Kuriozitete

SEKSI, 20 gjėrat qė mendoni se dini

...Nė fakt gaboheni. Ja se si mendimet mė tė pėrhapura, tė vėna nė provė nga shkenca, rezultojnė tė jenė tė gabuara. Duke “rehabilituar” disi edhe meshkujt
Seksi: njė prej pak argumentave, pėr tė cilin, pasi i kalojmė 14 vjetėt, jemi tė bindur se dimė gjithēka (ose pothuaj gjithēka). Dhe shpesh gabohemi. Nga ana tjetėr, prej shekujsh shkenca e ka mbajtur larg, duke lejuar kėshtu tė ngrihen legjenda si pėr pėr fiziologjinė, ashtu edhe pėr sjelljet ndaj tij. Vetėm nė dekadat e fundit studiuesit kanė filluar tė interesohen pėr aktivitetin seksual dhe funksionimin e tij. Kėrkimet e tyre kanė zbuluar gabimet e shumė bindjeve tona. Pėr shembull...



Ka tre tipe orgazmash femėrore: vaginale, klitoriale dhe pika G

E gabuar. Orgazma vaginale dhe pika G nuk ekzistojnė. Vagina ėshtė karakterizuar nga njė paret mbėshtjellės pa shumė ndjeshmėri. Orgazma e femrės varet pėr mė tepėr nga stimulimi i organeve tė ndjeshme femėrore, pra: klitori, buzėt e vogla dhe trupi poroz uretral. Klitori sillet si koka e organit mashkullor. Mund tė flitet kėsisoj pėr klitorin si organ femėror me sjellje erektile tė ngjashme me atė mashkullor.



Pėr tė arritur njė orgazmė duhen stimuluar zonat gjenitale

Truri ėshtė organi i vėrtetė i kėnaqėsisė. Kėtu ndizen qarqet nervore qė ēojnė nė eksitim fizik. Seksi aktivizon nė nivel cerebral atė qė quhet “qarku i shpėrblimit”, i cili prodhon dopaminėn, neurotransmetuesin e lidhur me kėnaqėsinė. Janė kryer eksperimente stimulimi me elektroda tė kėtij qarku dhe janė arritur pėrfundime tė krahasueshme me orgazmėn.



Gratė nė shtrat janė mė tradicionale se burrat

Nuk ėshtė e vėrtetė. Nė shtrat kanė fantazi dhe i pėlqejnė eksperimentet mė shumė se burrat. Nė Universitetin e Indianas janė studiuar preferencat seksuale tė 5865 personave dhe u arritėn kėto rezultate: Nėse meshkujt e arrijnė kėnaqėsinė seksuale lehtėsisht nga pozicioni “klasik”, dhe nuk kanė nevojė pėr pozicion tjetėr, femrat e marrin kėnaqėsinė nga njė varietet mė i madh aktesh seksuale dhe stimulimesh trupore. Vlerėsojnė goxha edhe seksin oral.



Gratė kanė nevojė pėr mė shumė kohė qė tė eksitohen

Ashtu si dhe meshkujt, mund tė arrijnė maksimumin e eksitimit pėr rreth 10 minuta. Kjo ėshtė e mundur tė zbulohet duke pėrdorur njė telekamera speciale qė pėrkthen nė imazhe variacionin e temperaturave tė njė objekti ose tė njė pjese tė trupit: Nxehtėsia mė e madhe nė organet gjenitale tregon rritje tė fluksit tė gjakut nė kėtė pjesė, pra eksitim seksual. Nė McGill University Health Centre nė Montreal, Kanada, kėtė teknikė e kanė pėrdorur pėr tė monitoruar organet gjenitale tė 28 meshkujve dhe 30 femrave gjatė shfaqjes sė njė filmi porno. Rezultoi se meshkujt e arrijnė maksimumin e eksitimit pėr 665 sekonda, ndėrsa femrat pėr 743. Njė diferencė qė nuk do tė thotė gjė, pak mė shumė se 1 minutė.



Meshkujt mendojnė pėr seksin ēdo 7 sekonda

E ekzagjeruar. Terri Fisher psikolog nė Ohio State University, pajisi 120 studentė meshkuj dhe 163 studente femra me njė dispozitiv tė lėvizshėm, nė tė cilėn shėnohej me njė klik, lloji i mendimit qė u shkonte nė mendje gjatė ditės. U vu re se meshkujt kanė mendime erotike 19 herė nė ditė, kundrejt 10 herė qė kishin femrat. Por gjithashtu mė shpesh meshkujt mendojnė edhe pėr funksione tė tjera fiziologjike si ushqimi (18 kundrejt 15) dhe gjumi (11 kundrejt 8.5). Me pak fjalė janė mė tė pėrqendruar mbi atė ēka ka tė bėjė me trupin nė pėrgjithėsi, dhe mė pak nga sa mendohej tė fiksuar tek seksi. Sipas studiuesve, kjo pėrshtypje ėshtė krijuar sepse femrat janė mė tė frenuara kur vjen puna pėr tė pranuar se kanė mendime erotike.



Dimensionet kanė rėndėsi

Nė 95 pėr qind tė rasteve penisi i njė mashkulli nė ereksion ėshtė i gjatė nga 12 nė 18 centimetėr. Duke marrė nė konsideratė faktin se vagina ka normalisht njė thellėsi prej 7-10 cm, edhe njė penis mė i vogėl ėshtė nė gjendje ta penetrojė tė gjithėn. Por pavarėsisht kėsaj, sipas njė studimi tė kryer nė Universitetin Otava, nė Kanada, dimensionet mashkullore merren nė konsideratė nga femrat kur vjen puna pėr tė gjykuar tėrheqjen nga njė mashkull, siē u kushtohet mė pak rėndėsi formave tė tjera trupore (shpatullat e gjėra, bark i sheshtė). Gjithashtu edhe pėrmasat e tepruara nuk janė tė vlerėsuara: njė penis “ekstra large” ashtu si dhe njė staturė trupore e ekzagjeruar, konsiderohen jo tėrheqėse.



Seksi tė dobėson

Jo tamam. Njė studim nė Universitetin e Alabamės, nė Birmingam (SHBA), ka zbuluar se gjatė aktit seksual konsumohen vetėm 3.5 kalori nė minutė. Studiuesit kanė llogaritur edhe gjatėsinė mesatare tė njė raporti, rreth 6 minuta. Pra nė fund digjen vetėm 21 kalori, saktėsisht tė barabarta me aq sa konsumojmė nėse klikojmė 15 herė me mausin e kompjuterit.



Seksi i rrallė rrit fertilitetin

E gabuar. Tė mos bėsh seks pėr ditė tė tėra mund tė sjellė rritjen e numrit tė spermatozoidėve, por jo tė cilėsisė e tyre. Njė studim i kryer nė Sidney University (Australi), ka provuar tė kundėrtėn e asaj qė besohej. 42 meshkujve me spermatozoidė tė dėmtuar iu kėrkua tė kryenin raport ēdo ditė, pėrgjatė njė jave. Analizat mikroskopike treguan se spermatozoidėt e ditėve tė fundit ishin mė tė “shėndetshėm” qė ata tė fillimit, tė marrė pas tre ditėsh mungesė seksi.



Beqarėt kanė njė jetė seksuale mė tė mirė

Nuk ėshtė e vėrtetė. Njė studim i kryer nė bashkėpunim me Organizatėn Botėrore tė Shėndetėsisė, nė 59 vende, ka zbuluar tė se tė martuarit kanė jetė seksuale mė intensive. Ndėrsa beqarėt periudhat “aktive” i alternojnė edhe me periudha tė gjata mungese tė seksit. Dhe sipas rezultateve tė Qendrės kėrkimore tė Ēikagos, raportet martesore janė edhe mė tė dobishme.



Kėmbė e madhe do tė thotė penis ose klitor tė madh

Edhe pse zhvillimi i penisit (dhe klitorit) dhe gishtave tė kėmbės influencohet nga i njėjti gen, pėrmasat e tyre nuk janė tė lidhura me njėra-tjetrėn. Dy urologė tė St. Mary’s Hospital tė University College Hospitals tė Londrės kanė ekzaminuar 104 meshkuj duke krahasuar gjatėsinė e kėmbės me atė tė penisit (i matur me metodėn “stretched”: penisi tėrhiqet nga mjeku deri nė gjatėsinė maksimale tė tij). Nuk u gjet asnjė lidhje domethėnėse, ashtu siē nuk ekzistojnė prova shkencore nė favor tė lidhjes sė dimensioneve tė kėmbės me klitorin.



Rėnkon, pra ėshtė shumė e eksituar

Shpesh rėnkimet dhe ulėrimat nuk janė shprehje e shijimit tė seksit, por bėhen me qėllim. E ka zbuluar njė studim i Universitetit e Lidsit, nė Angli, pėr tė cilin u intervistuan 71 gra. Ato u pyetėn pėr sjelljen gjatė raportit seksual. 87 pėr qind e tyre thanė se rėnkonin nė mėnyrė qė tė stimulonin partnerin. Arsyeja tjetėr, tė rrisnin kėnaqėsinė e tij dhe nė fakt volumi i rėnkimeve rritet para dhe pas orgazmės sė partnerit.



Sperma ėshtė plot me kalori

E pavėrtetė. Rashel Vriman, profesor i shkollės sė mjekėsisė nė Universitetin Indiana dhe ekspert i besimeve tė gabuara rreth trupit njerėzor, shpjegon se sperma pėrmban sheqer, sidomos nė formė fruktoze, por vetėm 5/7 e njė derdhjeje ka kalori. Pjesa tjetėr ėshtė e pėrbėrė nga ujė, vitaminė C, kalcium e magnez, pėrbėrės qė nuk e bėjnė njė lėndė hiperkalorike.



Vetėm meshkujt mund tė vuajnė nga “priapizmi”

Gabim. Edhe femrat mund tė vuajnė nga “eksitimi gjenital i pėrhershėm”, njė ērregullim i rrallė i karakterizuar nga eksitimi spontan, i pėrhershėm, i pakontrollueshėm, jo i provokuar dhe i shoqėruar nga dėshira seksuale pėr ditė tė tėra. Orgazma mund t’i japė njė lehtėsim tė pėrkohshėm, dhe brenda fare pak kohėsh simptomat e eksitimit rikthehen: kongjestion klitorial, lubrifikim dhe rritje e ndjeshmėrisė erotike gjenitale. Pėr disa ky ėshtė varianti femėror i priapizmit: ereksion pėr shumė orė, i pėrsėritur, shpesh i dhimbshėm, nė mungesė tė dėshirės seksuale qė zakonisht shoqėron eksitimin.



Seksi zvogėlon dhimbjen e kokės

E pavėrtetė. Eksitimi dhe orgazma e rrisin pragun e dhimbjes dhe shpesh stimulojnė lehtėsimin e artritit dhe dhimbjes sė kokės. Gjatė raportit seksual prodhohet endorfinė qė ka nė pėrbėrje lėndė antidhimbje, tė ngjashme me efektin e morfinės dhe opiumit. Endorfina prodhohet edhe gjatė aktivitetit fizik, puthjes, pėrkėdheljeve dhe kur hamė ēokollatė. Kėshtu dhimbja bllokohet dhe jep efekt mirėqenieje.



Vetėm femrat mund tė kenė orgazėm tė shumėfishtė

E pavėrtetė. Ėshtė e vėrtetė se maksimalja e kėnaqėsisė mashkullore ėshtė e lidhur me ejakulimin qė pėrkon me orgazmėn e vėrtetė. Nga njė ejakulim tek tjetri mashkulli ka nevojė pėr pushim qė mund tė shkojė nga 15 minuta nė disa orė (edhe 24 nė kalimin e moshės). Megjithatė ėshtė vėnė re se dashuria, tėrheqja dhe intensiteti i pėrfshirjes nė lidhje mund tė bėjnė qė njė mashkull ta provojė disa herė kulmin e kėnaqėsisė, por pa arritur ejakulim. Po, ėshtė vendosur kėshtu tė flitet pėr orgazėm tė shumėfishtė edhe pėr ata.



Filmat hard dhe lojrat erotike janė “punė burrash”

E pavėrtetė. Nga njė studim mbi fantazitė erotike tė italianėve i kryer nga Instituti i Kėrkimeve Tecne, ėshtė vėnė re se pamjet e filmave porno i vlerėsojnė 98 pėr qind e meshkujve dhe vetėm 2 pėr qind e femrave. Por kur bėhet fjalė pėr lojra erotike tė dhėnat pėrmbysen: U pėlqejnė 82 pėr qind e femrave dhe vetėm 18 pėr qind e meshkujve. Nė bazė tė njė studimi tė kryer nga Shoqata Italiane e Seksologjisė dhe Psikologjisė sė Aplikuar, 20 pėr qind e femrave i ka provuar tė paktėn njė herė dhe 30 pėr qind i ka prekur dhe studiuar me vėmendje. Por njė sondazh i kryer nga slfemminile.com ka zbuluar se italianėt nuk janė popullsia mė e pėrditėsuar e Evropės: 70 pėr qind e tyre nuk kanė dėgjuar kurrė pėr “sex toys party” (takimet nė grup pėr tė blerė objekte erotike), kundrejt 21 pėr qind tek francezėt.



Seksi i tepėrt tė bėn budalla

Nuk ėshtė e vėrtetė. Raportet seksuale e bėjnė trurin mė reagues. Gjatė orgazmės prodhohet prolatinė, njė hormon qė shton nivelin e oksigjenit nė qelizat e trurit. Raportet e rregullta seksuale rrisin prodhimin e adrenalinės dhe kortizolit, substanca stimuluese pėr trurin. Pėrveē kėsaj aktiviteti seksual rrit pėrqendrimin dhe falė prodhimit tė endorfinės rritet rezistenca ndaj lodhjes, qoftė asaj fizike dhe mendore, duke pėrmirėsuar performancėn intelektuale.



Viagra shton kėnaqėsinė

Viagra, shpesh e shitur si afrodiziak, nuk e shton dėshirėn dhe kėnaqėsinė seksuale. Ky ilaē, i prodhuar pėr trajtimin e impotencės mashkullore, kėrkon kohė (nga 20 nė 60 minuta) dhe stimulim seksual pėr tė provokuar ereksion qė mund tė zgjasė nga 4 nė 6 orė.



Seksi i bėn dėm zemrės

Studimet tregojnė se seksi i rregullt dhe i kėnaqshėm mund tė ulė nivelin e kolesterolit dhe tė pėrmirėsojė qarkullimin e gjakut duke parandaluar kėshtu zhvillimin ose pėrkeqėsimin e sėmundjeve kardiovaskulare. Efekti vjen falė testosteronit, hormonit pėrgjegjės pėr aktivitetin seksual tė njeriut. Kujdes ama nga dashnoret: Tradhėtitė shkaktojnė stres dhe ndjenja faji. Pėr tė shtuar efektin pozitiv tė seksit, duhet tė jeni besnikė dhe tė besueshėm.



Dėshira seksuale nuk varet nga cikli

E pavėrtetė. Gjatė fazave tė ciklit menstrual ndodhin ndryshime hormonale qė ndikojnė nė intensitetin e dėshirave seksuale femėrore. Estrogjeni dhe testosteroni, tė prodhuar nė vezore, janė hormonet e dėshirės. Testosteroni duke vepruar nė trurin e femrave rrit eksitimin mendor: shtohen ėndrrat erotike dhe fantazitė seksuale. Nė ditėt e paraovulacionit arrihet kulmi i ndikimit hormonal, pra i dėshirės seksuale.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket