Kulture

80 vjet gabim

SHBA-ja? Dje ka qenė mė kriminale se Japonia, sot ėshtė mė e rrezikshme se Kina. Alarmi ndaj sė cilės ėshtė njė pėrrallė. Flet Noam Chomsky, intelektuali “anti” dhe guruja i tė majtės amerikane e asaj botėrore.
Nga Pio D’Emilia
Pėrpara tij janė vetėm Aristoteli, Marksi, Shekspiri dhe pak tė tjerė. Pastaj nė klasifikimin e intelektualėve mė tė cituar vjen ai, Noam Chomsky, profesor emeritus i filozofisė dhe linguistikės pranė prestigjiozes MIT (Massachusetts Institute of Technology). Gjithmonė “ndėrgjegja kritike” e politikės amerikane, Chomsky vazhdon tė mėsojė, shkruajė dhe udhėtojė nėpėr botė, a thua se ka veē gjysmėn e 85 viteve tė tij. E takuam nė Tokio, ku ishte ftuar pėr njė seri konferencash nė tė cilat, si gjithmonė, vendet e tė pranishmėve ishin prenotuar prej kohėsh. Titulli i konferencės: “Kapitalizmi dhe demokracia: perspektivat e mbijetesės”. Qė janė tė pakta, sipas Chomsky-t.



-Ēfarė ju solli nė Japoni, profesor?

Jam interesuar pėr Japoninė qė nė vitet 30-tė. Kur isha adoleshent, kam lexuar pėr krimet japoneze nė Manēuri dhe Kinė. Mė acaronte dallimi i trajtimit qė u bėhej japonezėve nė shtypin tonė, krahasuar me nazistėt. Tė dy pėrshkruheshin si tė ligj, padyshim, por nazistėt mebeteshin gjithnjė arianė, pra tė gjatė, bjondė, “njerėzorė” me fjalė tė tjera. Ndėrsa japonezėt ishin majmunė, madje mė keq: Krimba, milingona qė duhen shtypur. Do tė thosha se standardi i dyfishtė vazhdoi pėr shumė kohė: Tė gjithė i kėrkojnė Japonisė tė kėrkojė ndjesė, dhe me tė drejtė; por askush nuk flet pėr krimet tona tė luftės. Bombat ndezėse qė rrafshuan Tokion ishin mė keq se ato tė Drezdenit, dhe shkaktuan shumė mė tepėr viktima sesa nė Hiroshima e Nagasaki, pėr tė cilat ende asnjė president amerikan nuk ka kėrkuar falje. Por edhe Japonia ka njė tė shkuar qė rėndon ende mbi fqinjėt e saj, njė e shkuar qė vazhdon tė manipulohet, “zvogėlohet”, madje edhe mohohet. Fjala vjen, roli i ushtrisė dhe shtetit nė detyrimin e mijėra femrave koreane, kineze e kombėsive tė tjera tė prostituojnė pėr “tė shplodhur trupat nė front”.

-Drejt. Por si i thonė fjalės, ēdo vend ka anėt e tij tė errėta. Nė Itali, pak vetė e dinė psh, se kemi qenė ne tė parėt qė pėrdorėm nė njė luftė armėt bakteriologjike dhe gazin.

Shumė e vėrtetė. Vetėm se njė gjė ėshtė injoranca, mungesa e kėsaj tė dhėne nė tekstet shkollore, dhe tjetėr gjė ėshtė mohimi. Ta them ndryshe: Nėse nė Gjermani shkon nė burg po mohove holokaustin, nė Japoni, po mohove masakrėn e Nankinit (kryeqyteti kinez i 1937-ės qė u pushtua nga japonezėt duke shkaktuar 300 mijė viktima, mes tyre mijėra gra e fėmijė tė masakruar), rrezikon tė bėhesh kryeministėr…

-Ėshtė fakt qė gjithnjė e mė shumė njerėz besojnė se po shtohet mundėsia e njė konflikti global, teksa po pėrjetohet rėnia e fuqisė dhe ndikimit amerikan, dhe ngritja e njė superfuqie si Kina. A ėshtė Kina njė kėrcėnim?

Para sė gjithash, nuk besoj tek rėnia e superfuqisė amerikane. Shtetet e Bashkuara e kanė zėnė kėtė vend pas luftės, dhe qė atėherė e ruajnė me dhunė dhe arrogancė tė pandalshme. Le ta lėmė pėr njė ēast situatėn kėtu nė Lindje, ku SHBA shpreh “shqetėsimin” pėr faktin qė Kina kėrkon tė pėrforcojė ndikimin e vet nė ujėrat rrotull saj dhe jo nė Karaibe apo nė Kaliforni; por a jemi tė ndėrgjegjshėm pėr ēka po ndodh nė Kirme?

-Kjo ishte pyetja ime e rradhės…

Ja pra, ju paskam lexuar mendimet. Kėto ditė po lexoj editoriale tė fantaksura, si tė Luftės sė Ftohtė. Gjėra tė pabesueshme. Po si mund tė krahasohet veprimi i Putinit nė Krime sot, me Hungarinė, Ēekosllovakinė, Afganistanin. As Xhorxh Oruelli nuk do ta kishte imagjinuar njė mekanizėm tė tillė tė “mendimit uniform”. Si mund tė shkruhen kėto gjėra? Si mundet Perėndimi, qė ka sulmuar dhe pushtuar Irakun, bombarduar Afganistanin, asistuar duarkryq (nė mos e ka provokuar) shpėrbėrjen e Jugosllavisė, tė protestojė dhe indinjohet, madje tė ndėrmarrė sanksione kundėr Rusisė pėr ngjarjet e Krimesė, ku nuk rezulton tė jenė kryer as masakra, as spastrime etnike, madje as akte dhune? Unė pyes veten pėrse vazhdojmė ta konsiderojmė krejt globin si territorin tonė, sikur paskemi tė drejtėn, pothuajse “detyrėn” tė kontrollojmė e modifikojmė zhvillimet sipas interesave tona.

-Por rritja e vazhdueshme e shpenzimeve ushtarake kineze; tentativat pėr tė filluar hapjen e bazave ushtarake jashtė vendit, pėr shembull nė Zimbabve…

Tė mos bėjmė shaka. Pėrtej historisė sė bazės ushtarake kineze nė Zimbabve, qė mė duket njė pėrrallė; por edhe sikur tė jetė e vėrtetė, ēfarė do tė ndryshonte? Njė kundėr njėmijė? Kina nuk ka asnjė bazė ushtarake nėpėr botė, nuk pretendon tė imponojė modelin e vet social-ekonomik tek askush, e mbi tė gjitha, pėrveē njė cic-mici me Vietnamin nė kohėn e Ten Hsiao Pinit, nuk mė rezulton tė ketė pushtuar askėnd. Sa pėr shpenzimet ushtarake, sado qė tė rriten, nuk kanė tė krahasuar fare me ato tė Shteteve tė Bashkuara. Shpenzimet tona ushtarake janė tė barazvlefshme, pak a shumė, me ato tė gjithė pjesės tjetėr tė botės. Pa harruar pastaj, qė SHBA ka aleatė gjithandej nėpėr botė, nga Europa nė Japoni, ndėrsa Kina ėshtė vetėm. Pra, tė krahasosh fuqinė ushtarake tė SHBA-sė me Kinėn, nuk ka sens. Siē nuk kishte sens krahasimi me BRSS-nė nė kohėn e vet.

-Megjithatė, bota ka frikė nga Kina.

As mos e ēo nėpėr mend. Kėto janė fiksimet e zakonshme perėndimore, tė amplifikuara nga njė shtyp i robėruar prej sensacionalizmit e qė ėshtė i aftė veē tė ushqejė stereotipe, nė vend qė tė studiojė e deshifrojė realitetet konkrete. E megjithatė, tė dhėnat ekzistojnė. Sė fundmi kam lexuar rezultatet e njė sondazhi tė zhvilluar nė Europė, njė anketim publik qė e ka cituar edhe BBC. Njėra prej pyetjeve ishte se cili vend perceptohet si rreziku mė i madh pėr paqen.

-Mė lini ta gjej: Ishte SHBA-ja?

Po, por me njė shkėputje gjigande, mbi 70%. Nė vend tė dytė ishte Pakistani, pastaj India, dhe nė fund Kina me 10%. Europianėt janė ekspertė luftrash, dhe dinė tė dallojnė njė kėrcėnim qesharak nga njė i vėrtetė. Sa pėr shkatėrrime e pushtime, jeni tė vetmit…

-Mė zutė mat. Por le t’i kthehemi Lindjes. Si e shikoni ēėshtjen koreane? A ka ndonjė shpresė qė Obama tė ēojė pėrpara atė qė Bill Klinton arriti tė inciojė, pra njė negociatė serioze dypalėshe me synim final firmosjen e traktatit tė paqes?

Bėtė mirė qė kujtuat pėr ēfarė periudhe flasim: Ishte viti 1994, u arrit njė marrėveshje dhe sekretarja e Shtetit asokohe, Madlin Ollbrajt, shkoi nė Phenian ku u prit me respekt dhe seriozitet. Flitej madje pėr njė takim tė afėrm mes Klintonit dhe liderit Kim Jong Il. Por pastaj Klinton u pėrqėndrua tek paqja nė Lindjen e Mesme, bisedimet e zgjatura nė Kamp Dejvid qė shkuan keq, dhe dosja koreane mbeti nė sirtar. Pastaj erdhi presidenti Bush, dhe e dimė si rrodhėn ngjarjet. Le tė jetė e qartė, kanė qenė Shtetet e Bashkuara ato qė thyen marrėveshjet dhe provokuan rendjen drejt teknologjisė bėrthamore tė koreanoveriorėve. Kur erdhi Bushi nė pushtet, Pheniani nuk i kishte predhat bėrthamore. Sot thuhet se ka tetė syresh. Kėto janė faktet. Por nėse lexon analizat e shtypit tė gjithė botės, apo po tė pyesėsh rrotull se cilėt janė pėrgjegjėsit, tė thonė se “tė ligjtė” janė vetėm koreanoveriorėt e askush tjetėr. Mėnyrė e ēuditshme e rrėfimit tė historisė.

-Njė sugjerim pėr Obamėn, nėse do tė donte tė mbetej nė histori pėr diēka mė shumė sesa miratimi i reformės shėndetėsore?

Tė ristartojė dhe tė pėrqėndrohet personalisht tek bisedimet direkte, e ndėrkohė tė nxisė Korenė e Jugut t’i rikthehet politikės sė ashtuquajtur “sunshine policy”, tė dialogut dhe hapjes ndaj Veriut, pėrmes shkėmbimeve kulturore e ekonomike. Dhe tė paktėn tė pushojė sė kryeri, dy herė nė vit, stėrvitje masive tė pėrbashkėta ushtarake nėn hundėn e Phenianit. Madje kėtė vit simuluan edhe njė “bombardim parandalues” nė veri tė kufirit. Sa i ēmendur duhet tė jesh pėr tė shpikur diēka tė tillė? A e keni idenė se ēfarė kanė provokuar, gjatė luftės sė Koresė, bombardimet amerikane? Veriu u rrafshua gjer nė rrėzė, dhe nė shumė raste u pėrdorėn bomba speciale dhe armė kimike, me “receta” tė ofruara nga kriminelėt japonezė tė luftės qė i kishin studiuar dhe prodhuar nė Kinė, e qė pėr kėtė “bashkėpunim” u liruan nga akuzat dhe u integruan nė shoqėri: Disa u bėnė edhe ministra…

-Profesor, le ta zgjerojmė bisedėn. Dikur Ēėrēilli tha se demokracia nuk ėshtė sistemi perfekt, por mė i miri qė njihet. Por ja qė “demokracia”, ka shprehur pėrmes votės dhe zgjedhjeve tė lira, produkte si Berluskoni nė Itali apo Thaksin Shinavatra nė Tajlandė. A ėshtė koha tė kėrkojmė njė sistem “mė demokratik” tė demokracisė?

Problemi nuk ėshtė demokracia. Problemi ėshtė se ēfarė kemi bėrė me tė. Demokracia nuk ėshtė njė fjalė boshe. Nėnkupton disa gjėra. Pėr shembull, nėnkupton qė punėtorėt duhet t’i menaxhojnė vetė fabrikat e tyre. Po citoj njė ikonė tė liberalizmit klasik, Xhon Stuart Mill, qė padyshim nuk ishte bolshevik. Demokraci do tė thotė tė drejta njerėzore dhe pėrmirėsime sociale. Nuk do tė thotė, siē ndodh sot nė Europė, qė qytetarėve europianė t’iu kufizohen e madje anullohen tė drejtat e shenjta, tė arritura me vite e vite tė tėra betejash shoqėrore, dhe ata t’u nėnshtrohen diktateve tė Brukselit dhe Bundesbankut. Ju pėrmendėt Berluskonin, qė sigurisht nuk pėrbėn njė faqe tė ndritur tė historisė suaj. Po kush e zgjodhi Mario Montin? Po Mateo Rencin? Bundesbanku. Kjo nuk ėshtė demokraci. Lexoja ca ditė mė parė njė editorial interesant tė Wall Street Journal, njė gazetė aspak “subversive”. Aty shkruhej, mendoj me tė drejtė, se tashmė nuk bėhet mė fjalė pėr politikė dhe parti tė sė majtės apo tė djathtės, aq mė pak pėr tė qendrės sė majtė apo tė djathtė. Cilado qeveri qė “zgjidhet” nė Europė, ėshtė pak a shumė e detyruar tė lėvizė brenda kafazit tė imponuar nga Brukseli. Mendoni se ēfarė i ndodhi Papandreut, kryeministrit socialist grek qė pėr ndonjė muaj provoi tė sfidojė Brukselin. Vetėm pėr faktin se deklaroi qė do ta hidhte nė referendum politikėn e masave shtrėnguese, Papandreu u kryqėzua, dhe de fakto u pėrjashtua nga skenari politik europian.

-Duke u kthyer tek Japonia: Ē’mendoni pėr ēėshtjen bėrthamore? Tre vjet pas Fukushimės, qeveria duket se kėrkon t’i rindezė reaktorėt…

Eh, nuk ėshtė kaq e thjeshtė. Tė flasėsh pėr rindezje reaktorėsh nė njė vend qė ende po pėrjeton emergjencėn e provokuar nga incidenti i Fukushimės, e kuptoj qė ėshtė problematike. Por edhe shtimi i karburanteve fosile ka risqet e veta. Ėshtė nė lojė shkatėrrimi mjedisor, dhe kjo ėshtė serioze. Gjėja mė e mirė ėshtė tė pėrqėndrohemi me tė gjitha burimet njerėzoe, financiare e teknologjike, tek energjitė alternative, siē po vepron Gjermania.

-Njė pyetje e fundit, lidhur me specializimin tuaj tė parė, linguistikėn. Ēfarė gjuhe duhet t’u mėsojmė fėmijėve e nipėrve tanė? Tė vazhdojmė me anglishten, apo tė kalojmė tek kinezēja?

Po mė pyesni se kush do ta udhėheqė botėn nė tė ardhmen e afėrm, drejt? Shtetet e Bashkuara. Kina jo vetėm qė nuk ėshtė njė kėrcėnim ushtarak e aq mė pak politik, por nuk ėshtė as superfuqi ekonomike. Rritja e saj e jashtėzakonshme varet akoma nga teknologjia e huaj: Japonia, Korea, Tajvani, SHBA-ja dhe Europa. Vendi po rritet dhe do tė vazhdojė kėshtu, por tė shpresojmė se ndėrkohė do t’i rikthehet rritjes edhe Perėndimi. Sa pėr gjuhėn, pėr ca si ne amerikanėt, kinezēja ėshtė e vlefshme. Por pėr gjithė tė tjerėt besoj se mėsimi i anglishtes, edhe pėr ca kohė do tė jetė prioritar. Por ky ėshtė thjesht mendimi im, dhe siē e dini mirė, unė prej 80 vjetėsh kam qenė dhe jam nė anėn e gabuar!



Nga l’Espresso





Gjuhėtari nė luftė

Deri nė kohėn e luftės sė Vietnamit, Noam Chomsky ishte thjesht njė gjuhėtar- paēka se njė linguist gjenial. I lindur nė Filadelfia mė 1928-ėn nga prindėr hebrenj rusė, konsiderohet babai i linguistikės moderne falė studimeve tė tij mbi “gramatikėn gjenerative”, e cila kėrkon tė identifikojė strukturat e brendshme tė gjuhės natyrale, pavarėsisht nga karakteristikat e gjuhėve tė veēanta.

Nga vitet 60-tė, ky profesor i lingustikės nė MIT u shndėrrua nė njė guru tė sė majtės amerikane e botėrore, njė prej kritikėve mė tė mprehtė tė politikės sė jashtme amerikane. Konferencier dhe polemist i palodhur, nuk e humbet rastin pėr t’iu kundėrvėnė kapitalizmit, neoliberalizmit, superfuqisė sė masmedias nė pėrgjithėsi dhe asaj tė kontrolluar amerikane nė veēanti, pėrgjegjėse pėr krijimin e njė “fabrike tė konsensusit” qė manipulon realitetin nė shėrbim tė qeverisė sė SHBA-sė.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket