Kuriozitete

Forca e tė voglit

Nė betejat e mėdha ashtu si edhe nė ekonomi, pozicioni qė ėshtė nė dizavantazh mund tė rezultojė fitues. Cilat janė armėt e “tė voglit” dhe disa kėshilla pėr tė ēarė pėrpara, edhe kur shanset i ke kundėr
Nga Massimo Polidoro
Historia e Davidit, bariut tė vogėl hebre, i cili i armatosur vetėm me pasion dhe dėshirė pėrballet me gjigantin e fuqishėm Goliath duke e mundur atė, nuk ėshtė vetėm njė prej rrėfimeve biblike mė tė njohura: Por shpesh cilėsohet si metafora perfekte e njė pėrballjeje qė mrekullisht shikon si fitues atė qė ėshtė mė nė dizavantazh. Pikėrisht kur mendon se ai i cili duket si mė i dobėti ėshtė realisht mė i dobėti, mund tė rezultojė qė ėshtė njė gabim fatal.

Kėtė e shpjegon mirė Malcolm Gladwell, autor i “Davidi dhe Goliathi - Pse tė vegjlit janė mė tė fortė se tė mėdhenjtė” (Mondadori). “Pikė sė pari, pasioni dhe dėshira e Davidit ėshtė njė armė shkatėrruese, guri qė ai lėshon ėshtė i krahasueshėm me plumbin e njė pistolete tė kalibrit 45. Po ashtu, sipas disa hipotezave mjekėsore, Golia ishte aq i madh sepse vuante nga “akromegalia” njė patologji qė mundėson rritjen nė mėnyrė tė pakontrollueshme tė trupit dhe qė ka si efekt anėsor njė ulje tė madhe tė shikimit. Pra, nga njė anė kemi njė tip tė madh e tė fuqishėm qė i rėndon armatura e tij por qė nuk sheh pėrtej hundės, nga ana tjetėr kemi njė djalė tė shkathėt qė pėrballet me tė pėr sė largu me njė armė qė krahasohet me njė pistoletė. Nėse e shpjegojmė nė kėtė mėnyrė, bėhet menjėherė e qartė se kush ėshtė nė dizavantazh mes tė dyve dhe pse fitorja e Davidit nuk ėshtė dhe aq njė mrekulli”.



Lojėra force

Njė tjetėr shembull i rėndėsishėm ėshtė ai qė ka tė bėjė me konfliktet tė cilat kanė nxjerrė nė pah nga njėra anė superfuqitė, dhe nga ana tjetėr shtete tė vogla por shumė tė vendosura.

Sa herė mė i vogli fiton mbi mė tė fortin? Ivan Arreguin-Toft, studiues i shkencave politike nė Universitetin e Bostonit, ka pėrllogaritur se tė vegjlit arrijnė mė tė mirėn nė 28.5% tė rasteve. Nuk ėshtė pak. Nėse nė njė luftė fuqia mė e vogėl refuzon tė luftojė sipas rregullave tė pėrcaktuara nga mė i forti, dhe ndjek rrugė tė tjera apo taktika tė tjera lufte, pėrqindja e fitores rritet deri nė 63.6%. “Nė tė ashtuquajturat luftėrat asimetrike, ku forcat ushtarake tė dy grupeve ndryshojnė nė mėnyrė domethėnėse, ėshtė vendosmėria dhe dėshpėrimi i njėrit prej grupeve qė vendos rezultatin e konfliktit”, shpjegon Andrew Mack, kėrkues nė Institutin Kėrkimor “Richardson” pėr Paqen dhe Konfliktin nė Londėr. “Me fjalė tė tjera, grupi mė i vendosur fiton, pavarėsisht fuqisė dhe burimeve materiale qė ka nė dispozicion”.

Tė vijnė ndėr mend betejat qė tregohen nė filmin “Braveheart”, aty ku tė varfrit skocezė, inferiorė nė numėr, arritėn mė tė mirėn pėrballė ushtrisė angleze, falė faktit se ishin mė tė dėshpėruar dhe pėr pasojė mė pak tė parashikueshėm nė zgjedhjet strategjike. Ose, nė kohė mė tė vona, fuqia ushtarake e Shteteve tė Bashkuara, qė u detyrua tė tėrhiqet nga Vietnami dhe sot qė kėrkon rrugėdalje nga Irak e Afganistan.



Biznesi

Ėshtė njė model qė nuk aplikohet vetėm nė luftėra dhe beteja. “Le tė pėrqendrohemi tek bota e biznesit”, thotė Gladwell. “Pikėrisht ajo qė e bėn njė shoqėri tė magjishme, nė tė gjitha dimensionet dhe burimet e saj, mund tė pėrfaqėsojė njė pengesė kur i duhet tė pėrballet me situata ku rregullat ndryshojnė shpejt dhe ku shkathtėsia, fleksibiliteti dhe pėrshtatshmėria janė atribute mė tė mira. Ashtu siē bėri Davidi, kur nė vend qė tė pėrballej me Goliathin sipas rregullave tė luftimit ballė pėr ballė, i ndryshoi letrat nė tavolinė dhe u gjend menjėherė nė avantazh.

Njė tezė shumė e ngjashme me atė tė shprehur nga Moises Naim, gazetar dhe ish drejtor i Foreign Policy, qė nė librin e tij “Fundi i pushtetit” tregon se si pushteti po zhvendoset nga Perėndimi nė Lindje, nga Veriu nė Jug, nga pallatet presidenciale nė sheshe dhe hapėsirėn kibernetike, nga kolosėt industrialė tek firmat e reja. Nė thelb, nga mė tė mėdhenjtė tek mė tė vegjlit.

“Ata qė sot ndodhen nė pozicione tė fuqishme janė mė tė lidhur”, shpjegon Naim “ka mė pak kufij operativė dhe rrezikon tė humbė pėrparėsitė si kurrė mė parė. Sot jetojmė nė njė botė ku grupet e tė rinjve kanė mjetet pėr tė ngritur njė shoqėri dhe nė pak kohė tė kenė klientė nga e gjithė bota, duke arritur deri aty sa tė konkurrojnė me kolosėt e mėdhenj. Le tė marrim rastin e Instagram-it, njė shoqėri qė me 13 punonjės nė tre vite jetė ėshtė shitur pėr miliona dollarė, dhe ka zėnė njė hapėsirė shumė tė rėndėsishme nė botėn e fotografisė. Nė tė njėjtėn kohė Kodak, shoqėria ndėrkombėtare qė ka dominuar kėtė treg pėr gati njė shekull, po falimentonte. Apo tė mendojmė pėr grupet e tė rinjve nė Tunizi, qė kanė arritur tė rrėzojnė njė diktator qė mendohej se nuk do tė ikte kurrė nga pushteti dhe tė ndikojnė nė rinovimin demokratik tė qytetit tė tyre”. Gjendemi pra nė njė realitet qė amplifikon dukshėm mundėsitė e tė gjithė subjekteve, ku grupe qė ishin tė pėrjashtuar, qė nuk kishin njė vend nė tavolinė, tashmė mund tė ndikojnė.



Hakmarrja

Njė nga elementet qė mund tė transformojė njė “vogėlush” nė njė fitues, ėshtė pikėrisht vėshtirėsitė qė ai ka kaluar. Janė tė shumtė rastet e tė ashtuquajturve “self-made man” tė rritur nė kushte shumė tė vėshtira, qė kur bėhen tė mėdhenj, arrijnė tė bėhen shumė tė suksesshėm: nga Richard Branson, qė vuante nga disleksia, tek Marilyn Monroe, e rritur nė jetimore. Po nėse vėshtirėsia tė mos ishte gjithnjė njė dizavantazh por tė ishte e kundėrta?

Dy studiues, Elizabeth dhe Robert Bjork nė Universitetin e Kalifornisė nė Los Angeles, kanė kryer eksperimente nga tė cilėt rezulton se ėshtė mė e lehtė tė mėsosh diēka kur situata nė tė cilėn e mėson ėshtė shumė e vėshtirė. Njė grup studentėsh duhej, pėr shembull, tė zgjidhte njė problem, testi i tė cilit ishte shtypur nė mėnyrė tė qartė nė njė letėr, ndėrsa grupi i dytė duhet t’i lexonte tė dhėnat nė njė letėr aspak tė qartė. Rezultati: grupi i dytė arrin rezultate mė tė mira sepse duke u lodhur mė shumė pėr tė perceptuar informacionin, ishte i detyruar qė tė pėrqėndrohej mė shumė. Ky ėshtė ajo qė Bjork e pėrcaktoi si “vėshtirėsi e dėshirueshme”.

“U mundova tė kuptoj nėse ekzistojnė vėshtirėsi tė tjera tė tilla tė dėshirueshme dhe u pėrqendrova tek disleksia”, thotė Gladwell. “Zbulova se njė numėr i madh sipėrmarrėsish tė suksesshėm, nga Gary Cohn, President i Goldman Sachs, tek prodhuesi i famshėm hollivudian Brian Grazer, kishin disleksi. Mė shpjeguan se nuk mendojnė se ja kanė dalė tė jenė kaq tė suksesshėm nė biznes, pavarėsisht invaliditetit tė tyre, falė saj”. Sigurisht qė bėhet fjalė pėr raste unike, kjo varet edhe nga situata tė tjera nė tė cilat sipėrmarrėsit janė rritur. Megjithatė, ideja qė njė vėshtirėsi mund tė bėjė qė tė jesh mė i suksesshėm dhe tė bėsh mė tė mirėn, ėshtė gjithashtu e pranueshme.

Ka njė element qė duket se ėshtė mes atyre qė amerikanėt i quajtėn “underdog” ose ata qė duken humbės nė fillimet e tyre por qė rezultojnė mė fitimtarėt: ėshtė fakti qė nuk kėrkojnė nė asnjė mėnyrė t’i pėlqejnė tjetrit.



Pa konsensus

Gladwell komenton: “Nėse do tė bėsh diēka vėrtet inovative, nuk duhet t’i japėsh vlerė mendimit tė shoqėrisė, vlerėsimit tė saj. Njė shembull ėshtė ai i Ingvar Kamprad, themeluesi i Ikea-s, njė prej sipėrmarrėsve mė tė mėdhenj tė shekullit tė 20-tė. Nė njė moment kyē tė zhvillimit tė shoqėrisė, nė mes tė Luftės sė Ftohtė, ai vendos tė spostojė stabilimentet e tij nė Poloni, diēka e paimagjinueshme nė 1961. Ishte si tė spostoje sot qendrat e prodhimit nė Korenė e Veriut. Duhet njė kurajė e madhe dhe mund t’ia dalėsh nėse opinioni i botės nuk tė intereson”. Edhe Steve Jobs, njė prej inovatorėve mė tė mėdhenj tė shekullit tė 20-tė me Apple-in e tij, jo vetėm qė i ndryshoi rregullat po revolucionarizoi tė gjithė lojėn nė sektorin e kompjuterėve personalė, tė muzikės dhe tė telefonisė celulare. Nuk ishte njė rastėsi. Ka mbetur ende jehona e fushatės sė famshme elektorale tė Apple e quajtur “Think different” (mendo ndryshe). Ndėrsa jepeshin imazhet e personazheve revolucionarė si Einstein, Martin Luther King, John Lennon, Picasso, Gandhi, Apple ekzaltonte “ēmendurinė” e antikonformistėve, rebelėve dhe tė gjithė atyre qė i shohin gjėrat nė mėnyrė ndryshe: “Sepse vetėm ata qė janė mjaftueshėm tė ēmendur tė mendojnė se mund tė ndryshojnė botėn, e ndryshojnė atė vėrtet”.

Ėshtė njė kėshillė nga e cila ata qė janė mė tė dobėt nė ēdo lloj gare mund tė marirn frymėzim. Falė kėtij shpirti, Apple nė vitin 2011, regjistroi njė qarkullim parash mė tė madh se ai i qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Jo keq pėr njė shoqėri qė lindi 35 vjet mė parė nė njė garazh.

Nga Focus



Tė vetėm kundėr tė gjithėve

Mendoni se njė person i vetėm nuk mund t’i ndryshojė gjėrat? Aktivistja Erin Brockovich, nuk e mendonte kėshtu, ndaj doli kundėr kompanisė sė fuqishme Pacific Gas & Electric, nė vitin 1993, kur zbuloi se prej 30 vjetėsh infektonte ujin e qytetit nė Hinkley nė Kaliforni. Falė betejės sė saj, kolosi i energjisė u mund nė gjykatė dhe u detyrua tė paguajė kompensimin mė tė madh nė historinė e SHBA-ve: 333 milionė dollarė.



Konflikte asimetrike

Sot termi luftė asimetrike tė bėn tė mendosh pėr Vietnamin, Afganistanin, Irakun, por ka shembuj edhe mė tė vjetėr. Beteja e Termopileve, 480 Para Krishtit, pėr shembull, qė tregoi rėndėsinė e ndryshimit tė rregullave tė lojės: 7000 grekė ndaluan pėrparimin e mė shumė se 100.000 pushtuesve persianė duke mos u pėrballur me ta direkt, por duke i bllokuar hyrjen nė ngushticėn e Termopileve. Nė 1346 nė Crecy nė Francė, pėrgjatė luftės rreth 12.000 ushtarė anglezė arritėn t’ia dalin mbanė ushtrisė prej 60.000 trupash tė Francės, jo vetėm pėr shkak tė pėrdorimit tė armėve tė reja, si harku i gjatė, por edhe duke thyer rregullat e kavalerisė qė parashikonte tė kursente tė burgosurit dhe tė plagosurit.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket