Bar West

Media dhe Pėrmeti

Ngjarja me kalamajtė e Pėrmetit qė ngritėn grushtin nė varrezat e dėshmorėve tė rrethit, ka marrė pėrmasa kombėtare. Ja disa titujt tė shtypit pėr skandalin nė fjalė:

-Panorama: Ekskluzive/ Zbardhet lista e fėmijėve enveristė

-Gazeta Dita: Grushte kundėr llomotitjeve berishiane

-Gazeta 55: Edi Rama organizon kėlyshėt e kuq

-Gazeta Integrimi: Pėrmeti, fanar ndriēues drejt Integrimit

-Rilindja Demokratike: Ekskluzive/Laura Vorpsi: ha rregullisht, por bėj palestėr!



Marrėdhėnie ndėrkombėtare

Njė pedagog nga Tirana gjeti njė punė tė dytė nė universitetin e Beratit, ku shkon disa herė nė javė pėr tė dhėnė mėsim. Mirėpo ai ėshtė ēuditur me rajonin, qė e njihte mirė shumė vite mė parė. “Ē’ėshtė kjo punė?”, u thoshte kolegėve nė Tiranė, “nuk i njeh mė beratasit, skraparllinjtė e banorėt e tjerė tė krahinės. Asnjė sherr me njėri-tjetrin, tė gjithė tė sjellshėm, xhentilė. Mendoni, nuk ka pasur njė sherr skraparlli-beratas qė kur ėshtė hapur universiteti privat! Madje dhe me Fierin shkojnė shumė mirė!” Tė interesuar, shokėt e pyetėn se si kishte mundėsi kjo gjė. “Unė jam i bindur”, u pėrgjigj pedagogu, “se kjo vjen ngaqė tė gjithė banorėt e zonės deri 45 vjeē, studiojnė pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare!”



Provat e Markut

Incidenti i Mark Markut me Paskal Milon tek emisioni i Fevzos, pėrveē asaj qė u pa nė ekran kishte edhe njė prolog pas kuintave. Dėshmitarė okularė thonė se qė kur ishin ulur nė kafe para fillimit tė emisionit, Marku ishte si mbi gjemba. Befas, ai pa orėn dhe si nė jerm bėrtiti, “kriminel!”. “Urdhėro? The gjė zotrote?”, e pyeti Milo. Marku erdhi nė vete dhe tha, “jo jo, asgjė”. Biseda vazhdoi normalisht, por kur tė ftuarit po hynin nė studion e Fevziut, Marku kaloi sėrish nė gjendjen e parė dhe ngriti zėrin: “Bandit i kuq!” Tos Lubonja iu kthye, “ore Mark, sikur nuk je mirė”. “Mirė jam, mirė”, mėrmėriti Marku dhe pyeti: “Ku jemi kėtu? Filloi emisioni?” Sapo filloi puntata, thuhet se Marku i dha kurajo vetes, “e treta, e vėrteta”, dhe iu pėrvesh Paskalit tė shkretė.



Falenderim komunės

Sindikata e peshkatarėve shqiptarė i ka dėrguar njė mesazh publik falenderimi komunės sė Lazaratit. Mesazhi thotė ndėr tė tjera: “Ndihma juaj nė kapjen e sasive tė bollshme tė peshkut kėto javė, meriton falenderime tė pėrzemėrta. Nėse vazhdoni kėshtu, ju premtojmė se do t’u japim njė pjesė tė fitimit, sepse e meritoni!” Puna qėndron kėshtu: Pas aplikimit tė metodės sė re tė dėrgimit tė fuēive me hashash, tė lidhura poshtė trageteve tė linjės, peshkarexhat nuk kanė nevojė fare t’i gjurmojnė e ndjekin tufat e peshqve. Kėta rrinė nė vend, si tė shushatur, dhe mjafton tė hedhėsh rrjetat!



Pėrqindja e pazarit

Kėtė verė pritet njė hop i madh cilėsor i turizmit nė vend. Edhe avokat Ngjela u detyrua tė bjerė dakord nė njė tryezė miqsh, me taktikėn e shkėlqyer tė qeverisė: “Dėgjoni ēfarė mjeshtri ky Rama”, thosh avokati, “vetėm pėr sezonin e beharit, janė lejuar tė vijnė pa vizė nė vend shtetasit moldavė dhe ata tė vendeve tė Gjirit Persik”. Tė pranishmit nuk po kuptonin gjė. Ngjelės i humbi durimi: “Po ėshtė e thjeshtė mor tė uruar! Do vijnė vajza moldave kėtu nga veriu? Do vijnė edhe sheikė arabė nga jugu? Tė parėt do blejnė tė dytat dhe do ikin, ndėrsa ne do marrim pėrqindjen e pazarit!”


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket