Personazh

Shqiptarja mė e re

Zonjė e madhe, divė e kėngės shqipe. Dhe tmerrėsisht modeste. Prandaj ju ftojmė tė rinjiheni me 81 vjeēaren, shtetasen mė tė re tė Republikės sė Shqipėrisė
Agim Popoci, Franc Zhurda/LSA
Ka ardhur nė Tiranė. Pa zhurmė e bujė, gati inkonjito. Pėr njė arsye qė pėr tė ėshtė e madhe: Nexhmije Pagarusha, 81 vjeēe, ėshtė bėrė qytetarja mė e re e Republikės sė Shqipėrisė duke marrė pasaportėn e kėtij vendi. Por ajo ēka pėrjetoi ato dy ditė qė na u desh tė lėviznim nėpėr kryeqytet, e ka emocionuar pa masė. Tė rinj, nėpunės tė gjendjes civile apo kalimtarė, e shihnin dhe mbeteshin tė stepur fillimisht. Po, qenka ajo! I afroheshin me drojė, kėrkonin njė fotografi me tė.

U quajt “Bilbil i Kosovės”, “Primadona e melosit popullor”, “Yma Sumak shqiptare”, “Madam Baterflaj”, “Mbretėresha e kėngės shqipe”. Por jeta, karriera dhe gjurma qė la pas dėshmon se Nexhmije Pagarusha ėshtė vetė kėnga shqipe. Plot 65 vjet nė skenė, me muzikė, teatėr dhe film. Udhėtimi I jashtėzakonshėm nisi nė moshėn 16 vjeēare, pėr t’i dhuruar kombit njė muzikė folklorike tė paokdidueshme, e pse jo edhe arie tė Bethovenit e Verdit, nė gjuhėn tė cilėn ajo vazhdon aq shumė ta adhurojė, gjuhėn shqipe. “Kėnga shqipe mė ka popullarizuar mua, dhe jo unė atė”, thotė me modesti. Por jeta e saj prej artisti e aq mė tepėr si femėr shqiptare nė ato kohė, ishte e vėshtirė. Padyshim i ati Veseli ka meritat mė tė mėdha pėr suksesin e saj, sepse ishte nė moshėn 16 vjeēare kur Nexhmija shkeli mbi dėrrasat e skenės sė teatrit, zėri i saj u dėgjua nė radio qė nga viti 1948 dhe vendosi dhe shkoi pėr tė “shkolluar zėrin” edhe nė Akademinė e muzikės nė Beograd. Guximi, pėrkushtimi dhe emocioni nuk iu ndanė kurrė Nexhmije Pagarushės qė sot ka mbi supe titullin “Nderi i Kombit” ndėrsa ėshtė nderuar edhe si “Kėngėtare e shekullit”.

Pėr tė kaluar njė jetė tė tillė 81 vjet nuk ėshtė lehtė, pėr kėtė ėshtė folur shumė, por nga kjo artiste e madhe kėrkojmė njė rrėfim ndryshe, jo tė parrėfyer ndonjėherė mė parė, por pa pentagram. Nuk u gozhduam nė kolltuk pėr t’u rrėfyer, nuk i bėmė jehonė gjithė asaj ēfarė ėshtė thėnė ose duhet tė thuhet. Thjesht jemi bashkė vazhdimisht 1 e 2 Majit, kur ajo edhe do tė regjistrohet si qytetarja mė e re e Tiranės. Dhe, doli qė ishte edhe marrėveshja mė e mirė e mundshme.



“Baresha” tironse

Duke dalė nga makina para Njėsisė bashkiake nr. 2 nė Tiranė, nuk ke se pse tė kujdesesh pėr Nexhmije Pagarushėn. E shohin, e njohin! Tė gjithė duan t’i ndihmojnė, a thua njėfarė falenderimi pėr ēastet e lumtura qė i dhuroi kombit shqiptar; kėrkojnė foto ēasti dhe ndahen tė kėnaqur. Tek zyra me nėpunėse Suelėn duhet tė marrim dokumentin e shtetėsisė. Jep shenjat e gishtave, firmos dhe Suela e emocionuar i ofron dokumentin me tė cilėn plotėsohet edhe ėndėrra e divės sonė, zyrtarisht ėshtė qytetare e Republikės sė Shqipėrisė. Unė shpėrqėndrohem pėr pak, kur ē’tė shoh: Ajo ndėrkaq ka afruar dokumentin tek buzėt, e puth dhe falenderon Zotin, teksa sytė i janė njomur. Mė vonė do pendohesha tmerrėsisht qė nuk i bėra njė foto. Suela bllokohet, unė dhe punonjėsja tjetėr Irma me lot nė sy kėrkojmė me sy vėllanė e saj, Tarikun, i cili tashmė ėshtė hija e saj. Dalim nga ajo gjendje dhe vazhdojmė rrugėn drejt “Myslym Shyrit”, pėr tė marrė edhe pasaportėn aq shumė tė kėrkuar. Dorisi ėshtė e gatshme po aq sa edhe e lumtur t’i dorėzojė Nexhmije Pagarushės, pasaportėn shqiptare. Na ndalin disa tė rinj tė Akademisė sė Arteve qė e njohin nė ēast, dhe nuk mund t’ja falin vetes tė mos shfrytėzojnė pak ēaste me zėrin e madh shqiptar: disa shtrėngojnė dorėn e ca prej gocave arritėn “tė kapin” edhe njė foto pėr FB.

O dridhet mali ēka u ba

O baresha tironse u ba.

Makina lėviz drejt bulevardit. Emocionet pushtuan heshtjen, ndėrsa shpėtimin e kėrkojmė tek rrufitja e kafesė. Teksa po mendoj ku bėjnė edhe kafe turke, Nexhi mėrmėrit njė falenderim me zė:

-Falemnderit o Zot, falemnderit Bujar Nishani. Pėr ta shtensionuar paksa situatėn, i them t’i ruajė fjalėt pėr takimin qė do tė zhvillohet nė orėn 12 nė Presidencė.

Bashkė me Bareshėn tashmė tironse, ulemi nė njė nga kafenetė e bukura tė Tiranės, dhe biseda nuk vazhdoi aty ku e lamė mbrėmė, por filloj “gėrmimin” nėpėr jetėn e saj dhe e pyes me kureshtje se cili ėshtė momenti mė i bukur i jetės artistike. Mendon pėr ca ēaste dhe dėgjohet zėri i saj i ėmbėl: “Ka qenė java e kulturės nė Kalabri me Ansamblin “Shota”. Si ka dalė gjithė ai popull, me gra dhe fėmijė, sa tė lumtur ishin qė ne kishim shkuar atje! Kam kujtime tė bukura shumė nga kjo javė…”. Gati si pėr detyrė, mė duhet ta pyes edhe pėr ēastet mė tė sikletshme:

“Zot, o zot…”, bėzan,dhe vazhdon: “Ishte njė Festival nėpėr Jugosllavi, me kėngėtarėt mė tė mirė tė republikave dhe krahinave. Njė tur njėmujor ku pėr herė tė parė po kėndoja “Bareshėn” e kompozitorit Rexhep Mulliqi me tekst tė Rifat Kukajt. Dhe, prej Vranjės, aty ku Baresha u prit shumė mire dhe gjithė salla u ngrit nė kėmbė, erdhėm nė Mitrovicė. Kolegėt e mi thoshin se para publikut tim, do korrja sukses. Kur dola, fillova unė, publiku filloi tė fėshkėllejė! U mpiva e tėra. Nuk e kuptoj se ēfarė ndodhi me mua nė atė moment dhe si vazhdova deri nė fund…”. Unė po shaja veten ē’mu desh kjo pyetje, por diva vazhdon: “Nuk e di si ma ka dhėnė Zoti fuqinė?! Unė jam shumė e ndjeshme. Ishte hera e parė qė “Baresha” po dėgjohej nė Kosovė, dhe pikėrisht nė Mitrovicė…Nuk e di ēfarė ndodhi. Unė u trondita kur ata nisėn me fishkėlly, por nuk u ndala deri nė fund. Pas gjithė atyre duartrokitjeve nėpėr Jugosllavi…”. Nuk rri dot pa e pyetur nėse ka menduar se pse ndodhi kjo:

“Po e kam menduar shumė herė. Por, besoj se ata ishin mėsuar tė mė dėgjojnė me kėngė popullore, dhe ajo performancė ju duk e ēuditshme. E sot mė vjen mirė “Baresha” dėgjohet shumė edhe nga tė rinjtė, fėmijėt e vegjėl…”. Flasim pėr tė gjitha ato zhanre tė muzikės qė ka kėnduar, dhe pas kaq shumė vitesh karrierė, pyes nėse ka kėngė tė veēantė qė “i fle nė zemėr”: “Nuk e di, nuk kam menduar kurrė pėr kėtė gjė. Ka katėr vjet qė i kam mbledhur tė gjitha inēizimet e kėngėve, i dėgjoj, por pėr ta veēuar, nuk di ē’tė them. Ato i studioj sesi i kam kėnduar, gjej ndonjė gabim, them se sot ndryshe do ta kėndoja mirėpo ato janė momente shumė tė rralla”.

Thotė se ka kėnduar gjithēka, dhe veēon kėngėt folklorike pėr tė cilat nuk harron tė thotė se meritat mė tė mėdha i ka i ndjeri Lorenc Antoni: “Ai si autodidakt e ka ēelė nė atė kohė shkollėn e muzikės nė Prizren, prej sė cilės kanė dalė shumė kuadro, kanė shkuar nė Beograd dhe kanė kryer akademinė e muzikės. Dhe sot ne kemi kompozitorė shqiptarė duke ju falenderuar Lorenc Antonit”. Dhe jo vetėm kaq! Antoni ka realizuar dy pėrmbledhje duke shkuar nėpėr fshatrat e Kosovės, duke kėnduar dhe duke i shndėrruar nė nota. Madje, rrėfen Nexhi, edhe teksti ėshtė autentik: “Unė nuk kam ndėrruar asgjė, pėrveē zėrit tim. Por ato janė kėnduar me Orkestrėn Simfonike tė Radio Televizionit dhe aranzhimin e Lorenc Antonit dhe Rexho Mulliqit, dhe tingėllojnė jashtėzakonisht bukur”.

Kėtu ndodh njė ndėrpreje nga ato qė jemi mėsuar tashmė. Vjen Eliana, vajza qė i kisha premtuar njė pėrqafim me “Mbretėreshėn e kėngės shqipe” siē e emėrtoi ajo. Duke kėrkuar falje i drejtohet: “Unė jam e re, por pėr Ju mė kanė folur prindėrit e mi, dhe tė gjitha kėngėt tuaja i di pėrmendėsh. Tė keqen e Sofia Lorenit! Unė ju adhuroj, zonjė”. Ndarja ėshtė e sikletshme, Eliana me lot nė sy largohet pa e kthyer kokėn.



Zėri qė “nuk bėn tė shkollohet”

U pranua nė akademinė e muzikės nė Beograd nė audicionin me kėngėn e Tefta Tashkos “Dashnor t’u bana”. E kishte kėnduar qysh fėmijė, duke e dėgjuar nga njė pllakė e gėrvishtur e cila nė kombinimin e zėrit tė falur nga zoti, kaloi tė gjithė kufijtė. Pyes nėse i ka ngelur peng qė hoqi dorė nga akademia pas sa vitesh studimi, pėr tė mos e pėrfunduar, por ajo ėshtė e prerė:

“Jo, jo, kurrė. Nuk e gjeta veten aty”. Dhe diva shqiptare kujton vajtjen nė Beograd, e akoma sot ēuditet me guximin pėr tė shkuar pėr herė tė parė nė kryeqytetin e Jugosllavisė pa e ditur ēfarė do bėjė e ku tė shkojė. Dhe pėr njė femėr, vėshtirėsitė janė dyfishe: “Fillimi ishte shumė i vėshtirė. Unė kur kam kėnduar nė radio nuk kishte as regjistrime, gjithēka ishte drejtpėrdrejt, si koncert…”. Vazhdon me njė ēudi tjetėr nga kjo jetė e artistes sė madhe: “Shumė herė mė ka rastisur tė kėndoj nė orėn pesė tė mėngjesit bashkė me orkestrėn, por ishim shumė tė pėrgatitur, madje nuk mė kujtohet se kemi gabuar ndonjė herė. E normal, i thoshin babit, ti Vesel Pagarusha nuk bėn me leju vazjėn me kėndu, por ai nuk i dėgjonte, kurrė nuk mė ka ndaluar, ishte njeri i arsimuar dhe unė kam vazhduar…”. Dhe vazhdoi, deri aty sa shtypi jugosllav i kohės e cilėsoi si Yma Sumak shqiptare, duke e krahasuar me sopranon e famshme peruane tė gjysmėshekullit tė shkuar.

“Po, kur e kam kėnduar pėr herė tė parė “Bareshėn” ky ishte vlerėsimi. Dhe imagjinoni, ajo nuk e ka “shkolluar zėrin”, natyra ia ka dhuruar …Madje do t’ju rrėfej edhe rastin tim, kur nė Beograd i kanė sugjeruar kompozitorit Rexho Mulliqi qė unė tė mos e “shkolloj zėrin”, se duhet tė pėrdor zėrin natyral”. Sot artdashėsit shijojnė kėtė zė natyral edhe me kėngėn “I dehur jam”. Por a e ka menduar ndonjėherė diva jonė se kjo kėngė mund tė bėhet hit, njė kėngė e kėnduar nė njė kohė krejtėsisht tė ndryshme dhe sot ėshtė kudo pėrveē radios dhe televizionit, nė pastiēeri, pub, disko, karaoke… “Kurrė, kurrė bile aty gjej disa tė meta. Sot e kisha kėnduar mė mirė. Mirėpo po i pėlqente rinisė dhe u bė hit. Kėtė e ka kėnduar Dario Morena, ėshtė pėrkthyer nga Fitim Domi”. Fitimi, i ka pėrkthyer tė gjitha kėngėt “evergreen” tė kėnduara nga Nexhmije Pagarusha, me tė drejtėn qė i mundėsonte sistemi, e njėrėn ndėr kėto kėngė tė pėrkthyera qė tashmė ėshtė mė e popullarizuar e kujton me mburrje mbretėresha e kėngės shqipe: “Kur njė ditė tė kthehesh ti”, kėngė tė cilėn e kam kėnduar me Ardit Gjebrenė. Atė kėngė e ka kėnduar e madhja Tereza Kesovija…” Zėri i saj i madh i divės sonė ėshtė futur edhe nė ujėrat e aries operistike, koncert i organizuar plot 50 vjet mė parė, me Orkestrėn Simfonike tė Kosovės me dirigjent Oliver Ristiē. Ishin takuar disa herė nė bufe ku ai pėr respekt ndaj zėrit tė saj e quante “Kalasova”, e Nexhi mė vonė e kuptoi se ai e kishte fjalėn pėr tė madhen Maria Kalas. Mė vinte turp, rrėfen Nexhmije Pagarusha por dirigjenti Ristiē propozon angazhimin nė njė koncert pėr arie operistike! Kjo sfidė e madhe ishte e vėshtirė pėr ēdo profesionist por ai ishte i vendosur, kėshtu edhe ndodhi: “Ato arie ishin tė gjitha tė pėrkthyera nga Kolė Piter Shiroka. Kam kėnduar “A perfido” tė Bethovenit, prej Traviatės duetin me njė koleg serb, tenorin Jordan Nikoliē, Qazim Dushku nė bas e Mile Jovanoviē, bas bariton. Pesė muaj jemi pėrgatitur”, dhe pėrgatitja ishte histori mė vete. Njė sallė biblioteke ku bėheshin prova, me njė dysheme me dėrrasa ku tė futej kėpuca si nė vaj, dhe njė dirigjent i cili ēdo ditė vinte me njė krah drunjsh. “Aq ftohtė ishte”, rrėfen Nexhi, “sa edhe mustaqet qė kishte i ngrinin rrugės”. Dhe ēdo ditė kėshtu fillonin provat. Por finalja prodhoi njė koncert fantastik pėrpara krejt elitės sė Kosovės. Megjithatė, ndodhi njė tragjedi qė ajo thotė se nuk ia fal Radio Televizioinit tė Prishtinės: Ajo mbrėmje nuk u regjistrua, madje as zėri. “Kur mė kujtohet ky rast, mė vjen pėr tė qajt. Pėr t’i akuzuar nuk i akuzoj dot sepse ndoshta edhe e kanė menduar se mund ta bėjnė herė tjetėr”.

Tė flasėsh pėr artin universal tė Nexhmije Pagarushės duhet ta pėrmendėsh se s’bėn episodin me kėngėn e njohur hebreje “Hava Nagila”, e cila u kėndua nė origjinal nga diva edhe nė Izrael: “Mė kujtohet kur nė Bullgari, nė njė koncert, pėrveē kėngėve tona popullore kėndova edhe kėngėn hebreje “Hava Nagila”. Atė natė aty ishte edhe njė avokat nga Tel Avivi i cili mbeti i mahnitur dhe menjėherė u nėnshkrua kontrata pėr tėrė grupin qė tė shkojmė nė Izrael”. Aty ku i gjithė arti shqiptar u prit shumė mirė. Por arti i Nexhmije Pagarushės nuk pėrfundon kėtu. Teatri, diēka pėr tė cilėn nuk ėshtė folur:

“A, po, Teatri! Interesant, kurrė nuk pėrmenden, por tri femrat e para qė jemi aktivizuar nė teatėr ishim: E ndjera Meriban Shala, Katarina Josipi qė mund tė them lirisht se as Shqipėria dhe Kosova kurrė nuk do kenė njė artiste tė tillė, dhe unė. Isha shumė e re, 16-17 vjeēe, dhe imagjinoni kohėn, pėr publikun ishte si tė shkoje nė shtėpi publike”. Pas teatrit ajo vazhdoi me filmin ku sė pari merr pjesė nė filmin “Dasma e pėrgjakur maqedone”. Pastaj nė radiodramėn “E kafshoja terrin” e Ekrem Kryeziut pėr tė cilin rol kishte marrė ēmimin e parė nė Portorozh, me kandidimin e radiodramave nga e gjithė Jugosllavia dhe jashtė saj. Dhe plas e qeshura. I kujtohen ca ēaste qė as vetė nuk i beson dot, dhe shprehet: “Merre me mend, mora ēmimin si artistja mė e mirė!” Gjithmonė modeste, por filmi kosovar do tė stoliset me rolet e Nexhmije Pagarushės nė “Vrasėsit bėjnė dasmė natėn”, “Fluturimi i micakut”. “Lepuri me pesė kėmbė” etj.



Gjithmonė aty ėshtė Fleta

Nė momentin qė Nexhmije Pagarusha shkeli nė Tiranė, mbesa e saj Fleta thirri me celular pėr tė konfirmuar rrugėtimin e gjyshes dhe gjendjen shėndetėsore. Nė kohėn kur mendohej se do tė pėrfundonin tė gjitha procedurat pėr marrjen e letėrnjoftimit dhe pasaportės, sėrish Fleta nė celular. Pėr afėrsinė qė ka Fleta me gjyshen Nexhmije Pagarusha dijnė tė gjithė shqiptarėt, qė nga emisioni i Arditit, po cila ėshtė lidhja me prindėrit e Fletės, dhe cila ėshtė familja e saj nė Zvicėr? “Djali im ėshtė Leonardi ndėrsa nusja Jana, ėshtė sllovene. Mbesa e madhe ėshtė Mirjeta, i ka dy fėmijė dhe tani jam stėrgjyshe. Ėshtė Fleta, Bleta dhe djali Sardiani. Bleta ka ka pasur shumė talent pėr kėngė, i ka realizuar me sukses disa kėngė por e la duke gjykuar se mė e rėndėsishme ėshtė pėr t’u shkolluar”.

Bisedėn e ndėrpresim pasi me mirėsjellje disa studente afrohen. Me shumė respekt, por edhe kėmbėngulje, qė mos ta lėnė kėtė rast pa u takuar nga afėr me Nexhmije Pagarushėn. Dhe kjo divė modeste e pėrjetshme, mezi e mbledh veten pėr tė disatėn herė: Tė gjithė e njohin dhe e duan kėtė zonjė tė madhe, qė emocionohet si atė herėn e parė kur doli tė kėndojė para publikut. Nė duhet t’i japim tė drejtė Artur Shopenhauerit: Modestia gjithmonė ka qenė shenjė jo vetėm e sė vėrtetės, por edhe e gjeniut.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket