Sport

Bundes-shqiptarėt

Si fenomen ka ekzistuar edhe mė parė. Nga Rraklli, tek Lala e Skela. Por kurrė si tani, Bundesliga gjermane nuk ka patur kaq shumė shqiptarė qė militojnė nė rradhėt e saj
Nga Bledar Kuka
Kur Ajntrahti i Frankfurtit vendosi tė merrte lojtarin e kombėtares shqiptare, Ervin Skela, mjaftoi pagesa e 200.000 eurove pėr t’ia arritur qėllimit. Kjo, kėtu e 10 vjet mė parė. Kohėt kanė ndryshuar dhe futbollistėt shqiptarė janė sėrish nė prag tė Bundesligės, madje me vlera shumė mė tė larta.

Alban Meha ėshtė i pari qė e siguroi “biletėn” nė radhėt e Paderbornit. Krejtėsisht tė merituar, madje me njė kontribut personal tė pazakonshėm pėr njė futbollist me mundėsi jo edhe aq tė shkėlqyera fizike. Pas tij janė Mėrgim Mavraj dhe Ilir Azemi, i pari mbrojtės i Shqipėrisė dhe i dyti sulmues i Kosovės, tė dy lojtarė-kyē tė Grojter Fyrtit. Nė pritje edhe tė Shkėlzen Gashit, i cili u tregua i jashtėzakonshėm nė Superligėn e Zvicrės, numri i shqiptarėve nė Bundesligė mund tė rritet edhe mė tej. Pa harruar Ylli Sallahin, mbrojtėsin e Bajernit tė Mynihut, qė ėshtė fare i ri, 20 vjeē, dhe qė ka premtuar tė luajė pėr ekipin pėrfaqėsues tė Kosovės.

Natyrisht, aty janė qė mė parė Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, lojtarėt e shkėlqyer qė militojnė pėr Zvicrėn (pėrkatėsisht, tek Bajerni e Gladbahu) dhe po ashtu Admir Mehmedi, po njė shqiptaro-zviceran i Frajburgut. Po ashtu, ka disa futbollistė mė pak tė njohur qė kanė luajtur kėtė edicion aty dhe qė mund tė zbresin nė tė dytėn. Alban Meha ishte njė hero i paparashikuar, po ashtu si e gjithė skuadra e tij e Paderbornit, njė klub tepėr modest edhe pėr standardet modeste gjermane. Ai udhėhoqi njė ekip me buxhetin 15 herė mė tė vogėl sesa tė Bajernit, duke dalė nė vend tė dytė nė Bundesligėn e dytė dhe duke siguruar automatikisht ngjitjen pėr mė lart.

Urimet erdhėn sė pari pikėrisht nga Bajerni! Ndoshta, bavarezėt e vlerėsojnė shumė arritjen e klubit nga Ruri, fqinj me Dortmundin, pasi vetė ata nė vitet 60-tė e nisėn nga poshtė ngjitjen e tyre drejt lavdisė. Shqiptari nga Kosova, sot 28 vjeē, shėnoi 12 gola nė vetėm 25 ndeshje, i penguar jo pak nga dėmtimet. Ai u shpall nga statistikat mbreti i goditjeve tė dėnimit nė Europė, duke lėnė pas lojtarė tė tillė si Kristiano Ronaldo apo Lionel Mesi. Nofka e tij nė Gjermani ėshtė “zauberfuss”, apo “kėmba e mrekullive”. Falė lidershipit tė tij, trajneri eksploziv Andre Brajtenrajter krijoi njė skuadėr shpėrthyese, qė shėnoi numrin e dytė mė tė madh tė golave nė ligė. E gjitha kjo nė njė ekip tė krijuar me buxhet 6.2 milionė euro, sa gjysma e parave qė Bajerni i Mynihut i jep Frank Riberisė.

Kjo u quajt mrekullia e sezonit, mrekullia e Paderbornit dhe mrekullia e Alban Mehės, pasi ishte mesfushori shqiptar i pėrzgjedhuri i tifozėve si futbollisti mė i mirė i sezonit. Ai nuk ngurroi tė ngjitej nė tribunėn pas portės, aty ku vendosen gjithmonė tifozėt mė tė “thekur”, tė merrte nė dorė mikrofonin dhe tė bėnte rolin e kryetifozit duke krijuar korin e fuqishėm duke thirrur “Paderborn, Paderborn”. Nė Bundesligė, me 14-15 milionė euro buxhet, me rritje stadiumi nga 15.000 vende, nė 22-23 mijė deri nė mars 2015. Trajneri 40-vjeēar lajmėron se ka rinovuar kontratėn deri nė 2016.

Meha nuk ėshtė aq i ri. Kulmi i karrierės (deri tani) nuk i ndodhi nė njė moshė aq tė vogėl. Ishte 25 vjeē kur u bashkua me Paderbornin, ndėrsa pak kush besonte tek ai. Suksesi mė i madh tek Ajntrahti i Tririt ishte fitorja e Kupės sė Rinit dhe vendi i dytė me ekipin e tij nė Ligėn Rajonale tė Perėndimit, thjesht kategoria e katėrt dhe gjysmėprofesioniste e Gjermanisė. Njė nga aftėsitė e tij mė tė mėdha ėshtė ajo pėr shėnimin e golave. Ai i zė nė befasi kundėrshtarėt dhe portierėt e tyre me gjuajtjet nga mbi 20 metra largėsi. Shumė goditje dėnimi, shumė gola nga loja dhe shumė asistė. Qė nė sezonin e parė, realizoi 6 herė dhe shėrbeu 10 asiste. Tashmė, shqetėsimi i tij kryesor ėshtė tė pėrballojė fizikisht Bundesligėn, njė kampionat mė i ashpėr dhe me mė shumė ritėm sesa kategoria e dytė.

Po kaq sensacionale ėshtė edhe karriera e Ilir Azemit, edhe pse sulmuesi qė ka zgjedhur tė luajė pėr Kosovėn, ka mė shumė kohė nė dispozicion pėr t’u bėrė njė yll i futbollit. Njė djalosh tepėr i fuqishėm, 1.91 metra shtatlartė, plot 91 kg si peshė trupore, ai ka fizikun e Igli Tares, por edhe elegancėn dhe aftėsinė shėnuese tė sulmuesve ndėr mė tė mirėt nė Gjermani.

Me njė seri tė jashtėzakonshme realizimi qė nga shkurti deri nė maj, ai humbi vetėm pėr njė gol kurorėn e golshėnuesit mė tė mirė tė Bundesligės sė dytė. Nė 13 ndeshjet e fundit shėnoi 13 gola, me njė total prej 14 rrjetash, ndaj 15 tė realizuesit mė tė mirė, Mahir Sallik tė Paderbornit. Grojter Fyrti u mahnit pas tij sapo e morri si adoleshent tė moshės 15-vjeēare nė vitin 2007.



Kur skuadra, ku bėnte pjesė Mėrgim Mavraj, u ngjit nė Bundesligė nė 2012, Iliri 20-vjeēar u bashkua me ekipin e parė. Gjatė fazės pėrgatitore tė asaj vere, Azemi realizoi 16 gola, mė shumė se ēdo lojtar tjetėr i Bundesligės, pėrfshi edhe Mario Gomezin e Mario Manxhukiēin e Bajernit apo Robert Levandovskin e Dortmundit.

Gazeta mė e shitur nė Gjermani, bulevardeskja “Bild” e vlerėson Azemin si lojtar me forcėn e Zllatan Ibrahimoviēit dhe pėr ta ilustruar mė mirė idenė, vendos pranė e pranė foton e tij dhe tė Ibrės duke shėnuar gola identikė me kokė. “Bild” vlerėson edhe se Iliri shėnon mė mirė sesa Levandovski, ndėrsa “Kicker” e quan “demi nga Ronhofi”. Nuk dihet se ku do tė jetė e ardhmja e tij. Hamburgu ka shprehur interesimin, por Azemi pret pėr mė shumė, pasi kampionėt e Europės tė vitit 1983 nuk janė si nė kohėt e arta. Tani pėr tani, ai ėshtė i kėnaqur qė mbetet njė sensacion me golat dhe me kėpucėt e tij ngjyrė pink qė kushtojnė 110 euro, ato kėpucė qė i thyen tersin pasi seria e jashtėzakonshme e rrjetave nisi sapo i veshi nė ndeshjen ndaj Kėlnit.

Azemi mund tė jetė ndoshta njė lojtar i Shqipėrisė nė njė tė ardhme, ndonėse pėr momentin, ai ka zgjedhur tė luajė pėr Kosovėn, shtetin e tij tė lindjes.

Pėr Mėrgim Mavrajn, Bundesliga e sezonit tė ardhshėm do tė ishte njė rikthim. Pak rėndėsi ka nėse do tė luajė nė elitė me Fyrtin apo nėpėrmjet njė kontrate me njė klub tjetėr. Mavraj pėlqehet edhe nga Seria A, me Lacion qė ėshtė nė “pole position”, falė edhe Igli Tares, shqiptarit tė parė drejtor sportiv nė njė klub tė njėrės prej ligave tė mėdha tė Europės si Italia, Anglia, Spanja, Gjermania apo Franca.

Edhe Kėlni ėshtė fare pranė shqiptarit, madje fillimisht ėshtė dhėnė si e pėrfunduar njė kontratė 3-vjeēare mes palėve. Kėlni, klubi aq shumė tradicional gjerman, disa herė kampion dhe finalist i Kupės UEFA, u kthye triumfalisht nė Bundesligė si kampion dhe Mavraj do tė ishte njė “stoli” mė tepėr nė kėtė ekip.

Kanė kaluar shumė vite qė nga koha kur ishim tė rėndėsishėm. Altin Rraklli hapi derėn nė 1992 tek Frajburgu, duke qenė vendimtar pėr ngjitjen e skuadrės nė Bundesligė njė sezon mė vonė e duke mbetur nė rrethin e elitės deri nė 2002. Ai luajti 111 ndeshje dhe shėnoi 16 gola. Deri vonė ajo shifėr mbeti rekordi i shqiptarėve, por u thye nga njė vlonjat.

Ervin Skela mbėrriti mė vonė nė Gjermani dhe po ashtu nė Bundesligė. Ai luajti mė tepėr takime sesa Rraklli, plot 168, ndėrsa 21 golat e shėnuar janė njė shifėr jo e keqe pėr njė mesfushor qė mė shumė dėshironte tė ndihmonte tė tjerėt tė realizonin, sesa tė afrohej tek porta kundėrshtare. Bėhet fjalė pėr gola Bundeslige.

Pėr fat tė keq, ėndrrėn e tij mė tė bukur nuk mundi ta realizonte. Provoi Ajntrahtin e Frankfurtit, Arminian e Bilefeldit, Kaizerslauternin dhe Energinė e Kotbusit, por jo Bajerin e Leverkusenit. Ishte pranė kėtij klubi nė 2004, me njė rrogė prej 1.2 milionė eurosh nė sezon. Diēka qė nuk mundi ta gėzonte dot.

Pėr herė tė fundit, Ervin Skela la gjurmėt e tij nė elitėn gjermane nė vitin 2009, ndėrsa Altin Lala vazhdoi disi mė gjatė. Po flasim pėr tė vetmin shqiptar-kapiten nė kėtė lloj kategorie. Mbėrritur nė Gjermani, jo i shkėmbyer me bazė materiale siē ndodhi me Rrakllin (qė nga Besa e Kavajės), por si emigrant nė 1991, kur ishte vetėm 15 vjeē. Qė nga punėtor i thjeshtė nė dyqanet e picave, ai arriti deri nė lider nė Bundesligė dhe protagonist nė kupat e Europės. Altini mban rekordin me ndeshjet e elitės gjermane, 178, ndonėse ka shėnuar vetėm njė gol. Nė 2011, ai u pėrcoll si hero nga tifozėt e Hanoverit, tė cilėt realizuan njė koreografi tė shkėlqyer nė ndeshjen e fundit, duke shkruar me blloqe, njė “Faleminderit Altin Lala”, parullė gjigande sa njė tribunė e stadiumit tė Hanoverit.



Nė gjysmėn e parė tė viteve 2000, nė Bundesligė ishin edhe Fatmir Vata dhe Edmond Kapllani, ndėrsa mė parė Gjermaninė e provuan Igli Tare (4 gola nė 34 ndeshje), Rudi Vata, Geri Ēipi, Ervin Fakaj dhe i famshmi e simpatiku mbrojtės shkodran, Hysen Zmijani. Sezoni i ardhshėm me shumė gjasa do tė ketė sėrish njė numėr tė madh shqiptarėsh, qoftė nga Shqipėria, Kosova apo Maqedonia. Meha, Mavraj, Azemi, Gashi, Shaqiri, Xhaka apo Mehmedi.

Pėr Shkėlzen Gashin, “pazari” ka arritur qė tani nė 3.5 milionė euro dhe Bundesliga duhet tė ruhet nga konkurrenca e Serisė A. Torino ėshtė klubi qė e jep atė shifėr, ndėrsa Lacio ėshtė e interesuar. Veēse, tė shohim ēfarė do tė bėjė Borusia e Mynshengladbahut dhe nja 5 a 6 klube tė tjerė. Pėr Mavrajn, kartoni mund tė shkojė deri nė 2 milionė euro, ndėrsa vėshtirė tė vlerėsohet nė kėtė moment Azemi. Sa pėr Xherdan Shaqirin, ky ėshtė njė kategori tjetėr. Shpresa e Zvicrės pėr nė Botėror luan nė ekipin qė ėshtė ende kampion i Europės, Bajernin e Mynihut, merr nja 2-3 milionė euro rrogė nė sezon, ndėrsa pėr kartonin e tij u paguan gati 12 milionė. Pėr Shaqirin ėshtė duke u interesuar Liverpuli, qė ėshtė gati t’i paguajė bavarezėve gati 25 milionė euro vetėm qė ta marrė shqiptarin e ri.

Sa pėr Admir Mehmedin (23 vjeē), shqiptarin nga Maqedonia tė lindur nė Gostivar, ai ėshtė njė nga shpresat e Zvicrės, me vlerėn e kartonit tė tij qė po rritet ditė pas dite dhe qė sot ka arritur nė mbi 6 milionė euro. Aspak gjė e vogėl pėr njė Gjermani dorėshtrėnguar, ku ekzistojnė barcoletat mbi skocezėt (tė njohur si shumė kopracė) qė cilėsohen si shvabė (banorė tė krahinės sė Shtutgartit) tė pėrzėnė sepse ishin shumė dorėshpuar.

Disa emra tė tjerė, mė pak tė njohur, kanė qenė kėtė edicion aty. Bajram Nebihi, lindur nė Mitrovicė, ėshtė sot 25 vjeē dhe bėn pjesė tek Augsburgu qė nga viti i kaluar, ndonėse skuadra e tij tashmė ka zbritur nė kategorinė e dytė. Ashtu si ai, edhe Orhan Ademi, njė tjetėr shqiptar nga Maqedonia, lindur nė Sent Galen tė Zvicrės dhe qė ka njė tė ardhme shumė tė mirė pėr vetė 22 vitet e moshės qė ka mbi kurriz. Edhe Ademi do tė luajė, me shumė gjasa nė Bundesligėn e dytė, pasi skuadra e tij Ajntraht Braunshvajg, gjithashtu u rrėzua. Tė mos harrojmė edhe Valmir Sulejmanin, lojtar i Hanoverit dhe 18 vjeē. Shqiptari nga Kosova ka pasaportėn gjermane dhe ka luajtur me Gjermaninė U17, ėshtė njė sulmues qė do tė jetė nė Bundesligė bashkė me patriotėt e tij tė tjerė. Kėtė herė ėshtė e sigurt qė saga e shqiptarėve do tė jetė mė e bukur se kurrė nė elitėn e futbollit gjerman.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket