Bota

Hollivud Kina

Pesė mijė salla tė reja nė vit. Studio produksionesh gjithnjė e mė tė mėdha. Tani Meka e re e kinemasė quhet Pekin. Dhe Shtetet e Bashkuara nxitojnė tė kapin momentin
Nga Lorenzo Soria
Prej dekadash tashmė, ēdo herė qė studiot e Hollivudit organizojnė turne promocionalė tė yjeve tė tyre pėr tė promovuar filmat e rinj, metropolet qė duhen vizituar pėrsėriten: Londra ėshtė njė destinacion i pėrhershėm, pastaj vijnė Parisi e Berlini, e nėse ka kohė shtohen edhe Tokio e Sidnei, ndonjėherė Seuli e Moska. Kur gjithēka shkon vaj, kujtohen edhe pėr Romėn. Por kur nė fund tė marsit Warner Bross deshi tė paraqesė filmin “Transcendence” dhe vuri re se protagonisti Xhoni Dep kishte vetėm pak ditė tė lira, nuk pati asnjė dyshim dhe e dėrgoi nė Pekin. Gjatė 48 orėve tė vizitės sė tij tė parė nė Kinė, aktori ishte shumė i angazhuar: tregoi me krenari tatuazhet e tij tė frymėzuara nga I-Ching, zbuloi se kishte ca njohuri mbi kaligrafinė kineze, madje edhe pranoi sesa shumė i pėlqeu kuzhina lokale. Por nė fund, nuk mund tė thuhet se shkoi shumė mirė. “Transcendence” (bashkėfinancim me kinezen DMG Entertainment) arkėtoi nja 15 milionė dollarė, baraz me shumėn e mbledhur nė SHBA. Dhe pak mė shumė nga sa arkėtoi vetėm nė njė fundjavė mbreti i box office-it kinez, “Ku po shkojmė, babi?”. Mė mirė shkoi nga ana tjetėr, “Kapiten Amerika, ushtari i dimrit”. Edhe nė kėtė rast pati njė vizitė rituale tė kastit tė aktorėve, me Kris Evans, Samuel Xhekson dhe Skarlet Xhohanson qė shėtisnin nėpėr rrugėt e kryeqytetit kinez. Por kėtė herė mundimet e tyre u shpėrbyen: 39 milionė dollarė tė arkėtuara fundjavėn e parė, dhe mbi 100 milionė nė total pas dhjetė ditėsh. Njė rezultat i padėgjuar, qė bėri qė shumė fansa tė pyesnin nėpėr rrjetet sociale, se kur do tė vijė njė “Kapiten Kina”, ku superheroi tė luftojė kundėr korrupsionit tė qeverisė vendase. Pastaj 4 maji, dita e zbarkimit tė serisė sė re tė Njeriut Merimangė, solli fitime tė reja: 10 milionė dollarė ditėn e parė, dhe 54 milionė brenda tetė ditėve. Pėr promovimin, nuk munguan shfaqjet e regjizorit Endrju Garfild nė Qytetin e Ndaluar, duke u fotografuar me protagonistėt Ema Stoun dhe Xhejmi Foks.



“Kina kėto kohė ėshtė vendi mė i nxehtė i botės pėr kinematografinė dhe argėtimin”, siguron Peter Shiao, themelues i Orb Media Group, me seli nė Los Anxheles dhe Pekin. Jo keq pėr njė vend qė vetėm dhjetė vjet mė parė, nuk ekzistonte fare nė sytė e Hollivudit. Transformimi, siē ndodh rėndom, erdhi falė parave. Shumė para: Arkėtimet kineze nga filmat kanė ardhur nė rritje, teksa ato amerikane janė nė vend numėro. Madje, tremujorin e parė tė kėtij viti, arkėtimet nė SHBA kanė rėnė me 6%, ndėrkohė qė ato kineze kėrcyen me 30%, duke kaluar njė miliardė dollarėt. Dhe nuk ka mbaruar. Me pesė mijė salla tė reja kinemaje tė ndėrtuara ēdo vit, nė vitin 2017 do tė ndodhė njė ngjarje qė vetėm pak vite mė parė ishte e paimagjinueshme: Tejkalimi i tregut amerikan. Dhe nėse parashikimet janė tė sakta, nė vitin 2023 do tė ndodhė dyfishimi.

Edhe pse autoritetet kineze lejojnė hyrjen e vetėm 34 filmave tė huaj nė vit (shpejt do tė bėhen 44, siē thuhet), ka shumė fitim pėr tė justifikuar sforcimin pėr tė pėrshtatur prodhimet hollivudiane nė shijen e spektatorit kinez, dhe nėse duhet, edhe nė gustot e censorėve tė paparashikueshėm shtetėrorė. Presidenti dhe themeluesi i Dreamworks, Xhefri Katzenberg, i akuzuar se i ėshtė dorėzuar presionit qeveritar nė prodhimin e serive “The Tibet Code”, u detyrua tė sqarojė se seria e re vizatimore do tė jetė njė pėrshtatje e romaneve tė vendosura nė shekullin e 9-tė dhe nuk ka qėllime politike pas tij, por vetėm dėshirė pėr tė nxjerrė njė prodhim tė suksesshėm. Bred Pit, i cili nė vitin 1997 ishte protagonist i “Shtatė vjet nė Tibet”, qė nuk u prit mirė nga autoritetet e Pekinit paēka se vendosej nė kohėn e para pushtimit tė rajonit, kur po prodhonte filmin “World War Z”, mendoi se do ishte mė mirė qė origjina e epidemisė tė ishte Rusia dhe jo Kina. Edhe tė ligjtė e riprodhimit “Red Dawn” ndėrruan kombėsi, nga kinezė siē ishte menduar, nė koreanoveriorė, ndėrkohė qė pėr serinė e tretė tė “Njeriut tė Hekurt”, nuk mjaftoi qė protagonisti Robert Dauni Jr. tė deklaronte se kishte adoptuar njė stil jetese “shumė kinez”: Pėr tė shmangur ēdo ngatėrresė, i keqi i interpretuar nga Ben Kingsli u modifikua, nga “Mandarin” nė “Man Daren”. Pastaj ėshtė seria e katėrt e “Transformers” qė del nė qershor, e cila shfrytėzoi njė reality show kinez pėr tė pėrzgjedhur katėr aktorė kinezė qė luajnė pėrkrah mega-robotėve.



Me pak fjalė, Hollivudi mund tė flejė i qetė: Paēka se nė atdhe tendenca flet pėr rėnie, fabrikat kinematografike tė ėndrrave vazhdojė tė nxjerrin produkte qė mrekullojnė pjesėn tjetėr tė botės. “Kemi patur njė vit 2013 fantastik falė tregjeve tė huaja, pra edhe atij kinez”, siguron Kris Dod, qė la pas zanatin e senatorit pėr tė marrė frerėt e Motion Picture Association of America. Por ama, edhe konkurrenca kineze ėshtė e destinuar tė rritet. Objektivi i autoriteteve kineze, nė fakt nuk ėshtė thjesht shtimi i sallave kinematografike, pra edhe i fitimeve; por edhe rritja e prodhimeve lokale, qė sot pėrfaqėsojnė 60% tė tregut. Ambicia jo dhe aq sekrete e shefit tė ri, presidentit Xi Jingping ėshtė qė ta bėjė Kinėn diēka shumė mė tė madhe sesa fabrikanti gjigand qė eksporton tekstile dhe mobilje me ēmim tė lirė. Tani ai i ka vėnė theksin “fuqisė sė butė”, ose siē e ka shpjeguar politologu i Harvardit Xhozef Nai: “Shtimi i kapaciteteve pėr tė arritur qėllimet e tua, jo pėrmes detyrimit por joshjes”. Presidenti ka kėrkuar njė shtim tė konkurrueshmėrisė dhe ndikimit tė kulturės kineze nė skenėn botėrore.

Pėr tė arritur kėtė objektiv politik, nuk mjaftojnė vetėm sukseset e filmave qė funksionojnė vetėm pėr tregun kinez, si “From Vegas to Macau”: Nevojitet pėrsėritja e fenomeneve tė tilla si “Tigri dhe dragoi” i Ang Li-sė, katėr ēmime Oskar dhe 213 milionė dollarė arkėtime nėpėr botė, qė daton nė vitin e largėt 2000. Pėr tė arritur synimin, janė menduar disa rrugė. Sė pari, krijimi i njė infrastrukture tė pėrshtatshme, pra shtimi i numrit tė sallave nė mėnyrė eksponenciale. Pastaj janė studiot dhe sallat e projektimit, si Oriental Movie Metropolis qė Uang Jianlin, njė prej kinezėve mė tė pasur, po ndėrton nė Qingdao, nė gjysmė tė rrugės mes Pekinit dhe Shangait. Tė mos harrojmė se dy vjet mė parė manjati kinez bleu Amc-nė, rrjetin e dytė mė tė madh tė kinemave nė SHBA. Tani ėshtė duke ndėrtuar studion mė tė madhe e mė moderne kinematografike tė botės, me 20 salla shfaqjesh pėr kinema dhe televizion, qė kanė kapacitet tė prodhojnė njėqind projekte nė vit, pėrveē njė festivali, hoteleve dhe njė jaht klubi. Jianlin ėshtė impenjuar tė investojė tetė miliardė dollarė. Dhe pėr t’i dhėnė menjėherė njė ngjyrim internacional gjithēkaje, ka menduar tė sjellė nė bordet e jahteve private, emra si Nikolė Kidman, Kristof Ualtz, Xhon Travolta, Kethrin Zeta-Xhons e Leonardo DiKaprio. “Ėshtė fillimi i njė epoke tė re”, deklaroi solemnisht Travolta.



Ky i tanishmi ėshtė njė sezon i shenjuar nga bashkėproduksionet. Vetėm kėto muajt e fundit janė lajmėruar njė gjysmė duzine. China Film Group ka vendosur tė investojė nė dy projekte tė Legendary Pictures, “Seventh Son” me Xhef Brixhes dhe “Warcraft”, bazuar nė videolojėn me tė njėjtin emėr. Kompania ka njoftuar se sė bashku me Paramount do tė prodhojė njė film aksion nė 3D, bazuar nė jetėn e Marko Polos. Ndėrsa Shanghai Media Group ka firmosur pėr zhvillimin e filmave me Disney-n, dhe Huayi Bros ka investuar 150 milionė dollarė nė njė shoqėri tė menaxhuar nga Xhef Robonov, ish numri njė i Warner Bross. “Do tė vazhdojmė duke ndjekur rregullat e Hollivudit”, siguron Uang Zhonggjun, president i Huayi.

Me njė histori pesėmijėvjeēare perandorėsh, luftrash e mitesh qė shėrbejnė si bazė frymėzuese, skenarėt nuk mungojnė, por ka disa pengesa. “Problemi i industrisė sonė nuk janė paratė”, thotė Zhonggjun, “ajo pėr tė cilėn kemi nevojė ėshtė talenti”. Pastaj ėshtė dhe problemi i gjuhės. Por akoma mė madhore ėshtė ēėshtja e censurės, ēka i detyron shumė regjizorė tė “strehohen” tek zhanret e komedisė apo filmave historikė, tė mbushura me alegori qė shikuesit perėndimorė nuk i kuptojnė. Nė fakt ēdo film i shpėrndarė nė territorin kinez, duhet tė aprovohet nga Bordi i Censurės, njė trupė e pėrbėrė nga 37 individė qė studiojnė me lupė ēdo skenė apo batutė dhe qė kanė fuqinė tė ndalojnė ose vonojnė daljen e njė filmi, pėr motive nga mė tė paimagjinueshmet. Kėshtu ndodhi me episodin e tretė tė “Misionit tė pamundur”, i akuzuar se tregon rroba tė nderura jashtė dritareve tė Shangait. Apo “Django” i Tarantinos, qė u tha se kishte shumė dhunė, edhe pse dyshohet se arsyeja e vėrtetė ėshtė pikėrisht skenari, ku skllevėrit rebelohen ndaj padronėve. Pastaj, halle edhe mė tė mėdha kanė skenarėt me korrupsion, prostitucion, pabarazi, dhunė. Diēka di pėr kėtė edhe Jia Zhang Ke, filmi i tė cilit “Prekja e mėkatit” qė fitoi skenarin mė tė mirė nė Festivalin e Kanės vitin e kaluar, u pėrshėndet nga kritika perėndimore si “Taxi Driver” kinez. Por qė nė Kinė nuk ka qarkulluar as nė dvd, e jo mė nė kinema.

Edhe pse nuk u tha hapur, ishte pikėrisht shenjė solidariteti me Zhang Ke-nė, kur nė nderimin vjetor tė regjizorėve kinezė, nė fillim tė prillit, juria vendosi tė mos dorėzojė dy titujt mė tė rėndėsishėm, atė pėr regjinė dhe filmin mė tė mirė. “Asnjė film nuk ka patur standardin e mjaftueshėm”, ka shpjeguar pa shumė diplomaci feng Xiol Gang, presidenti i shoqatės sė regjizorėve dhe qė konsiderohet si Spilbergu kinez. Ėshtė ndėr tė paktėt qė nuk nuk druhet tė flasė hapur, duke shkuar deri aty sa t’i cilėsojė censorėt si “tortura” e regjizorėve kinezė. “Kur mbėrrijnė urdhrat e porositė e tyre”, vazhdon ai, “nuk e di njeriu nėse duhet tė qeshė apo tė qajė”. Njė dilemė qė ai do tė donte tė zgjidhje nga presidenti Xi Jingping dhe kolegėt e tij tė Byrosė Politike, nėse duan vėrtet qė vendi tė shndėrrohet nga tregu mė i madh i Hollivudit, nė eksportues tė kinemasė.



Box



Stoun kundėr censurės

Kur vijnėnė Pekin apo Shangai, dhe nuhasin fondet e pashtershme tė pasurisė, aktorė, producentė e regjizorė perėndimorė nuk u kursejnė elozhet e pėrgėzimet, me shpresė tė projekteve tė mėdha tė bashkėpunimit. Por kur nė njė seminar mbi bashkėproduksionet nė kuadrin e festivalit tė Pekinit, erdhi edhe Oliver Stoun, njėri prej atyre qė famėn e vet e ka pikėrisht falė kurajos pėr tė thėnė atė qė mendon, tė gjithė ngrinė. “Flisni pėr bashkėproduksione, por nė fakt nuk doni tė pėrballeni me historinė e Kinės”, tha regjizori i madh, “kam provuar tė bėj njė film pėr Mao Ce Dunin. Dhe mė thanė: Nuk do bėsh kurrė film pėr Maon dhe revolucionin kulturor. Por nė fakt atė film duhet ta bėni ju. Bėjeni, trazojini ujrat dhe lejojeni krijueshmėrinė tė ngrejė kokė nė vendin tuaj. Kjo do ishte themeli pėr njė bashkėpunim tė vėrtetė”.

Nė sallė pati njė moment heshtjeje dhe turpėrimi. Zhang Xun, moderatore por edhe presidente e China Film Co-Production Corporation, rimori mikrofonin. “Njė skenar duhet tė pėrmbajė atė vendi ėshtė gati tė tregojė”, reagoi ajo, “nuk ėshtė se ne nuk tė lejojmė tė bėsh njė film tė caktuar. Por pėr temėn duhet biem dakord tė dyja palėt”. Pas njė tjetėr ndėrhyrjeje, Stoun e mori sėrish fjalėn: “Kėto janė banalitete”, ngriti zėrin ai, “nuk po flasim pėr dokumentarė turistikė, kartolina pėr fėmijėt e fshatit. Kėto nuk janė interesante pėr ne, duam tė shohim historinė, gjėrat qė kanė ndodhur dhe qė kanė prekur gjithkėnd nė kėtė sallė. Ju pėrkundrazi, po flisni pėr tė mbrojtur kėta njerėz nga historia e tyre”. Nė kėtė pikė, heshtja u kthye nė duartrokitje.

I vetmi qė guxoi tė ngrihet kundėr regjizorit amerikan ishte kolegu Ning Hao. “Disa ēėshtje janė shumė delikate”, tha ai, “Filmat e mirė apo tė kėqinj nuk mund t’i vendosin tė huajt, dhe pėr filmat kinezė e drejta e shprehjes fitohet nga pak e pėrditė”. Hao e ka provuar nė kurriz. Filmi i tij “No man’s land” doli pas tre vitesh montim dhe prerje, sipas urdhrave tė censorėve qė nuk u pėlqeu paraqitja e personazheve tė “molepsur”. Madje e akuzuan pėr nihilizėm dhe neglizhencė tė pėrgjegjėsive shoqėrore.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket