Dritare

Universiteti dhe Tallavaja

Siē flitet pėr dashuri e mendohet pėr seks nė tekstet e tallavasė, a nuk flasim pėr universitet dhe mendojmė menjėherė pėr dipllomoret tona piramidale? Duke hequr TVSH pėr arsimin e lartė privat thjesht lehtėsohet mbajtja e kapitalit nė kėtė lloj investimi.
Nga Arbėr Zaimi
Kryefjala mbizotėruese e muzikės sė lehtė dhe asaj tallava ėshtė dashuria. Krejt kėndojnė pėr dashuri, ca me dhimbje e ca me aht, ca me gėzim e tė gjithė me atė cektėsinė qė s’ka nevojė pėr shumė komente, meqė qėndron thuajse kudo, e do e kenė vėnė re thuajse tė gjithė. Fenomeni interesant ėshtė se dashuria nėpėr kėto kėngė nė pjesėn dėrrmuese qėndron si njė eufemizėm pėr epshin banal apo pėr afshe tė natyrave aspak tė larta. Sa mė shumė qė flitet pėr dashuri, aq mė shumė nėnkuptohen shalė e cica qė shėrbejnė si sfond pėr makina tė shtrenjta, ndėrtesa kitsch, plazhe ekzotike etj. Dmth. sa mė shumė flitet pėr dashuri, aq mė shumė veprohet kah objektifikimi i njeriut.

Dikush mund tė thotė – bravo, u deshe ti tė na tregoje se tekstet e tallavasė apo tė muzikės sė lehtė (pop, siē quhet gjetiu) janė tė cekėta e tė stėrmbushura me klishe e me readymade, e qė nė analizė tė fundit janė hipokrite. A nuk e dimė tė gjithė kėtė? Mirėpo nuk ėshtė ky synimi i shkrimit tim. E nisa me hipokrizinė e cekėt tė tallavasė pėr tė bėrė njė analogji. Siē flitet pėr dashuri e mendohet pėr seks nė tekstet e tallavasė, a nuk flasim pėr universitet dhe mendojmė menjėherė pėr dipllomoret tona piramidale?

Ėshtė moment i rėndėsishėm pėr tė diskutuar kėtė temė, pasi ėshtė duke u diskutuar njė reformė nė arsimin e lartė. Propozimet e bėra qėmoti synojnė me sa duket heqjen e TVSH-sė pėr arsimin e lartė si dhe instalimin e sistemit tė ēeqeve (voucher system), sipas tė cilit do tė jenė vetė studentėt apo familjet e tyre ato qė do tė vendosin se nė cilin universitet do t’i investojnė paratė qė u takojnė prej kthyeshmėrisė sė taksave nė formė ēeku. Do t’i ēojnė taksat te universiteti publik, apo te ai privat. Thamė universitet, por nėnkuptuam sėrish dyqanin ku shiten diplloma, grada e status nė vendin ku gjithnjė e mė shumė thuhet dije e nėnkuptohet dhelpėri.

Argumentet e paraqitura kundėr kėsaj “reforme” janė tė shumta e janė ngritur prej zėrave jo pak tė njohur nga vetė akademia. Sė pari ėshtė vėnė re se si ky sistem i ēeqeve ėshtė ende nė fazė eksperimentale, dhe nė ato pak vende ku ėshtė eksperimentuar nuk ka rezultuar gjithnjė nė sukses. Psh. nė Kili - ku sistemi i propozuar nga neoliberalėt u aplikua vetėm nėn forcėn e diktatorit djathtist Pinochet - sot e disa vjet protesta masive studentore synojnė ta pėrmbysin kėtė sistem pervers, dhe lėvizjet studentore nuk ėshtė se kanė qenė tėrėsisht tė pasuksesshme. Sė dyti, ėshtė vėnė re se si sistemi universitar europian, nė modelin e sė cilit ėshtė ndėrtuar edhe sistemi ynė arsimor, pėrgjithėsisht ka konsoliduar publiken, e jo privaten. Psh. nė Gjermani, edhe pse ka mbi 70 universitete private, ato zėnė veē 1% sa i pėrket numrit total tė studentėve. Po ashtu nė Francė. Argument i tretė ėshtė fakti se – ndėrkohė qė flitet pėr konkurencė mes universitettheve tona, qė do ua rritka cilėsinė – universitetet e kontinentit tonė po bashkohen, pėr tė krijuar agjensi mė tė fuqishme, tė afta pėr tė konkuruar me universitete tė vendeve tė tjera. Pra konkurenca nė vend qė tė konceptohet si garė mes universitetit evropiano-shqiptar dhe atij amerikano-shqiptar, do ishte mirė tė perceptohej si garė mes universitetit shqiptar dhe atij tė vendit fqinjė, apo tė vendit ca mė tė largmė. E kėshtu me radhė.

Por argumentet janė edhe tė natyrės ekonomike-politike. Njė qeveri si ajo e Ramės, e ardhur nė pushtet me kartėn e kritikės ndaj djathtizmit e neoliberalizmit sistemik tė aplikuar nga Berisha e Nano para tij, nuk do tė duhej tė pėrsėriste politikat e vjetra tė propozuara nga paraardhėsit, por do tė duhej tė kishte njė plan tė qartė pėr orientimin e kapitalit privat drejt prodhimit. Nė vend se tė krijojė lehtėsi qė kapitali i ēilėrve tė vazhdojė tė akumulohet nėpėr agjensi qė prodhojnė “ajėr” siē janė universitetet private, do tė ishte mirė qė tė “nxitej” transferimi i kėtij kapitali nė shėrbime qė mund tė eksportohen, ose nė industri apo nė bujqėsi. Sepse kjo do tė sillte rritje tė vėllimit ekonomik e njėkohėsisht do t’i vinte fre pabarazisė qė krijojnė ndėrrmarje tė tilla si “universitetet” private apo si bizneset e ndėrtimit.

Dikush mund tė thotė se Rama nuk ka se ē’ti bėjė, pasi nė fund tė fundit ėshtė liria e kujtdo t’i investojė paret e veta ku tė dojė, siē ia dikton tregu (Edhe pse kėrkesė-oferta duket se funksionon ēuditshėm, kur sheh se si pėrgatiten prej universiteteve “tregiste” kaq shumė juristė, politologė e ekonomistė qė do punojnė thjesht si hamej apo si kamarierė...). Nėse do, kėmbėngul liberali, privati e ēon kapitalin nė tallava, nėse dėshiron e ēon nė universitet privat. Mirėpo ėshtė detyrė e shtetit qė – nė mos tė detyrojė – tė paktėn tė orientojė kapitalin. Duke hequr TVSH pėr arsimin e lartė privat thjesht lehtėsohet mbajtja e kapitalit nė kėtė lloj investimi. Tani mbetet t’i heqin TVSH-nė edhe tallavasė, edhe do plasė kultura sheshit, mė shumė se dashuria, me tė cilėn nisėm shkrimin.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket