Opinion

Krejt normale

Nė kėtė javė krejt normale pėr ne, mbase vetėm njė lajm ja vlen: Droga e Lazaratit nuk shkon mė drejt Italisė me skafe, trajlera e avionė tė vegjėl socialistė. Jo, shkon me tragetet e linjės, me fuēi tė taposura plastike qė varen poshtė mjetit lundrues
Nga Alqi Koēiko
I akuzuari si hajdut e trafikant i veprave tė artit dhe ikonave, Gjergji Thimio, bėri njė akuzė kėtė javė nga salla e gjyqit. Mė sak, deklaroi nė vetė tė parė atė qė zhurmohej rrugėve tė Tiranės qė ditės qė u arrestua pėrmes operacionit policor me emėr transparent, “Ikonat”: Unė jam nė burg sepse nuk pranova dhurimin e njė ikone times tė Onufrit, Kokėdhimės dhe Ramės, qė donin t’ja blatonin Toni Blerit. Thėnė ndryshe, nėse Thimio do kishte bėrė kurban veprėn njė milion dollarėshe, sot nuk do kishim as zhbirilim tė koleksionit tė tij, as akuza, as burg. Mbase vetė kryeministri do ta kishte ndihmuar me ndonjė ekspozitė. Por gjithsesi, kėto janė deklarata tė njė tė akuzuari qė mund tė thotė gjithēka pėr tė shpėtuar. Problemi ėshtė, si nuk thanė njė fjalė vetė tė akuzuarit vip?

Mbase besuan se nuk do t’i kushtonte njeri vėmendje kėsaj akuze, sepse vėrtet ishte njė javė e mbushur me perla. Kryeēėshtja ishte Enver Hoxha dhe qėndrimi i tė majtės nė pushtet ndaj figurės sė diktatorit komunist me rastin e ditės sė Dėshmorėve. Ushqim i mirė pėr tė djathtėn, nėse do ishim nė mesin e viteve 90-tė. Njė ministėr Drejtėsie qė pėrkulet para fotos sė Enverit, e vendosur “pabesisht” pranė lapidarit tė luftės nė Berat. Me vrap e djathta nxiton t’i kujtojė shėrbimin nė organet e hetuesisė para 1990-ės, a thua se Berisha nuk e kishte ministėr nė dikastere tė ndryshme sa ishte nė pushtet. Vėrtet ekziston ndonjė rrezik pėr rikthimin e komunizmit, qoftė dhe si trajtė nostalgjie pėr shumicėn e popullsisė, dhe PD po jep alarmin sa s’ėshtė vonė? Kėtė nuk e beson as vetė drejtuesi aktual i PD-sė, qė nė fakt ėshtė sot kryetar bashkie pikėrisht falė njė konjukture tė ēastit me votat e komunistėve. Por kjo nuk e pengon deputeten Mesila Doda, njė vit e gjysmė pasi Lirak Bejko u vetėdogj dhe ndėrroi jetė kur partia e saj ishte nė pushtet, t’i “bashkohet” protestės sė re tė ish tė pėrndjekurve nė emėr tė opozitės. Me shpresė se njerėzit harrojnė shpejt, Dodės iu desh dėgjonte ca fraza zemėrimi nga protestuesit, qė nuk i pėlqyen. Dhe ē’bėri? Brenda ditės gjeti dokumentin e dėnimit tė atij qė e ofendoi, ku ndėr tė tjera figuronte edhe akuza e pėrdhunimit. Mirėpo ajo akuzė ishte poshtė dėnimit pėr agjitacion dhe propagandė, dhe sot opinioni e di se ēfarė “kusuresh” tė vishte diktatura pas dėnimit tė parė. A mund tė jetė kjo njė garė e ca eksponentėve demokratė pėr t’i treguar devotshmėrinė ndaj kauzės kryetarit Basha? Ka shumė mundėsi, pėrderisa edhe njė deputet, ish ministėr i Brendshėm me koefiēent tejet tė dyshimtė inteligjence, nuk rresht sė i demonstruari publikut kėtė koefiēent. Ai gjen (nė fakt videoja s’ka asgjė tė re dhe ka qenė nė youtube gjithė kohės) xhirimet e epilogut tė pengmarrjes sė autobuzit grek nga Flamur Pisli, ngjarje e 1999-ės, dhe zbulon se pasagjeri grek i vrarė pėr paaftėsi tė policisė sonė, nė fakt ėshtė ekzekutuar nga Artan Didi, shef i asokohshėm i specialeve dhe kreu i pėrgjithshėm i policisė sot. Kaq mjaftoi qė reaksioni zinxhir i gėrvishtjes sė plagėve me kore, tė sjellė nė skenė babanė e Pislit tė ndjerė, qė i kujton Kanunin dhe gjakun e tė birit Artan Didit, paēka se ky paska shtėnė ndaj djaloshit fatkeq grek (e zėmė se kėshtu ėshtė) dhe jo djalit tė tij. Ajnshtajni paska pasur tė drejtė: Dallimi mes idiotėsisė dhe gjenisė ėshtė se gjenia ka kufij.

Por lufta opozitare do vazhduar dhe kėto tema nuk mjaftojnė. Pėr kėtė kujdeset ish kryeministri Berisha, i cili kėrkon qė tė hetohet urgjentisht njė raport i huaj qė vėrteton se shteti shqiptar ka thyer embargon e naftės ndaj Iranit, tė vendosur nga OKB, dhe hedh insinuata ndaj Ilir Metės. Rezulton pastaj, se embargoja ėshtė thyer njė vit mė parė dhe jo nėn qeverinė Rama, por nėn qeverisjen Berisha. I njėjti qė u deklarua i shqetėsuar thellėsisht pėr prishjen e marrėdhėnieve me aleatėt tanė strategjikė, ēka nuk e shqetėsonte aspak kur furnizonte me karburant makinerinė vrasėse tė Millosheviēit nė vitet 90-tė.

Thagmat megjithatė, nuk mungojnė edhe nga ana tjetėr. Shefi i antikorrupsionit nė kryeministri, kapet me makinė me targa false dhe u hakėrrehet policėve rrugorė. U publikua si ngjarje tė enjten, por pat ndodhur dy ditė mė herėt. Ish ministri me koefiēent tė dyshimtė menjėherė tha se shefi i antikorrupsionit bėn trafik droge, se ndryshe pėr ēfarė i duhet makina me targa false? Vetė ish ministri, kur ishte nė detyrė ka qarkulluar dy vjet rresht me makinė me probleme tė ngjashme. Atėherė i bie qė...

Nė kėtė javė krejt normale pėr ne, mbase vetėm njė lajm ja vlen me tė vėrtetė tė veēohet: Droga e Lazaratit nuk shkon mė drejt Italisė me skafe, trajlera e avionė tė vegjėl socialistė. Jo, shkon me tragetet e linjės. Por jo brenda tragetit, por me fuēi tė taposura plastike qė varen poshtė mjetit lundrues. Pėrfundimisht, Ajnshtajni pėrgėnjeshtrohet sėrish: As gjenia nuk paska kufij!


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket