Kulture

Me sytė e historisė

Vėllimi i parė i kujtimeve tė akademikut, “Dėshmitar nė kohė historike, 1966-1974”. Arsyet e botimit tani, ngjarja qė e ngacmoi, pengjet e tė kaluarės dhe transformimet e personazheve me kalimin e viteve. Rexhep Qosja pėr tė shkuarėn dhe tė tashmen
Nga Alida Cenaj
Po tė mos kish ndjerė frikėn se kujtimet e shėnuara me laps rrezikonin tė fshiheshin, brenda fare pak kohėsh, me shumė gjasė edhe ditarėt e Rexhep Qosjes do tė na duhej tė prisnim gjatė t’i kishim ndėr duar. Kohė historike, ngjarje tė mėdha, personazhe tė njohur ose jo, pėr tė cilėt flet historia dhe dėshmia e njė protagonisti tė djeshėm dhe tė sotshėm shqiptar. Rreziku i humbjes pėrgjithmonė, ishte shumė mė i madh sesa ajo ēfarė mund tė provokojnė kujtimet e njė njeriu me peshė si Rexhep Qosja. Ndaj dhe profesori i njohur ka nisur ciklin e botimeve, i pari i promovuar nė Festivalin e Librit dhe tė Artit, qė pėrmbledh njė pėriudhė kohore nga vitit 1966-1974, “Dėshmitar nė kohė historike”. Jo rastėsisht i nisur nė vitin 1966 dhe jo rastėsisht i hapur ende sot e gjithė ditėn. “Nė Ditarėt e mi nuk e pėrjashtoj mundėsinė tė ketė ndonjė gabim nė datė, nė emėr a nė mbiemėr tė ndonjė personazhi a ngjarjeje, por nė tė dhėnat pėr ngjarje, veprime, sjellje, deklarata, mendime tė pėrsonazheve nuk ka gabime. Jam kujdesur tė shėnoj vetėm tė vėrtetat”, thotė akademiku nė pėrgjigje tė hipotezės nėse dikush do tė dilte t’i kundėrshtonte kujtimet e tij. Thėnė ndryshe, kjo ėshtė e vėrteta e parė me sy dhe e ruajtur me shėnime. Provokuese pėr disa ndoshta, por dėshmi e rėndėsishme pėr shumė tė tjerė qė nis e flet pėr tė famshmin Plenum i Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė dhe qė nė kėtė Ditar tė parė pėrfundon me shėnimin e datės 30 dhjetor 1974: “...Duhet tė kujdesem shumė qė tė jem pėrfaqėsues i njė ideje tė tillė, tė fuqishme, por duke mos harruar asnjė ēast se nuk duhet tė lejoj tė bėhem kundėrshtues i saj. E, cila ėshtė kjo ide? Nė fushėn kombėtare kjo ėshtė ideja e ēlirimit tė Kosovės, nė tė vėrtetė e shqiptarėve nė Jugosllavi prej pushtimit sllav dhe bashkimi i tyre aty ku janė popullatė e vetme a shumicė etnike, me nėnėn Shqipėri. Nė fushėn e krijimtarisė shpirtėrore kjo ide, ndėrkaq, ėshtė ideja e modernizimit tė krijimtarisė letrare, artistike nė pėrgjithėsi dhe krijimitarisė shkencore shqipe”.

-Profesor, mė sė shumti ka ndodhur qė personazhet e njohur t’i lėnė kujtimet e tyre pėr botim pas ndarjes nga jeta. Ju, pse vendosėt t’i botoni pikėrisht tani?

Ėshtė e vėrtetė se numri mė i madh i krijuesve – shkrimtarė, shkencėtarė, filozofė, krijues tė tjerė tė ndryshėm, politikanė e shtetarė e kanė lėnė me testament qė ditarėt a kujtimet e tyre tė botohen pas vdekjes sė tyre. Ata vepronin kėshtu sepse nuk donin t’u krijohen mosmarrėveshje, mosdurime, urrejtje a hakmarrje prej personazheve qė ishin paraqitur negativisht nė ditarėt a nė kujtimet e tyre. Ndodhte kėshtu nė kohėn kur privatėsia e njeriut ishte fort e ēmuar dhe e pacėnueshme. Sot kanė ndryshuar punėt: teknika moderne e ka bėrė krejt publike privatėsinė; asnjė vetje publike nuk mund t’i fshehė mė fjalėt, sjelljet, veprimet qė bėn. Siē po veprojnė sot disa krijues, politikanė e shtetarė, edhe unė kam vendosur t’i bėj publike pėr tė gjallė ditarėt e mi. Arsyeja kryesore pse po veproj kėshtu ėshtė droja mos shkrimi nė ditarėt e mi, i bėrė me laps kimik, do tė shlyhet, do tė zhduket brenda disa dhjeta vjetėsh, ashtu siē thuhet se brenda njė shekulli do tė zhduket e gjithė krijimtaria letrare, shkencore dhe filozofike botėrore nė qoftė se, natyrisht, nuk ribotohet. -Ēfarė pati tė veēantė viti 1966 qė filluat tė mbanit ditar? Pse jo mė parė ose mė vonė? Nė tė vėrtetė unė kam mbajtur ditar edhe para vitit 1966, ditar rinie tė kohėpaskohshėm, qė nuk e kam futur nė ditarėt qė kam filluar tė botoj. Arsyeja kryesore pse s’i kam marrė pėr botim ato shkrime ėshtė sepse ishin shumė intime, prandaj edhe mė dukeshin shkrime naive tė njė tė riu, i cili jetėn dhe njerėzit i shikonte dhe i trajtonte vetėm pėrmes ndjenjave tė veta. Ngjarja politike historike qė mė ka nxitur tė filloj qė tani t’i botoj ditarėt ėshtė njė Plenum i Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė, i cili ishte mbajtur nė vitin 1966, nė ishullin kroat Brione dhe nė tė cilin ishin ēpushtetizuar krerėt e Sigurimit tė Brendshėm Shtetėror (tė UDB-ės famėkeqe), Aleksandėr Rankoviqi, i cili ishte njekohėsisht nėnkryetar i shtetit dhe bashkėpunėtorėt e tij – krerėt e UDB-sė sė Serbisė. Nė atė Plenum tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė ishte konstatuar se UDB-ja kishte qenė nė vazhdimėsi organ i madh, tepėr i madh, qė kishte ushtruar dhunė e terror gati nė krejt shtetin e, nė mėnyrė tė veēantė, mbi shqiptarėt nė gjithė Jugosllavinė, por posaēėrisht nė Kosovė. UDB-ja sigurisht do ta vazhdonte edhe mė tej politikėn e saj tė dhunės e tė terrorit politik sikur tė mos e kishte ēuar taksirati tė pėrgjonte edhe kryetarin e shtetit, Josip Broz Titon! Ky, i ashtuquajturi Plenumi i Brioneve, do tė sjellė njė sėrė ndryshimesh nė politikėn, nė arsimin, nė kulturėn, nė jetėn e shqiptarėve nė Kosovė nė pėrgjithėsi. Ne do tė na bėhej e mundshme tė marrim frymė sadopak mė lirisht se pėrpara, megjithėse edhe mė tej do tė mbetemi qytetarė tė rendit tė dytė nė Jugosllavi. Do tė mund tė mendojmė sadopak mė lirisht, do tė mund tė krijojmė nė arte dhe nė shkenca sadopak mė lirisht, do tė mund tė ėndėrrojmė sadopak mė mirė pėr tė ardhmen tonė, do tė mund ta imagjinojmė Kosovėn me status tjetėr politik shtetėror. Shikimet tona ishin zgjeruar e thelluar, kurse mendimet tona kombėtare po bėheshin mė largėhedhėse. Pėr ne kishte filluar njė kohė e ashtuquajtur historike. Pėr njė krijues letrar e shkencor ishte obligim moral e kombėtar qė tė mbante ditar pėr ngjarje, dukuri, veprime politike e tė tjera, pėr tė cilat nuk mund tė flitej ende haptazi, nė mėnyrė botore.

-Sa janė transformuar personazhet e rėndėsishėm tė ditarit tuaj me kalimin e viteve? Me kalimin e viteve, sidomos pas rėnies sė komunizmit, pothuaj tė gjitha ato personazhe tė ditarit tim do tė ndryshojnė gjuhėn, sjelljen dhe do tė ndryshojnė bindjet publikisht. Dhe kjo ishte e kuptueshme. Nuk jetohej mė me tė vjetrėn dhe nuk mund tė flitej mė nė mėnyrėn e vjetėr socialiste, vetėqeverisėse, bashkim-vėllazėruese. Por disa prej kėtyre personazheve, qoftė me pak rėndėsi, qoftė me rėndėsi tė veēantė politiko shoqėrore a kulturore, do tė pėrpiqen dhe disa do t’ia dalin qė ta paraqesin plotėsisht tjetėr jetėshkrimin e vet. Jugosllavistė tė pėrbetuar dje, qė nė emrin e atij jugosllavizmi ushtronin dhunė politike ndaj bashkėkombėsve tė vet, tani do tė bėhen “atdhetarė” shumė tė zėshėm, atdhetarė, si thonė pėr veten, shumė sakrifikues. -A ka ndonjė syresh qė sipas kėndvėshtrimit tuaj ka ndryshuar pėr tė keq? Pse? Ka disa, dhunėtarė tė kohės sė Millosheviqit, tė inkuadruar nė administratėn e tij partiake a pushtetore, qė tani janė bėrė gazetarė, publicistė apo, madje, edhe prijės politikė, qė e vazhdojnė profesionin e dhunėtarėve, por tani tė dhunėtarėve psikologjikė dhe mediatikė nė demokracinė tonė fillestare. Dhe, pėr ēudi kanė arritur tė sigurojnė bashkėpunim me kundėrshtarėt e djeshėm nga radhėt tona! -A ka gjasa qė ndokush, pas publikimit tė kėtij ditari, tė dalė e tė thotė: Jo, e vėrteta nuk ėshtė kėshtu? Si do t’u pėrgjigjeshit? Mund tė ketė tė tillė. Nė Ditarėt e mi nuk e pėrjashtoj mundėsinė tė ketė ndonjė gabim nė datė, nė emėr a nė mbiemėr tė ndonjė personazhi a ngjarjeje, por nė tė dhėnat pėr ngjarje, veprime, sjellje, deklarata, mendime tė personazheve nuk ka gabime. Jam kujdesur tė shėnoj vetėm tė vėrtetat.

-Po nėse kėta Ditarė do tė shkaktojnė kundėrshtime tė forta? Do mė bėhej fort qejfi po tė ndodhte ashtu. Ndikimi i krijuesve letrarė e shkencorė pėrmbushet prej kundėrshtimit jo mė pak se prej pranimit. -Cilin mendim tė formuluar shkurt e doni mė sė shumti nė Ditarėt tuaj? Mė sė shumti e dua mendimin e cituar shumė herė nė Ditarėt e mi tė shkrimtarit dhe mendimtarit tė madh gjerman Gėte, qė thotė: Karakteri ėshtė mė i rėndėsishėm se talenti. -Gjatė kohės kur iu kthyet kujtimeve e i pėrgatisnit pėr botim, a keni ndjerė ndonjė peng, pishman, pendesė? Janė disa gjykime ndoshta shumė tė rrepta, janė disa vlerėsime shumė tė ashpra, qė nė versionin e botimit jam pėrpjekur sadopak t’i zbus duke e dėmtuar ashtu tė vėrtetėn. Por, pendesa mė e madhe e imja qė e pėrmbajnė kėta ditarė ėshtė pendesa qė mė mundon sot pse nuk kam pasur kohė tė mjaftė pėr familjen: Pėr gruan dhe pėr fėmijėt e mi. Unė jam shkrimtar, studiues historiko-letrar e publicist profesionist, qė ka punuar dhe punon shumė, kur e kur deri nė 18 orė nė ditė. Dhe kjo punė e imja ashtu e gjatė, i ka lėnė gruan dhe fėmijėt e mi shpesh pa mua, prandaj edhe pa gėzimet e argėtimet tona tė pėrbashkėta. Gruaja ime e ēmonte dhe e donte punėn time, prandaj edhe ishte pajtuar me atė vetmi nė tė cilėn e lija aq gjatė. Unė, megjithatė, pa tė kurrė nuk kam shkuar nė ndonjė solemnitet dhe pa tė kurrė s’kam shkuar jashtė Prishtinės a nė botėn e jashtme. Nė disa gazeta kėtė pendesė timen tė sotme pse aq gjatė i lija pa mua gruan dhe fėmijėt e kanė quajtur gabimisht mosmarrėveshje me familjen. Mosmarrėveshje nė familjen time kurrė s’ka pasur – dje as sot. Unė mund tė kisha mosmarrėveshje jashtė shtėpisė, me politikėn dhe me individė tė politikės e tė kulturės, por me familjen kurrė. Ndodhte tė kthehesha nė shtėpi me dėshpėrime e tendosje, por nė shtėpi gjeja mirėkuptim, paqe e dashuri, qė shpejt mė ēlironte prej atij dėshpėrimi dhe prej asaj tendosjeje. Pa gruan time, Shpresėn, unė kurrė nuk do tė bėja gjithė punėn krijuese qė kam bėrė. Natyrės sė saj shumė, shumė tė fisme, dashurisė sė saj, unė ia detyroj frytet mė tė rėndėsshme tė krijimtarisė sime. -Pjesė e vėllimit tė parė tė kėtij Ditari ėshtė edhe njė vit historik pėr gjuhėn shqipe, Kongresi i Drejtshkrimit. Ēfarė mendoni pėr debatet e kėtyre kohėve dhe kėmbėnguljen e shumė gjuhėtarėve qė Standardi duhet tė hapet ndaj dialektieve, mė saktėsisht atij gegė? Nuk janė shumė, po janė pak gjuhėtarė kėmbėngulės qė Standardi tė hapet ndaj dialekteve, mė saktėsisht ndaj atij gegė. Dhe, janė aq pak pėr arsye se Standardi ėshtė i hapur ndaj dialekteve, ndaj leksikut tė dialekteve. Kėrkesat e kėtyre pak gjuhėtarėve pėr disa ndryshime tė imta nė morfologji, nė leksik e nė shenjat e pikėzimit, mund tė quhen nė disa raste tė arsyeshme e nė disa tė tjera tė paarsyeshme. Por kėrkesat e tyre pėr farė “hapjeje” qė prek themelet e Standardit janė punė e dėmshme ndaj interesave kulturore dhe kombėtare shqiptare. Pėr kėtė arsye ato janė kėrkesa historikisht dhe pėrtashėsisht tė gjykuara tė dėshtojnė. -Sa mendoni se qėndron teoria e ngritur nga disa gjuhėtarė e analistė, kryesisht tė Kosovės, qė Standardi duhet ndryshuar sepse shqiptarėt e veriut nuk e kuptojnė Standardin ekzistues, i mbėshtetur nė dialektin toskė? Kurrė s’kam takuar shqiptarė kosovar a shqiptar tjetėr tė Veriut qė nuk e kupton Standardin ekzistues, qė nuk e kupton, madje, jo vetėm toskėrishten e sotme, por as toskėrishten e kohės sė Jani Vretos, Naimit, Samiut, Ēajupit e Nolit. Po ata qė thonė se nuk e kuptojnė Standardin sepse mbėshtetet nė toskėrishten, ata, besoj, nuk duan tė kuptojnė as njėsinė kombėtare shqiptare. -Pas vėllimit tė parė tė kėtij Ditari keni paralajmėruar edhe tetė vėllime tė tjerė, deri nė vitin 2014. Pra ende sot e gjithė ditėn e vazhdoni mbajtjen shėnim tė ngjarjeve kryesore. Ēfarė tė veēantė ka pasur ky vit? Ditarin do ta vazhdoj ta mbaj jo vetėm deri nė kėtė vit, 2014, por deri sa tė jem gjallė, e sa do tė jem gjallė unė nuk mund ta di. Ēfarė tė veēante kishte ky vit nė tė cilin jemi, pra viti 2014, do tė lexoni nė ditarin tim qė kap vitet 2008-2014, natyrisht kur ta kryej. -Pas pavarėsisė sė Kosovės a mund tė quhet e zgjidhur ēėshtja shqiptare? Pavarėsia e Kosovės e ka zbutur pakėnaqėsinė e gjatė tė popullit shqiptar pėr shkak tė padrejtėsive tė mėdha qė i janė bėrė nė Kongresin e Berlinit 1878, nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr nė vitin 1912-1913, nė Konferencėn e Versajės nė vitin 1919-1920 dhe nė Konferencėn e Parisit nė vitin 1946. Duke e copėtuar tokėn nė tė cilėn shqiptarėt ishin popullsi e vetme a shumicė e madhe etnike, domethėnė duke e ndarė nė fillim nė katėr shtete e tani tė mbetur tė ndarė nė gjashtė shtete – Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Greqia, Evropa e ka bėrė ēėshtjen shqiptare dramė tė madhe historike tė njė populli evropian pa mėkate historike. Sot ēėshtja shqiptare si ēėshtje mė e rėndė kombėtare ballkanike dhe evropiane ėshtė sadopak e korrigjuar, por jo e zgjidhur. Do tė quhet ēėshtje e zgjidhur kombėtare kur Kosovės dhe shqiptarėve nė trevat nė kufi me Shqipėrinė ku janė popullsi e vetme a shumicė etnike, t’u bėhet e mundshme tė vetėvendosin me referendum se me kė duan tė jenė: Me Shqipėrinė apo me shtetet nė tė cilat jetojnė tani. -Ēfarė pasojash ka tendenca e krijimit tė njė identitetit shqiptar dhe njė kosovar? Kjo ėshtė njė tendencė antikombėtare qė e ndan popullin shqiptar, qė e ndan Kombin shqiptar nė dy kombe, qė do tė mund tė bashkėpunojnė si, ta themi, Etiopia me Gjeorgjinė dhe mund tė luftojnė mesvete si dikur Gjermania e Austria. Kjo nė tė vėrtetė ėshtė tendencė e cila, po tė realizohej, do tė pėrfaqėsonte sendėrtimin e qėllimit politik dhe historik tė Serbisė, tė Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė. Kuku pėr ne qė kemi bashkėkombės me aso mendimesh qė do t’i bėnte tė lumtur ndarja nė dy kombe e njė Kombi shqiptar. Kuku pėr ne, e mė kuku pėr ta dhe pėr feudalėt qė i frymėzojnė tė mendojnė e tė flasin ashtu! -Njė nga sfidat mė tė mėdha tė kėtyre kohėve ėshtė marrja e statusit tė vendit kandidat nė BE. A janė shqiptarėt gati pėr kėtė? Shqipėria shtetėrore besoj nė qershor do tė bėhet vend kandidat pėr Bashkimin Evropian. Kosova, si po shihet, do tė bėhet vend kandidat pėr BE-nė mė vonė. Por, pavarėsisht a do tė bėhen ato sivjet a sot shtatė vjet vende kandidate pėr BE-nė, nė jetėn shqiptare ka pak, tejet pak, Evropė. E ka thėnė njė mendimtar i madh evropian, qė ėshtė marrė shumė me shndėrrimet e identiteteve kombėtare nė botė, se mbas shkuarjes sė pushtuesit, populli mė parė i pushtuar, fillon t’i shėmbėllejė atij edhe mė shumė se kur ishte i pushtuar. Ky fenomen i ēuditshėm po ndodh nė jetėn tonė gjithnjė e mė dukshėm. Frazeologjia e njerėzve tani tė ngjitur nė karriga politike ka njė pėrmbajtje evropianizuese propagandistike gjithnjė e mė boshe. Mjerisht. -Ē’mund tė thoni pėr fund? Mund tė them se fundin e pres si ēlirim prej tė pakaraktershmėve tė sotėm.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket