Bar West

Thėnia e javės

E ka deklaruar solemnisht juristi opinionist majtist arqiomarksist Andi Kananaj: “Erdhi dita qė Partia Demokratike tė ankohet pėr kanabis. Kjo ėshtė njėsoj sikur shoqata e shtėpive publike tė organizojė seminare me temė: Kriza e familjeve nga tradhėtitė bashkėshortore!”



Ideja e Mulit

Episodi qėndror politik i kėsaj jave, ishte ai i Mulit qė bėri njė avion prej letre dhe e demonstroi produktin e pėrfunduar nė komisionin parlamentar. Historia nisi kėshtu: Muli ishte zgjuar qė nė mėngjes pas kapjes sė avionit tė Divjakės dhe mori telefon Gent Strazimirin: “Digjo, kam menduar njė ide brilante, por s’di si ta zbatoj. Dua tė mė mėsosh tė palos letrėn”. Strazimiri i premtoi se do ta ndihmonte. U takuan te kryesia e Kuvendit, gjetėn njė zyrė bosh dhe nisėn provat me ca fletė letra A4. Por Mulit nė fillim i doli varkė. Mori njė fletė tjetėr sipas udhėzimeve tė Strazimirit, por i doli kapele bojaxhinjsh. Mė nė fund e bėri aeroplanin, e hodhi nė fluturim dhe mbeti i mrekulluar nga vetja. Mirėpo tani Mulit i ka hyrė kaq nė qejf palosja e letrave pėr tė formuar figura, saqė Ben Blushi i sugjeroi tė kalojė njė shkallė mė lart: Tė bėjė njė kurs japonez pėr origami. “Ē’ėshtė ky, mos janė ata burrat qė marrin shumė gra? Tutje, lanet”, tha Muli.



Policja me mik

Nė protestėn e PD-sė para parlamentit, njė deputet demokrat e zuri namuzi dhe nuk u bashkua me turmėn. Ai vendosi tė qėndrojė nė distancė, pas gardhit tė policeve femra. Duke kundruar femrat me uniformė nga pas, vuri njė njė trup tė vogėl, tė dobėt, tė shkurtėr qė nuk i mbushte pantallonat. “Ja, kėtė policen e kanė marrė me mik, se nuk i plotėson kushtet”, tha deputeti, “kjo ėshtė njė arsye mė tepėr pėr tė protestuar!”



Nėndetėsja 105

Shefat e forcave luftarake detare nė ushtrinė shqiptare i ka zėnė lemeria ditėt e fundit. Gjithė merakun e kishin me Doktor Berishėn. Ata kėrkuan takim me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe i qanė hallin. “Saliu na ka zėnė ngushtė”, thanė ata, “se atij sikur i del llafi. Kujtuam se e tha si me shaka atė punėn e avionit tė Divjakės, por ja qė i doli. Tani zuri nė gojė edhe trafikun e drogės me nėndetėse. Po sikur t’i dalė fjala? Ne vetėm tre varka kemi, me ēfarė ta kontrollojmė detin?” Kodheli ra nė mendime. Nisi tė flasė me vete: “Vėrtet, ē’ne iu kujtua nėndetėsja?” Por nė ēast diēka iu kujtua: “Me siguri ja ka thėnė Ben Imami, eksperti i 105-ės. Ai e nisi dhe historinė e avionit, me siguri qė di diēka!”



E vėrteta e miellit

Nuk bėri pėrshtypje tė mirė lajmi se gratė deputete tė PD-sė ishin kapur me qese mielli tė fshehura nėpėr trup, tė cilat donin t’i fusnin nė mjediset e parlamentit. Por vetė gratė e shpjeguan historinė, se aty nuk kishte asgjė tė mbrapshtė. “Ne morėm vendim politik nė mbledhjen e grupit parlamentar, qė do bėnim njė seancė tė jashtėzakonshme”, sqaroi Albana Vokshi, “dhe qė tė mos rrinim pa ngrėnė, vendosėm: Unė do merrja miellin, Jozefina vezėt, Majlinda (Bregu) ca gjalpė etj, pėr tė bėrė ndonjė kek. A ėshtė krim tė gatuash?”



Thirrje pėr investime

Gojėt e liga thonė se emigranti i arrestuar pėr drogėn e Divjakės, i hyri operacionit qė tė gjithė e dimė, pasi lexoi njė njoftim nė njė cep tė faqes sė fundit tek “Rilindja Demokratike”. Ja ē’thoshte njoftimi: “Ftojmė tė gjithė emigrantėt shqiptarė qė po kalojnė kohė tė vėshtira jashtė vendit, qė u ka falimentuar biznesi dhe janė ngushtė, tė vijnė e tė investojnė kursimet nė plazhin e Divjakės! Atdheu ju thėrret!”


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket