Dritare

Avioni ktheu kohėn mbrapa

Nga kjo situatė duket se nuk ka shpėtim. Vetėm endje nė dimensione tė pambarimta, ku ciceron do tė jetė gjithnjė, ky turtull gjigand. E vetmja mėnyrė t’i mbijetohet ėshtė ta shmangim, duke besuar se nuk ekziston. Duhet dhe mė larg nė kohė, tė besojmė se nuk ka ekzistuar kurrė, as ai dhe as legjenda e tij
Nga Andi Kananaj
Si nė filmin me Batmanin, po pa asnjė nga fuqitė e tij homerike, avioni pas njė shėtitjeje mbi det, dhe njė lėkundje tė lėkundur herė mbi rėrė, e herė mbi re; theu rrotėn, pėr tė kthyer pas dhe rrotėn e historisė sė kėtij vendi rrumbullak. Si me magji (tė neveritshme) ngjalli Fahri Balliun, i cili skeletin e tij tė balsamosur e kish fshehur nė mauzole kasapėsh. Njė farė historie me dyll pėr heronj negativė. Pas ngjalljes sė Fahriut, avioni me njė rrotė mangut, ktheu pas nė kohė dhe Mul Nokėn. Nė njė seancė publike parlamentare, deputeti lozte si fėmijė, me njė avion letre. Unė nuk jam ndonjė njohės i Frojdit, por nga lumturia e ish ministrit kuptova shumė. Informacioni i parė ėshtė qė Mul Noka nuk ka ndryshuar aspak. Ėshtė i njėjtė nė ēiltėrsi tė shtirur, po qė i falet me njė baba si Berisha. Nuk e ka problem tė gėnjejė qė t’i shpėtojė dėnimeve. Do tė jetė mė i preferuar se Aldo Bumēi (i cili nga ana tjetėr nuk ja fal dot vetes qė nuk e shpiku ai avionin e letrės) dhe mė i bindur se Lul Basha qė ėshtė nė kufijtė e robotizmit nė nėnshtrim.

Mė pas kėtij pėrkushtimi, ēokollatat vijnė vetė. Prania e Mulit nė parlament na bind dhe pėr kotėsinė e shkollimit me seriozitet. Kjo ndihmon qė reformat e targuara “Henri Ēili”, mos tė jenė kaq acaruese sa duken sot ditėn me diell. Nėse njė njeri si Mul Noka ja ka dalė tė jetė ministėr, kushdo e ka njė shans. Prova (nė nivel doktorature) e avionit tė letrės ėshtė e vetmja vepėr intelektuale qė ka dalė nga dora e tij, pėr tė sfiduar gravitacionin, pėr tė treguar se instikti vlen mė shumė se edukimi dhe vullneti sė bashku.

Koha dukej sikur kish ngecur nė pritje tė qershorit, por avioni i rrėzuar bėri qė tė gjithė tė lėshonim frymėn qė po mbanin diku afėr muskujve abdominalė me kujdesin mė tė madh. PD si parti “serioze” vendosi aty pėr aty tė flasė, pėr tė na shpėtuar nga efekti “Kolumbi” i serialit tė Top Channel. Ndoshta dhe e ndikuar nga fakti qė si parti lufton me shpirt pėr shtetin e tė drejtės. Apo se mendon se droga edukon keq brezat e tė ardhmes; apo dhe se Tv Top Channel ėshtė mė pak i pėrshtatshėm se Tv Klan. Kurrė s’do ta dimė, se nga ne pritet vetėm tė ēuditemi pambarim.

...

Kthimi nė kohė mbrapa, jo detyrimisht ėshtė negativ. Avioni na kujton se politikanėt shqiptarė qė abuzuan 8 vite, dhe ata qė kishin abuzuar mė parė janė ende tė padėnuar. S’ka nga drejtėsia asnjė pėrpjekje pėr tė treguar se mund tė ecet pėrpara me njė frymė tė re.

Pėrse Fahri Balliu ėshtė ende nė jetėn tonė publike? Qė tė na kujtojė se me trukun e ristartit politik mund tė mbijetosh nė politikė dhe pasi ke patur duart tė zhytura nė plagėt e Gėrdecit. Po tė mos shfaqet vizualisht Fahri Balliu, nuk kujtoheshim dot sesa tė pambarimta janė kėto situata. Sesi mjafton njė legjendė me Kostandin, dhe njė ringjallje pa asnjė shkak, pėr tė kuptuar se kjo histori qė sapo ka filluar mund tė shkojė pėrtej jetės sė dikujt. Nuk ėshtė vetėm truku ose jo i rrėzimit tė njė avioni, ajo qė duhet tė trondisė, po dhe fakti qė kjo racė politikanėsh mund tė habisin me durimin dhe mbajtjen e frymės nėn akuj. Ata janė si viruse qė ngrijnė deri nė pafundėsi. Duhet vetėm njė pranverė fallco pėr tė shpėrndarė dhe njė herė helmin.

...

Berisha u kuptua qė do tė jetė ai, pėrgjithmonė. Do na plakė duke pritur qė tė dale nga skena. Duke qenė se ka kuptuar qė mund tė lozė me kohėn si nė njė film, dhe duke qenė se nga ky truk pėrfiton gjithmonė kushte pėr amnisti politike, ai pėrfiton pa mbarim.

Nga kjo situatė duket se nuk ka shpėtim. Vetėm endje nė dimensione tė pambarimta, ku ciceron do tė jetė gjithnjė, ky turtull gjigand. E vetmja mėnyrė t’i mbijetohet ėshtė ta shmangim, duke besuar se nuk ekziston. Duhet dhe mė larg nė kohė, tė besojmė se nuk ka ekzistuar kurrė, as ai dhe as legjenda e tij. Nėse nė memorie duhet tė fikim ēdo imazh tė 24 viteve tė fundit, do tė jetė mė i lehtė demontimi imagjinar. Mė pas do tė jetė kollaj tė humbasim Fahriun, Nokėn, Enver Hoxhėn, Nexhmijen, Gaz Muēėn, trafikun e organeve, shpėrthimin e Gėrdecit, luftėn e 97-ės, shekujt pa drita, tradhėtinė e Hamza Kastriotit, Kaē Islamin dhe ēdo mjet tjetėr qė Berisha na servir si truke pėr t’u humbur nė xhepat e mendjes.


Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket