Kozmikomiket

Fati shqiptar i arushit Ted

Ata qė kujtojnė qė interneti ėshtė mjeti i lirisė, e kanė gabim. Interneti ėshtė thjesht material ndėrtimi, beton siē do thoshte njė kumtues nė TED, me tė cilin mund tė ndėrtohen ura ose mund tė ndėrtohen kulla pa dritare. Se ēfarė bėjmė ne me betonin, mjafton ta shohėsh
Nga Koloreto Cukali
Po t’u thuash njerėzve “Ted”, kuptojnė gjėra tė ndryshme. Ted, burri i Florianės. Ose Ted, arushi. Ose, Tedi Papavrami, pėr ata qė pėlqejnė ta ngrenė stekėn e imagjinatės. Ka dhe njė TED tjetėr qė nė Tiranė e njohin pak vetė. Mė shumė se Tedi, ėshtė interesante arsyeja pse Tedin nuk e njohin. Pėr ta kuptuar mė mirė pse unė po e trajtoj si problem, mjafton t’ju them se studentėt nė Perėndim, organizohen nė mėnyrė kolektive pėr tė parė konferencėn globale TED, me live streaming. Pėr ta ndjekur nė sallė, pagesa nė SHBA ėshtė 6 mijė dollarė, dhe pėr tė blerė njė biletė duhet tė aplikosh me CV. Pjesėmarrja si dėgjues, le mė mbajtja e njė kumtese ėshtė njė ngjarje e veēantė akademike.

Ndėrsa te ne, 1 nė 10 pedagogė e di se ēfarė ėshtė TED, sipas njė vėzhgimi personal, dhe pak, shumė pak studentė kanė interesin minimal pėr tė ditur, pėr tė ndjekur, apo larg qoftė pėr tė dashuruar TED-in. Ted-i, ka fatin e keq qė ėshtė dije, jo arush.



TED-i, jo arush

TED-i, i pėrmbledhur shkurt ėshtė njė nismė jo-fitimprurėse, qė ka si mision tė shpėrndajė ide tė fuqishme. Nga tė katėr harqet e globit, njerėz tė spikatur dhe qė kanė bėrė, studiuar, eksperimentuar apo zbuluar diēka qė ia vlen t’u pėrcillet tė tjerėve e bėjnė kėtė nė TED. Nė sajtin e tyre, TED.com, mund tė gjenden tė gjitha kėto ide nė formėn e kumtesave tė shkurtra. Kumtesa e fundit, nė momentin qė po shkruaj kėtė artikull ishte njė kumtesė nga D. Epstein, nėse atletėt janė bėrė vėrtet mė tė shpejtė, mė tė mirė, mė tė fortė se njė shekull mė parė? Nga autizmi te kompjuterėt, nga thelbi i suksesit te dėshtimi e kreativiteti, nga adoleshentėt transgjinorė tek pajisjet mė tė reja revolucionare, kushdo qė ka njė ide tė re e novatore, e thotė nė TED. Megjithatė, TED-i nuk ka arritur ta joshė dot studentin shqiptar. As pedagogun, as intelektualin, as gazetarin. Sepse nuk i duhet kujt.



Ēakademikja

Standardi i shoqėrisė sonė parathotė qė rėndėsi ka kė njeh, dhe jo se kush je. Kėtė nuk e kemi shpikur ne, ndodh kudo nė botė. Por, nėse jashtė “kė njeh” bėn diferencimin, tek ne ėshtė kusht i vetėm i mjaftueshėm pėr tė ecur pėrpara. Kjo mėnyrė e ndėrtimit tė karrierave, ka bėrė qė energjitė e atyre qė duhet tė jetojnė duke vėnė nė punė trurin, tė fokusohen nė ndėrtimin e rrjeteve, lidhjeve e njohjeve. Kjo i ka zbehur ambiciet profesionale. Nė shumė fakultete pedagogėt bėjnė kujdes tė dėmtojnė me ose pa marifet studentėt e shkėlqyer e kėrkues, nga frika se pasi tė kryejnė shkollėn do tė vijnė t’u zėnė vendin. Shkolla jonė nuk pėrgatit mendje tė hapura, por personalitete tė nėnshtruara.

Studentėt, janė po aq tė painteresuar pėr zhvillimin e vetvetes. Babai, joshja seksuale, paratė ose fati, duket se janė tė vetmit aleatė qė do t’i ndihmojnė nė jetė. Po tė dėgjosh bisedat nė kafene tė studentėve nuk kanė shumė ndryshim nga ato tė klasės sė 8. Maksimumi i stimulit intelektual ėshtė biseda pėr njė film tė parė nė TV. Por, Shqipėria ėshtė vendi i njerėzve arrogantė qė mendojnė se i dinė tė gjitha. Ėshtė kthyer nė anekdotė sjellja e studentėve tė Akademisė sė Artit, pėr shembull, qė nė vit tė dytė, pyesin me ironi e shpėrfillje: “E kush ėshtė ky Al Paēino?”.

Varfėrimi i jetės akademike duket qartė nė produktin shoqėror qė marrim nga njerėzit e trurit: 0. Do isha kurioz tė dija ku, kush e si, po aplikon ide tė reja nė njė ēfarėdo fushė tė shoqėrisė shqiptare. Ēfarė novacioni po ndodh, dhe ku? Ēfarė debatesh qė do tė revolucionarizojnė shoqėrinė e mėnyrėn tonė tė menduarit, e kush po i bėn? Kjo ndodh nė vende ku ka konkurencė idesh. Vetė TED ėshtė njė platformė idesh novatore. Njė platformė qė ėshtė e lirė dhe e hapur, dhe mund tė klikohet nė ēdo ēast nė internet. Por, ne kemi njė problem tė vogėl me lirinė, dhe njė tė madh me hapjen.



As liri, as vdekje

Njeriu qė mė ka treguar i pari pėr TED vite mė parė, ėshtė njė miku im inxhinier. Ai nuk ka llogari nė Facebook, por, ėshtė njė mi i vjetėr e i etur i rrjetit. Pėr paradoks, tė tjerė tė njohur, qė kalojnė njė sasi tė pafundme kohe nė rrjet, dhe e kalojnė kryesisht nė Facebook. Ndonjėherė shkėputen, pėr tė parė ndonjė teshė a gjėsend pėr tė blerė online, pėr t’u rikthyer pėrsėri nė rrjetin e tyre social. Mė kujtojnė atė personazhin e Pirandelos, qė ndalej pėr tė vrojtuar njė gur tė vockėl nė rrugė, dhe harronte udhėtimin.

Ata qė kujtojnė qė interneti ėshtė mjeti i lirisė, e kanė gabim. Interneti ėshtė thjesht material ndėrtimi, beton siē do thoshte njė kumtues nė TED, me tė cilin mund tė ndėrtohen ura ose mund tė ndėrtohen kulla pa dritare. Se ēfarė bėjmė ne me betonin, mjafton ta shohėsh. Rrjeti, ėshtė njė mjet i fuqishėm drejt lirisė. Por, ėshtė njė mjet pėr ata qė e duan lirinė. Unė nuk shoh ndonjė ambicje tė madh pėrreth, njerėzish qė duan tė ndryshojnė diēka. Tė gjithė duan tė ndryshojnė rrogėn, shtėpinė, makinėn, ndoshta dhe bashkėshortin a bashkėshorten, por, askush nuk do tė ndryshojė mėnyrėn sesi e sheh jetėn. Kam frikė, se asnjė nga ato tė tjerat (me pėrjashtim tė bashkėshortit/bashkėshortes) nuk shndėrrohet dot, pa ndryshuar dot veten. Ne, e kemi harruar udhėtimin. Na intereson njė makinė e mirė e parkuar jashtė; pėr tė cilėn, duhet njė punė e mirė; pėr tė cilėn do mė ndihmojė filani a fistėku. Ne jemi njė shoqėri e mbyllur. Nė njė qarkore bosh objektesh e nevojash, pa ide.



Njė shoqėri e hapur, vetėm pėr jashtė

Fėmija 14 vjeē ishte i entuziazmuar se sė bashku me shokėt e klasės kishin vendosur tė dalin nė ditėn e Paradės gej, pėr t’i qėlluar me vezė. Pėrtej asaj qė mendoj, qė komuniteti gej lufton pėr fonde mė shumė se pėr gjė tjetėr, kjo sjellje mė le njė shije tė keqe. 14 vjeē, njeriu nė pėrgjithėsi ėshtė i virgjėr, dashuria ėshtė njė hap mė tej, ti je i varur ekonomikisht, lufta zhvillohet me prindin e me puērrat, bota ėshtė njė hapėsirė e madhe e panjohur, vetja ėshtė qendra e re e ekzistencės dhe nuk mund tė jesh shumė i angazhuar me konceptet e lirisė sė tjetrit.

Unė nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė 14 vjeēari nė fjalė tė shndėrrohet pas 5 vitesh nė njė tė ri tė hapur ndaj ideve e diversitetit tė botės. Por, mė duket shumė e vėshtirė. Edhe po tė dojė, nuk ka dritare pėr tė. Ka vetėm Facebook dhe muret e njė shoqėrie tė mbyllur. Ajo qė shoh tė ndodhė vazhdimisht qė prej eksodeve, ėshtė qė kush kėrkon njė botė tė hapur, ikėn jashtė dhe thith atje ajrin e lirisė dhe tė shoqėrisė sė hapur. Jo mė kot, ata qė e duan dhe e ndjekin TED-in janė ose studentė tė shkolluar jashtė, ose lundrues tė vetmuar.



Ideja, virusi

Nu ka virus mė tė rrezikshėm se njė ide, thotė Mr. Smith. Citojmė filmat, nė vend tė filozofėve, me shpresėn qė tė mund tė gjejmė pika tė pėrbashkėta. TED ka dhe bijat e veta, TEDEX-et, variantet e pavarura tė konferencės globale TED, e qė zhvillohen nė qytete tė ndryshme tė botės. Nė Tedex-in e Shqipėrisė, bileta ėshtė 250 herė mė e lirė, dhe shumica e tė ftuarve, studentė e pedagogė, joshen me ftesa falas. Shumica e folėsve nė TED-x tė Shqipėrisė, janė njerėz tė ardhur nga jashtė. Disa, shqiptarė nė origjinė, janė realizuar nė Perėndim dhe kanė arritje tė admirueshme. Por, thuajse asgjė nuk vjen nga Shqipėria. Niveli ynė i ideve ka mbetur nė nivel televiziv. Ne prodhojmė emocion, aq sa ē’shfaqim dhe nė ekrane, por jo ide. Kemi pėrvoja dhe njerėz qė kryejnė sakrifica e pėrshkojnė shtigje personale tė vėshtira. Dhe sigurisht qė tė frymėzojnė. Por, jemi njė shoqėri vetėm emocionale, e nuk prodhojmė dot ide. Idetė, qė tė qarkullojnė kanė nevojė pėr veshė tė etur dhe mendje qė duan tė hapen.

Nė mėnyrėn sesi e kuptoj unė, kjo do tė ndodhė njėherėsh, dhe do i qėllojė atij brezi qė thyen ciklin e ambicieve tė qarkut tė mbyllur shkollė-mik-karrierė-mik-punė-mik-shtėpi-makinė-parkim-facebook. NDOSHTA nė Ted-x tė Shqipėrisė, nė ndonjė edicion, dikush do tė na e thotė sesi mund tė thyhet ky zinxhir. Dhe, ndoshta, do tė ketė dhe tė pranishėm nė sallė me veshėt ngrehur. Njerėz, qė kanė kuptuar qė nuk i dinė tė gjitha.

Tė gjitha arsyet pse nuk rimėkėmbet PD


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket