Sport

Kampionėt e xhentėllmenit

Njė star shqiptar i kikboksit botėror, ngre federatėn shqiptare tė kėtij sporti, e cila njihet ndėrkombėtarisht, por jo nga shteti! Dhe arrin tė fitojė tituj botėrorė nė ligėn amatore
Nga Bledar Kuka
Nė historinė e Shqipėrisė ekziston njė personazh krejt i veēantė qė gjithė jetėn e tij u shkri vėrtet si qiriu pėr njė tė mirė tė madhe, aspak personale sipas kuptimit tė ngushtė qė i japin zakonisht njerėzit, dhe qė vdiq buzagaz, i bindur se mundi i tij nuk kishte shkuar kot. Krejt ndryshe nga mitet e Sizifit, tė Penelopės apo tė Rozafės sė Kalasė sė Shkodrės, nė tė kundėrt me “Kėshtjellėn” e Kafkės dhe “Shkretėtirėn e Tartarėve” tė Buxatit, Dhaskal Todri, njeriu qė vdiq i vrarė ndėrsa sillte nga principatat gjermane shkronjat prej plumbi tė alfabetit shqip, besoi se jeta nuk shkon kot duke kėrkuar njė tė mirė. Dikur ajo vjen, edhe nėse nuk preket nė tė gjallė tė njeriut.

Sot, nė Shqipėri ėshtė njė personazh i ardhur nga Kosova, veēse nėpėrmjet Zvicrės dhe Japonisė. Nė mendjen e tij ekziston njė ėndėrr qė i ngjan asaj tė mėsuesit tė madh tė dikurshėm elbasanas, njė ėndėrr pėr njė sport qė do tė ndihmojė tė bashkohet mė shpejt njė komb, ashtu siē ai ėshtė njė njeri i vetėm duke qenė brenda tij, edhe Kosovė, edhe Shqipėri.

Ky personazh quhet Xhavit Bajrami, njė kampion shumė i dėgjuar botėror nė sportin e kikboksit, njė njeri qė nė vetėm pak muaj arriti tė themelojė nga hiēi njė federatė, atė tė kikboksit, realizoi njohjen ndėrkombėtare tė saj, zhvilloi turneun e parė, mė pas kampionatin kombėtar dhe tani sė fundmi, fitoi 4 tituj botėrorė nė kampionatin e zhvilluar nė Spanjė. Nė Joret de Mar, nja 70 km larg Barcelonės, Shqipėria u pėrfaqėsua me 6 sportistė dhe rezultati i saj ishte i jashtėzakonshėm: 7 medalje tė fituara, ndėr tė cilat 4 prej ari, njė argjendi dhe dy bronzi.

Kampionėt e rinj tė botės quhen Edison Shehaj, medalist i dyfishtė i artė, Frenkli Myftari dhe Brus Jakupi, ndėr tė cilėt Frenkli u shpall triumfues nė kategorinė e tė rriturve. Tė tjerėt, ishin tek tė rinjtė, duke qenė vetėm 17-vjeēarė. Pėrverē tyre, Julian Alla mori medalje argjendi dhe Stiven Jakupi, vėllai binjak i Brusit, fitoi dy vende tė treta.

Edison Shehaj ėshtė sportist i Fight Club Vlorės, me trajner Alban Alikajn, Frenkli Myftari i pėrket Elite Academy tė Tiranės, me trajner Arben Merkaj, Adi Hoxha ėshtė i Muay Thai Tirana, me trajner Evis Bejkon dhe vėllezėrit Jakupi si dhe Julian Alla i pėrkasin Java Gym-it, me trajner Xhavit Bajramin.

Natyrisht, e vėrteta e plotė dhe lakuriqe ėshtė qė Shqipėria i ka kėto medalje nė kampionatin amator tė botės. Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Po ashtu si sukseset nė boks (dy medalje bronzi europiane vitin e kaluar) dhe nė artet e tjerė marcialė si karate apo taekvondo, kėto janė tė kategorisė mė normale, asaj amatore, kategori qė pėrfaqėson shpirtin olimpik dhe qė pėrbėn shumicėn e pjesėmarrėsve nė Lojrat Olimpike.

E para, Shqipėria e kikboksit nuk ka pasur kohė pėr t’u bėrė profesioniste. Me mė pak se njė vit jetė si Federatė nuk mund tė arrihej deri aty, edhe pse presidenti Xhavit Bajrami, disa herė kampion i botės pikėrisht si profesionist, e ka tė palėkundur ambicien se do tė arrihet deri aty. Unė nuk mund tė vras sportistėt e mi, shprehet ai, ata do tė jenė profesionistė kur tė jenė gati.

Pjesa tjetėr e sė vėrtetės lakuriqe ėshtė qė Shqipėria e kikboksit pati edhe fat pėr fitoren e kėtyre medaljeve. Kjo sepse gjatė turneut pati dėmtime, apo edhe tėrheqje nga garat. Shpesh, suksesi nė sport nuk mund tė arrihet pa fat dhe kjo gjė nuk ia ul aq shumė vlerėn fitoreve qė arritėn Edisoni, Frenkli, Brusi, Stiveni apo Juliani (nė skuadėr ishte edhe Adi Hoxha, i cili nuk arriti tė fitonte medalje kėtė herė). Nėse bėn njė llogari tė thjeshtė, mė shumė faktorė ishin kundėr ekipit shqiptar sesa ishin pro tij. Llogarit, i nderuar lexues, kohėn e shkurtėr tė pėrgatitjes, faktin qė kėta sportistė janė sfiduar vetėm nė njė kampionat kombėtar dhe nė njė turne tjetėr tė vėrtetė, tė dy gjatė vitit 2014, ndėrsa turneu i parė, nė dhjetor tė vitit tė kaluar, ishte i vėrtetė, por mė sė shumti me vlerė njohėse, tė tipit “ja ku jemi edhe ne”.



Xhavit Bajrami doli tepėr i lodhur nga ky kampionat botėror, ku morėn pjesė 37 shtete dhe ku ishin tė pranishėm mbi 500 sportistė. Ai u kėnaq sė tepėrmi nga ajo qė bėnė sportistėt e kombėtares, por e pati shumė tė vėshtirė tė drejtonte njė ekip qė t’i thoshte vetes vėrtet profesionist. Problem mė vete ishte edhe vetė veshja e kostumeve tė kombėtares, tė pėrgatitura enkas pasi u sigurua njė sponsorizim nga kompania bulmetore “Erzeni”. Nuk ishte edhe aq nė edukatėn e ekipit pėr tė pasur ndėrgjegjen se uniforma duhej veshur, edhe sepse na tregon si ekip tė bashkuar, na jep identitet, por edhe sepse kėshtu i kthehet shpėrblimi sponsorit qė bėri tė mundur financiarisht pjesėmarrjen.

Problem tjetėr ishte shpirti i bashkimit, nė mėnyrė qė secili sportist dhe anėtar i delegacionit ta ndjente veten pjesė tė njė tė tėre qė quhej kombėtarja e Shqipėrisė nė kikboks. Xhaviti u detyrua tė bėhej trajner, president dhe menaxher dhe nė fund tė turneut, atij i ishte ngjirur zėri. Pak rėndėsi kishte nėse sportisti qė ndeshej ishte apo jo i tij. Kur Frenkli Myftari ishte nė ring, nxitja ishte tepėr e madhe. Kjo pasi Frenkli e pati shumė tė vėshtirė. Kundėrshtari i tij po fitonte me pikė dhe fytyra e shqiptarit ishte e mbuluar nga gjaku.

Nxitja e trajnerėve, Merkaj dhe Bajrami, bėri tė mundur qė ky kikbokser vėrtet shumė i mirė tė kishte njė shpėrthim dhe ta fitonte ndeshjen me nokaut. Nuk kishte rrugė tjetėr pėr tė arritur suksesin, ndėrsa djaloshi jetim (babai i tij nuk jeton mė) ndjeu njė nga kėnaqėsitė mė tė mėdha tė jetės. E bukur ishte edhe sfida e binjakėve Jakupi. Stiven, mė i madhi prej tyre me vetėm 5 minuta jetė mė tepėr, u mund nė gjysmėfinale nga njė italian dhe u detyrua tė kėnaqej me vendin e tretė. Veēse, nė finale, Brusi ia doli ta thyente italianin dhe tė merrte hakun e tė vėllait. Dy shqiptarė u ngjitėn nė podium, njėri i artė dhe tjetri prej bronzi.

Nė gjithė kėtė histori suksesi, megjithatė, ka njė sėmbim nė zemėr. Federata Shqiptare e Kikboksit, ajo federatė qė solli nė Shqipėri 7 medalje botėrore, e ka njohjen ndėrkombėtare (nė Tiranė erdhi mė 19 shkurt presidenti i ISKA-sė sė Europės, Pol Henesi), veēse paradoksalisht ende nuk ka siguruar njohjen nė vendin e saj. As Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe as Komiteti Olimpik Kombėtar Shqiptar (KOKSH) nuk e kanė gjykuar si tė pėrshtatshme qė ta njohin zyrtarisht kėtė Federatė qė deri tani ka punuar me forcat e veta, dhe ka bėrė jetėn e saj dhe ka arritur sukses ndėrkombėtar pa kėrkuar asnjė lek nga buxheti i shtetit.

Madje, skuadra kombėtare nuk mori asnjė urim apo falenderim, tė paktėn formal nga institucionet, jo mė tė kishte pritje nė selitė e institucioneve, ashtu siē ndodhi me tė drejtė me peshėngritėsit. As edhe boksierėt Uldedaj e Zenelaj, medalistė bronzi europianė pėr Shqipėrinė, nuk e kanė marrė deri tani atė qė e meritojnė. Po ashtu edhe karateisti Alvin Karaēi, i cili fitoi medaljen e argjendit nė kampionatin europian tė moshave deri nėn 21-vjeē nė Portugali. Ishte njė medalje jo e lehtė, pas katėr fitoresh, nė peshėn deri 78 kg. Karaēi e fitoi medaljen europiane tė argjendit nė fillim tė muajit shkurt (7-9 shkurt), por deri tani as nuk ėshtė pritur nga ndonjė instancė zyrtare dhe as ėshtė pėrmendur se duhet tė shpėrblehet sipas kategorisė sė tij.



Duke u kthyer tek kikboksi, ia vlen tė thuhet se planet janė tė mėdha, po ashtu si ajo qė ėshtė bėrė deri tani. Pritet bashkėpunim me pushtetin lokal pėr tė organizuar kikboksin nė shkolla, po ashtu pėr tė mbajtur turne edhe nė qytete tė tjerė tė Shqipėrisė. Po ashtu, pritet njė ftesė bashkėpunimi me Federatėn e Kikboksit tė Kosovės, ndėrsa duke pėrfituar edhe nga lidhjet e presidentit Bajrami, do tė shfrytėzohet pėrvoja e klubeve kryesore tė kėtij sporti nė Zvicėr. Atje, presidenti ka klubin e tij “Team Bajrami”, nė tė cilin janė inkuadruar disa sportistė me emėr dhe me tituj.

Nė kampionatin kombėtar zhvilluar mė 6 prill, pjesėmarrja ishte vėrtet shumė e mirė, mbi 70 sportistė nė tė gjitha moshat, mes tė cilėve 10 vajza. Nė tėrėsi, nė Federatė sot bėjnė pjesė tė paktėn 20 klube, qė kanė nė total shumė mė tepėr sesa 70 sportistė, veēse jo tė gjithė janė nė gjendje pėr tė konkurruar. Tė tjerėt, do tė jenė gati, besohet, nė kampionatin e ardhshėm. Natyrisht, shpirti i organizatės ėshtė presidenti i saj. Kjo ėshtė normale, duke pasur parasysh karrierėn dhe nivelin nė tė cilin ka garuar shqiptari nga Kosova. Gjatė botėrorit, kishte momente qė ishte gati tė hynte nė ring pėr t’u ndeshur vetė, ndėrsa egoja e madhe pėr tė fituar e bėri qė shpesh t’i fliste me fjalė tė forta dhe tė ashpra djemve nė ndeshje e sipėr. Veēse, kjo ndihmoi, ashtu siē ka ndihmuar njė trajner i Zhoze Murinjo i futbollit ekipet e tij, apo i madhi i volejbollit tė femrave tė ish-Bashkimit Sovjetik e Rusisė, Nikolaj Karpol. Pėr kėtė tė fundit, Kreshnik Tartari thotė se “sa mė shumė fitonin vajzat e ekipit tė tij, Uraloēka apo ekipit pėrfaqėsues, aq mė shumė ulėriste ai”.

Thuhet se njė revolucionar tha dikur se njė revolucionar tjetėr ishte shumė mė i madh sesa ai. Kjo sepse, ky revolucionari i dytė kishte vėnė nė dispozicion tė kauzės, edhe pasurinė e tij, jo vetėm pasionin dhe aftėsinė. Edhe Xhavit Bajrami ka vėnė nė dispozion tė suksesit tė kikboksit shqiptar, jo pak nga tė ardhurat e tij tė fituara me aq shumė djersė dhe gjak, pėrveēse pėrvojėn e ēmuar, klasin e lartė e tė pastėr si dhe lidhjet e tij tė jashtėzakonshme ndėrkombėtare. Si sportist (ende nuk ka bėrė tėrheqje zyrtare, madje do tė donte tė zhvillonte edhe njė ndeshje) pėr Xhavitin mjafton tė thuhet vetėm njė fjali: Ai ėshtė njė kampion i vėrtetė i botės, flasim pėr profesionistėt. Nė renditjen e Federatės Ndėrkombėtare Sportive tė Karatesė (ISKA), ai ėshtė njė nga kampionėt e rruzullit, madje nė peshėn maksimale, atė super tė rėndė, mbi 101.5 kg.

Xhavit Bajrami ėshtė 1.97 metra shtatlartė, me peshė-tip 105 kg, mosha 38-vjeēare. Nė krah tė emrit tė tij ėshtė vendosur emri i vendlindjes, Kosovė. Xhavit Bajrami qėndron nė listėn e kampionėve tė ISKA-sė bashkė me yjet Zherom LeBaner nga Franca, Ben Eduards nga Australia dhe Aleks Rosi nga Italia (Veēse, nė skuadrėn e Xhavitit nė Zvicėr ėshtė njė kikbokser boshnjak, me origjinė shqiptare, i quajtur Enver Shlivar, kampion i Europės dhe pretendent pėr kampion tė botės, qė e ka mundur Aleks Rosin).

Veēse, pėr Xhavitin nuk ėshtė vetėm titulli nė ISKA, por ai ka edhe titullin botėror nė WKN (World Kickboxing Network), pra Rrjetin Botėror tė Kikboksit. Nė kėtė tė fundit, ai ėshtė mbajtės i brezit tė artė nė kategorinė “Thai Boxing”, ndėrsa janė 4 kategori (pėrfshi edhe Full-Contact, KickBoxing dhe Kickboxing Oriental).

Karriera e tij ka pasur njė moment fatlum, tė cilin ai e ka merituar plotėsisht dhe qė tregon se shpresat nuk humbin kurrė. Ėshtė njė njeri qė ka hyrė nė atė karrierė, pėr tė cilin Xhavitit i mbushen sytė me lot kur e kujton, njė burrė i cili sot nuk jeton mė dhe tė cilit ai i detyron gjithēka nė sport.

Andi Hug ishte dhe mbetet njė legjendė nė Kikboks, nė Seidokaikan Karate dhe nė Kiokushin Karate (Kyokushin). Ai doli disa herė kampion bote dhe Europe nė shumė stile dhe federata. Hug ishte mjeshtri qė takoi kosovarin e ri 17-vjeēar nė Lucernė tė Zvicrės, duke e bėrė menjėherė nxėnėsin e tij. Ndoshta Xhaviti mori prej “Samurajit me Sytė e Kaltėr” (siē njihet nė Japoni) stilin e pėrsosur nė ekzekutim. Xhaviti thotė se kurrė nuk ka dashur tė ketė epitete, nofka. Nuk bėjnė pjesė nė tipin tim, kėmbėngul. Gjithsesi, mediat dhe tifozėt “nuk e pyetėn” edhe aq shumė dhe ai njihet prej kohėsh si Xhavit “Xhentėllmen” Bajrami. “The Gentleman”!

Shqipėria dhe shqiptarėt nuk kanė qenė kurrė larg tij, pasi qė kur vuri kėmbėn nė Japoni dhe u pėrgatit pėr ndeshjen e parė, doli nėpėr dyqane me njė synim. Kur e pyetėn se ēfarė kėrkonte, u tha se i duhej flamuri shqiptar qė ta qepte nė uniformė dhe qė ta kishte nė ring.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket