlingun nga mjedisi i saj dhe ta gjobisė me 2.5 milionė dollarė.

Tashmė, Klipersat duhet tė gjejnė njė pronar tė ri kryesor, pasi aksionet do tė shiten nga ana e Donald Stėrlingut. Njeriu vendimtar nė vendimin e komisionerit tė sotėm, Adam Silver, ishte padyshim Lebron Xhejms. Duke u treguar si pasardhės i denjė i Bill Rasėllit, Mexhik Xhonsonit, Lerri Bėrdit dhe Majkėll Xhordanit, ylli i Majemit u shpreh menjėherė se “nuk ka mė vend pėr Donald Stėrlingun nė NBA, ai duhet tė largohet, madje menjėherė”.

Nėn udhėheqjen e Lebronit, por edhe me iniciativėn e tyre, basketbollistėt e tjerė reaguan. Pati reagime antiraciste dhe anti-Stėrling nė nisje tė ndeshjeve tė Sharlotės, Majemit, San Antonios, Dallasit, por edhe nga vetė lojtarėt e Klipersave. Po ashtu, sponsorėt e klubit kalifornian ngrinė lidhjet me tė, duke paralajmėruar largim tė plotė nėse Stėrling do tė dilte fajtor nė pėrfundim tė procesit qė do tė zhvillonte NBA-ja. Ndėr sponsorėt ishin tė tillė si Mercedes Benc, Red Bull apo kompania ajrore Virgin America.

Lebron Xhejms del edhe mė madhėshtor nė fund tė kėsaj historie. Djaloshi 29-vjeēar mbajti qėndrim dy vjet mė parė me rastin e vrasjes sė studentit me ngjyrė Trejvėn Martin (Travyon Martin) nga ana e njė ruajtėsi rendi tė vetėemėruar, tė quajtur Xhorxh Zimerman. Martini 17-vjeēar ishte i paarmatosur nė momentin qė u qėllua dhe Xhejms nuk ngurroi tė sulmonte vrasėsin, duke e ditur mirė se e rrezikonte jo pak statusin e tij si yll i madh i sportit dhe si njeri-pėrfaqėsues i korporatės (NBA-sė).



Problemet racore nuk janė tė huaja pėr NBA-nė, ndonėse Amerika nuk ėshtė mė ajo e viteve 50-tė. Nė ditėt e sotme, kritikat bėhen tė stėrholluara, tė veshura qė tė mos duken apo tė mos shijojnė keq, njėlloj si barnat qė u jepen fėmijėve. Njė nga kritikat qė ėshtė njė “ping-pong racizmi” ka tė bėjė me tė ashtuquajtėn teprimin nė kulturėn e hip-hopit nė NBA. Nga shumė anė nuk quhet e mirė dhe serioze qė kampionati amerikan i basketbollit ėshtė aq i lidhur me hip-hopin. Reperėt Nelli (Nelly) dhe Xhej-Z (Jay-Z) kanė aksione nė klubet e NBA-sė dhe shumė artistė kanė mbathur veshje tė NBA-sė nė videoklipet e tyre. Edhe videogejmet e NBA-sė, NBA 2K dhe NBA LIVE, kanė kolonė zanore tė hip-hopit, ndėrsa edhe televizioni ABC-ESPN pėrdor kėtė lloj muzike nė mbulimin qė i bėn basketbollit. Po ashtu, nė pallatet e sportit luhet hip-hop gjatė ndeshjeve.

Nė vitin 2005, ndoshta nėn kėtė presion, NBA vendosi tė krijonte Kodin e Veshjes, duke ndaluar lojtarėt tė vishen nė ato mėnyra, tė mbanin bizhuteri ari gjatė ndeshjeve, tė vinin kufje nė kohėn e ndeshjeve, ndėrsa i detyroi tė visheshin me uniforma me zyrtare, “business casual”.

Fatkeqėsisht, audienca e NBA-sė ka rėnė gradualisht qė nga viti 1998, ndoshta pėr shkak se atė vit u largua nga sporti Majkėll Xhordan dhe ra nga vakti Ēikago Bulls. Kjo rėnie e interesit ka sjellė rėnie tė rėndėsisė dhe liga ėshtė sulmuar mė lehtėsisht nė media. Ka nga ata analistė qė pėrdorin fjalėt “hajdutė” (thugs) pėr lojtarė tė NBA-sė apo e quajnė ligėn “tė dhunshme”. Pra, pikėpamjet e Donald Stėrlingut nuk janė kaq tė izoluara.

Natyrisht, nuk ėshtė e lehtė tė goditen njerėz tė tillė pavarėsisht ceneve tė tyre. Stėrling e bleu klubin e Klipersave nė 1981 pėr 12.5 milionė dollarė, ndėrsa tani ai vlerėsohet nė 575 milionė dollarė nga revista “Forbs” (Forbes). Ai ėshtė pronari mė i vjetėr i njė klubi tė NBA-sė, njė biznesmen i zoti dhe njė ish-avokat i rėndėsishėm.

Ironike nė rastin e tij ėshtė se origjina e tij ėshtė nga njė komb aq i sulmuar nga ana raciale sa askush tjetėr. I lindur nė 1934, sot 80 vjeē, ai quhej Donald Tokoviē (Donald Tokowicz), dhe mbiemrin Stėrling e mori nė moshė tė rritur. Prindėrit e tij, Suzana dhe Miki, ishin emigrantė hebrej. Ai mund tė quhet padyshim si tepėr i suksesshėm nė jetė, duke bėrė pasuri dhe duke pasur njė mendje plot e pėrplot me ide. Pasi bleu Klipersat, ai deklaroi hapur se ishte gati t’i humbiste ndeshjet me qėllim dhe tė dilte nė vend tė fundit mjaft qė klubi tė kishte mundėsinė tė merrte njė basketbollist tė ri tė madh, kur tė bėheshin pėrzgjedhjet. Mė pas, ai e kaloi klubin nga San Diego nė Los Anxhelos dhe hyri nė njė betejė ligjore me NBA-nė qė nuk ishte dakord me kėtė vendim. Pas shumė vitesh me rezultate tė dobėta, Klipersat kaluan nė “Stejpėlls Sentėr” (Staples Center) nė 1999, aty ku luajnė Lejkėrsat dhe fitoret nisėn tė vinin. Stėrling nuk i ka kursyer paratė pėr tė blerė lojtarė tė mirė dhe ka shpenzuar 50 milionė dollarė pėr tė ndėrtuar njė kompleks tė ri dhe modern stėrvitor nė 2008.

Ky njeri deklaronte vite mė parė se nuk pranonte t’u jepte shtėpi zezakėve nė Beverli Hills, nuk pėlqente t’u shiste shtėpi hispanikėve qė “vetėm pinin duhan dhe alkool si dhe rrinin gjithė ditėn kot”. Njė prej djemve tė tij, Skot Stėrling, plagosi pak kohė mė parė me shotgan njė shokun e tij, ndėrsa prokurorėt e patėn tė vėshtirė tė hapnin ēėshtje pėr djalin e njė njeriu shumė tė rėndėsishėm.

Policia konfirmoi se babai Donald kėrcėnoi njė punonjės policie qė po kryente veprimet e rastit. Pak kohė mė vonė, Skot Stėrling u gjet i vdekur nė njė apartament luksoz, pronė e kompanisė sė tė jatit, duket pėr ovedozė droge. Familja u pėrpoq ta fshihte shkakun e vdekjes. Ky pra ėshtė Donald Stėrling, njėra prej fytyrave tė nderuara deri tani tė NBA-sė.



Vetė presidenti Obama nuk kishte rrugė tjetėr (natyrisht, nuk mund tė paragjykohet) veēse tė dilte nė publik dhe ta akuzonte Stėrlingun si “injorant” dhe tė kėrkonte dėnimin e tij. Obama, vetė me prejardhje tė pėrzier afrikane, e ka theksuar disa herė nė librat e tij, pėrpara sesa tė zgjidhej president, problemin e racizmit nė SHBA.

Edhe pse nuk ėshtė koha e linēimeve dhe e segregacionit tė viteve 50-tė apo e luftės sė ashpėr pėr tė drejtat e njeriut tė viteve 60-tė, sėrish Obama sjell nė vėmendje faktin se shumė reverendė (priftėrinj protestantė) tė rėndėsishėm zezakė nuk e kanė pritur mirė angazhimin e tij nė politikė, duke e quajtur “shėrbėtor tė tė bardhėve”. Nė Amerikė njihet pikėpamja ndoshta disi e skajshme se, nė kohėn kur zezakėt fituan tė drejta civile, partitė politike nxituan tė kishin secila “zezakun e tyre”.

Basketbolli i sotėm amerikan ėshtė me fat qė lufta pėr tė drejtat e tij u bė, edhe ajo, nė vitet 50-tė dhe 60-tė ku pionier ishte ylli i parė vėrtet i madh i NBA-sė, Bill Rasėll. Njė zezak shtatlartė, 2.08 metra, Rasėll luajti si qendėr tek Boston Sėlltiks, duke krijuar dinastinė e parė tė madhe tė basketbollit amerikan. Ai fitoi 11 herė titullin kampion, nė 13 sezone karrierė dhe vlera e tij ėshtė e pallogaritshme, edhe e krahasuar me yjet e mėdhenj tė viteve mė vonė. Rasėll pati probleme tė mėdha me racizmin dhe ishte nga ata qė reagoi fort, madje duke kaluar deri nė ekstrem. Kur ishte fėmijė, pėrjetoi racizmin ndaj prindėrve tė tij, qė u detyruan tė shkonin nė shtėpi shtetėrore, pėr t’i shpėtuar histerisė sė pėrditshme. Ai u vėrshėllye dhe ofendua, ndėrsa ishte basketbollist amator nė kolegj, madje pati problem edhe si yll i madh i NBA-sė. Nė 1958, njė hotel nė Karolinėn Veriore refuzoi t’i shėrbente Rasėllit dhe lojtarėve tė tjerė zezakė. Mė pas, nė kujtimet e tij “Kėrkoje lavdinė” (Go Up for Glory), Rasėll shkruante: Ja ku ėshtė njė mur tė cilin arsye nuk e pėrshkon dot. Ti je negro. Ti vlen mė pak. Ai mur rrethon gjithēka, njė mur i gjallė, dinak, lėndues, mbytės me erė me njė substancė qė tė ngjitet.

Rasėll u bė tepėr i ndjeshėm nga e gjithė kjo, ndoshta mė shumė sesa duhet. Ishte aktiv nė lėvizjen “Fuqia e Zezė” (Black Power), i doli nė krah Muhamed Aliut qė nuk deshi tė shkonte ushtar nė Vietnam dhe u quajt “Felton X”, sipas traditės sė Kombit tė Islamit pėr tė zėvendėsuar emrin europian tė skllevėrve me germėn X. Ai bleu tokė nė Liberi.

Gjithsesi, Bill Rasėll e di mirė se ai nuk ishte vetėm dhe se u ndihmua nga disa tė bardhė tė rėndėsishėm antiracistė. Ishte trajneri i tij i bardhė i shkollės, Xhorxh Paulis, qė e nxiti tė merrej me basketboll, trajneri tjetėr i bardhė Fil Ulpert qė e ndihmoi dhe sidomos trajneri legjendar i Sėlltiksave, Red Auerbah qė e vlerėsoi lart dhe e bėri trajnerin e parė zezak nė historinė e NBA-sė. Sė fundi, edhe pronari i Bostonit, Uollter Braun, qė i dha rrogėn 24.000 dollarė, kur ishte debutues, vetėm 1 mijė dollarė mė pak sesa ylli kryesor Bob Kousi.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket