Dritare

Gruaja…e munguar

Ky lloj angazhimi i autoreve femra nė Shqipėri vjen si sfidė morale individuale, nė njė shoqėri ku, kur njė grua guxon, burrat thėrrasin krahasimet me Zonja Ēurren, Shkurte Pal Vatėn dhe Lenka Ēukon
Nga Elsa Demo
Botuesit nė Shqipėri kanė shkuar tashmė drejt panaireve klanore. Siē kanė shkuar gazetarėt shqiptarė secili drejt njė emisioni tė vet nė ekran. Si tė parėt dhe tė dytėt nė kėtė mėnyrė veēse prashisin tė vėrtetat e kopshtit tė vet, duke e sektarizuar funksionin e tė drejtės pėr informim, sugjerim dhe orientim tė publikut.

Gazetarė dhe botues organizojnė tė ashtuquajturėn konferencė “Letėrsia e angazhuar dhe gruaja” nė Festivalin e Librit dhe Arteve Pamore nė Muzeun Kombėtar. Asnjė autore e ftuar dhe asnjė studiues nė sallė qė tė jetė marrė me kėtė temė. Rudina Xhunga drejton konferencėn dhe pėrdor fjalėn angazhim si ēelės tė shumė dyerve. Se mos ka ndonjė dallim konferenca nga njė emision televiziv, edhe kur ėshtė rasti tė flasin ministrja e Kulturės, autorja italiane Daria Bignardi dhe tė ftuar nga larg, publicistėt Eda Derhemi dhe Ardian Vehbiu. Folėsit enden si nėpėr fusha grami, sa te letėrsia e huaj nė politikė. Citojnė, sjellin ndėr mend ē’u vjen nga ca pak Sartre, de Beauvoir e Woolf dhe e shmangin letėrsinė duke kapėrcyer nė njė diskutim social-politik: “A mund tė ketė letėrsi tė angazhuar nė njė shoqėri kur kultura e angazhimit ėshtė nė fazėn e vet embrionale?”

E pėrsėri nuk e ankorojnė anijen e kulturės sė madhe nė bregun shqiptar ku i pret njė kulturė e shkruar nga gratė, duke e tejkaluar atė si tė ishte njė nėnkulturė. E pėrsėri nuk ka vend pėr asnjė emėr shqiptareje, pėr asnjė titull shqiptar mbi temėn. Por kjo amnezi nuk pėrputhet me realitetin.

Ēfarė kanė shkruar autoret shqiptare; Si ka ardhur ky shkrim nga njė shoqėri thellėsisht patriarkale, nė kohėt moderne; Si e ka pėrdorur politika hyrjen e gruas nė sferėn publike me tė quajturin “emancipim” prej ėndrrės shtypėse socialiste; Sa ėshtė angazhuar ajo vullnetarisht kur gjithė populli dilte vullnetar dhe sa me vetėdije dhe pėrgjegjshmėri ndaj shoqėrisė?

E pra te ky emision i hapur ku secili flet pėr angazhimin sipas tė vetės, mungon ai lloj solidariteti qė zakonisht e karakterizon kėtė lloj letėrsie. Por pėrtej kėtij kushti moral e human, mungon vullneti pėr t’u marrė me rastin shqiptar qė mund tė jetė i papėrfillshėm nė raport me temėn universal, por i domosdoshėm pėr trashėgiminė tonė.

Drejtuesja e konferencės e ka njė rast botėror nga intervistat e saj me “shkrimtarėt e shekullit”. Doris Lessing, njė model i shkrimtares (me pak pėrkthime nė shqip pas Nobelit) qė nė historinė mbi 150-vjeēare tė feminizimit dhe angazhimit tė gruas nė shoqėri, qėndron nė vitet nė ’60, nė fazėn mė intensive tė procesit kur integrohen e pėrpunohen nė letėrsinė mbi pėrvojėn femėrore, teoritė marksiste dhe tė psikanalizės. Njė operacion krahasimi me botėn shqiptare jo aq i modeleve letrare po i kushteve kulturore, shoqėrore dhe politike tė kėsaj periudhe mund tė na shtynte drejt njė panorame tė gjendjes sė gruas shqiptare intelektuale, artiste dhe jo. Se si kjo epokė, nė emėr tė njė lloj emancipimi ideologjik i priste pėrgjithmonė rrugėn emancipimit qė kishte bulėzuar nė vitet ‘30. Branko Merxhani i jep hapėsirė nė “Pėrpjekjen Shqiptare” gazetares Olga Plumbi pėr tė shkruar pėr feminizimin dhe shoqėrinė tonė dhe pėr kushtet ekonomike tė gruas nė martesė.

Roli apo funksioni gjinor nė letrat shqipe ėshtė kaq i varur nga shoqėria, kultura, vendi gjeografik, politika, sa duke e lexuar me tė vėrtetė Musine Kokalarin, shkrimet e saj tė ’39-ės “Burri, shoku i qenit”, “Paē fatin e tė ligave” etj., nuk do tė flitet bardhė e zi pėr heroinėn dhe viktimėn e diktaturės. Bedi Pipa kishte shkruar ndėrkohė nė “Ditar intim”: “Mė duket se jam nji njeri qi ka vetėdije tė plotė mbi ēdo gja qi baj. Ēdo fjalė, ēdo frazė e imja, ēdo gja qi ka tė bajė me fakultetin menduer, e, nė anėn tjetėr, ēdo ndjenjė, ēdo pasion, e kishem me thanė ēdo implus, janė qė tė gjitha nė kontrollin e Unit tė vetėdijshėm…”. Betejėn pėr identitet dhe estetikė femėrore Mimoza Ahmeti e ēon gjysmė shekulli mė vonė nė njė prag tė pashkelur, kur shkruan te “Nocione tė shkreta”: Shqisė, o viktima ime e parė/ Prapė u hape, prapė po thith, e pastruar…

Nė kėtė palimpsest tė teksteve femėrore nė kohėra janė gjurmėt e Luljeta Lleshanakut, Natasha Lakos, Donika Omarit, Mira Meksit, Rita Petros, Luljeta Danajt, Ledia Dushit, Eleni Laperit, Elvira Donesit, Flutura Aēkės, Diana Ēulit. Edhe atėherė kur ato kanė punuar pėr tė farkuar mite tė dėmshme.

Ky palimpsest qė duket kaq fluid sepse nuk bėrtet kundėr dominimit tė strukturave tė traditės, kundėr bindjes dhe durimit femėror, i identifikon saktė megjithatė tė gjitha kėto, duke dhėnė mesazhin se ky lloj angazhimi i autoreve femra nė Shqipėri vjen si sfidė morale individuale, nė njė shoqėri ku, kur njė grua guxon, burrat thėrrasin krahasimet me Zonja Ēurren, Shkurte Pal Vatėn dhe Lenka Ēukon; nė njė shoqėri ku gratė flasin pėr gruan vetėm kur ajo ndodhet nė kushtet e dhunės ekstreme, siē ka ndodhur me angazhimin pėr Nazime Vishėn apo pėr tė mbrojtur Jozefina Topallin nga gjuha e politikanėve, duke treguar njė tjetėr grua para pasqyrės sė saj intime tė mbrėmjes.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket