Ballkan

40 sekonda pėr Kosovėn

Vuēiē e bėn tė qartė: Fusha e ekonomisė sė rrezikuar serbe, mė e madhe se fusha e Kosovės. Paraqitja e programit qeveritar, cili ėshtė mesazhi pėr serbėt dhe shqiptarėt e Kosovės.
Nga Agim Popoci
“Kam folur shumė herė, nė rrethana tė ndryshme, i jam drejtuar numrit tė vogėl dhe tė madh tė njerėzve, kisha frikė dhe ankth, kam ndjerė obligim dhe pėrgjegjėsi, duke bėrė pėrpjekje qė me reaksionet dhe shikimet e tė pranishmėve tė marr njė lloj mirėkuptimi dhe mbėshtetje pėr fjalėt qė po them, pėr idetė, planin dhe programin qė pėrfaqėsoj”. Kėshtu e filloi prezantimin e programit tė tij tė tij treorėsh, kryeministri i ri i Serbisė, Aleksandėr Vuēiē, i vetėdijshėm se nga ēdo fjali dhe masė e propozuar varet e ardhmja e Serbisė. “Po dridhem si shkop, jo se jam i frikėsuar pėr postin tim ose tė partisė time qė sot e udhėheq, por pėrgjegjėsinė qė ndjej nuk mund ta krahasoj me asgjė nė botė”.

Kishte paralajmėruar njė prezantim tė gjatė dhe tė detajuar, kritikuar nė mėnyra tė ndryshme duke u krahasuar me Putinin, Churchillin e madje edhe Kastron, por ai nuk i hoqi asnjė presje asaj qė kishte paralajmėruar. Plot 55 faqe prezantim tė programit pėr 10.800 sekonda do tė pasojnė pas njė analize qė vetė Vuēiē i kishte bėrė tė gjitha prezantimeve tė kryeministrave paraardhės, kishte analizuar rezultatet e arritura dhe siē tha edhe vetė, “me mburrje, sot para jush dhe popullit mund tė theksoj se ky prezantim do tė pėrmbajė jo vetėm drejtimet e politikės sonė, por pėr herė tė parė, edhe njė plan serioz dhe tė pėrgjegjshėm tė punės sė qeverisė sė re”. Dhe shton se ėshtė i vetėdijshėm qė nė Serbi “ēfarėdo qė tė bėni, sado qė tė bėni pėrpjekje, sado qė tė luftoni, sado qė ta doni vendin tuaj dhe korrni rezultate, do tė ekzistojė skepticizmi dhe jorrallė edhe fanatizmi, sepse njerėzit kanė humbur besimin nė gjithēka dhe gjithkėnd, kanė humbur shpresėn”.

Kėshtu minutė pas minute, Vuēiē vazhdoi shpalosjen e programit tė tij, mė tė gjatin nė histori, por si ekstrakt, mė modernin. Pa patriotizėm, pa politikė tė jashtme megalomane e madje edhe pa Kosovė. Pėr Serbinė e varfėr ai kishte pėrgatitur vetėm plan ekonomiko-social, pėr tė cilin u betua se do t'ia dalė.

Pa popull dhe Kosovė

Prezantimi kaloi pa ndonjė fryrje tė zakonshme serbe, duke paraqitur problemet por pa i mbuluar ato me patriotizėm ordiner serb. Gjatė fjalimit, nė kompozimin e fjalėve vėrehet njė shkathtėsi nė komunikimin masiv, qė mund t’ia ketė lėnė edhe tė detyra si ministėr i Informacionit nė kohėn e Millosheviēit ose edhe gazetar nė Beograd dhe Pale, para kėtij posti tė rėndėsishėm nė kohėn kur Serbia po bėnte luftė nė Kosovė. Fjalėt mė tė pėrdorura qė vėrehen nė fjalimin e tij janė “qeveria” dhe “Serbia”, fjalė mė tė goditura, qė siē thonė ekspertėt e tė fjalimeve, nuk i kishte pėrdorur as Ivica Daēiē me rastin e prezantimit tė programit nė vitin 2013 ose edhe atė tė vitit 2012.

Kur Mirko Cvetkoviē nė vitin 2012 bėri ca ndryshime nė pėrbėrjen e qeverisė, fjalėt mė tė lakuara ishin "qytetarėt” dhe "pėrfaqėsuesit e popullit", prej tė cilėve kėrkonte mbėshtetje direkte dhe indirekte, duke ofruar luftėn kundėr "korrupsionit" dhe "BE-nė nė periudhėn e ardhshme". Por ky ekspert i njohur i ekonomisė nuk iu pėrmbajt fort asnjėrės prej ēėshtjeve.

Nė vitin 2007, pėrkundėr linjės sė tij tė ashpėr si opozitar dhe dominimit tė Partisė sė tij Demokratike nė Kosovė, me rastin e themelimit tė qeverisė nė koalicion me Tadiēin, fjalimi i tij u fokusua nė “zhvillim”, “politikė” dhe nė vend tė tretė ishte “Kosova”. Retorika mungoi, por fjalimi dhe vetė profesori radikal ishte i bindur se nė kujtesė mbetet ajo qė thuhet nga fundi, dhe ishin vetėm fjalė shprese pėr ēlirimin e Kosovės.

Dhe pėr tė mos kujtuar retorikėn boshe tė Millosheviēit, duhet pėrmendur prezantimi i shpresės serbe tė ndryshimeve tė vitit 2000, kur Zoran Gjingjiē, me rastin e krijimit tė qeverisė nė vitin 2001 nuk kishte ndonjė prezantim mė shpresėdhėnės pėrkundėr filllimit tė njė epoke tė re qė nė atė kohė quhej “proevropiane”. Kėshtu nė prezantimin e tij dominonin fjalėt “vendi” dhe njerėzit”, e mė pas “mundem”, “duhet” dhe “paratė”. Gjingjiē nė atė kohė nuk harronte tė thoshte “mundemi” dhe “dėshirojmė”.

Nė situatėn e rėndė ekonomike nė tė cilėn ndodhet Serbia, ndoshta edhe ka ardhur koha qė

qė Vuēiē s’ka pse tė “mundet” dhe tė “dėshirojė”, sepse duhet. E pėr Kosovėn dhe serbėt e Kosovės ka kush kujdeset!

“Bartim njė barrė tė rėndė nga e kaluara. Dhe sikur vazhdojmė tė jetojmė nė kėtė tė kaluar duke udhėhequr beteja tė vjetra duke kontestuar se kush ka tė drejtė, e kush jo. Nuk ka pse biem dakord pėr tė gjitha, por kjo nuk mund tė ngarkoj tė sotmen tonė nė mėnyrė qė tė bllokohet e ardhmja”, thekson nė preznatimin e tij Vuēiē duke sugjeruar se nė vend tė pasqyrės duhet tė marrim nė dorė dylbitė. “Duhet tė shikojmė drejt sė ardhmes pėr tė gjetur vendin mė tė mirė pėr qytetarėt tanė, ekonominė tonė, arsimin dhe kulturėn”.

Vuēiē tha edhe njė tė vėrtetė sade: E vėrteta, qė sado e pakėndshme dhe e dhimbshme, duhet thėnė. “U kemi thėnė pėr situatėn financiare tė rėndė ku ndodhet Serbia, tė vėrtetėn pėr marrėdhėniet me Prishtinėn, pėr negociatat me Bashkimin Evropian, korrupsionin dhe krimin, si dhe gjendjen e shoqėrisė…Tė thuash tė vėrtetėn ėshtė e shėndetshme, por kjo nuk mjafton”.



Fusha e Kosovės

E veēanta e kėtij prezantimi ėshtė mungesa e modestisė pėr atė ēfarė kishte bėrė qeveria qė drejtohej nga koalicioni ku pjesė ishte edhe partia qė ai udhėheq, SNS. Dhe ky sukses Vuēiē mendon se duhet tė vazhdojė. Sot me mburrje kryeministri i ri thekson se Serbia nuk drejtohet nga qendrat e fuqive tė mėdha financiare, manjatėt dhe grupet e interesit, gjė qė ka ndodhur nė vitin 2012; lufta kundėr korrupsionit sot nė Serbi ėshtė e prekshme pavarėsisht nivelit tė kėsaj dukurie negative nė kėtė vend kriminal, por edhe kėtu, vetėm me Ligjin pėr furnizimin publik ky shtet kishte arritur tė kėrrusej, sipas Vuēiēit, me plot 100 milionė euro. Ndoshta dikush mund tė mėrzitet pse bėhet njė ripėrsėritje kaq e madhe pėr historinė e gazetarit Slavko Ēuruvija ose prangosjen e mbretit tė kokainės Darko Shariē, por arrestime tė tilla nuk kanė ndodhur as nė Serbinė demokratikė pėrkundėr dėshmive nė sirtar. Ditėt nė vijim do tė shpalosin dimension real tė kėtij angazhimi, ose edhe dėshtimi tė mundshėm, nėse ai qėndron nė vendnumėro. Pėr ēeljen e negociatave pėr anėtarėsim nė BE, Vuēiē tha fjalėn magjike: “Bashkimi Evropian nuk ėshtė bashkėsi ideale, sepse edhe ajo ka tė meta dhe probleme. Por ai ėshtė bashkimi mė i mirė i shteteve qė pėr momentin ekziston nė botė, dhe ne e kemi vendin aty”.

Dhe kur tė gjithė menduan se Kosova as qė do tė pėrmendet nė kėtė fjalim tė gjatė historik, erdhėn 40 sekondat e famshme. “Suksesi ynė i katėrt ėshtė fillimi i negociatave me Prishtinėn, Kėtu duhet tė jem i qartė. Ne nuk e kemi krijuar problemin e Kosovės. Ai ėshtė krijuar shumė dekada para dhe situata jonė aktuale nė Kosovė ėshtė pasojė e shumė gabimeve tė cilat i kanė bėrė shumė liderė dhe qeveri serbe”, thekson Vuēiē duke i bėrė tė qartė pėrbėrjes sė re parlamentare se se ēdo ditė e pazgjidhur e ēėshtjes sė Kosovės, Serbisė i kushton me njė situatė edhe mė tė rėndė nė kėtė, siē thotė ai, krahinė. “Ne jemi qeveri e pėrgjegjshme e cila e ndėrpreu kėtė situatė. Me guxim jemi futur nė negociata, kemi luftuar pėr marrėveshje e cila serbėve nė Kosovė u garanton tė drejtat themelore dhe kemi pėrmirėsuar pozitėn tonė ndėrkombėtare”, thekson Vuēiē brenda 40 sekondave tė tij pėr Kosovėn, ku normalisht si gjithmonė tha se nuk do ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės por duhet tė jetojnė nė paqe me shqiptarėt. “Kjo ėshtė arsyeja qė nuk dua ta fus kokėn nė rėrė. Tė gjithė ata qė na kritikojnė nė lidhje me Kosovėn, le tė propozojnė zgjidhje me tė mire”, ėshtė i vendosur kryeministri Vuēiē. Dhe pėr dallim nga parardhėsi i tij i largėt Pashiē, e ka tė qartė se fusha ekonomike ėshtė shumė e madhe se fusha e Kosovės, e pėr kėtė tė fundit, pėr tė cilėn u shpreh edhe njė skepticizėm pėr vazhdimin e negociatave dhe kryesuesin serb, ai i shuan tė gjitha dyshimet: “Ky proces do tė vazhdoj dhe unė personalisht do ta preznatoj Serbinė nė Bruksel”.

Mėnjanimi i Kosovės nga politika e ditės, nuk ėshtė ndonjė gjė e re, ndoshta ėshtė edhe momenti nė Serbinė e lodhur ekonomikisht. Por kohė mė parė, kėtė Kosovė, nė tė njėjtėn mėnyrė e trajtonte edhe kryeministri i njohur radikal Nikolla Pashiē, madje edhe shumė mė rėndė. Kur inspektori i Ministrisė sė Arsimit pėr Qarkun e Kosovės, kishte shkuar nė Beograd dhe takoi Pashiēin, i pėrkulet dhe pas ēėshtjeve politike kalon nė ato kulturoro-kombėtare nė Kosovė, ku ndėr tė tjera i thotė:

-Zoti kryeministėr, unė ju lutem qė tė pėrdorni autoritetin tuaj dhe qė nė Kosovė, nė fushėn e kulturės t’i kushtoni mė shumė vėmendje!

-A...ju lutem, kjo fusha e kulturės a ėshtė mė e madhe se fusha e Kosovės? - pyeti Pashiē.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket