Kulture

Syri i fshehtė

Dhjetė vjet mė parė ndahej nga kjo jetė mjeshtri i madh i fotografisė. Nė kėtė bisedė tė pabotuar mė parė, shpalosen idetė, takimet, pėrjetimet e tij dhe... refuzimi i pėrhershėm pėr tė mos u shfaqur nė foto
Nga Pierre Assouline
Nga t’ja fillojmė? “Nga tė duash ti. Tek e fundit nuk po bėjmė intervistė, por po bisedojmė. Gazetarėt duan gjithnjė tė tė vjelin gjithēka, por pa dhėnė asgjė nė kėmbim. Por unė kam qenė gjithnjė kurioz pėr tė tjerėt, pastaj nuk mė pėlqen kur mė kėrkojnė tė shpjegohem. Nuk mė intereson tė flas pėr fotografinė. Piktura, piktura, piktura! Pėr sytė e mi, ajo ėshtė gjėja e vetme qė ekziston. Qė prej fillimit. Dhe duan pastaj tė flas pėr veten!”

-Por ky ėshtė ēmimi i famės, ana tjetėr e medaljes sė popullaritetit...

Uf, budallallėqe. Jemi tė gjithė tė famshėm pėr portierin e pallatit dhe shėrbimet sekrete.

-Dakord, por disa janė mė shumė se tė tjerėt...

Jo jo, janė budallallėqe. Por ėshtė njė barrė e rėndė pėr t’u mbajtur. Unė besoj se njeriu duhet tė jetė i padukshėm, tė mos heqė dorė nga personi qė ėshtė nė tė vėrtetė dhe tė mos braktisė ato qė beson. Unė do jem gjithnjė njė i burgosur i arratisur.

-Jeni ende njė libertarian?

Po, dhe kam qenė gjithmonė. Qė nga momenti kur kuptova, shumė shpejt, se ka edhe botė tė tjera veē qytetėrimit judeo-kristian apo atij mysliman. Anarkizmi, para sė gjithash ėshtė njė etikė. Dhe ka mbetur i paprekur. Bota ka ndryshuar, por jo koncepti libertarian, thėnė ndryshe sfida ndaj tė gjitha pushteteve. Falė kėsaj, ja kam dalė tė zgjidh problemin fals tė “tė famshmit”. Tė jesh i njohur, qoftė dhe si fotograf, ėshtė njė formė pushteti dhe unė nuk dua t’ja di pėr tė.

-Ky ėshtė ēelėsi pėr tė interpretuar refuzimin tuaj pėr t’u fotografuar?

Padyshim. Jo pėr “lezetin” e sekretit, pėr strategji apo protagonizėm e kushedi ēfarė tjetėr! Kemi nevojė tė ecim tė pavėzhguar. Tė ruajmė vetveten me ēdo kusht. Fakti i tė qenit tė vėzhguar, ndryshon edhe vėshtrimin tonė mbi tė tjerėt.

-Pra, ju vėrtet nuk dilni kurrė nė televizion...

Unė? Po pėrse duhet tė dal? Nuk jam ndonjė aktor. Njerėz si Zhylien Grak, Samuel Beket apo Lui-Rėne de Fore nuk dalin nė televizion. Dhe mes bashkėkohorėve, ata janė shkrimtarėt e mi tė preferuar.

-Po autorėt klasikė?

Vazhdoj tė rilexoj tė njėjtėt prej kohėsh. Sen-Simoni mė rrėmben, Niēe, Stendal, Bodėler, romanet angleze, natyrisht edhe Remboja. Pa harruar Aragonin surrealist, atė tė librit “Fshatari i Parisit”. Dhe Xhojsi e Prusti, qė nuk mė lodhin kurrė. Pastaj, nėse dalim jashtė fushės sė letėrsisė franceze, zgjedh pėr lexim materiale mbi budizmin tibetian apo zen-in japonez, qė janė mė tė afėrta pėr perėndimorėt.

-Ju keni fe?

Nuk kam pasur kurrė. Prindėrit e mi ishin katolikė tė sė majtės. Por kur isha i vogėl, historitė e Biblės mė terrorizonin. Ajo qė ruaj nga Krishtėrimi ėshtė dashuria. Dhe ajo qė pėlqej nga budizmi ėshtė dhembshuria.

-Por ēfarė ju ka dhėnė budizmi?

Mė ka mundėsuar tė kuptoj mė mirė pyetjen qė mė ngėrthen: Jo dhe aq hapėsirėn, sesa kohėn, zgjatjen e pambarimtė, plotėsinė e ēastit. Koha ėshtė njė konvencion. Budizmi na thotė se ajo nuk ėshtė lineare, se nuk ka vetėm njė drejtim. Falė budizmit qė mė ka mėsuar shumė, kam mundur ta pėrjetoj mė mirė problemin e kohės.

-Edhe nė fotografi?

Nga ky kėndvėshtrim, fotografia seē ka diēka funebre: “Mbaroi, e pamė! O burra, kalojmė tek tjetra”. Nė budizėm, ajo qė ka rėndėsi ėshtė ēasti. Duhet ta jetosh plotėsisht ēastin, kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr tė qenė brenda asaj qė po bėn. Dhe nga kjo lindi dhe pasioni im pėr Leica-n. Ėshtė njė aparat qė privilegjon ēastin. Ndėrsa Reflex-i ėshtė i zhurmshėm, tė trazon, dhe kjo ndryshon gjithēka. Sa pėr Rolleiflex-in, tė detyron tė shohėsh tė tjerėt pėrmes kėrthizės tėnde, ėshtė e turpshme.

-Cilėt janė njerėzit qė kanė ndikuar mė shumė nė vėshtrimin tuaj pėr botėn?

Para sė gjithash, xhaxhai im, qė nė njėfarė mėnyre e kisha “baba simbolik” meqė ai i vėrteti vdiq nė luftė kur isha shumė i ri. Mė ēonte nė ateljenė e tij. Pastaj ishte piktori Andre Lhote. Ndiqja kurset e tij nė akademi. Ai mė thoshte: “Ej, surrealist i vogėl! Paske ngjyra tė mira!” Shija ime pėr formėn, kompozicionin dhe gjeometrinė nė fotografi, i detyrohet atij. Nuk jam i zoti me numrat, por e di ku bie seksioni i praruar mbi njė objekt. Tė vjen vetė, pa paramendim. Dhe syri im ėshtė gjithnjė nė gjendje vėzhgimi, edhe kur nuk e kam aparatin. Aty e gjej kėnaqėsinė, tek vėzhgimi.

Njė tjetėr njeri qė ka ndikuar shumė tek unė ėshtė Teriadi, miku im nga vitet 30-tė. E konsideroja si gurunė tim. Pikėrisht ai mė tha, 20 vjet mė parė: “Nė fotografi ke bėrė gjithēka mundeshe. Mė larg se kaq nuk mund tė shkosh. Duhet t’i kthehesh disenjimit dhe tė vizatosh”. Kishte tė drejtė, padyshim. E ndoqa shumė shpejt kėshillėn e tij.

-Pra nuk keni mė asgjė pėr tė treguar nė atė fushė?

Shiko, fotografi nuk ka asgjė pėr tė demonstruar. Aq mė pak qė unė s’kam tentuar kurrė tė tregoj diēka. Miku im Sebastiao Salgado arrin tė bėjė foto tė jashtėzakonshme, qė kanė kėrkuar njė volum shumė tė madh pune. Nuk janė konceptuar me syrin e njė piktori, por tė njė sociologu, njė ekonomisti, njė militanti. Seē ka tek ai njė anė mesianike qė mua mė mungon krejt.

-Lidhur me ēėshtjen e kohės, si i sistemoni dy veprimtaritė tuaja kryesore?

Fotografia ėshtė veprim imediat. Ndryshe nga piktura, e cila ėshtė meditim. Nė rastin e parė, bėhet fjalė pėr njė impuls spontan tė njė vėmendjeje tė vazhdueshme vizuale. Kap ēastin dhe pėrjetėsinė e tij. Nė rastin e dytė, veprimi i vizatimit pėrpunon atė ēka ndėrgjegja jonė ka mbėrthyer gjatė atij ēasti. Veē kėsaj, kur pikturon ke gjithė kohėn qė do, ndėrsa nė fotografi jo.

-A ofrojnė fotografia dhe piktura, dy kėnaqėsi tė ndryshme?

Kėnaqėsia ėshtė po ajo: Tė bllokosh diēka, tė luftosh kundėr kohės qė ecėn. Por me fotografinė, ashtu si nė vizatim e pikturė, pasi ke mbaruar diēka, kėrkon tė dish nėse ka funksionuar apo jo. Nėse bėj atė qė bėj, kjo vjen nga njė nevojė e brendshme. Ėshtė njė gjė qė duhet shprehur. Pastaj... siguroj dhe bukėn e gojės, madje tė mėnyrė tė paturpshme do tė thoja. Por llogaritari im e di mė mirė.

-U tėrhoqėt. Por ama, ēfarė ju ka pėlqyer tek fotografia pėr kaq shumė vite?

Shėnjestra ndaj kundėrshtarit. Apo kapja e shkrepjes, nėse doni. Ėshtė pasioni im. Nė fotografi unė jam vegjetarian. Njėsoj si njė gjuetar qė nuk e ha prenė e vet. Sepse i intereson vetėm qė kafsha tė bjerė... bum! Njėsoj edhe me mua: Ka rėndėsi vetėm e shtėna, shkrepja. Por sigurisht qė halli ėshtė tė gjesh ēastin e duhur...

-Si e pėrputhni shijen tuaj pėr gjeometrinė, me urgjencėn e kapjes sė ēastit?

Kompozimi bazohet nė rastėsinė. Unė nuk llogaris kurrė. Kam nė mendje njė strukturė dhe pres qė tė ndodhė diēka. Nuk ka rregulla. Nuk ėshtė nevoja tė sforcohesh shumė pėr tė shpjeguar misterin. Mjafton tė jesh gjithnjė i disponueshėm, me njė Leica pranė. Ėshtė aparati ideal.

-Po objektivi ideal?

Ėshtė 50 mm. Jo 35-shi, ėshtė shumė i madh. Pėr mua, 50 mm mbetet gjėja mė e afėrt me shikimin njerėzor. Tė fotografosh ėshtė njė sjellje, njė mėnyrė ekzistence, jetese, quajeni si tė doni. Papritur, pėrballė jetės qė tė ikėn para syve, ke njė intuitė, njė nuhatje. Gjithēka vendoset dhe organizohet brenda njė ēasti. Mban frymėn, mendon me zemėr dhe (patjetėr) me sy, dhe tak, mbaroi. Kėnaqėsia pėr mua ėshtė gjithnjė tek ai moment, jo tek shijimi i mėpasėm.

-Ka pasur foto qė jeni penduar qė i keni shkrepur?

Kam pasur nganjėherė njė farė autocensure. Por... kjo ka tė bėjė vetėm me mua.

-Ēfarė ėshtė turpi pėr njė fotograf?

Nudot, pėr shembull. Nuk i kam bėrė kurrė.

-Ama i keni pikturuar...

Nuk ėshtė i njėjti vizion. Nė fotografi, nudoja nuk mė pėlqen. Degas ja ka dalė tė shkrepė njė nudo shumė tė bukur nė fotografi. Por nė pėrgjithėsi ėshtė fjala pėr njė subjekt qė nė realitet nuk i pėrket asnjėrit. Ndėrsa vizatimi ėshtė ndryshe. Kur i bėj skicėn diēkaje, dmth se e mbaj mend. Nė “Udhėtim nė Itali”, Gėte e ka pėrkufizuar shumė bukur: Atė qė s’e kam vizatuar, nuk e kam parė.

-Mė thoni. Si ėshtė e mundur qė tė kesh njė sy prej piktori dhe megjithatė ta shohėsh botėn vetėm bardh e zi?

Ėshtė trajta ajo qė mbizotėron, jo drita. Kaq.

-Kjo shpjegon pėrse iu pėrkushtuat dizenjos dhe jo pikturės nė vetvete?

Nė realitet, kam njė pasion pėr ngjyrat. Por duhet tė jetė dikush qė tė mė zėrė me shkelma pėr t’iu afruar kavaletit.

-Nė muzeun tuaj imagjinar, ēfarė piktorėsh keni?

Van Ajk, Sezan...jam i fiksuar pas kompozimit. Por edhe Matis, patjetėr, e sidomos Bonar, Bonar, Bonar... Edhe piktura metafizike e rinisė sė De Kirikos, sepse pėrfaqėson misterin. “Las Meninas” e Velaskezit ėshtė misteri absolut. Nė kėtė rast nuk kuptoj asgjė. Sa herė e shoh, mbetem i shokuar. Ndonjėherė njeriu duhet tė heqė dorė nga pėrpjekja pėr tė kuptuar, shpjeguar. Vėshtroje dhe kaq. Zakonisht njerėzit identifikojnė me sy, por nuk vėshtrojnė. Shpenzojnė dy minuta pėrballė njė kuadri, me kufjet nė vesh. Afrohen vetėm pėr tė parė etiketėn. Dikush zhgėnjehet se nuk sheh ēmimin, e kalon tek tjetra. Njėsoj si tė shkosh nė njė sallon makinash. Nuk ėshtė kjo dashuria pėr pikturėn!

-Ju keni qenė surrealist.

Mė shumė do tė thoja simpatizant. Vėrtet, kam njohur Bretonin, Krevelin, Ernst-in... Po nuk e pėlqej pikturėn surrealiste. Ėshtė letėrsi. Magriti psh, ėshtė plot me lodra, ėshtė i pėrshtatshėm pėr publicitet.

-Dhe ju as publicitetin nuk duroni dot...

Publiciteti ėshtė krahu i armatosur i njė sistemi, qė pa tė do tė shkėrrmoqej. Tė detyron tė blesh. Unė kam punuar pėr industrinė nė kushte qė sot nuk ekzistojnė mė, por kurrė pėr publicitetin. Tek Magnum kanė urdhėr qė tė mos i shesin fotografitė e mia tek industria publicitare. As bėhet fjalė!

-Kemi njohur gjithnjė anėn tuaj protestuese, por a ka ndryshuar objekti i indinjatės suaj?

Sot, katastrofa ka njė emėr tė qartė: Tekno-shkenca, kjo rendje e shkalluar e sipėrmarrėsve shtriganė. Ėshtė diēka qė mė tmerron. Po ashtu dhe universi i “specialistėve”. Dhe i ashtuquajturi “konflikt brezash”. Ē’ėshtė kjo histori? Pėrderisa jemi tė gjithė banorė tė Tokės, jemi pjesė e tė njėjtit brez. Jemi tė nevojshėm pėr njėri-tjetrin pėrderisa kemi kėmbėt mbi tė njėjtėn baltė. Mė tmerron kjo ndarje e moshave, po aq sa integralizmat fetarė.

-Pra ju nuk bėni dallim mes tė rinjve dhe tė moshuarve?

Kam vetėm njė pėrjashtim, qė po e pranoj kėtu. Kam probleme me gjermanėt e moshės sime. Jo se ndjej ndonjė urrejtje. Thjesht nuk preferoj tė shkėmbej ndonjė bisedė me ta. Sepse bashkėmoshatarėve tė mi gjermanė nuk do rezistoja dot pa u bėrė pyetjen se ēfarė kanė bėrė gjatė luftės.

-Edhe 50 vjet mė pas?

Kam qenė nė 30 qendra pune tė detyruara. Jam arratisur tre herė. Disa shokė tė mitė janė denoncuar, torturuar, pushkatuar. Janė gjėra qė nuk harrohen dot. Kombėsia ime nuk ishte franceze, por i burgosur i arratisur.

-E keni parė “Listėn e Shindlerit”?

Po, dhe m’u duk i turpshėm. Shumė i papėlqyeshėm. Mendja mė shkoi tek shokėt qė kam humbur. Nė rastin e tyre, ishte realitet. Ndėrsa nė film gjithēka ishte montazh. Kishte aty argumente qė nuk ishte e nevojshme tė prekeshin. Lidhur me gjenocidin, “Shoah 2” i thotė tė gjitha. I jashtėzakonshėm.

-Por nuk i zbėrthen tė gjitha...

Epo gjithnjė flitet me tepri. Pėrdoren tepėr fjalė pėr tė mos thėnė asgjė. Ndėrsa lapsi dhe Leica punojnė tė heshtura.

-E kotė pra, tė shpresojmė se ndonjė ditė do lexojmė kujtimet tuaja...

Nuk jam shkrimtar. Maksimumi, mund tė shkruaj ndonjė kartolinė. E gjithsesi nuk kam as kohė.

-Po ēfarė bėni gjithė ditėn?

Ēfarė mendon se bėj, sipas teje? Vėshtroj...

Nga l’Espresso



Njė volum me tė gjitha

Ėshtė viti 1994. Pierre Assouline interviston Henri Cartier Bresson (1908-2004). Rezultati ėshtė teksti qė botojmė kėtu, e qė do tė publikohet sė bashku me intervistat e tjera qė ka dhėnė fotografi i madh, i cili nuk i pėlqente dhe aq gazetarėt, nė periudhėn 1951-1998. Libri titullohet “Tė shohėsh ėshtė gjithēka”. Ky botim ėshtė njė hyrje ideale nė prag tė ekspozitės sė madhe qė do tė hapet nė Romė mė 26 shtator. Njė pėrmbledhje e plotė e gjithė punės sė Cartier-Bressonit me 500 fotografi, skica, piktura, filma e dokumente qė do tė hedhin dritė nė fazat e ndryshme tė punės sė tij: Nga surrealizmi i viteve Tridhjetė, tek dokumentaristi i Luftės civile spanjolle dhe Luftės sė Dytė Botėrore; nga reporteri i viteve ‘50 e ‘60-tė, tek intimiteti i fillimviteve ’70-tė.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket