Albanicus Erectus

1 Maji i tė deklasuarve

Nga Virgilius
1 maj i trishtuar! Ja, ēfarė ndjesie mė ngjall kjo ditė e punėtorisė sė pėrbotshme, e cila, si kurdoherė, u prit me protesta e manifestime tė organizuara nga sindikatat dhe shoqatat e punėtorėve kudo nė botė. Fjala vjen, nė Turqi tė rinjtė dhe punėtorėt u pėrleshėn me policinė nė parkun e famshėm Taksim, i cili, tanimė, ėshtė shndėrruar nė simbolin e lėvizjeve, jo vetėm nė Turqi, kundėr autoritarizmit dhe abuzivizmit shtetėror. Ėshtė tepėrt t’i biem fyellit nė njė vrimė e tė themi se kėto mekanizma tė domosdoshme pėr njė demokraci normale ekzistojnė vetėm formalisht kėtu te ne dhe nuk janė gjė tjetėr veēse rripa transmisioni tė partive politike, por kurrsesi mbrojtės sė interesave tė punonjėsve.

Nė qoftė se dikur kishim butaforinė e paradave tė 1 majit dhe punėtorėt qė parakalonin para tribunės ku i pėrshėndeste udhėheqėsi i madh me borsalinon nė dorė (kė? ata qė kinse ishin vetė pushteti, pra, diktatura e klasės punėtore!), sot kemi Panairin e Punės dhe parvenytė e rinj tė politikės, ikonė e tė cilėve ėshtė njė ministėr qė rrezik nuk ka punuar as edhe njė ditė nė jetėn e vet – sigurisht para se tė bėhej ministėr se tani nuk resht e pushon as ditėn, as natėn - dhe njė kryeministėr qė nxitoi tė na kumtonte shend e verė se, nė gjashtė muaj tė qeverisė sė tij, janė hapur 25 mijė vende pune (ndoshta ėshtė e vėrtetė, por duhet sqaruar se kėta njėzet e pesė mijė janė militantė tė partisė sė tij tė shpėrblyer me thėrrimet e tortės sė fitores sė zgjedhjeve. Ndėrkohė qė jashtė protestonin tė shkarkuarit nga puna, tė cilėt, me gjasė, janė agjentė tė infiltruar tė PD-sė pėr tė prishur harenė e panairit tė Kotėsive. Ky 1 maj do tė ngulitet nė kujtesėn time me imazhin e atyre dy grave qė truprojat e kryeministrit tė majtė i kapnin pėr leckash dhe i flaknin jashtė dyerve tė Pallatit tė Kongreseve, atje ku dikur zhvilloheshin kongreset e lavdishme tė Partisė sė Punės, “majės sė shpatės sė klasės punėtore”, e cila, siē shprehet nė njė film tė njohur tė viteve shtatėdhjetė Gian Maria Volonte “la classe operaia va al paradiso”. Medet, nė qoftė se dikur 1 maji ishte njėfarė “comedia dell’arte”, sot ėshtė njė ditė zie pėr klasėn punėtore, shtresėn mė tė deklasuar tė krejt shoqėrisė shqiptare.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket