Dossier

CIA, Enveri, britanikėt

Deklasifikimi i dokumenteve tė inteligjencės amerikane zbardh informacionin e panjohur. Njė indicie e administruar nga sovjetikėt nė 1952-in, kalon tek CIA dy vjet mė pas, pėrmes njė agjenti. Por gjithēka arkivohet
Nga Ferdinand Dervishi
Nė muajin gusht tė vitit 1954, Agjencia Qendrore e Inteligjencės, CIA, kishte marrė nga spiunėt e saj nė terren njė informacion vėshtirėsisht tė vėrtetueshėm. I pėrgatitur me kujdesin e njė profesionisti, informacioni thoshte se Enver Hoxha, lideri komunist shqiptar, ishte njė agjent i rekrutuar nga britanikėt. Duke mos i lėnė kohė asnjė hamendėsimi, thelbi i sė dhėnės rrumbullakosej nė njė fjali tė vetme, qė pėrfundonte me sqarimin se ai, pra Enver Hoxha, kishte si synim tė vendoste marrėdhėnie miqėsore me Fuqitė Perėndimore.

Nuk ėshtė habi qė oficeri i CIA-s, qė ka marrė i pari nė duar kėtė informacion, nė kėtė pikė tė leximit, tė ketė ngritur sytė nga qielli duke nxjerrė jashtė vetes pasthirrmat e njė habie instiktive.

Koha ishte duke ecur pikėrisht nė vitin 1954, kur operacionet desantuese pėr rrėzimin e pushtetit tė Enver Hoxhės, tė organizuara nga amerikanėt dhe aleatėt e tyre britanikė, qoftė pėr shkak tė dėshtimit tė turpshėm, qoftė pėr shkak tė ndryshimit tė strategjive, ishin urdhėruar tė ndaleshin pėr tė mos nisur mė kurrė. Nga ana tjetėr, nė tė njėjtėn periudhė, Enver Hoxha, lideri i komunistėve shqiptarė, jo vetėm e kishte orientuar haptazi vendin e tij drejt Lindjes Komuniste, por kishte dėshmuar gjithashtu edhe njė dashuri pa kushte ndaj Josif Stalinit, pėr tė cilin nuk e fshihte adhurimin personal.

Ē’tė ishte ky informacion? Si mund tė ishte Enver Hoxha, njėkohėsisht, edhe armik i betuar i britanikėve, edhe agjent i rekrutuar po nga britanikėt? Nė njė gjykim tė cekėt, informacioni nuk kishte asnjė sens dhe asnjė kuptim!



Informacioni i CIA-s

Informacioni i CIA-s, qė thoshte se Enver Hoxha ishte njė agjent i britanikėve, nė fakt ishte marrė, pėrmes burimeve tė spiunazhit, nga sovjetikėt. Saktėsisht ai kishte qenė njė informacion i administruar nga KGB-ja qė nė vitin 1952. Nė fillim tė shkresės prej dy faqesh, tė hartuar nga agjenti i CIA-s, shkruhet se si nė nėntor tė vitit 1952, KGB-ja kishte marrė njė raport, ku thuhej se Enver Hoxha ishte agjent britanik qė kishte synim tė vendoste lidhje miqėsore me Fuqitė Perėndimore. Sipas kėtij raporti tė KGB-sė, tė dhėnat pėr Enver Hoxhėn ishin paraqitur nga njė spiun i Gjermanisė Lindore, i cili mė parė kishte punuar pėr KGB-nė. Spiuni ishte banues nė Gjermaninė Perėndimore dhe njėkohėsisht personazh qė, falė mundėsive financiare, frekuentonte rrethe tė larta tė shoqėrisė. Pikėrisht duke frekuentuar njerėz tė tillė, ai kishte arritur tė pėrgjonte njė bisedė, mes disa personave nė majė tė hierarkisė sė Komandės ushtarake Britanike nė Gjermaninė Perėndimore, ku ishte pėrmendur edhe fakti se Enver Hoxha ishte agjent i britanikėve. Madje spiuni, nė tė dhėnat e tij, saktėsonte se kėtė sekret, qė implikonte liderin komunist shqiptar, e kishte dėgjuar nga goja e njė prej shefave tė Shėrbimit Inteligjent Britanik.

Duket, me tė marrė kėto tė dhėna, agjenti ua ka raportuar punėdhėnėsve tė tij gjermano-lindorė tė STASI-t e prej kėndej, i njėjti informacion i ėshtė kaluar edhe KGB-sė, si shėrbim aleat. Pikėrisht kėtu nis edhe mė e vėshtira, pasi tė dhėnat janė pėrballur me filtrat e verifikimit. Ėshtė e habitshme se si CIA amerikane ėshtė mjaftuar tė administrojė vetėm verifikimet qė sovjetikėt i kishin bėrė ndėrkohė kėtij informacioni pėr Enver Hoxhėn. Duket, oficerėt e Shėrbimit Inteligjent Amerikan, e kishin kuptuar qė nė ajėr se informacioni qė thoshte se Enver Hoxha ishte njė agjent i rekrutuar nga britanikėt, mė shumė do u dhembte sovjetikėve, tė cilėt e konsideronin liderin komunist shqiptar si aleatin e tyre. Madje nė kėtė pikė sovjetikėve u takonte tė investoheshin sė tepėrmi pėr tė gjetur tė vėrtetėn.

Nė dokument thuhet se si fillimisht raportit i ishte rezervuar trajtim prioritar nga Seksioni i Tretė i KGB-sė. Por, me tė njėjtin informacion, ishte marrė edhe njė kolonel i KGB-sė i sapombėrritur nga Shqipėria, qė kishte dalė nė pėrfundimin se nuk ishte i aftė ta konfirmonte, apo ta hidhte poshtė, pasi ai vetė nuk kishte informacione negative pėr Enver Hoxhėn. Mė tej nė dokument thuhet se, pėr tė vėrtetuar saktėsinė e informacionit, KGB-ja kishte ngarkuar njė zyrtar tė lartė tė saj, tė quajtur Savēenko. Ky zyrtar, pasi kishte bėrė verifikimet e nevojshme, kishte komunikuar edhe me Ministrin e Brendshėm tė Bashkimit Sovjetik, duke vendosur pėrfundimisht qė raporti tė arkivohej nė dosjen e agjentit qė e kishte siguruar.

Nė informacion thuhet se si Moska ka pasur dyshime te agjenti i saj pėr kėtė informacion, madje drejtuesit e KGB-sė kanė menduar se informacioni ėshtė ushqyer si provokim nga ana e britanikėve, menjėherė pasi kanė zbuluar se kishin tė bėnin e njė spiun sovjetik. Nė gjykimin e tyre amerikanėt dalin nė konkluzionin se “agjenti duhet tė konsiderohet i pastėr pėrderisa Moska tė jetė e interesuar”. Pra CIA e sheh shumė tė rėndėsishėm informacionin, sipas tė cilit spiuni nga Gjermania Lindore, i cili siguroi kėto tė dhėna pėr Enver Hoxhėn, vazhdon tė jetė nė punė, apo nė detyrė. Pėrfundimisht, burimi i CIA-s ka konkluduar se tė dhėnat pėr Enver Hoxhėn nuk kanė vlerė si informacion pozitiv, pėrderisa nuk do tė jenė tė konfirmuara.



Enveri dhe britanikėt

Mbėrritur nė kohėrat aktuale, shumėkush mund tė mos besojė asnjė tė dhėnė qė rreket tė konfirmojė njė lidhje kompromentuese mes Enver Hoxhės dhe britanikėve. Dhe me tė drejtė. Koha ka bėrė tė vetėn, historia e kasaj periudhe mund tė konsiderohet e zbardhur, duke ngurtėsuar pėrfundimisht dhe me bindje faktin se nuk ka asnjė gjasė qė Enver Hoxha tė ketė pasur ndonjė lidhje tė tillė me britanikėt. Madje pėr tė dy palėt mund tė thuhet se e vetmja lidhje duhet tė ketė qenė urrejtja.

Por gjithsesi historia e ka njė periudhė kur Enver Hoxha mund tė ketė hyrė nė marrėdhėnie tė afėrta me britanikėt. Ėshtė i njohur fakti se lufta antifashiste nė Shqipėri u asistua nga oficerė britanikė, pėrmes tė cilėve janė sjellė pjesa mė e madhe e armatimit, veshmbathjes, deri edhe tė holla, nė ndihmė tė partizanėve. Ishte njė periudhė kur Enver Hoxha kalonte kohė tė shumtė nė shoqėrinė e misionarėve ushtarakė tė dėrguar nga Ēėrēilli, dhe nuk ėshtė ēudi qė nė njė moment, ose nė njė tjetėr, t’u ketė premtuar kėtyre tė dėrguarve, bashkėpunim nė kėmbim tė njohjes sė pushtetit tė tij, kjo e dakordėsuar gjatė ose pas pėrfundimit tė luftės. Njė marrėveshje e pashkruar qė duket ėshtė hedhur tej pas ngurrimeve tė njėpasnjėshme tė Mbretėrisė sė Bashkuar pėr tė njohur qeverinė e Enver Hoxhės dhe sidomos pasi Moska shpejtoi tė bėnte tė kundėrtėn. Lidhjen, apo miqėsinė e Hoxhės me britanikėt, e vėrtetojnė edhe pamjet filmike apo fotografike, tė fiksuara nė datėn 28 nėntor 1944, kur qeveria e Enver Hoxhės hyri triumfuese nė Tiranė. Madje mund tė thuhet se ajo ditė, mė shumė se pėr aleancat e tjera, fliste pėr aleancėn shqiptaro-britanike, e kuptueshme kjo edhe nė aspektin e njė bashkėpunimi kundėr armikut tė pėrbashkėt nazi-fashist. Gjithēka niste me avionėt aleatė qė pėrshkonin qiellin e Tiranės nė mėnyrė demonstrative, shkonte te fasada e hotel Dajtit, ku flamuri britanik ishte vendosur i pari nė radhė, nė krah tė atij jugosllav, pa lėnė pas edhe rrugėt nė qendėr tė Tiranės, tė zbukuruara me banderola ku shkruhej: “Rroftė Ēėrēilli, Stalini, Ruzvelti…”.

Pra, emri i Kryeministrit Britanik, Uinston Ēėrēill, ishte vendosur pėrpara emrit tė Stalinit dhe kjo nuk mund tė konsiderohet njė pakujdesi e rastėsishme. Edhe pėr kėto arsye, informacioni, qė Shėrbimi Inteligjent Amerikan sigururoi nė vitin 1954, sipas tė cilit Enver Hoxha ishte agjent i britanikėve, ka shumė tė ngjarė tė mos jetė tejet pa bazė. Panorama duhet tė bėhet edhe mė bindėse, nėse nė krah tė kėtij raporti tė CIA-s do tė rreshtohen tė dhėnat qė revista KLAN publikoi, dy javė mė parė, sipas tė cilave Enver Hoxha kishte pasur lidhje tė ngjashme me britanikėt. Prandaj nuk ėshtė aspak e pamundur qė nė njė tė ardhme tė afėrt, deklasifikimi i arshivave, sidomos atyre britanike, tė vėrtetojė eventualisht kėtė version, duke shtuar njė detaj tė vogėl, qoftė provokues e tė diskutueshėm, nė historinė e re tė shqiptarėve.



Dokumenti i CIA



14 Gusht 1954

Raport i MVD (nga rusishtja, Ministerstvo Vnutrenjih Djell - Ministria e Punėve tė Brendshme e Bashkimit Sovjetik, red.) pėr Enver Hoxhėn, Liderin Komunist Shqiptar



DATA E INFORMACIONIT: Paraprakisht i 1954



1- Njė burim pothuaj realist, deri tani nė njė pozicion tė njohur, ka deklaruar se nė nėntor tė vitit 1952, Seksioni i tretė i atėhershėm i Drejtorisė sė Parė Qendrore (KGB), ka marrė njė raport qė thotė se Enver Hoxha, atėherė Kryetar i Kėshillit tė Ministrave tė Shqipėrisė, ishte njė agjent britanik dhe kishte synim tė vendoste lidhje miqėsore (nė tekst ‘dobrososedskaya sviaz’ - lidhje tė fqinjėsisė sė mirė, red) me Fuqitė Perėndimore.



2- Raporti nuk jep detaje pėr aktivitetin apo kontaktet e Hoxhės. Ai ėshtė paraqitur nga njė agjent gjerman cili ishte drejtuar (komanduar, red.) nga seksioni A-3 (CI kundėr Gjermanisė Perėndimore - CI ėshtė shkurtimi i fjalės Counterintelligence, nė shqip kundėrspiunazh, red.) i (fjalė vėshtirėsisht e lexueshme, red.) i Shefit tė Misionit nė Berlin. Mė parė agjenti kishte qenė njė agjent CI nė Komitetin e Informacionit (KI) tė BRSS (Bashkimit Sovjetik, red.). Agjenti ishte njė nėnshtetas gjerman qė jetonte nė Gjermaninė Perėndimore. Ai ka pasur mjaftueshėm tė holla dhe njė pozicion mjaft solid, dhe pėr kėto shkaqe ai ishte i aftė tė futej nė rrethe mjaft tė larta. Burimi deklaroi se agjenti kishte lidhje tė ngushta me grupin e… (fjalė vėshtirėsisht e lexueshme, red.). Burimi nuk ishte nė gjendje tė pėrshkruante kėtė agjent as tė kujtonte kriptonimin (emrin e koduar, red.) e tij.



3- Burimi deklaroi vazhdimin: “Pėr aq sa unė mund tė kujtoj ai (agjenti) ka pėrgjuar njė bisedė pėr Subjektin (Enver Hoxha nė kėtė rast, red.) mes personave tė rretheve tė larta tė Komandės Britanike nė Gjermaninė Perėndimore. Nė veēanti, nėse memorja nuk mė gėnjen, kjo u tha nga njėri prej shefave drejtues tė Inteligjencės Britanike (spiunazhit, red.) nė Gjermaninė Perėndimore.



4- Kėtij raporti i’u rezervua trajtim prioritar nga Seksioni i Tretė (KGB-ja sovjetike, red.), por u konsiderua i dyshimtė. Pėr kėtė arsye njeriu qė zotėronte kėtė informacion shkoi te njė kolonel nė Seksionin e Kėshillimit, i cili sapo ishte kthyer nga Shqipėria. Koloneli lexoi raportin por deklaroi se nuk ishte i aftė tė konfirmonte apo tė hidhte poshtė atė dhe se ai nuk kishte informacione negative (nė anglisht “derogatory” - poshtėruese, red.) pėr Hoxhėn. Burimi nuk mundi ta kujtonte emrin e kolonelit.



5- SAVCHENKO, shefi i i FCD-sė (Drejtoria e Parė Qendrore e KGB-sė, red) sė dikurshme, e gjykonte se e gjithė afera ishte njė provokim britanik ose amerikan. Kur u pyet nėse Ministri i MVD, duhej informuar pėr kėtė aferė, SAVCHENKO u pėrgjigj se tashmė ai e kishte biseduar kėtė me ministrin dhe se ishte vendosur qė ky raport tė mos i jepej qeverisė ose ndonjė tjetri. Pėr pasojė raporti u kthye nė dosjen e agjentit.



6- Mė vonė raporti u dėrgua nė Seksionin e Kėshillimit dhe burimi mendon se ai ėshtė futur nė dosjen qė kanė atje pėr Hoxhėn. Burimi deklaroi se atje ka dosje pėr tė gjithė njerėzit e rėndėsishėm tė vendeve satelite.



7- Burimi deklaroi se ai nuk kishte dijeni nėse ky raport i ėshtė dhėnė qeverisė nė njė datė tė mėvonshme. Gjithsesi, ai deklaroi se pėrpara takimeve tė rėndėsishme tė Partive Komuniste, MVD-ja zakonisht i jepte Komitetit Qendror, me qėllim orientimi, ēdo lloj informacioni qė kishte pėr delegatėt e huaj. Pėr pasojė, ėshtė e mundur qė qeveria ta ketė marrė kėtė raport nė rrethana tė ngjashme.



8- Burimi deklaroi se Moska aktualisht dyshon te agjenti si burim i kėtij dokumenti. Ata gjithashtu kanė marrė nė konsideratė mundėsinė se Britanikėt kanė zbuluar se ai ishte njė agjent sovjetik, duke ja ushqyer kėtė informacion si provokim. Nė njė ēėshtje tė tillė, agjenti duhet tė konsiderohet i pastėr pėrderisa Moska tė jetė e interesuar. Gjithsesi, agjenti vazhdon tė punojė si (fjalė vėshtirėsisht e lexueshme, red.) dhe Moska nuk e ka informuar Berlinin pėr dyshimet e saj dhe as nuk i ka kėrkuar tė bėjė verifikime pėr agjentin.



9- Burimi deklaroi se ky raport nuk i ėshtė dhėnė Seksionit tė Informacionit, sepse pa pasur tė dhėna tė konfirmuara, nuk ka vlerė si informacion pozitiv. Burimi deklaroi sa ai nuk kishte asnjė dyshim se SAVCHENKO kishte bėrė kėrkime pėr kėtė ēėshtje nė Seksionin e Kėshillimit. Nėse ai do tė kishte gjetur diēka, me anė tė sė cilės tė konfirmonte raportin, atėherė ai do e kishte dėrguar atė nė Seksionin e Informacionit.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket