Personazh

Prezantuesja lirike

Pėrvoja nė Festivalin “Kėnga ime” dhe muzika. Karriera si soprano, koncertet jashtė Shqipėrisė, roli nė film dhe si imazh nė spote publicitare. Fama dhe familja pėr njė artiste tė re qė publicitetin e mban larg vetes
Alida Cenaj, Gent Shkullaku
I qėndron aq shumė larg publicitetit sa edhe kur vjen puna pėr tė pėrshėndetur publikun pas shfaqjes, atij ritualit tė zakonshėm tė ēdo artisti, Ardita Meni i shmanget. Me tė rėnė sipari, preferon tė largohet. Nėse deri nė atė ēast ka qenė njėsh me personazhin e interpretuar, ka kėnduar e komunikuar me publikun, kur e gjithė kjo pėrfundon e vetmja gjė qė mendon ėshtė tė kthehet nė shtėpi, pa u bėrė pjesė e post-suksesit. E ka tė vėshtirė, sidomos kėtė pjesė. Pėr tė mos folur pastaj pėr diēka mė shumė: blice aparatesh fotografikė, intervista apo urime nga tė panjohur. Kėto i ka shmangur gjithmonė, sado e ēuditshme tė duket pėr njė soprano qė nuk i mungojnė shfaqjet. Brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Por Ardita kėshtu ėshtė. Nė vend tė publicitetit pėr veten ka zgjedhur njė karrierė tė heshtur, por tė suksesshme. Dhe ndoshta pikėrisht pėr kėtė arsye, javė tė shkuara, kur pritej qė Pandi Laēo tė zbulonte prezantuesen qė do tė kishte nė krah gjatė Festivalit “Kėnga ime” u hamendėsuan shumė emra, pėrveēse tė sajit. Madje mund tė thuhet se pakkush, tė paktėn puntatat e para tė kėtij festivali, mund ta ketė identifikuar Arditėn me sopranon qė ka kėnduar nė shumė skena operistike tė Europės, nė koncerte tė rėndėsishme, apo nė opera me peshė edhe nė skenėn shqiptare tė Teatrit tė Operas dhe Baletit. Deri kur u fol pak mė shumė pėr personazhin qė papritur u shfaq edhe si prezantuese, zor se do tė mendohej se bėhej fjalė pėr njė kėngėtare lirike.

Por Pandi e kishte pikasur me kohė partneren e vet. Meqė projekti paraardhės i “Kėnga ime” kishte qenė njė cikėl muzikalėsh, “MusiKlan”, Laēot e kishin pasur rastin tė takoheshin me tė. Ardita ka qenė e ftuar nė “Singing in the Rain” dhe prej aty ka lindur ideja qė muaj mė vonė e bėri edhe prezantuese. Ardita nuk ishte njė soprano si gjithė tė tjerat. Nga ato stastiket qė vendosen nė qendėr tė skenės e nuk bėjnė asnjė centimetėr mė tej. Ėshtė e lirshme, i pėlqen tė lėvizė, tė interpretojė, tė flasė me gjuhėn e trupit e nėse kėtyre i shtojmė edhe pamjen e jashmte, njė fizik prej modeleje e fytyrė tė bukur, arrin nė pėrfundimin se, pse jo, mund ta bėjė edhe prezantuesen. Kėshtu nisi kjo eksperiencė pėr sopranon e cila gjithėsesi i ka idetė e qarta: prezantimi i pėlqen, po aq sa filmi (njė tjetėr pėrvojė e eksploruar), ama asnjėra prej tyre nuk ėshtė mbi muzikėn klasike, atė pėr tė cilėn ėshtė diplomuar me Medalje tė Artė dhe qė ēdo sezon i mbush axhendėn koncertore.



“Mė pėlqen tė bashkėpunoj me vėllezėrit Laēo, sepse i vlerėsoj”, thotė Ardita. “Pastaj edhe pėrvoja si prezantuese nuk ėshtė keq. Kam qenė vetvetja e besoj se me mundėsitė e mia ia kam dalė. Sigurisht kam bėrė edhe gabime, por fundja edhe kjo ėshtė pjesė e punės”, shton duke qeshur ndėrsa kujton ndonjė lapsus tė bėrė puntatėn e fundit. Thėnė ndryshe, tani qė e kaloi provėn e parė nuk do tė ishte kundra edhe ndonjė oferte tjetėr, veēse jo pėr ēdo lloj prezantimi. Nėse do tė bėhej fjalė pėr diēka tė ngjashme, njė spektakėl si ky qė ka lidhje me muzikėn, edhe njė herė e dytė nuk do tė ishte e pamundur. Me paktin e vetėm qė tė mos ketė pėrplasje me axhendėn e koncerteve tė saj. Sepse po tė jetė vėrtet pėr tė zgjedhur, e para nė radhė ėshtė nė mėnyrė absolute muzika klasike.

Ardita ka pėrfunduar studimet pėr kanto lirike nė Akademinė e Arteve e mund tė quhet njė prej sopranove me fat shqiptare. Sado qė pėr karrierėn e saj mund tė jetė shkruar pak, historiku i shfaqjeve tė suksesshme ka nisur qysh kur ende studionte, por jo mė pak edhe pas pėrfundimit tė shkollės. Gjatė akademisė ka interpretuar role kryesore e menjėherė pas tyre u pėrzgjodh pėr operan “Porgy and Bess” nė rolin e Kiarės. Genc Tukiqi i besoi rolin kryesor nė “La vita e un sogno”, ēka i dha edhe punėn e parė me kontratė nė Teatrin e Operas dhe Baletit. Nė atė kohė nė teatėr bėheshin audicionet e hapura pėr artistėt e rinj dhe Ardita ishte njėra prej tyre, e pėrzgjedhur nga njė juri e huaj. “Kam pasur rastin qė nė kėto pjesė tė interpretoj me emra solistesh tė njohura tė operas dhe pėr mua ky ishte njė privilegj”, thotė ajo. Njė privilegj i merituar pėr aq kohė sa edhe regjisori austriak Kristian Papke vuri gishtin mbi tė kur erdhi puna pėr tė gjetur sopranon qė do tė interpretonte rolin e Hanės nė “Vejusha gazmore”. Role qė mjaftuan pėr ta bėrė tė njohur e pėr t’i hapur mė pas rrugė pėr njė tjetėr lloj karriere, jashtė Shqipėrisė. Sepse pas rolit tė Hanės, sopranoja e re do pėrzgjidhej pėr rolin e Paminės te “Flauti Magjik” (roli mė i vėshtirė i interpretuar deri tani), e pas tij pėr rolin e Maries te “Katėr net”. Duket se audicionet ishin bėrė qė ajo tė fitonte vendin e parė. Dhe pas disa tė tillash, Zhani Ciko nuk do ta harronte asnjėherė sopranon e re. Emri i Arditės figuron nė shumė koncerte tė mėdha tė organizuar nga TKOB, pėr tė mos folur pastaj pėr mundėsinė e tė qenit pėrfaqėsuese e Shqipėrisė nė koncertet e Evropės, njė projekt i BE-sė qė mbahet pėr Ditėn e Evropės. Kėto tre vitet e fundit, falė kėtij projekti, Ardita ka kėnduar e shoqėruar nga orkestrat mė tė famshme tė Evropės, si ajo e Kembrixhit apo e Milanos, pėrkrah emrash tė mėdhenj tė skenės si Enkelejda Shkoza, Gėzim Myshketa, apo Armando Kllogjeri. “Sigurisht kam qenė me fat sa i takon kėsaj pjese, sepse shumicėn e kohės kam qenė e angazhuar jashtė Shqipėrisė”, thotė sopranoja 27 vjeēare. “Koncertet e Evropės kanė qenė njė pjesė e rėndėsishme qė mė kalimin e kohės u plotėsuan me tė tjera nė Vjenė, Strasburg, Itali etj”. Ka nė plan njė tė tillė edhe gjatė kėsaj kohe qė ėshtė e angazhuar me festivalin “Kėnga ime”: shumė shpejt do tė jetė protagonistja e njė koncerti qė do tė organizohet pėr tragjedinė e Otrantos, me producent Agron Xoxėn dhe me kėngėtarė tė tjerė si Armando Likaj dhe Alma Strazimiri, dhe njė plan tjetėr mė afatgjatė, koncertet verore qė mbahen ēdo vit nė Itali nė ambjente tė hapura, kėshtjella dhe zona tė zgjedhura, njė sfidė me vete edhe pėr soprano me karrierė shumė mė tė gjatė se ajo e Arditės.

“Janė koncerte qė zhvillohen ēdo verė dhe janė pritur shumė mirė. Zhvillohen nė natyrė dhe mua kjo mė pėlqen shumė dhe pse ėshtė pak e frikshme, nė kuptimin qė kėrkon profesionalizėm shumė tė lartė”.



Por nuk do tė jetė hera e parė qė e provon e mbi tė gjitha vetėm eksperienca tė tilla tė stėrvisin pėr tė arritur nivelin qė synon Ardita. Pa humbur ama edhe raste tė tjera qė i paraqiten gjatė kėsaj kohe. Siē mund tė jetė njė muzikal ose roli nė njė film. Tė parėn e ka provuar me projektin e vėllezėrve Laēo, sezonin e kaluar televiziv, ndėrsa tė dytėn me regjisorin e famshėm, Goran Paskaljeviē.

“Sa i takon muzikalit, nė fillim mendoja qė nuk pėrshtatej me zėrin tim, por pati impakt te publiku. Edhe ajo ishte njė eksperiencė qė ia vlejti e prej aty vėllezėrit Laēo u ngacmuan dhe menduan tė mė ftonin pastaj pėr prezantimin e “Kėnga ime”. Ndėrsa filmi ndodhi rastėsisht. Ka qenė ende studente kur realizohej filmi “Honeymoon” dhe Ardita as e mendonte tė bėnte ndonjė kinoprovė pėr tė qenė pjesė e tij. Kthehej nga shkolla me libra nė dorė kur Paskaljeviē e pa dhe e ndali nė rrugė. I propozoi rolin e kėshtu Ardita veshi edhe petkun e nuses shqiptare qė kėndon arien e Zhuljetės, njė rol joprotagonist, por i mjaftueshėm pėr tė provuar shijen e njė sheshixhirimi. “Mė ka pėlqyer edhe roli i aktores. Ishte interesante”. Por jo aq sa pėr tė pranuar ēdo lloj ftese qė kjo eksperiencė provokoi mė pas. “Pata edhe dy oferta tė tjera mė vonė po i refuzova sepse nuk bėnin pėr mua. Njėri ishte njė rol me shumė skena erotike, kėshtu qė nuk guxova mė”, thotė artistja. Pastaj televizioni nuk ka qenė edhe as i papranishėm nė jetėn e saj, aq sa pėr t’i thėnė “po!”po ēdo ftese. Po flasim pėr njė soprano, por edhe pėr njė imazh spotesh publicitare, siē ishte ai i USAID nė vitin 2008 e shumė tė tjera pas tij. Agjencia “New Moment” ia ka mundėsuar kėtė ndėrsa LeSpot Production i ka ofruar mundėsinė tė jetė pjesė e shumė reklamash tė transmetuara me qindra herė. “Nė audicion unė isha mė e shkurtra dhe mė e shėndosha dhe nuk e di as vetė si mė zgjodhėn. Thashė po kaloj njė xhiro, jo me qėllimin qė do fitoja”. Por ja qė e zgjodhėn. Kėsaj here jo pėr zėrin, sesa prej pamjes sė bukur dhe fizikut.

“Sidoqoftė muzika klasike dhe vetėm ajo, ngelet rruga kryesore pėr mua”, thotė Ardita. Nėse njė herė e njė kohė fitoi audicionet dhe njė punė me kontratė nė TKOB, sopranoja nuk e pati kurrė qėllim nė vetvete punėsimin nė institucionin qė shumė tė ngjashėm tė saj e ėndėrrojnė. “Jo, nuk kėrkova tė punėsohesha pėrgjithmonė nė TKOB. Nuk ka qenė nė interesin tim tė fiksohem nė njė vend. Duke qenė qė lėviz shumė nuk ėshtė nė dobinė time kjo gjė. Dua tė jem e lirė, dua tė bėj karrierėn e lirė, si nė teatrot e botės ku ēdo gjė vendoset me audicione”. Ama tjetėr gjė ėshtė kur vjen puna pėr pedagogjinė. Nuk ėshtė pėrpjekur ndonjėherė tė bėhet pjesė e trupės sė Teatrit tė Operas, por ka aplikuar dhe fituar pėr tė qenė pjesė e stafit pedagogjik tė Liceut Artistik. Ka nxėnėsit e saj, nga 16 deri nė 19 vjeē nė shkollėn e mesme tė artit dhe duket se e ka fort me qejf kėtė punė. “Kėtu jam mirė, pėrsėris veten time nga fillimi dhe kjo mė mban nė formė”, thotė ajo. I jep mundėsi e kohė tė lirė tė organizohet edhe pėr tė mos munguar nė koncertet qė ka nė plan, por sidomos t’i japė kohėn qė meriton edhe familjes. Mė saktė mikut tė saj tė zemrės, njė artist si ajo, dirigjent, me tė cilin ėshtė njohur gjatė punės nė Teatrin e Operas, Valmir Xoxa. “Jemi njohur nė Tiranė, por u lidhėm gjatė njė turi koncertesh, vjet nė Itali”. Ndėrsa tani bėjnė plane bashkėpunimi tė dy, siē ėshtė koncerti nė kujtim tė tė humburve tė Otrantos, e ndoshta kjo pėrkthehet edhe nė siguri pėr Arditėn. Sepse nė sfidat e karrierės, tani ka edhe Valmirin pranė. “Unė e dua profesionin tim, kam qenė me fat dhe sigurisht qė do tė vazhdoj tė investoj pėr karrierėn time jashtė dhe brenda Shqipėrisė. Por jam nga ato qė dua edhe familjen dhe karrierėn e shoh tė balancuar me kėtė pjesė kaq tė rėndėsishme tė jetės sė njeriut. Nuk e dua njė karrierė qė tė “detyron” tė jesh non stop nė skenė, pa mundur tė ndėrtosh edhe gjėrat e tjera. Nuk do ta bėj kurrė kėtė”. Pėr Arditėn rėndėsi ka tė jetė e pėrmbushur nė ēka bėn dhe hapat qė hedh t’i ketė tė sigurtė. Qoftė edhe kėshtu, larg publicitetit dhe vėmendjes sė shtypit. Kėtė e ka formulėn e vet dhe jo mė kot betohet se pas kėsaj interviste, vėshtirė tė japė tė tjera... pėr njėfarė kohe.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket