Kulture

Heronjtė e heshtur

Shfaqja e kėsaj monodrame nė Athinė dhe suksesi i njė grupi tė vogėl pune. Rėndėsia e skenografisė dhe kostumografisė nė njė shfaqje, marrėdhėnia me regjisorin dhe risitė. Parė sipas kėndvėshtrimit tė njė piktoreje qė e do edhe teatrin
Nga Alida Cenaj
Teatri Shėtitės ka ndalur nė Athinė fundprillin qė lamė pas. Nė skenėn e Teatrit “Argo”, Luiza Xhuvani ka veshur petkun e “Zonjushė Margaritės”, njė monodramė e shkruar nga Roberto Athayde, me regji tė Kiēo Londos, skenografi e kostumografi tė Berina Kokonės. Njė pjesė qė trajton temėn e dhunės dhe diktatit. Njė monolog afro 65 minuta, interpretuar kryesisht nė shqip, por edhe greqisht pėr publikun shqiptar e grek, “Zonjushė Margarita” u ndoq me interes jo vetėm nga publiku i thjeshtė, por edhe nga aktorė, regjisorė, skenografė, gazetarė dhe kritikė tė teatrit grek, tė cilėt u shprehėn me mjaft entuziazėm pėr cilėsinė e shfaqjes, pėr lojėn e aktores sė njohur shqiptare, por edhe pėr zgjedhjen e detajeve tė skenografisė e kostumografisė, tė menduara, kėsaj here, ndryshe nga Kokona. Pati njė zonjushė qė doli nga klishetė sa i takon kostumeve nė Athinė. Dramaciteti i rritur i monologut u pėrcoll, jo bazuar mbi tė zezėn e as tė kuqen e flaktė, por me tė bardhė mbi tė bardhėn, me veshje qė provokonin, kostumin e zi tė mėsueses, por me kurrizin zbuluar, zgjedhje qė publiku e deshi. “Ajo qė doja unė nė kėtė rast ishte tė shkoja nė njė situatė dramatike, duke ndjerė intensitetin e dramės sė vetė personazhit kryesor, duke shkuar jo sipas klisheve tė zakonshme, por duke cucar ēdo gjė drejt njė bardhėsie ekstreme pėr ta bėrė edhe gjendjen psikologjike mė tė rėnduar”, thotė nė kėtė intervistė pėr Klan, kostumografja Kokona. Sepse, sipas saj, qė njė vepėr e vėnė nė skenė tė funksionojė, duhen mirėkoordinuar tė gjitha: Zgjedhja regjisoriale, skenografia dhe kostumografia. Nė mėnyrė tė veēantė kjo e fundit, qė shpesh nė Shqipėri ngatėrrohet me punėn e njė stilisti, e po kaq shpesh edhe e pavlerėsuar me meritat qė i takojnė. Por Berina Kokona vjen nga njė shkollė italiane dhe aty ka mėsuar sekretin: siē njė film ka drejtorin e fotografisė fort tė rėndėsishėm edhe njė shfaqje teatrale duhet tė ketė fotografin e vet. Sepse gjithēka, edhe detaji mė i vogėl i asaj qė ajo e quan kuti, skena, ka rėndėsi e duhet tė jetė gjithmonė nė vendin e duhur.



-“Zonjushė Margarita” erdhi nga Athina me shumė lėvdata kėto ditė dhe, si rrallė herė, mori merita edhe pėr kostumografinė. Sa vendimtare janė pėr suksesin e njė shfaqjeje skenografia dhe kostumografia?

Dashamirėsit e teatrit e dinė mirė se pėrpara se aktori tė dalė nė skenė, ajo qė tė godet nė momentin e parė ėshtė dekori. Ėshtė si efekti qė shkakton pėrshtypja e parė. Skenografia ėshtė e para qė e ēon spektatorin drejt njė atmosfere dhe situate. Edhe njė skenė pa asnjė lloj dekori ėshtė njė skenografi mė vete, njė kuti e zezė; edhe njė aktor i zhveshur fare mban veshur kostumin e personazhit tė vet. Pra kjo ėshtė fjala e parė, mesazhi i parė qė spektatori merr dhe sigurisht duhet tė jetė njė terren mjaft funksional pėr realizimin e shfaqjes. Duhet tė ketė mesazh qė e tėra tė funksionojė.

-Ndėrsa nė rastin e “Zonjushė Margaritės”, ēfarė pati mė tė veēantė nga ajo qė kemi parė nė skenėn e Tiranės?

E veēanta ishte se unė kurova gjithė imazhin e kėsaj shfaqje kėsaj here, edhe skenografinė, edhe kostumografinė. Tė punosh pėr tė kuruar imazhin e njė kuadrati dhe personazhit qė vendoset nė tė, pėrkthen njė vizion tė ri. Bashkėpunimi nė njė rast tė tillė nuk ėshtė kaq i thjeshtė, sepse pėr shfaqjen nė fjalė, njė monodrame, nėse bashkėpunimi nuk ėshtė tre, pra bashkė me regjisorin dhe aktorin, nuk mund tė ketė sukses. Dhe unė besoj se sipas llogjikės qė zgjodha pėr ngjarjen e Margaritės, mesazhi u pėrcoll shumė thjeshtė. Ajo qė doja unė nė kėtė rast ishte tė shkoja nė njė situatė dramatike,duke ndjerė intensitetin e dramės sė vetė personazhit kryesore duke shkuar jo sipas klisheve tė zakonshme, drejt errėsimit, notave qė shpesh pėrcjellin dramatiken, siē ėshtė ngjyra e zezė apo e kuqja e thellė, por duke ēuar ēdo gjė drejt njė bardhėsie ekstreme pėr ta bėrė edhe gjendjen psikologjike mė tė rėnduar. Duhet tė kuptoni qė arti pamor pėrgjithėsisht ėshtė i vėshtirė. Njeriu duhet ta marrė mesazhin, tė pashoqėruar nga teksti. Nė teatėr duhet tė flasėsh me anė tė simbolit, me detaje tė thjeshta, qė nė fund fare t’i lėsh mundėsi tjetrit tė meditojė mbi tė. Ajo ēfarė ndodh te “Zonjushė Margarita” ėshtė se kemi tė bėjmė me njė skenografi statike dhe njė kostumografi qė zhvillohet nga njė akt nė tjetrin. Ky ka qenė ndėr rastet, shumė tė pakta tė miat, qė kur aktorja rrotullohet, ka reagim nė skenė. Ashtu siē duket strikte me kostum, Zonjusha kthehet dhe zbulon njė kurriz komplet tė zbuluar, njė figuracion qė tė ēon diku dhe shkakton reagim. Qė kėtu, nė momentin e parė, ai personazh duhet, dhe pėr fat tim tė mirė e ka bėrė kėtė lloj reagimi. Kjo e bėn spektatorin tė mendohet. Kostumi duhet tė flasė, njėsoj si skenografia pėrpara sesa aktori tė fillojė tė zbulojė deri nė finale atė qė do tė bėjė. Kėtu kemi tė bėjmė me njė mėsuese qė u flet studentėve pėr gjėra qė dalin jashtė programit tė shkollės. Kemi njė aktore, e cila ėshtė shumė e rėndėsishme tė flasė me protretin, me fytyrėn, me duart dhe nė aktin final, ajo e veshur me tė bardha dhe njė dekor totalisht tė bardhė shpėrbeht si imazh. Ky ishte dhe qėllimi im: Nė njė tė bardhė mbi tė bardhė tė lexoheshin vetėm ato gjėra qė pėr aktorin janė tė rėndėsishme. Kėshtu Luiza do tė ishte mė e dukshme nė skenė.

-Sa rėndėsi u jepet kėtyre dy komponentėve nė teatrot tona? Kam parasysh shumė kritika nė kėtė drejtim, buxhetin shpesh tė pakėt qė nė njėfarė mėnyre justifikon edhe shumė mungesa...

Deri diku po, i jepet rėndėsi. Por njė regjisor e di shumė mirė se qė tė ketė sukses duhet tė ketė me vete njė skenograf dhe kostumograf tė rėndėsishėm. Nė pėrgjithėsi, dhe jo vetėm tek ne, nuk e marrin shumė nė konsideratė rėndėsinė e kėtyre komponentėve. Kostumografin e ngatėrrojnė me stilistėt etj, pra bėhet njė ngatėrresė e madhe nė punėn e profesionit tonė. Kostumi ėshtė lėkura e personazhit dhe ėshtė ai qė mė pas pėrbėn karakterin e aktorit. Aktori pa kostum ėshtė e pamundur tė jetė nė njė identitet tė ri tė vetin. Edhe sikur tė jetė me rrobat e veta tė trupit, ai aktor nuk mund tė shfaqet mė tė nesermen, nė kafene apo nė jetėn e pėrditshme, me ato veshje. Sepse janė vetėm tė personazhit tė tij.

-Keni bashkėpunuar nė shumė shfaqje me Kiēo London, “Kopshti i Vishnjave”, “Shtėpia e Bernarda Albės” etj. Si ka qenė ky bashkėpunim, kush lėshon mė shumė pe nga ju tė dy?

E mesmja e artė nė kėtė marrėdhėnie ėshtė besimi qė do tė thotė se tė dyja palėt duhet tė besojnė dhe tė konsumojnė bisedėn bazė, atė fillestaren pėr atė ēfarė duan t’i ofrojnė publikut. Unė kam pasur besim tė plotė te Kiēo dhe anasjelltas. Ėshtė njė bashkėpunim egėrsisht i ashpėr, tė kuptohemi, ka pasur raste qė edhe e kemi ngritur zėrin tė dy, por kjo nuk ka tė bėjė me besimin. Asnjėri prej nesh nuk thotė “duhet tė jetė kėshtu duhet dhe pikė”. Ne i diskutojmė idetė tona dhe mė pas secili i pėrshtatet tjetrit.

-Keni njė eksperiencė tė gjatė edhe nė Itali, nė fillim pėr studime pasuniversitare, e specializuar pėr “Fotografia e skenės”, nė Milano e mė pas si pedagoge. Sa keni marrė e dhėnė nga kėto eksperienca?

Kam qenė pedagoge e ftuar e Akademisė sė Breras dhe kam udhėhequr njė diplomė shumė e rėndėsishme nė vitin 2012. Bėhej fjalė pėr “Kopshtin e qershive”, apo Vishnjave siē ėshtė sjellė nė shqip nga Londo. Ka qenė njė eksperiencė e jashtėzakonshme dhe mė duhet tė pranoj se vetėm produksioni kishte mė shumė se 100 persona tė angazhuar. Regjisori e nisi punėn shumė muaj me parė dhe mbi tė gjitha aty kam parė se ēfarė ėshtė puna nė grup. Ne jemi shumė larg kėtyre, sado qė edhe artistėt shqiptarė impenjohen jashtėzakonisht shumė. Pėr mua Italia ėshtė e rėndėsishme sepse mė riktheu dashurinė pėr teatrin.

-Qė e kishit humbur ku dhe kur?

E kam nisur punėn time krijuese me pikturė dhe nuk kam dashur tė dėgjoj pėr teatėr dhe kostume, pėr aq kohė sa kam qenė nė Shqipėri. Zhgėnjimet e marra nga teatri nė hapat e para mė pat lėnė njė shije tė keqe. Nė vitin 2006 hapa ekspozitėn e parė personale tė pikturės, e cila u prit shumė mirė, dhe kurrė nuk hoqa dorė nga ky pasion. Por Italia ishte njė eksperiencė ndryshe. Jo vetėm shkollimi, por edhe eksperiencat e mėvonshme qė pata me teatro tė ndryshėm atje mė ndihmuan t’i rikthehem teatrit. Formimi im nė fakt ėshtė njė rol midis skenografit dhe regjisorit. Siē ka drejtor fotografie tė filmit duhet tė ketė edhe fotograf tė skenės, i cili duhet tė dijė se ku rri aktori, duhet tė njohė tė gjitha detajet e skenės, ku duhet tė jenė aktorėt e tjerė dhe tė kuptojė se ēdo kuadrat viziv pėrbėn njė fotografi qė perceptohet korrekte dhe e bukur. Kjo ėshtė shkolla qė kam bėrė. Kėtė e kam praktikuar pas kthimit tim nė Shqipėri nė shumė bashkėpunime, sidomos me Kiēo London.

-Jeni ndėrkohė edhe pedagoge nė Akademinė e Arteve, e lėndės skenografi-kostumografi. Sa ndihmon shkolla pėr tė nxjerrė profesionistė tė kėsaj fushe?

Nė akademinė tonė e kudo, kush do tė mėsojė, mėson. Shkolla ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e formimit tė njeriut. Aktualisht ka njė ndryshim tė madh nga koha kur jam diplomuar unė, sepse ėshtė futur Karta e Bolonjės, por di tė them se kemi njė atelje qė shfrytėzohet mė pak se ē’duhet. Kjo degė ka njė tė mirė qė studentėt mund tė zgjedhin, kostmografinė, skenografinė, grafik dizajn, interior dizajn etj. Ajo qė di tė them ėshtė se studentėt tanė janė njerėz qė punėsohen sepse kanė shumė degė ku mund tė kėrkojnė.

–Ndėrsa nė marrėdhėnien me teatrin dhe pikturėn, cila ėshtė fitimtarja?

E kam dashur, e dua dhe do tė vdes duke dashur pikturėn. Por kjo nuk do tė thotė se nuk e dua teatrin. Sa mė mirė shkojnė gjėrat, aq mė shumė kėnaqėsi marr nga skena. Pėr mua ka rėndėsi qė puna jonė tė jetė e vlerėsuar.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket