Kulture

Teatėr me kontrata

Protesta e artistėve tė Teatrit tė Operas dhe Baletit dhe reforma nė institucionet kulturore. E vėrteta e kontratave 6 mujore dhe tėrheqja e Ministrisė sė Kulturės. Grupi i ri i punės, bashkėpunimi me kontratat dhe vendimet qė pritet tė merren
Nga Alida Cenaj
Deri kur reforma nė institucionet kulturore ishte vetėm nė letėr, u duk sikur tė gjithė ishin dakord me paralajmėrimin e Ministres sė Kulturės, Mirela Kumbaro. Pavarėsisht se ka muaj tashmė qė flitet se teatrot duhet tė shkunden dhe tė kuptojnė se nė njė sistem si ky ku po jetojmė duhet ta justifikosh rrogėn, pakkush u dėgjua tė ankohej pėr atė qė dihej se do tė ishte thembra e Akilit e kėsaj reforme: Rishikim i organikės sė punonjėsve, i pozicionit tė punės pėr artistė qė paguheshin pėr vite e nuk dilnin kurrė nė skenė dhe vendosjen e njė sistemi tė ri punėsimi me kontrata tė pėrkohshme. Ngado qė tryezat publike ose jo, e rrotullonin bisedėn, shumica tė paktėn, binin dakord pėr njė gjė: Si kėto 23 vjet, formula nuk mund tė funksiononte mė. Teatrot e varfra i vareshin shtetit nė qafė e ankoheshin ēdo vit pėr tkurrje tė buxheteve. Flitet e shkruhet pėr salla tė ftohta ose shumė tė nxehta, pėr shfaqje qė mė shumė nuk ia vlejnė se sa ia vlejnė, pėr ligjin pėr Artin qė do riparė, kush e di pėr tė satėn herė, pėr njė sistem tė ri, tė cilit nė fakt vėshtirė t’ia gjejė anėn kush se nga duhet nisur. Thjesht e shkoqur, diēka duhet bėrė.

Dhe ja ku jemi pėrpara faktit tė kryer: Kontratat kolektive nuk do tė jenė mė nė fuqi dhe nė vend tė tyre do tė ketė kontrata tė pėrkohshme. Ndryshe, artistėt do tė paguhen pėr aq kohė sa do tė jenė nė skenė. Gjė qė pritet tė shtojė konkurencėn, tė zgjojė nga gjumi ata qė e kanė harruar se ē’do tė thotė skenė, t’u jepen mundėsi tė rinjve tė talentuar dhe nė fund, atė qė dėshirojnė tė gjithė, sallat e teatrove kombėtarė tė mbushen me spektatorė. Njėfarė prove deri tani e dha Teatri Kombėtar i Komedisė, i cili e nisi qysh ditėn e parė punėn (edhe pėr mungesė buxheti), me kontrata tė pėrkohshme. Por mbase pikėrisht se ishte i tillė, i ri, pėr Teatrin e Komedisė nuk doli njėri tė ankohej pse funksiononte kėshtu. Sherri mes drejtuesve, bordit dhe njė pjesė tė artistėve tė tij, lindi pas propozimit pėr ndryshimin e emrit: Nga teatėr i komedisė nė teatėr eksperimental.

Dy tė tjerėt, Teatri i Operas dhe Baletit dhe Teatri Kombėtar do ta nisin tani punėn pėr tė ndėrtuar atė skemė qė Kastriot Ēipi i Komedisė e bėri qysh nė ditėn e parė tė punės. Vetėm se nuk qėlloi tė ishte edhe njė proces kaq i thjeshtė. Ndoshta e parashikuar se do tė shkonte kėshtu, artistėt bėnė rezistencė. Si argument thanė se kjo qė po ndodh ėshtė nė kundėrshtim me ligjet, me Kodin e Punės. Dhe pėr shkak tė kėsaj situate, artistėt e Teatrit tė Operas dhe Baletit u hodhėn nė protestė, kundėr kontratave tė propozuara nga Ministria e Kulturės. “Nė asnjė vend teatri nuk funksionon kėshtu. Kjo do tė sjellė fundin e teatrit”, shkruhej nė komunikatėn e Sindikatės sė Artistėve. “Ėshtė nė kundėrshtim me ligjet gjithēka qė po ndodh. Nuk mund tė hidhen nė rrugė artistėt. Njė situatė e rėnduar, dhe nėse do tė vijojė, ne do tė shkojmė drejt grevės”, tha pėr mediat tenori Rudi Sata, sindikalist, duke iu bashkuar dhe tė tjerė artistėve qė nuk e pranojnė kontratėn individuale. Artistėve tė TOB-it iu bashkuan edhe ata tė Teatrit Kombėtar, tė cilėve gjithashtu iu ėshtė bėrė e ditur ndryshimi i sistemit tė punėsitmit.



Problemi nė thelb qėndron tek kontratat 6 mujore qė ka hartuar Ministria e Kulturės. Kėto, artistėt i pėrkthyen si hedhje nė rrugė, me njė verdikt qė ėshtė kundra ligjit dhe qė si i tillė nuk mund tė ekzistojė. Ēėshtja dukej se do tė bėhej serioze pasi artistėt paralajmėruan se protesta do tė kthehej nė grevė urie. Si rrjedhojė ministrja Kumbaro u shtrua sėrish nė tryezė bisedimesh me palėn kundėrshtare, sado qė edhe pas kėtij takimi nuk pati ndonjė rezultat final qė tė premtojė dritė nė fund tė tunelit. Pas kėtij takimi tė sė martės mbasdite, nėnkryetari i Sindikatės sė Artistėve njėherėsh edhe artist i Ansamblit, Gramoz Burba bėri tė ditur pėrfundimet e nxjerra nga takimi me ministren e Kulturės, Mirela Kumbaro. “Pas kėsaj, pika kryesore qė shqetėson artistėt pėr kontratėn e punės ėshtė kontrata 6- mujore”, tha ai. Si pėrfundim, duket se ministria ka bėrė njė hap mbrapa: ėshtė rėnė dakord qė tė gjendet njė zgjidhje duke u mbėshtetur nė propozimet e vetė artistėve tė kėtij institucioni. “Ėshtė lėnė nė dorėn e artistėve pėr tė zhvilluar kėtė reformė, sepse njerėzit qė punojnė nė kėtė institucion janė njerėzit e duhur nė zgjidhjen e kėsaj situate”, ka shtuar Burba. “Derisa tė arrihet nė kėtė pėrfundim, zonja Kumbaro mori pėrsipėr se nuk do tė ketė pengesa nga Ministria e Kulturės. Ndėrsa ne, jo mė larg se nesėr do tė shikojmė kėtė ēėshtje”. U pėrfol pas takimit se ishte pėrdorur nga ministria edhe metoda e mosdhėnies sė pagės pėr artistėt qė kundėrshtonin. Por ujrat ishin qetėsuar pėrfundimisht pas premtimit tė Kumbaros se do tė mbante lidhjet me Ministrinė e Financave qė rrogat tė jepeshin rregullisht. Sa u takon pretendimeve tė individėve, qė kėrkojnė tė ngrihen mė lart nė detyrė, sipas Burbės, kjo gjė do tė bėhet duke u bazuar nė performancėn artistike edhe audicionet. “Unė shumė shpejt do t’ju bėj me dije shkeljet e kėtyre kontratave qė pretendohen. Ne do ta marrim tė gjithė rezultatin e audicioneve dhe do ta bėjmė transparent. Nuk ėshtė qėllimi ynė tė krijojmė situata absurde, qėllimi ynė dhe i sindikatės ka qenė qė tė gjejmė njė zgjedhje konkrete. Ky takim ėshtė shumė i favorshėm sepse njerėzit qė punojnė nė kėtė institucion janė artistė”.

Argumenti mė i fortė i kundėrshtarėve janė kontratat dhe ligji. Sipas tyre, kontratat e artistėve

janė konform ligjeve nė fuqi, por mund tė jenė edhe tė pėrhershme pėr mosha tė caktuara dhe pėr njerėz qė kanė eksperiencė. Ndėrsa pėr tė tjerėt nuk ėshtė e pėrcaktuar kjo gjė. Njė shqetėsim qė e pat shprehur nė krye tė herės edhe drejtori i ri i Teatrit Kombėtar, Hervin Ēuli. Njė prej arsyeve qė platforma e Ēulit u shpall fituese, pas konkurimit pėr drejtor tė teatrit, ishte edhe punėsimi me kontrata i artistėve. Por edhe Ēuli kishte dilemat e tij dhe ende nė kėrkim tė njė formule: Dukej e thjeshtė nė tė thėnė, po ēfarė do tė bėhej me artistė tė vjetėr, shumė tė njohur e tė talentuar me qindra role nė skenė, por nė fund tė fundit tė paedukuar me rregullat e tregut tė lirė? Nėse pėr njė artist tė ri, njė kontratė pune pėr aq kohė sa shfaqje vihet nė skenė, ėshtė e zakonshme, pėr njė tė njė brezi tjetėr, mė tė vjetėr, ėshtė diēka e pothuaj e pamundur konkurimi nė treg pėr tė siguruar njė kontratė. Ndoshta jo aq pėr ēėshtje talenti, sesa pėr pamundėsi pėr t’u pėrshtatur me rregullat. Ndaj dhe kjo platformė po mendohej nė mėnyrė qė tė gjendej njė e mesme e artė. Gjė qė nuk dihet nėse ėshtė gjendur ose nėse ėshtė vendosur qė rregulli do tė jetė njė pėr tė gjithė.

“Reforma tashmė nuk ka kthim mbarapa”, ka thėnė pėr gazetarėt kėshilltarja pėr mediat e ministres Kumbaro, Milena Selimi, e cila ka shtuar se i gjithė ky kaos ka ardhur si rezultat i mungesės sė informacionit nė lidhje me reformėn. “Kjo reformė nuk synon tė heqė asnjė nga puna, por tė legjitimojė marrėdhėniet e artistėve me shtetin. Janė plot 120 artistė qė figurojnė pa kontrata pune. As vetė artistėt nuk ishin nė dijeni pėr njė situatė tė tillė. Ajo qė synohet ėshtė qė pėrmes kėtyre kontratave 6 mujore tė vendosen marrėdhėniet ligjore me artistėt”, ka thėnė Selimi, pa sqaruar gjithsesi pretendimet e artistėve se kjo bie nė kundėrshtim me Kodin e Punės dhe se sa e siguron nė tė ardhmen vazhdimėsinė e punės sė artistėve nė institucionet e kulturės.

Ndėrkaq pretendohet gjithashtu qė tė vendoset sistemi i kategorizimit tė punonjėsve, nė bazė tė meritave dhe profesionalizmit tė tyre, duke rregulluar nė kėtė mėnyrė edhe sistemin e pagave. Por kjo duket se do tė jetė nė njė kohė tė dytė diskutimesh. Sepse tani pėr tani problemi janė kontratat e paraqitura nga Ministria e Kulturės dhe frika e mbetjes pa punė e artistėve. Lajmi i mirė deri tani ėshtė se ėshtė ngritur njė grup pune me artistė dhe pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Kulturės, nė mėnyrė qė tė gjendet zgjidhja e duhur pėr atė qė pėrflitet prej muajsh dhe qė premton tė shenojė njė epokė tė re: reformėn nė institucionet e artit.



E vėrteta e kontratave

Pas takimi tė sė martės, Ministria e Kulturės ka shpėrndarė njė njoftim pėr mediat nė tė cilin sqaron se reforma ka filluar dhe ėshtė pa kthim dhe se kjo reformė do tė bėhet nė bashkėpunim me komunitetin, duke mos shkurtuar asnjė vend pune. “Ministria e Kulturės nuk ka propozuar asnjėherė kontrata tė thjeshta 6 mujore pune nė TKOB, thuhet nė deklaratėn e ministrisė. “Pėrkundrazi, termat e kontratės sė propozuar dhe sidomos neni 10 i saj, qartėsisht theksojnė propozimin pėr njė kontratė 1 vit e gjashtė muaj minimale dhe maksimale 3 vjet e 6 muaj. Periudha 6 mujore tranzitore kishte si qėllim realizimin e njė procesi transparent pėr sistemin e vlerėsimit profesional dhe kategorizimin e pagave tė artistėve, i cili nė kushtet aktuale mungon. Meqenėse kjo periudhė tranzitore nuk u kuptua dhe keqinterpretohet, nė bisedėn e fundit tė ministres sė Kulturės dhe artistėve pėrfaqėsues nė takimin e sė martės, u ra dakord qė kjo periudhė 6 mujore tranzitore tė mos pėrfshihet nė kontratat qė do tė propozohen nė vijim”.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket