Albanicus Erectus

Buqeta pėr tė “jashtmit”

Nga Virgilius
Sot ne kemi dy kultura, mė sak dy politika kulturore. E para, ėshtė politika zyrtare, thėnė kėshtu, e shumicės sė re nė pushtet, e ideuar nga kryeministri aktual dhe e zbatuar prej ministres sė Kulturės me njė fanatizėm qė kishte pėr t’ia pasur zili edhe njė ministėr i kohės sė diktaturės. Kultura zyrtare mbėshtet e vlerėson vetėm ata artistė, ose tė quajtur tė tillė, qė jetojnė jashtė vendit ashtu si dhe shumė e shumė shqiptarė sot e gjithė ditėn, por qė krijojnė pėr tregun shqiptar dhe jo atė tė vendit ku jetojnė; dhe e dyta, ėshtė kultura tradicionale, nė qoftė se mund ta quajmė kėshtu, e cila kultivohet pavarėsisht politikės zyrtare, sė sotme e tė shkuar, nga tė gjithė ata njerėz tė artit e tė kulturės qė prej njėzet e ca vjetėsh e tėhu kanė parapėlqyer ta ndėrtojnė nė kėtė vend jetėn dhe veprėn artistike. Pėr tė parėt, kryeministri na ka ofruar deri mė sot dy shfaqje mediatiko-publike tė shoqėruara me buqeta lulesh, buzagaze, fjalime tė stėrzgjata, fjalė mirėnjohjeje tė bėrbėlitura prej emocioneve tė pafrenuara prej tė ftuarve dhe njė medalje tė krijuar enkas prej qiraxhiut tė Kryeministrisė pėr tė darovitur crčme de la crčme tė artit tė ashtuquajtur shqiptar. I ngjashėm nė stil, edhe pse jo nė pėrmbajtje, ishte spektakli i dytė, ai i Festivalit tė Librit dhe tė Artit Pamor, ku sėrish nuk munguan leksionet iluminuese tė tė ardhurve, por qė u ndoqėn nga indiferenca e njė opinioni publik dhe bote artistike tė nginjur deri nė veleritje nga spektakli i radhės me sponsorizim qeveritar.

E gjithė kjo commedia dell’arte qė po vėrejmė sot nė institucionet e artit shqiptar nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė zgjatim, krejt anakronik, i kompleksit tė inferioritetit qė kishim dikur pėr kulturėn dhe artin e huaj pėr arsye krejt tė kuptueshme e tė shpjegueshme. Njė gjė ėshtė e sigurt, tė parėt ia kanė nevojėn kėtij vendi, domethėnė kulturės sė kėtushme, teksa kultura e kėtij vendi mund tė bėj fare mirė edhe pa ata. Ngase kultura, ndryshe nga ekonomia, nuk mund tė ushqehet e mbahet me remitancat artistike tė mėrgimtarėve, qofshin ata edhe artistė tė shquar (sic!).


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket